{"id":41104,"date":"2026-08-01T19:25:18","date_gmt":"2026-08-01T17:25:18","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=41104"},"modified":"2026-08-01T19:25:18","modified_gmt":"2026-08-01T17:25:18","slug":"vrasja-e-liridona-ademajt-u-inskenua-si-grabitje-motivi-ishte-perfitimi-pasuror","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=41104","title":{"rendered":"Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte p\u00ebrfitimi pasuror"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb kishte denuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm Naim Murselin dhe Granit Plav\u00ebn, nd\u00ebrsa Kushtrim Kokall\u00ebn me 30 vjet burgim p\u00ebr vrasjen e Liridona Ademajt. Sipas aktgjykimit t\u00eb arsyetuar, vrasja ishte planifikuar dhe inskenuar si grabitje, nd\u00ebrsa motivi kryesor ishte p\u00ebrfitimi pasuror nga polisa e sigurimit jet\u00ebsor dhe motive personale t\u00eb Murselit.<\/p>\n<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, m\u00eb 21 prill 2026, ka d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm Naim Murselin dhe Granit Plav\u00ebn, nd\u00ebrsa Kushtrim Kokall\u00ebn me 30 vjet burgim, pasi jan\u00eb shpallur fajtor\u00eb p\u00ebr vrasjen e Liridona Ademajt. M\u00eb 6 korrik 2026, Gjykata publikoi edhe aktgjykimin e arsyetuar t\u00eb k\u00ebtij rasti,<\/p>\n<p>Sipas aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, t\u00eb dat\u00ebs 6 korrik 2026, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar p\u00ebrtej dyshimit t\u00eb bazuar mir\u00eb se i akuzuari Naim Murseli, p\u00ebr shkak t\u00eb raporteve t\u00eb \u00e7rregulluara familjare dhe martesore, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb mllefit e d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr hakmarrje, kishte b\u00ebr\u00eb plan ta largonte Liridon\u00ebn nga jeta e tij. Sipas aktgjykimit, pas dat\u00ebs 25 qershor 2022, kur ishte paguar polisa e sigurimit jet\u00ebsor n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Liridona Ademajt, n\u00eb shum\u00ebn prej 3,000,000 kronash suedeze, ai kishte synuar q\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 vrasjes, t\u00eb p\u00ebrfitonte edhe dobi financiare, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, Naim Murseli ia kishte shpalosur planin e tij Kushtrim Kokall\u00ebs, duke i k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb gjente mund\u00ebsi p\u00ebr vrasjen e saj. Fillimisht, Kokalla kishte refuzuar, por m\u00eb pas kishte gjetur t\u00eb akuzuarin Granit Plava, t\u00eb cilin e kishte njoftuar me Naim Murselin. Sipas aktgjykimit, t\u00eb tre ishin dakorduar q\u00eb Plava ta kryente vrasjen, nd\u00ebrsa Murseli t\u2019ia paguante kompensimin n\u00eb shum\u00ebn prej 30,000 eurosh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, m\u00eb 29 n\u00ebntor 2023, Murseli kishte siguruar arm\u00ebn e zjarrit t\u00eb mark\u00ebs \u201cZastava\u201d, t\u00eb cil\u00ebn e kishte bler\u00eb nga i akuzuari Tom Dodaj p\u00ebr shum\u00ebn prej 280 eurosh. M\u00eb pas, at\u00eb arm\u00eb ia kishte dor\u00ebzuar t\u00eb akuzuarit Granit Plava, i cili e kishte p\u00ebrdorur p\u00ebr vrasjen e Liridona Ademajt.<\/p>\n<p>Sipas aktgjykimit, po at\u00eb dit\u00eb, n\u00eb intervalin kohor nga ora 20:11 deri n\u00eb or\u00ebn 20:18, n\u00eb vendin e dakorduar me t\u00eb akuzuarin Murseli, ku ngjarjen e kishin inskenuar si grabitje, Naim Murseli, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dinake, e kishte mbajtur me dor\u00ebn e tij t\u00eb djatht\u00eb tani t\u00eb ndjer\u00ebn Liridon\u00eb p\u00ebr krahun e saj t\u00eb majt\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb ajo t\u00eb mos i shmangej plumbit. M\u00eb pas, Murseli kishte dal\u00eb nga vetura s\u00eb bashku me f\u00ebmij\u00ebt dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.