{"id":43760,"date":"2026-08-12T10:56:57","date_gmt":"2026-08-12T08:56:57","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=43760"},"modified":"2026-08-12T10:56:57","modified_gmt":"2026-08-12T08:56:57","slug":"aleance-e-re-ne-horizont-turqia-arabia-saudite-dhe-pakistani-riformatojne-ekuilibrin-strategjik-por-nuk-mundet-akoma-te-jetenato-ja-e-re","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=43760","title":{"rendered":"\u201cALEANC\u00cb E RE N\u00cb HORIZONT: TURQIA, ARABIA SAUDITE DHE PAKISTANI RIFORMATOJN\u00cb EKUILIBRIN STRATEGJIK POR NUK MUNDET AKOMA T\u00cb JET\u00cb\u201cNATO-ja e re\u201d."},"content":{"rendered":"<p>Nga Prof. Dr. Muhamet Racaj, Gjeneral-Major n\u00eb pension<\/p>\n<p>DRON\u00cbT + PETRODOLLAR\u00cbT + FUQIA B\u00cbRTHAMORE \u2013 TRI SHTYLLAT E NJ\u00cb ARKITEKTURE T\u00cb RE T\u00cb SIGURIS\u00cb<\/p>\n<p>Bota po largohet gradualisht nga modeli ku nj\u00eb fuqi e vetme ofron sigurin\u00eb kryesore.<br \/>\nPo shkojm\u00eb drejt nj\u00eb sistemi multipolar dhe shum\u00ebqendror.<br \/>\nN\u00eb Evrop\u00eb kemi NATO-n dhe BE-n\u00eb.<br \/>\nN\u00eb Azi kemi rritjen e Kin\u00ebs dhe strukturave t\u00eb lidhura me t\u00eb.<br \/>\nRusia vazhdon t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb strategjike.<br \/>\nN\u00eb Lindjen e Mesme po lindin koalicione t\u00eb reja.<br \/>\nMarr\u00ebveshja e mbrojtjes e n\u00ebnshkruar n\u00eb Mek\u00eb m\u00eb 7 gusht 2026 nd\u00ebrmjet Turqis\u00eb, Arabis\u00eb Saudite dhe Pakistanit p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga zhvillimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme strategjike t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn euroaziatike dhe t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit. Dokumenti p\u00ebrcakton nj\u00eb parim t\u00eb mbrojtjes s\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb: nj\u00eb agresion ndaj nj\u00ebr\u00ebs prej pal\u00ebve do t\u00eb konsiderohet agresion ndaj t\u00eb trijave. Megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb e parakohshme q\u00eb kjo struktur\u00eb t\u00eb quhet \u201cNATO-ja e re\u201d. Ajo \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb embrioni i nj\u00eb aleance t\u00eb re strategjike, e cila, n\u00ebse institucionalizohet, mund t\u00eb ndryshoj\u00eb ekuilibrat e fuqis\u00eb nga Mesdheu Lindor deri n\u00eb Gjirin Persik dhe Azin\u00eb Jugore.<br \/>\nNga var\u00ebsia strategjike te autonomia<br \/>\nP\u00ebr dekada me radh\u00eb, siguria e Arabis\u00eb Saudite dhe e monarkive t\u00eb Gjirit \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe mbi ombrell\u00ebn amerikane. Por zhvillimet e viteve t\u00eb fundit kan\u00eb krijuar nj\u00eb perceptim t\u00eb ri n\u00eb Rijad: garancit\u00eb e jashtme nuk mund t\u00eb konsiderohen m\u00eb t\u00eb pakusht\u00ebzuara.<br \/>\nSulmet ndaj infrastruktur\u00ebs energjetike, luft\u00ebrat n\u00eb rajon, konflikti SHBA-Iran dhe pasiguria mbi angazhimin afatgjat\u00eb amerikan kan\u00eb nxitur Arabin\u00eb Saudite t\u00eb diversifikoj\u00eb partneritetet e saj t\u00eb siguris\u00eb.<br \/>\nKjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se Rijadi po braktis Shtetet e Bashkuara. P\u00ebrkundrazi, Arabia Saudite vazhdon t\u00eb zhvilloj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme me Uashingtonin, p\u00ebrfshir\u00eb edhe marr\u00ebveshjen e bashk\u00ebpunimit b\u00ebrthamor civil t\u00eb shpallur n\u00eb korrik 2026. Por paralelisht po nd\u00ebrton opsione alternative strategjike.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb e b\u00ebn marr\u00ebveshjen e Mek\u00ebs t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<br \/>\nTri shtete \u2013 tri fuqi t\u00eb ndryshme<br \/>\nKjo aleanc\u00eb \u00ebsht\u00eb interesante sepse secili prej tre shteteve sjell nj\u00eb komponent t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb fuqis\u00eb.<br \/>\nTurqia sjell fuqin\u00eb konvencionale, industrin\u00eb e mbrojtjes dhe teknologjin\u00eb.