{"id":41037,"date":"2026-08-01T12:31:52","date_gmt":"2026-08-01T10:31:52","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=41037"},"modified":"2026-08-01T12:31:52","modified_gmt":"2026-08-01T10:31:52","slug":"abazi-konstituimi-i-kuvendit-do-te-jete-sa-per-sy-e-faqe-skenari-po-con-ne-zgjedhje-te-reja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=41037","title":{"rendered":"Abazi: Konstituimi i Kuvendit do t\u00eb jet\u00eb \u201csa p\u00ebr sy e faqe\u201d, skenari po \u00e7on n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja"},"content":{"rendered":"<p>Kosova po hyn n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb re institucionale q\u00eb, sipas ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrit Haki Abazi, \u00ebsht\u00eb planifikuar prej koh\u00ebsh. Ai vler\u00ebson se shtyrja e seanc\u00ebs konstituive deri n\u00eb fund t\u00eb afatit kushtetues dhe zhvillimet politike t\u00eb muajve t\u00eb fundit jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb skenari q\u00eb synon zgjedhje t\u00eb reja pas d\u00ebshtimit t\u00eb zgjedhjes s\u00eb presidentit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online, Abazi tha se pret q\u00eb Kuvendi t\u00eb konstituohet vet\u00ebm formalisht, nd\u00ebrsa m\u00eb pas t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb zgjedhja e presidentit, duke e futur vendin n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb re institucionale.<\/p>\n<p>\u201cTani vet\u00eb fakti q\u00eb \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb afateve kushtetuese tregon se sa joserioze \u00ebsht\u00eb qasja ndaj formimit t\u00eb institucioneve. Posa\u00e7\u00ebrisht duke marr\u00eb parasysh q\u00eb nuk kemi parlament funksional p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tri vite. Do t\u00eb thot\u00eb Kurti dhe strukturat e tij, ose Kurti vet\u00eb duke i v\u00ebn\u00eb n\u00eb veprim p\u00ebr nevojat e tij, ka sjell\u00eb momentin e fundit t\u00eb krijimit t\u00eb parlamentit t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs, Kuvendit, i cili realisht nuk do t\u00eb ket\u00eb absolutisht asnj\u00eb vler\u00eb p\u00ebr shkak se un\u00eb jam i bindur q\u00eb i gjith\u00eb skenari \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrgatitur q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja, dhe ato n\u00eb koh\u00ebn e pushimit t\u00eb dimrit. Do t\u00eb thot\u00eb do t\u00eb kemi nj\u00eb konstituim sa p\u00ebr sy e faqe dhe d\u00ebshtim t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb presidentes\/presidentit, dhe kjo d\u00ebrgon mandej n\u00eb kriz\u00eb tjet\u00ebr, e cila domosdoshm\u00ebrisht k\u00ebrkon zgjedhje t\u00eb reja\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr moskrijimin e institucioneve i takon L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje si fituese e zgjedhjeve, nd\u00ebrsa faj\u00ebsimi i partive t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i shmangur p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPas zhvillimeve t\u00eb fundit n\u00eb Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, mendoj q\u00eb ve\u00e7 \u00ebsht\u00eb bart\u00eb faji. Kurti ka arritur q\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb ta vendos\u00eb fajin tek t\u00eb tjer\u00ebt, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast te LDK-ja, duke mos e marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb parti e cila i ka shumic\u00ebn parlamentare, e cila \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u2019i jap\u00eb vendit institucione qoft\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebrmjet kompromiseve politike p\u00ebr t\u00eb arritur tek institucionet e q\u00ebndrueshme dhe zbatimin e programit qeveris\u00ebs\u201d, theksoi Abazi.<\/p>\n<p>Duke komentuar deklaratat e LVV-s\u00eb se ka votat p\u00ebr qeverin\u00eb, por jo edhe p\u00ebr presidentin, Abazi tha se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cloj\u00eb frazash\u201d.