{"id":44181,"date":"2026-08-13T10:55:56","date_gmt":"2026-08-13T08:55:56","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=44181"},"modified":"2026-08-13T10:55:56","modified_gmt":"2026-08-13T08:55:56","slug":"paqe-pa-pajtim-25-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=44181","title":{"rendered":"PAQE PA PAJTIM! 25-vjet nga Marr\u00ebveshja e Ohrit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00ebzet e pes\u00eb vjet pasi Marr\u00ebveshja Korniz\u00eb e Ohrit i dha fund konfliktit t\u00eb vitit 2001 n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, analist\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb se paqja nd\u00ebrmjet komuniteteve etnike mbetet e brisht\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Arm\u00ebt hesht\u00ebn n\u00eb vitin 2001, por\u00a0<a href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/maqedonia-e-veriut\/t-19222503\"><strong>Maqedonia e Veriut<\/strong><\/a>\u00a0ende po p\u00ebrballet me trash\u00ebgimin\u00eb e konfliktit t\u00eb saj etnik. Nj\u00ebzet e pes\u00eb vjet pasi Marr\u00ebveshja Korniz\u00eb e Ohrit i dha fund luftimeve, maqedonasit etnik\u00eb dhe shqiptar\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb paqe, megjithat\u00eb analist\u00ebt thon\u00eb se pajtimi i v\u00ebrtet\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb arritur.<\/p>\n<p>Konflikti gjasht\u00ebmujor q\u00eb shp\u00ebrtheu n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2001 shpesh p\u00ebrshkruhet si kapitulli i fundit i shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb dhunshme t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Por, ndryshe nga luft\u00ebrat n\u00eb Kroaci,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/bosnja-dhe-hercegovina\/t-66320651\"><strong>Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb<\/strong><\/a>\u00a0dhe n\u00eb Kosov\u00eb, ai u ndal p\u00ebrpara se t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb nj\u00eb tragjedi m\u00eb t\u00eb madhe, kryesisht fal\u00eb nj\u00eb kompromisi politik t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga NATO-ja, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe vendet kryesore t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p><strong>FAZ\u00cb E RE<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb \u00e7erek shekulli m\u00eb von\u00eb, rendi politik i krijuar nga Marr\u00ebveshja Korniz\u00eb e Ohrit po hyn n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>Pas rikthimit n\u00eb pushtet t\u00eb partis\u00eb konservatore VMRO-DPMNE dy vjet m\u00eb par\u00eb, Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim (BDI), partia kryesore shqiptare, kaloi n\u00eb opozit\u00eb. Ky zhvillim u\u00a0dha fund dy dekadave t\u00eb ndikimit qeveris\u00ebs t\u00eb Ali Ahmetit, i cili nga udh\u00ebheq\u00ebs i Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare Komb\u00ebtare (U\u00c7K) gjat\u00eb konfliktit t\u00eb vitit 2001 u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb nga figurat politike m\u00eb me ndikim n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Ahmeti, i cili pas Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit z\u00ebvend\u00ebsoi uniform\u00ebn guerile me kostume t\u00eb zeza elegante dhe k\u00ebmisha t\u00eb bardha, tani argumenton se marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebretnike jan\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>\u201cSulmet ndaj p\u00ebrdorimit zyrtar t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, shfuqizimi i p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb drejt\u00eb dhe adekuat, dob\u00ebsimi i mekanizmave t\u00eb krijuar p\u00ebr t\u00eb parandaluar sundimin e shumic\u00ebs dhe promovimi i nj\u00eb koncepti monoetnik t\u00eb shtetit jan\u00eb sinjale serioze p\u00ebr drejtimin n\u00eb t\u00eb cilin po l\u00ebviz vendi\u201d, tha ai n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb me rastin e 2 gushtit, fest\u00ebs komb\u00ebtare t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>Si vend me nj\u00eb pakic\u00eb t\u00eb madhe shqiptare, Maqedonia e Veriut ka kaluar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb 25 viteve t\u00eb fundit duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb balancoj\u00eb diversitetin e saj etnik brenda nj\u00eb sistemi t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm politik. Sipas regjistrimit t\u00eb fundit t\u00eb popullsis\u00eb, shqiptar\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 29,5% t\u00eb popullsis\u00eb, ku p\u00ebrfshihen edhe 24,3% e atyre jan\u00eb banor\u00eb rezident\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Bujar Osmanin, zyrtar i lart\u00eb i BDI-s\u00eb dhe ish-minist\u00ebr i Jasht\u00ebm, pyetja kryesore nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb se sa nga Marr\u00ebveshja e Ohrit \u00ebsht\u00eb zbatuar, por n\u00ebse arritjet e saj mund t\u00eb ruhen. \u201cN\u00eb 25-vjetorin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit, pyetja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm se \u00e7far\u00eb kemi zbatuar q\u00eb nga viti 2001. Pyetja \u00ebsht\u00eb n\u00ebse do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb brenda pak vitesh t\u00eb \u00e7montohet ajo q\u00eb e ka mbajtur Maqedonin\u00eb e Veriut stabile p\u00ebr dy dekada e gjysm\u00eb\u201d, tha ai p\u00ebr DW.