<br \/>\nTurqia \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr aktor\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ushtarak\u00eb t\u00eb NATO-s dhe ka zhvilluar nj\u00eb industri t\u00eb fuqishme vendore t\u00eb mbrojtjes, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fush\u00ebn e dron\u00ebve, municioneve precize, mjeteve tok\u00ebsore, sistemeve elektronike dhe platformave ajrore.<br \/>\nAnkaraja, n\u00eb k\u00ebt\u00eb konfigurim, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb furnizues ushtarak. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aktor strategjik me ambicie p\u00ebr autonomi teknologjike dhe rol udh\u00ebheq\u00ebs rajonal.<br \/>\nM\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja \u00ebsht\u00eb se Turqia mbetet an\u00ebtare e NATO-s. Prandaj, marr\u00ebveshja e Mek\u00ebs nuk duhet interpretuar automatikisht si dalje e Ankaras\u00eb nga struktura euroatlantike. M\u00eb sakt\u00eb, ajo tregon se Turqia po ndjek nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb diversifikimit strategjik, duke qen\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht brenda NATO-s dhe duke nd\u00ebrtuar partneritete t\u00eb reja jasht\u00eb saj. Edhe marr\u00ebveshjet e fundit turko-saudite kan\u00eb theksuar rritjen e bashk\u00ebpunimit mbrojt\u00ebs, t\u00eb siguris\u00eb dhe t\u00eb siguris\u00eb kibernetike.<br \/>\nArabia Saudite sjell kapitalin, energjin\u00eb dhe fuqin\u00eb financiare.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb luft\u00eb moderne, paraja \u00ebsht\u00eb po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme sa tanku dhe avioni.<br \/>\nRijadi ka kapacitetin financiar p\u00ebr t\u00eb financuar sisteme t\u00eb avancuara t\u00eb mbrojtjes ajrore, dron\u00eb, satelit\u00eb, inteligjenc\u00eb artificiale, sisteme kund\u00ebr-dron\u00ebve, luft\u00eb elektronike dhe infrastruktur\u00eb strategjike.<br \/>\nN\u00ebse kjo fuqi financiare kombinohet me industrin\u00eb ushtarake turke dhe kapacitetet njer\u00ebzore e strategjike t\u00eb Pakistanit, krijohet nj\u00eb sinergji e pazakont\u00eb.<br \/>\nPakistani sjell elementin m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm: fuqin\u00eb b\u00ebrthamore.<br \/>\nMarr\u00ebveshja nuk shpall nj\u00eb \u201combrell\u00eb b\u00ebrthamore\u201d saudiano-pakistaneze dhe nuk duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim i till\u00eb pa prova. Por \u00ebsht\u00eb e pamohueshme se Pakistani \u00ebsht\u00eb shtet me arm\u00eb b\u00ebrthamore dhe se kjo i jep aleanc\u00ebs nj\u00eb dimension strategjik q\u00eb nuk ekziston n\u00eb shum\u00eb organizime t\u00eb tjera rajonale.<br \/>\nPrandaj formula e v\u00ebrtet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht:<br \/>\nTurqi + Arabin\u00eb Saudite + Pakistan.<br \/>\nFormula \u00ebsht\u00eb:<br \/>\nteknologji + kapital + fuqi ushtarake + potencial strategjik b\u00ebrthamor.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb e b\u00ebn marr\u00ebveshjen t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<br \/>\nDron\u00ebt \u2013 arma e luft\u00ebs s\u00eb re<br \/>\nNj\u00eb prej karakteristikave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb luft\u00ebs moderne \u00ebsht\u00eb demokratizimi i fuqis\u00eb ajrore.<br \/>\nDikur nj\u00eb shtet duhej t\u00eb shpenzonte miliarda p\u00ebr flot\u00eb avion\u00ebsh luftarak\u00eb. Sot nj\u00eb sistem relativisht m\u00eb i lir\u00eb pa pilot mund t\u00eb kryej\u00eb zbulim, v\u00ebzhgim, goditje precize t\u00eb mbrojtjes ajrore t\u00eb kund\u00ebrshtarit.<br \/>\nTurqia \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb prej aktor\u00ebve kryesor\u00eb bot\u00ebror\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<br \/>\nN\u00ebse teknologjia turke e dron\u00ebve kombinohet me kapitalin saudit dhe infrastruktur\u00ebn ushtarake pakistaneze, mund t\u00eb krijohet nj\u00eb ekosistem i ri rajonal i luft\u00ebs pa pilot.