<\/p>\n<p>\u201cTani situata q\u00ebndron k\u00ebshtu. Formulimi se \u2018kemi vota p\u00ebr qeverin\u00eb, p\u00ebr ekzekutivin\u2019 dhe \u2018nuk kemi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb p\u00ebr presidentin\u2019 tregon q\u00eb \u00ebsht\u00eb loj\u00eb frazash, manipuluese dhe mashtruese. P\u00ebr shkak se nuk mund t\u00eb kesh vota p\u00ebr qeverin\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ta bart\u00ebsh fajin tek partit\u00eb t\u00eb cilat dikur ju than\u00eb q\u00eb me k\u00ebto vota nuk e meritojn\u00eb pozit\u00ebn e presidentit. Edhe sikur t\u00eb duan opozita ose partit\u00eb e tjera, nuk mund\u00ebn me dal\u00eb me nj\u00eb zgjidhje nga kjo situat\u00eb. Do t\u00eb thot\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm loj\u00eb fjal\u00ebsh p\u00ebr ta bartur edhe p\u00ebr ta filluar fushat\u00ebn elektorale. Do t\u00eb thot\u00eb Kurti \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebn n\u00eb fushat\u00eb elektorale duke tentuar t\u2019i akuzoj\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr d\u00ebshtimet. Se kini parasysh q\u00eb prapa k\u00ebtyre d\u00ebshtimeve q\u00ebndrojn\u00eb edhe humbja e qindra miliona eurove t\u00eb Bashkimit Evropian. Do t\u00eb thot\u00eb fajin p\u00ebr humbjen e qindra miliona eurove po do me e bart\u00eb te dikush tjet\u00ebr dhe jo tek adresa kryesore q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Kurti n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Abazi u ndal edhe te zhvillimet e fundit n\u00eb LDK, duke th\u00ebn\u00eb se rizgjedhja e Lumir Abdixhikut nuk e zgjidh problemin e p\u00ebr\u00e7arjes s\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTani Lumiri ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb fitore, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb humbje p\u00ebr Kosov\u00ebn. Sepse nuk mund t\u00eb ket\u00eb m\u00eb marr\u00ebveshje me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje nj\u00eb Lidhje Demokratike e cila realisht ka dal\u00eb nga nj\u00eb proces i brendsh\u00ebm n\u00eb gjysm\u00eb. K\u00ebt\u00eb q\u00eb po e them nuk po e kund\u00ebrshtoj n\u00eb asnj\u00eb form\u00eb rikonfirmimin e Abdixhikut n\u00eb krye t\u00eb LDK-s\u00eb, por po them q\u00eb fakti q\u00eb ballafaqimi p\u00ebrbrenda LDK-s\u00eb e ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb dy gjysma, gati se t\u00eb barabarta sepse po flasim p\u00ebr aspekt p\u00ebrmbajt\u00ebsor e strukturor partiak, i bie q\u00eb nuk mundet Abdixhiku ta kontrolloj\u00eb vot\u00ebn ose ta rreshtoj\u00eb vot\u00ebn prapa nj\u00eb marr\u00ebveshjeje me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje t\u00eb atyre deputet\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb gjysm\u00ebs, do t\u00eb thot\u00eb kund\u00ebr Abdixhikut\u201d, tha Abazi.<\/p>\n<p>Ai shtoi se, edhe n\u00ebse arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje politike mes LVV-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb, sipas tij ajo nuk garanton krijimin e institucioneve.<\/p>\n<p>\u201cKjo i bie q\u00eb edhe kur shkojn\u00eb n\u00eb Kuvend, \u00e7far\u00ebdo lloj marr\u00ebveshjeje politike nd\u00ebrmjet LVV-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb s\u00eb gjysmuar tashm\u00eb, nuk garanton krijimin e institucioneve. Vet\u00ebm se garanton q\u00eb Kurti thot\u00eb: \u2018Un\u00eb e pata vullnetin e mir\u00eb, por k\u00ebta nuk i kontrolluan dot votat e tyre dhe ne p\u00ebrfunduam n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb krijuar institucione, rrjedhimisht zgjedhjet b\u00ebhen automatikisht hapi i tjet\u00ebr q\u00eb ndodh\u2019\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Sipas Abazit, strategjia e kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb krijimi i institucioneve, por dob\u00ebsimi i LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTani, fatkeq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu q\u00eb duket q\u00eb p\u00ebrnj\u00ebmend ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me LDK-n\u00eb, por n\u00eb fakt nuk ka fare t\u00eb b\u00ebj\u00eb me LDK-n\u00eb. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me strategjin\u00eb e Kurtit t\u00eb mos formoj\u00eb institucione n\u00eb asnj\u00eb form\u00eb e n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, duke provuar pa rreshtur q\u00eb ta shkat\u00ebrroj\u00eb Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. Un\u00eb nuk e di n\u00ebse Abdixhiku edhe Vjosa Osmani e kan\u00eb kuptuar q\u00eb objektiva e Kurtit \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb mbetet pa Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ai e krahasoi situat\u00ebn aktuale t\u00eb LDK-s\u00eb me zhvillimet n\u00eb Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDhe kur them pa Lidhjen Demokratike, them q\u00eb t\u00eb mbetet