<\/p>\n<p>Tutje, Gjykata ka v\u00ebrtetuar p\u00ebrtej dyshimit t\u00eb bazuar mir\u00eb se i akuzuari Granit Plava, pas marr\u00ebveshjes paraprake me Naim Murselin, m\u00eb 29 n\u00ebntor 2023, n\u00eb intervalin kohor nga ora 20:11 deri n\u00eb or\u00ebn 20:18, n\u00eb fshatin B\u00ebrnic\u00eb, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cDalip Alshiqi\u201d, n\u00eb lagjen \u201cChelsea Point\u201d, Komuna e Prishtin\u00ebs, kishte vepruar sipas planit t\u00eb dakorduar. Sipas aktgjykimit, Murseli, me vetur\u00ebn e tij BMW, i kishte dh\u00ebn\u00eb shenj\u00eb me dritat e automjetit t\u00eb akuzuarit Granit Plava, i cili m\u00eb pas kishte dal\u00eb p\u00ebrpara vetur\u00ebs me mask\u00eb n\u00eb kok\u00eb dhe pistolet\u00eb n\u00eb duar.<\/p>\n<p>N\u00eb ato \u00e7aste, Naim Murseli kishte ndaluar dhe fikur motorin e vetur\u00ebs, nd\u00ebrsa me dor\u00ebn e tij e kishte mbajtur Liridon\u00ebn p\u00ebr krahun e dor\u00ebs s\u00eb majt\u00eb. I akuzuari Granit Plava, p\u00ebr kompensimin e dakorduar prej 30,000 eurosh, nga af\u00ebrsia dhe drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebrmes dritares gjysm\u00eb t\u00eb hapur n\u00eb an\u00ebn e pasagjerit, kishte sht\u00ebn\u00eb nj\u00eb fishek nga pistoleta n\u00eb drejtim t\u00eb Liridon\u00ebs, duke e q\u00eblluar n\u00eb kok\u00eb, prapa veshit t\u00eb djatht\u00eb. Si pasoj\u00eb e l\u00ebndimeve t\u00eb marra, ajo kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb vendin e ngjarjes.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr tjerash, Gjykata ka konstatuar se Granit Plava, nga data 29 n\u00ebntor 2023 rreth or\u00ebs 14:00 deri m\u00eb 1 dhjetor 2023 rreth or\u00ebs 16:15, kur \u00ebsht\u00eb kryer bastisja n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb fshatin C\u00ebrmjan, Komuna e Gjakov\u00ebs, ka mbajtur pa autorizim dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me dispozitat ligjore arm\u00ebn e mark\u00ebs \u201cZastava\u201d dhe 19 fishek\u00eb t\u00eb kalibrit 6 mm, arm\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn, sipas aktakuz\u00ebs, \u00ebsht\u00eb kryer vepra penale. Kjo arm\u00eb, sipas aktgjykimit, ishte bler\u00eb nga Naim Murseli prej Tom Dodajt p\u00ebr shum\u00ebn prej 280 eurosh.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se po ashtu \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se Kushtrim Kokalla, pasi Naim Murseli i kishte k\u00ebrkuar t\u00eb gjente mund\u00ebsi p\u00ebr vrasjen e Liridona Ademajt, fillimisht kishte refuzuar, mir\u00ebpo m\u00eb pas e kishte gjetur Granit Plav\u00ebn, t\u00eb cilin e kishte njoftuar me Naim Murselin. Sipas aktgjykimit, t\u00eb tre ishin dakorduar q\u00eb Plava ta kryente vrasjen.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Gjykata ka konstatuar se nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar p\u00ebrtej dyshimit t\u00eb bazuar mir\u00eb se Kushtrim Kokalla, edhe pse kishte pasur njohuri p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb kryer, nuk i kishte lajm\u00ebruar organet kompetente p\u00ebr kryer\u00ebsit apo p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb vrasjes, planifikimi i s\u00eb cil\u00ebs ishte b\u00ebr\u00eb me pjes\u00ebmarrjen e tij aktive, s\u00eb bashku me Naim Murselin dhe Granit Plav\u00ebn, e q\u00eb fillimisht nga organet kompetente ishte hetuar si rast grabitjeje.<\/p>\n<p>Gjykata ka analizuar edhe elementet e vepr\u00ebs penale. P\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cVrasje e r\u00ebnd\u00eb\u201d, nga neni 173 i Kodit Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, paragrafi 1, n\u00ebnparagrafi 1.3, p\u00ebrcaktohet: \u201cPrivon nga jeta an\u00ebtarin e familjes\u201d, nd\u00ebrsa p\u00ebr ekzistimin e k\u00ebsaj forme t\u00eb vrasjes duhet t\u00eb plot\u00ebsohet kushti objektiv, i cili konsiston n\u00eb faktin se vrasja kryhet ndaj nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb familjes. N\u00eb rastin konkret, Naim Murseli dhe viktima kan\u00eb qen\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes, p\u00ebrkat\u00ebsisht bashk\u00ebshort\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00ebnparagrafi 1.4 p\u00ebrcakton: \u201cPrivon nga jeta personin