<br \/>\nDhe k\u00ebtu duhet t\u00eb shohim edhe luft\u00ebn e gjenerat\u00ebs s\u00eb pest\u00eb: satelit\u00eb, dron\u00eb, inteligjenc\u00eb artificiale, luft\u00eb elektronike, sulme kibernetike, dezinformim dhe goditje ndaj infrastruktur\u00ebs kritike.<br \/>\nPra, \u201cUnaza e \u00c7elikt\u00eb\u201d nuk duhet imagjinuar vet\u00ebm si nj\u00eb vij\u00eb tankesh.<br \/>\nAjo mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rrjet sensor\u00ebsh, satelit\u00ebsh, dron\u00ebsh, radar\u00ebsh, sistemeve t\u00eb mbrojtjes ajrore dhe qendrave t\u00eb komandimit.<br \/>\nPetrodollar\u00ebt si instrument gjeopolitik<br \/>\nArabia Saudite nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb vend i pasur me naft\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej qendrave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme financiare dhe energjetike t\u00eb bot\u00ebs.<br \/>\nN\u00ebse nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij kapitali drejtohet sistematikisht drejt industris\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb mbrojtjes me Turqin\u00eb dhe Pakistanin, at\u00ebher\u00eb kemi nj\u00eb ndryshim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm:<br \/>\n   \u25cf parat\u00eb saudite nuk blejn\u00eb vet\u00ebm arm\u00eb \u2013 ato mund t\u00eb financojn\u00eb kapacitetin p\u00ebr t\u2019i prodhuar ato.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb ndryshimi midis nj\u00eb shteti q\u00eb blen siguri dhe nj\u00eb shteti q\u00eb nd\u00ebrton nj\u00eb industri sigurie.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb mund t\u00eb shfaqet nj\u00eb prej pasojave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme afatgjata t\u00eb marr\u00ebveshjes: \u25cfkrijimi i nj\u00eb zinxhiri t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb industris\u00eb s\u00eb mbrojtjes, nga k\u00ebrkimi shkencor deri te prodhimi, eksporti dhe mir\u00ebmbajtja.<br \/>\nN\u00ebse ky proces realizohet, ndikimi do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh se vet\u00eb marr\u00ebveshja ushtarake.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb kjo kund\u00ebr Iranit?<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja nuk e p\u00ebrcakton Iranin si armik. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, zyrtar\u00ebt pakistanez\u00eb dhe turq kan\u00eb theksuar karakterin mbrojt\u00ebs t\u00eb marr\u00ebveshjes dhe se ajo nuk synon nj\u00eb shtet t\u00eb caktuar.<br \/>\nPor n\u00eb analiz\u00ebn strategjike nuk mjafton t\u00eb lexojm\u00eb vet\u00ebm tekstin e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje. Duhet t\u00eb analizojm\u00eb edhe kontekstin n\u00eb t\u00eb cilin ajo lind.<br \/>\nDhe konteksti \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb:<br \/>\n    \u25cf tensionet SHBA-Iran;<br \/>\n    \u25cf konfliktet e shumta n\u00eb Lindjen e Mesme;<br \/>\n    \u25cf sulmet ndaj territorit dhe infrastruktur\u00ebs s\u00eb vendeve t\u00eb Gjirit;<br \/>\n    \u25cf rivaliteti Iran\u2013Arabia Saudite;<br \/>\n    \u25cf konflikti Izrael\u2013Iran;<br \/>\n    \u25cf pasiguria mbi garancit\u00eb amerikane;<br \/>\n    \u25cf rritja e autonomis\u00eb strategjike t\u00eb Turqis\u00eb.<br \/>\nPrandaj Irani e sheh k\u00ebt\u00eb zhvillim me shqet\u00ebsim, edhe n\u00ebse marr\u00ebveshja juridikisht nuk e p\u00ebrcakton at\u00eb si kund\u00ebrshtar.<\/p>\n<p>Dhe Izraeli?<\/p>\n<p>Edhe Izraeli duhet ta marr\u00eb seriozisht k\u00ebt\u00eb zhvillim.<br \/>\nJo sepse marr\u00ebveshja automatikisht krijon nj\u00eb front ushtarak kund\u00ebr Izraelit, por sepse ndryshon llogaritjen e fuqis\u00eb rajonale.<br \/>\nNj\u00eb Arabin\u00eb Saudite m\u00eb e sigurt ushtarakisht, nj\u00eb Turqi m\u00eb aktive strategjikisht dhe nj\u00eb Pakistan me kapacitete b\u00ebrthamore krijojn\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb ri n\u00eb Lindjen e Mesme.<br \/>\nKjo mund t\u00eb ndikoj\u00eb edhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen palestineze, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet saudiano-izraelite dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen e normalizimit rajonal.