<\/p>\n<p><strong>VITI 2001: NJ\u00cb PLAG\u00cb ENDE E PASH\u00cbRUAR PLOT\u00cbSISHT<\/strong><\/p>\n<p>Trash\u00ebgimia e konfliktit t\u00eb vitit 2001 vazhdon t\u00eb ndihet thell\u00eb. Luftimet mor\u00ebn jet\u00ebn e 72 ushtar\u00ebve dhe polic\u00ebve, nd\u00ebrsa numri i kryengrit\u00ebsve shqiptar\u00eb t\u00eb vrar\u00eb mbetet i diskutuesh\u00ebm, me vler\u00ebsime q\u00eb luhaten nga rreth 100 deri n\u00eb disa qindra. M\u00eb shum\u00eb se 170.000 vet\u00eb\u00a0u zhvendos\u00ebn, p\u00ebrfshir\u00eb 74.000 brenda vendit.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja Korniz\u00eb e Ohrit q\u00eb i dha fund konfliktit riform\u00ebsoi sistemin politik t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, duke vendosur mekanizma t\u00eb ndarjes s\u00eb pushtetit p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb komuniteteve pakic\u00eb nj\u00eb z\u00eb m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb vendimmarrje. Ligjet q\u00eb prekin \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndjeshme, si gjuha, arsimi dhe simbolet komb\u00ebtare, k\u00ebrkojn\u00eb mb\u00ebshtetje jo vet\u00ebm nga shumica parlamentare, por edhe nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e grupeve pakic\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb madhe me standardet evropiane p\u00ebr t\u00eb drejtat e pakicave, ky sistem nuk i dha fund mosmarr\u00ebveshjeve mbi barazin\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin.<\/p>\n<p>\u201cMarr\u00ebveshja realizoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb misionit t\u00eb saj historik, por thelbi i saj nuk mund t\u00eb konsiderohet i p\u00ebrfunduar. Ohri nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb list\u00eb administrative detyrash q\u00eb plot\u00ebsohet nj\u00eb her\u00eb e m\u00eb pas arkivohet. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem ekuilibri q\u00eb duhet respektuar vazhdimisht\u201d, tha Osmani.<\/p>\n<p><strong>EDHE SHUMICA MAQEDONASE SHPREH PAK\u00cbNAQ\u00cbSI<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme mbi trash\u00ebgimin\u00eb e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit mbeten n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit. Nd\u00ebrsa shum\u00eb maqedonas etnik\u00eb argumentojn\u00eb se politikat e p\u00ebrfaq\u00ebsimit pozitiv kan\u00eb krijuar avantazhe t\u00eb padrejta p\u00ebr shqiptar\u00ebt, politikan\u00ebt shqiptar\u00eb thon\u00eb se shqet\u00ebsimi i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb g\u00ebrryerja graduale e t\u00eb drejtave t\u00eb garantuara nga marr\u00ebveshja. \u201cKa diskriminim q\u00eb shqet\u00ebson shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb komunitetin maqedonas, sepse shqiptar\u00ebve shpesh u jepet p\u00ebrpar\u00ebsi n\u00eb pun\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur kuotat e p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00eb sektorin publik\u201d, tha Stojan\u00e7e Angellov, gjeneral policie gjat\u00eb konfliktit t\u00eb vitit 2001.<\/p>\n<p>Angellov tha se praktika t\u00eb tilla vendosin p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb etnike p\u00ebrpara kualifikimeve.<\/p>\n<p>Osmani e kund\u00ebrshton k\u00ebt\u00eb narrativ\u00eb, duke argumentuar se politikat e fundit qeveritare kan\u00eb dob\u00ebsuar mbrojtjet p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb u vendos\u00ebn pas konfliktit. \u201cFillimisht, e gjith\u00eb kjo fshihej pas propagand\u00ebs politike, shpjegimeve teknike dhe pretendimeve se b\u00ebhej fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr modernizimin e sistemit. Sot, nd\u00ebrsa kjo zhurm\u00eb po shuhet gradualisht, po b\u00ebhet shum\u00eb m\u00eb e qart\u00eb se \u00e7far\u00eb po vihet realisht n\u00eb pik\u00ebpyetje\u201d, tha ai.<\/p>\n<p><strong>NACIONALIZMI MBROJT\u00cbS N\u00cb RRITJE<\/strong><\/p>\n<p>V\u00ebzhgues vendas dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb paralajm\u00ebrojn\u00eb se vitet e krizave politike dhe mosmarr\u00ebveshjeve mbi identitetin komb\u00ebtar kan\u00eb ngadal\u00ebsuar reformat dhe kan\u00eb p\u00ebrforcuar ndarjet etnike.