tjet\u00ebr n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mizore apo dinake\u201d, q\u00eb n\u00ebnkupton se, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dinake, mashtruese dhe me q\u00ebllim t\u00eb keq, duke shfryt\u00ebzuar besimin e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb viktim\u00ebs, kryhet vrasja me q\u00ebllim q\u00eb viktima t\u00eb privohet nga jeta pa rezistenc\u00eb ose me rezistenc\u00eb sa m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, n\u00ebnparagrafi 1.6 i po k\u00ebtij neni p\u00ebrcakton se: \u201cPrivon nga jeta personin tjet\u00ebr me q\u00ebllim t\u00eb fitimit t\u00eb dobis\u00eb pasurore\u201d, element q\u00eb plot\u00ebsohet edhe kur kryesi synon t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb dobi pasurore dhe \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr shkaktimin e vdekjes, duke u pajtuar q\u00eb ajo t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se: \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale, dashja jo vet\u00ebm q\u00eb ka qen\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, por ajo ka qen\u00eb e nj\u00eb niveli mjaft t\u00eb lart\u00eb. Kjo p\u00ebr faktin se ajo \u00ebsht\u00eb mir\u00eb menduar dhe mir\u00eb p\u00ebrgatitur dhe n\u00eb fund \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar pa asnj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekur n\u00eb vend nj\u00eb viktim\u00eb t\u00eb re, madje n\u00eb syt\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb saj t\u00eb vegj\u00ebl.\u201d<\/p>\n<p>Po ashtu, Gjykata ia ka falur besimin edhe d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarit-d\u00ebshmitarit L.A., me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se Naim Murseli, me dashje dhe paramendim, ka kryer vepr\u00ebn penale q\u00eb i vihet n\u00eb barr\u00eb. Sipas aktgjykimit, ai veprimet e tij dinake i kishte nd\u00ebrmarr\u00eb pa shfaqur asnj\u00eb emocion dhembshurie apo pendese, gj\u00eb q\u00eb, sipas Gjykat\u00ebs, d\u00ebshmohet edhe nga fakti se pas ekzekutimit t\u00eb tani t\u00eb ndjer\u00ebs Liridona Ademaj kishte shkuar n\u00eb hotelin \u201cSwiss Diamond\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me v\u00ebrtetimin e gjendjes faktike, Gjykata ka marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb edhe deklarimin e ekspertit Dr. Naim Uka, nga i cili \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se tani e ndjera Liridona Ademaj, pak para se t\u00eb ndodhte vrasja, ishte mbajtur me forc\u00eb p\u00ebr krahun e dor\u00ebs s\u00eb majt\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dinake, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos i shmangej plumbit.<\/p>\n<p>Po ashtu, Gjykata ia ka falur besimin edhe Raportit informues t\u00eb dat\u00ebs 27 dhjetor 2023, i cili p\u00ebrmban deklarata, k\u00ebrkesa t\u00eb ndryshme, urdh\u00ebresa, procesverbale t\u00eb marrjes n\u00eb pyetje t\u00eb t\u00eb akuzuarve dhe d\u00ebshmitar\u00ebve, si dhe mesazhe e raporte forenzike lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale. N\u00eb raport paraqiten edhe mesazhet e d\u00ebrguara p\u00ebrmes aplikacionit WhatsApp nga i akuzuari Naim Murseli drejtuar t\u00eb akuzuarit Granit Plava.<\/p>\n<p>N\u00eb aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Themelore thuhet se nga nj\u00eb video\/audio-incizim \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur pjesa kohore ku d\u00ebgjohet e sht\u00ebna me arm\u00eb dhe konstatohet qart\u00eb se n\u00eb vendin e ngjarjes \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar vet\u00ebm nj\u00eb e sht\u00ebn\u00eb, e cila p\u00ebrputhet me vrasjen e Liridona Ademajt. Po ashtu, sipas aktgjykimit, i akuzuari Murseli ka pohuar se e ka bler\u00eb arm\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb tani e ndjera Ademaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr tjerash, n\u00eb vendim thuhet se nga raporti i Agjencis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Forenzik\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se gjurm\u00ebt biologjike t\u00eb gjetura n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast penal nuk p\u00ebrputhen me asnj\u00eb nga profilet e regjistruara n\u00eb baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb ADN-s\u00eb dhe se autor\u00ebt e k\u00ebtij krimi jan\u00eb t\u00eb akuzuarit Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.