<\/p>\n<p>India -Aktori tjet\u00ebr q\u00eb nuk mund t\u00eb injorohet<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja ka edhe nj\u00eb dimension t\u00eb fort\u00eb aziatik.<br \/>\nPakistani \u00ebsht\u00eb rival strategjik i Indis\u00eb. Prandaj \u00e7do zgjerim i kapaciteteve ushtarake t\u00eb Pakistanit dhe forcim i lidhjeve t\u00eb tij me Arabin\u00eb Saudite dhe Turqin\u00eb do t\u00eb analizohet me kujdes n\u00eb Nju Delhi.<br \/>\nIndia tashm\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se po shqyrton ndikimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb Mek\u00ebs mbi sigurin\u00eb komb\u00ebtare dhe stabilitetin rajonal.<br \/>\nK\u00ebshtu, marr\u00ebveshja nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e Lindjes s\u00eb Mesme.<br \/>\nAjo prek nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb:<br \/>\nMesdheun \u2013 Lindjen e Mesme \u2013 Gjirin Persik \u2013 Azin\u00eb Jugore.<br \/>\nPor a mund t\u00eb quhet \u201cNATO islame\u201d?<br \/>\nK\u00ebtu duhet t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm.<br \/>\nNATO nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb deklarat\u00eb politike p\u00ebr mbrojtjen kolektive.<br \/>\nNATO ka:<br \/>\n     \u25cf Struktur\u00eb t\u00eb integruar komanduese;<br \/>\n     \u25cf Standarde t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta;<br \/>\n     \u25cf Procedura t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb planifikimit;<br \/>\n     \u25cf Interoperabilitet ushtarak;<br \/>\n     \u25cf Struktura t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb inteligjenc\u00ebs;<br \/>\nkomand\u00eb dhe kontroll;<br \/>\n     \u25cf St\u00ebrvitje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta;<br \/>\n     \u25cf Mekanizma t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb planifikimit t\u00eb mbrojtjes;<br \/>\n     \u25cf Angazhime shum\u00ebvje\u00e7are financiare dhe ushtarake.<\/p>\n<p>Aleanca e Mek\u00ebs \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb faz\u00ebn fillestare.<br \/>\nPrandaj, termi \u201cNATO-ja e re\u201d \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb metafor\u00eb gjeopolitike sesa nj\u00eb p\u00ebrkufizim institucional.<br \/>\nMegjithat\u00eb, n\u00ebse marr\u00ebveshja pasohet nga komand\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt, sisteme t\u00eb integruara t\u00eb mbrojtjes ajrore, st\u00ebrvitje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, shk\u00ebmbim inteligjence dhe industri t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb mbrojtjes, at\u00ebher\u00eb kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb flasim p\u00ebr lindjen e nj\u00eb blloku t\u00eb ri strategjik.<\/p>\n<p>Rreziku i fragmentimit t\u00eb sistemit nd\u00ebrkomb\u00ebtar<\/p>\n<p>Ky zhvillim duhet par\u00eb edhe n\u00eb kuadrin e nj\u00eb tendence globale.<br \/>\nBota po largohet gradualisht nga modeli ku nj\u00eb fuqi e vetme ofron sigurin\u00eb kryesore.<br \/>\nPo shkojm\u00eb drejt nj\u00eb sistemi multipolar dhe shum\u00ebqendror.<br \/>\nN\u00eb Evrop\u00eb kemi NATO-n dhe BE-n\u00eb.<br \/>\nN\u00eb Azi kemi rritjen e Kin\u00ebs dhe strukturave t\u00eb lidhura me t\u00eb.<br \/>\nRusia vazhdon t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb strategjike.<br \/>\nN\u00eb Lindjen e Mesme po lindin koalicione t\u00eb reja.<br \/>\nDhe tani tre shtete me pesh\u00eb t\u00eb konsiderueshme \u2013 Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani \u2013 po p\u00ebrpiqen t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb ri sigurie.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb procesi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh:<br \/>\nbota nuk po \u00e7armatosej; ajo po ristrukturonte fuqin\u00eb.<br \/>\n\u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Ballkanin?