{"id":46998,"date":"2026-08-25T12:49:27","date_gmt":"2026-08-25T10:49:27","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=46998"},"modified":"2026-08-25T12:49:27","modified_gmt":"2026-08-25T10:49:27","slug":"mickoski-fuqishem-e-mbeshtesim-trampin-deshirojme-dialogu-strategjik-me-shba-ne-te-sjelle-rezultate-konkrete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=46998","title":{"rendered":"Mickoski: Fuqish\u00ebm e mb\u00ebshtesim Trampin, d\u00ebshirojm\u00eb dialogu strategjik me SHBA-n\u00eb t\u00eb sjell\u00eb rezultate konkrete"},"content":{"rendered":"<p>Maqedonia i mb\u00ebshtet\u00eb fuqish\u00ebm presidentin amerikan, Donald Tramp dhe administrat\u00ebn e tij dhe d\u00ebshiron q\u00eb dialogu strategjik me Uashingtonin t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb rezultate konkrete n\u00eb sigurin\u00eb, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski n\u00eb intervist\u00ebn ekskluzive p\u00ebr \u201cBrajtbert njus\u201d (Breitbart News).<\/p>\n<p>MARKETING<\/p>\n<p>Description of image<br \/>\nMicksoki theksoi se mb\u00ebshtetja p\u00ebr Trampin nga ana e Qeveris\u00eb s\u00eb Maqedonis\u00eb ka filluar q\u00eb para se ai s\u00ebrish t\u00eb zgjedhet president i SHBA-s\u00eb. Theksoi se Maqedonia ishte mes vendeve t\u00eb para evropiane q\u00eb vendos\u00ebn kontakt me njer\u00ebz nga ekipi i Trampit q\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb tij zgjedhore n\u00eb vitin 2024. P\u00ebrkujtoi se menj\u00ebher\u00eb pas samitit t\u00eb NATO-s n\u00eb Uashington n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2024, Maqedonia u vvizitua nga ekipi i bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Trampit. Qeveria e Maqedonis\u00eb q\u00eb at\u00ebher\u00eb d\u00ebrgoi porosi t\u00eb qart\u00eb se \u00ebsht\u00eb e gatshme p\u00ebr thellim t\u00eb bashk\u00ebpunimit me SHBA-n\u00eb. Pas zgjedhjes s\u00eb Trampit p\u00ebr president, u d\u00ebrgua nj\u00eb delegacion qeveritar n\u00eb inaugurimin e tij n\u00eb Uashington, q\u00eb ishte edhe nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u konfirmuar mb\u00ebshtetja p\u00ebr administrat\u00ebn e re amerikane dhe t\u00eb bisedohet p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cMadje edhe para se t\u00eb b\u00ebhet president i SHBA-s\u00eb, disa njer\u00ebz, t\u00eb ciol\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e perimetrit t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, na vizituan edhe gjat\u00eb fushat\u00ebs kur nuk kishte shum\u00eb kombe evropiane q\u00eb besonin se Trampi do t\u00eb b\u00ebhet president. Ishim zgjedhur si Qeveri n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2024. Menj\u00ebher\u00eb pas samitit t\u00eb NATO-s n\u00eb Uashington n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2024, nj\u00eb ekip i bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb presidentit Tramp na vizitoi n\u00eb Qeveri dhe praktikisht n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishim Qeveria e vetme q\u00eb i priti an\u00ebtar\u00ebt e ekipit t\u00eb presidentit Tramp. Mes tyre ishin sekretari i Tregtis\u00eb, Hauard Lutnik, Devin Nunes, ish-an\u00ebtar i Kongresit, dhe Kris Pavllovski, bashk\u00ebpronar i \u201cRambl\u201d, i cili ka prejardhje maqedonase. Ata na vizituan n\u00eb Qeveri, nd\u00ebrsa ne p\u00ebr\u00e7uam porosi t\u00eb fuqishme p\u00ebr Trampin para se t\u00eb b\u00ebhej president. M\u00eb pas, kur u zgjidh president, u ftova n\u00eb ceremonin\u00eb e inaugurimit dhe delegacioni i Qeveris\u00eb s\u00eb Maqedonis\u00eb e vizitoi Uashingtonin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb e p\u00ebr\u00e7uam porosin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje dhe gatishm\u00ebri p\u00ebr rritje t\u00eb bashk\u00ebpunimti t\u00eb ardhsh\u00ebm\u201d, deklaroi Mickoski.<\/p>\n<p>Ai theksoi se mb\u00ebshtetja p\u00ebr Trampin n\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb mjaft e lart\u00eb, m\u00eb e lart\u00eb se kudo n\u00eb Evrop\u00eb, dhe me k\u00ebnaq\u00ebsi do ta prisja Trampin n\u00eb vnd n\u00ebse orari i presidentit amerikan e lejon at\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMe k\u00ebnaq\u00ebsi do ta pres n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Ai do ta g\u00ebzoj\u00eb mb\u00ebshtetjen e qytetar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb. Kur do t\u00eb ket\u00eb dat\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00eb orarin e vet, ne do t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur ta mir\u00ebpresim n\u00ebse vendos\u00eb ta vizitoj\u00eb rajonin sepse, si\u00e7 thash\u00eb, si jo aq shum\u00eb aleat\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, ne jemi vend i cili, pa dyshim, jep mb\u00ebshtetje kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr administrat\u00ebn e presidentit Tramp. Madje edhe shum\u00eb m\u00eb par\u00eb, edhe para se ai zyrtarisht t\u00eb b\u00ebhej president, kur nuk kishte shum\u00eb vende n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb besonin se ai do ta mposht\u00eb Kamala Harisin gjat\u00eb gar\u00ebs presidenciale\u201d, tha Mickoski.