n\u00eb nivelin e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrbrenda e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, nga jasht\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pabesueshm\u00ebri e n\u00eb p\u00ebrplasje me elektoratin e vet dhe pa mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb proceset politike n\u00eb Kosov\u00eb. Dhe k\u00ebtu ka arritur Lidhja Demokratike sot. N\u00eb k\u00ebt\u00eb format q\u00eb \u00ebsht\u00eb, pa e hedhur gishtin drejt fajtorit, por duke treguar qart\u00eb q\u00eb papjekuria politike e nj\u00eb pjese t\u00eb Lidhjes Demokratike n\u00eb kryesin\u00eb e saj ka sjell\u00eb n\u00eb nj\u00eb mejdan prej t\u00eb cilit t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuar. Nuk ka fitues nga ky mejdan q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, k\u00ebtu ka vet\u00ebm humb\u00ebs. Dhe ka nj\u00eb fitues q\u00eb \u00ebsht\u00eb Kurti n\u00eb objektiv\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar plot\u00ebsisht edhe eliminuar Lidhjen Demokratike nga skena politike\u201d, tha m\u00eb tej Abazi.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket PDK-s\u00eb, Abazi tha se kjo parti ka vepruar me maturi duke mos hyr\u00eb n\u00eb koalicion me LVV-n\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fakt mendoj se n\u00eb terma afatgjat\u00eb Partia Demokratike ka b\u00ebr\u00eb vendimin e men\u00e7ur, sepse \u00e7do tentim p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb koalicion me Kurtin do t\u00eb sillte tek p\u00ebr\u00e7arja e trupit elektoral dhe strukturave t\u00eb partis\u00eb. Kushdo q\u00eb e ka menduar k\u00ebt\u00eb form\u00eb t\u00eb qasjes nga Partia Demokratike ka qen\u00eb e men\u00e7ur ose i men\u00e7ur, ose grupi q\u00eb ka k\u00ebshilluar q\u00eb t\u00eb mos hyjn\u00eb n\u00eb eksperimentime me Kurtin, duke e njohur Kurtin sa i paq\u00ebndruesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb n\u00eb \u00e7do lloj marr\u00ebveshjeje politike, ka treguar ose ka ruajtur nj\u00eb unitet minimal t\u00eb Partis\u00eb Demokratike\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Ai shtoi se PDK-ja ka zgjedhur t\u00eb mbetet n\u00eb opozit\u00eb derisa t\u00eb krijohen kushtet p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb gjer\u00eb politike.<\/p>\n<p>\u201cShtoj k\u00ebtu edhe \u00e7\u00ebshtjen e pritjes s\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Speciale n\u00eb Hag\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb PDK-ja n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb forme ka th\u00ebn\u00eb: \u2018Ne e kemi marr\u00eb vot\u00ebn nga qytetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb parti e dyt\u00eb dhe do t\u00eb mbesim n\u00eb opozit\u00eb p\u00ebr deri sa nuk kemi nj\u00eb platform\u00eb dialoguese e cila nxjerr marr\u00ebveshje politike q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb unifikimit t\u00eb brendsh\u00ebm\u2019. Gj\u00eb q\u00eb nuk ka ndodhur te LDK-ja. Realisht Kurti ia ka ngritur fijen e shp\u00ebrb\u00ebrjes duke i p\u00ebrplasur nga brenda vet\u00eb LDK-n\u00eb, q\u00eb ka qen\u00eb si duket synim q\u00eb nga momenti i \u2018Kurti I\u2019, at\u00ebher\u00eb kur edhe un\u00eb kam qen\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr dhe ka t\u00ebrhequr fijet e para t\u00eb p\u00ebrplasjes me zotin Veliu, Agim Veliun at\u00ebher\u00eb minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme\u201d, shtoi ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova po hyn n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb re institucionale q\u00eb, sipas ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrit Haki Abazi, \u00ebsht\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":39231,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-41037","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41037","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41037"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41037\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41040,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41037\/revisions\/41040"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/39231"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41037"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41037"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41037"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}