<br \/>\nEdhe Ballkani duhet ta ndjek\u00eb me shum\u00eb v\u00ebmendje k\u00ebt\u00eb zhvillim.<br \/>\nTurqia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Ballkan, n\u00eb NATO dhe n\u00eb politik\u00ebn e siguris\u00eb s\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore.<br \/>\nN\u00ebse Ankaraja rrit kapacitetet e saj strategjike jasht\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs euroatlantike, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se ajo largohet nga NATO. Por do t\u00eb thot\u00eb se Turqia po fiton m\u00eb shum\u00eb alternativa strategjike.<br \/>\nP\u00ebr Kosov\u00ebn dhe vendet e Ballkanit, kjo duhet t\u00eb shihet n\u00eb kuadrin e nj\u00eb realiteti t\u00eb ri:<br \/>\n   \u25cf siguria evropiane po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e lidhur me zhvillimet n\u00eb Lindjen e Mesme, Detin e Zi, Mesdheun Lindor dhe Gjirin Persik.<br \/>\nN\u00eb epok\u00ebn e luft\u00ebs hibride, nj\u00eb konflikt n\u00eb nj\u00eb rajon nuk mbetet domosdoshm\u00ebrisht i izoluar.<br \/>\nEnergjia, migracioni, zinxhir\u00ebt e furnizimit, sulmet kibernetike, dezinformimi dhe infrastruktura kritike krijojn\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta nd\u00ebrmjet rajoneve.<br \/>\nP\u00ebrfundim<br \/>\nMarr\u00ebveshja e Mek\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb ende \u201cNATO-ja e re\u201d.<br \/>\nPor do t\u00eb ishte gabim i madh strategjik ta n\u00ebnvler\u00ebsonim.<br \/>\nAjo bashkon tri lloje fuqish:<br \/>\nTurqin\u00eb \u2013 teknologjin\u00eb dhe fuqin\u00eb ushtarake;<br \/>\nArabin\u00eb Saudite \u2013 kapitalin, energjin\u00eb dhe ndikimin financiar;<br \/>\nPakistanin \u2013 fuqin\u00eb ushtarake, kapacitetin njer\u00ebzor dhe dimensionin b\u00ebrthamor.<br \/>\nN\u00ebse k\u00ebto kapacitete integrohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb institucionale, marr\u00ebveshja mund t\u00eb evoluoj\u00eb nga nj\u00eb pakt politik n\u00eb nj\u00eb arkitektur\u00eb t\u00eb re rajonale t\u00eb mbrojtjes.<br \/>\nDhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron r\u00ebnd\u00ebsia e saj.<br \/>\nNuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb thjesht me tre shtete q\u00eb n\u00ebnshkruan nj\u00eb dokument.<br \/>\nKemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb sinjal se epoka e var\u00ebsis\u00eb absolute nga nj\u00eb mbrojt\u00ebs i vet\u00ebm po z\u00ebvend\u00ebsohet nga epoka e autonomis\u00eb strategjike, partneriteteve fleksibile dhe aleancave t\u00eb shum\u00ebfishta.<br \/>\nN\u00eb shekullin XXI, fuqia nuk matet m\u00eb vet\u00ebm me numrin e tankeve dhe avion\u00ebve.<br \/>\nAjo matet me:<br \/>\nDRON\u00cb + SATELIT\u00cb + INTELIGJENC\u00cb ARTIFICIALE + KIBERHAP\u00cbSIR\u00cb + KAPITAL + ENERGJI + FUQI B\u00cbRTHAMORE.<br \/>\nDhe n\u00ebse k\u00ebto elemente fillojn\u00eb t\u00eb funksionojn\u00eb si nj\u00eb sistem i vet\u00ebm, at\u00ebher\u00eb v\u00ebrtet mund t\u00eb kemi p\u00ebrpara nesh fillimin e nj\u00eb ekuilibri t\u00eb ri strategjik bot\u00ebror.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Prof. Dr. Muhamet Racaj, Gjeneral-Major n\u00eb pension DRON\u00cbT + PETRODOLLAR\u00cbT + FUQIA B\u00cbRTHAMORE \u2013&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11324,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-43760","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-op-ed"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/43760","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=43760"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/43760\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":43769,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/43760\/revisions\/43769"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11324"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=43760"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=43760"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=43760"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}