<\/p>\n<p>Gjykata ka analizuar edhe pretendimet e Prokuroris\u00eb, t\u00eb cilat i ka vler\u00ebsuar si t\u00eb drejta dhe t\u00eb bazuara, duke konstatuar se ato p\u00ebrputhen me gjendjen faktike. Sipas Gjykat\u00ebs, Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla kan\u00eb b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshjen dhe p\u00ebrgatitjet p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale, nd\u00ebrsa vrasjen e ka kryer Granit Plava, kundrejt premtimit p\u00ebr shp\u00ebrblim nga i akuzuari Murseli.<\/p>\n<p>Sa u p\u00ebrket pretendimeve t\u00eb mbrojt\u00ebsve t\u00eb t\u00eb akuzuarve, Gjykata ka vler\u00ebsuar se ato p\u00ebrmbajn\u00eb q\u00ebndrime kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebse, t\u00eb paq\u00ebndrueshme dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me provat materiale. Sipas aktgjykimit, k\u00ebto pretendime jan\u00eb larg logjik\u00ebs juridike dhe ngjasojn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr me nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr shtremb\u00ebrimin dhe \u00e7rregullimin e gjendjes faktike sesa me p\u00ebrpjekje p\u00ebr zbardhjen e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Gjykata ka vler\u00ebsuar se provat materiale dhe personale, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, kan\u00eb individualizuar veprimet e secilit prej t\u00eb akuzuarve, duke v\u00ebrtetuar faj\u00ebsin\u00eb e tyre n\u00eb raport me veprat penale q\u00eb u jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb barr\u00eb.<\/p>\n<p>Andaj, Gjykata ka konstatuar se n\u00eb veprimet e t\u00eb akuzuarve jan\u00eb manifestuar t\u00eb gjitha elementet e veprave penale p\u00ebr t\u00eb cilat akuzohen dhe se ata jan\u00eb penalisht p\u00ebrgjegj\u00ebs, pasi nuk ka gjetur asnj\u00eb baz\u00eb ligjore q\u00eb do t\u00eb mund ta p\u00ebrjashtonte p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tyre penale n\u00eb raport me bashk\u00ebkryerjen e k\u00ebtyre veprave penale.<\/p>\n<p>Ndryshe, sipas aktakuz\u00ebs, Naim Murseli ngarkohet se ka organizuar vrasjen p\u00ebr motive personale, nd\u00ebrsa Granit Plava akuzohet p\u00ebr ekzekutimin e saj, me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Kushtrim Kokall\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, mbrojtja e t\u00eb akuzuarve ka kund\u00ebrshtuar akuzat, duke theksuar munges\u00ebn e provave direkte dhe duke k\u00ebrkuar q\u00eb vendimi t\u00eb bazohet vet\u00ebm n\u00eb prova konkrete. T\u00eb akuzuarit kan\u00eb mohuar p\u00ebrfshirjen n\u00eb vrasje.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebve p\u00ebrfundimtare, familja e viktim\u00ebs ka k\u00ebrkuar d\u00ebnim maksimal p\u00ebr t\u00eb akuzuarit<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb kishte denuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm Naim Murselin dhe Granit Plav\u00ebn,&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":41107,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-41104","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41104","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41104"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41104\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41108,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41104\/revisions\/41108"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/41107"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41104"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41104"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41104"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}