<\/p>\n<p>Harald Schenker nga OJQ-ja gjermane \u201cPro Peace\u201d thot\u00eb se\u00a0<a href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/shkup-marr%C3%ABveshja-e-ohrit-mbetet-udh%C3%ABrr%C3%ABfyese-p%C3%ABr-nj%C3%AB-shoq%C3%ABri-moderne\/a-73629747\"><strong>Marr\u00ebveshja e Ohrit<\/strong><\/a>\u00a0i transformoi institucionet e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, por jo domosdoshm\u00ebrisht marr\u00ebdh\u00ebniet mes komuniteteve. \u201cDistanca etnike po rritet, sistemi arsimor mbetet i ndar\u00eb dhe t\u00eb dy komunitetet po e kuptojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb pak nj\u00ebri-tjetrin\u201d, tha ai p\u00ebr DW.<\/p>\n<p>Sipas Schenkerit, marr\u00ebveshja krijoi institucione dhe rregulla t\u00eb reja qeverisjeje, por nuk arriti t\u00eb nxis\u00eb pajtimin ose nj\u00eb vizion t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ardhmen. \u201cSecila pal\u00eb ruan interpretimin e vet p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb vitin 2001. Nj\u00ebzet e pes\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, ekziston nevoja p\u00ebr platforma ku njer\u00ebzit mund t\u2019i diskutojn\u00eb hapur k\u00ebto dallime. Perspektiva t\u00eb ndryshme ekzistojn\u00eb, por njer\u00ebzit duhet t\u00eb flasin me nj\u00ebri-tjetrin\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, vitet e ngecjes s\u00eb integrimit n\u00eb BE kan\u00eb ushqyer pasiguri p\u00ebr drejtimin e vendit. Maqedonia e Veriut u b\u00eb vend kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE n\u00eb vitin 2005, por negociatat ende nuk kan\u00eb filluar zyrtarisht. Pas tejkalimit t\u00eb nj\u00eb mosmarr\u00ebveshjeje shum\u00ebvje\u00e7are me Greqin\u00eb p\u00ebr emrin e shtetit, Shkupi u p\u00ebrball me pengesa t\u00eb reja q\u00eb burojn\u00eb nga k\u00ebrkesat e Bullgaris\u00eb lidhur me historin\u00eb, gjuh\u00ebn dhe identitetin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Ky ng\u00ebr\u00e7 i zgjatur jo vet\u00ebm q\u00eb ka dekurajuar p\u00ebrpjekjet reformuese, por ka thelluar edhe tensionet nd\u00ebretnike, pasi perspektiva e zbeht\u00eb e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE ka larguar nj\u00eb nga projektet e pakta unifikuese q\u00eb ndanin si maqedonasit ashtu edhe shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb sfond, pyetjet mbi t\u00eb ardhmen e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut mbeten ngusht\u00eb t\u00eb lidhura me trash\u00ebgimin\u00eb e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit. Muajin e ardhsh\u00ebm, vendi do t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb 35-vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb nga ish-Jugosllavia.<\/p>\n<p>Osmani nuk beson se vendi rrezikon nj\u00eb konflikt t\u00eb ri, por paralajm\u00ebron se tensionet etnike mund t\u00eb rriten gradualisht. \u201cNuk besoj se qytetar\u00ebt duan nj\u00eb problem t\u00eb ri. Por tensionet etnike nuk fillojn\u00eb me konflikt. Ato fillojn\u00eb kur nj\u00eb komunitet humbet gradualisht besimin se sistemi e trajton si t\u00eb barabart\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Edhe Angellov ndan t\u00eb nj\u00ebjtin mendim: \u201cP\u00ebr mua, arritja m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb, se nd\u00ebrsa dikur e shikonim nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebrmes sh\u00ebnjestr\u00ebs s\u00eb pushk\u00ebs, sot pi kafe me disa nga veteran\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb shqiptare\u201d, tha ai.\u00a0<a href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/25-vjet-nga-marr%C3%ABveshja-e-ohrit-paqe-pa-pajtim\/a-78338896\">(DW)<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00ebzet e pes\u00eb vjet pasi Marr\u00ebveshja Korniz\u00eb e Ohrit i dha fund konfliktit t\u00eb vitit&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":44184,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3,32],"tags":[],"class_list":["post-44181","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-maqedoni","category-top-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/44181","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=44181"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/44181\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":44185,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/44181\/revisions\/44185"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/44184"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=44181"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=44181"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=44181"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}