<\/p>\n<p>N\u00eb intervist\u00eb theksoi edhe se Maqedonia disa her\u00eb i ka mb\u00ebshtetur pozitat e SHBA-s\u00eb n\u00eb Kombet e Bashkuara, p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje lidhur me Iranin, Venezuel\u00ebn dhe Kub\u00ebn.<\/p>\n<p>Maqedonia, si\u00e7 theksoi, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtur nga mb\u00ebshtetja e SHBA-s\u00eb, madje edhe n\u00eb situata kur kjo mund t\u00eb kishte pasur \u00e7mim politik.<\/p>\n<p>Kur Amerik\u00ebs i nevojiteshin aleat\u00eb q\u00eb praktikisht t\u00eb merrnin q\u00ebndrime, vendi im nuk fshihej n\u00eb turm\u00eb, deklaroi Mickoski.<\/p>\n<p>Ai e ceki edhe bashk\u00ebpunimin me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin amerikan, Ri\u00e7ard Grenell dhe me ambasadoren amerikane n\u00eb Greqi, Kimberli Gilfojl, posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb pjes\u00ebn e energjetik\u00ebs dhe mund\u00ebsive p\u00ebr eksport amerikan t\u00eb gazit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm natyror n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi pik\u00eb ky\u00e7e e interesave amerikane t\u00eb Ballkanit dhe jemi shtyll\u00eb e fuqishme e mb\u00ebshtetjes s\u00eb interesave amerikane t\u00eb Ballkanit. Do t\u00eb thot\u00eb, praktikisht, pa dyshim q\u00ebndrojm\u00eb pran\u00eb partner\u00ebve tan\u00eb strategjik\u00eb, politikave t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe presidentit Tramp dhe i mb\u00ebshtesim fuqish\u00ebm\u201d, theksoi Mickoski.<\/p>\n<p>Ai shpreson n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim akoma m\u00eb t\u00eb madh mes SHBA-s\u00eb dhe Maqedonis\u00eb n\u00eb muajt n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Mickoski gjithashtu theksoi se Maqedonia ka qen\u00eb mes vendeve t\u00eb para q\u00eb ka n\u00eb filluar bisedime me administrat\u00ebn e Trampit pas vendosjes s\u00eb doganave amerikane dhe se n\u00eb bisedime \u00ebsht\u00eb arritur marr\u00ebveshja dypal\u00ebshe p\u00ebr nj\u00eb norm\u00eb doganore zero.<\/p>\n<p>Sipas tij Maqedonia do t\u00eb kishte norm\u00eb doganore zero p\u00ebr eksportin e produkteve t\u00eb tyre n\u00eb SHBA, nd\u00ebrsa nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb zbatonin zero norm\u00eb doganore p\u00ebr produkte t\u00eb caktuara amerikane. Ai shprehu pritje se marr\u00ebveshja dypal\u00ebshe do t\u00eb  mund t\u00eb n\u00ebnshkruhet zyrtarisht nes\u00ebr gjat\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb KB-s\u00eb n\u00eb Nju-Jork.<\/p>\n<p>\u201cKemi norm\u00eb doganore zero kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr eksport t\u00eb produkteve maqedonase n\u00eb SHBA. Dometh\u00ebn\u00eb, prakitkisht, m\u00eb shum\u00eb ose m\u00eb pak, kemi baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe mendoj se s\u00eb shpejti, me siguri ka gjasa q\u00eb tani gjat\u00eb Asmables\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb KB-s\u00eb t\u00eb kemi takim zyrtar, ose n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb ose kudo qoft\u00eb, q\u00eb ta n\u00ebnsjhkruajm\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe mes dy vendeve. Prandaj mendoj se kjo do t\u00eb shtoj\u00eb vler\u00eb n\u00eb raportin mes dy vendeve\u201d, thot\u00eb Mickoski.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsoi se marr\u00ebveshja e till\u00eb mun dta leht\u00ebsoj\u00eb eksportin amerikan dhe t\u00eb t\u00ebrheq m\u00eb shum\u00eb investitor\u00eb amerikan\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb vend por edhe m\u00eb gjer\u00eb n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>\u201cMeqen\u00ebse k\u00ebt\u00eb vit udh\u00ebtoj p\u00ebr n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb KB-s\u00eb, mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe ose n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb ose n\u00eb Departamentin e Shtetit, cilado q\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e p\u00ebrshtatshme. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne, dhe mendoj se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr SHBA-n\u00eb, sepse p\u00ebrmes nesh, duke rritur bashk\u00ebpunimin ton\u00eb ekonomik, kjo do t\u00eb rris\u00eb edhe bashk\u00ebpunimin dypal\u00ebsh. Bashk\u00ebpunimi yn\u00eb dypal\u00ebsh \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, historikisht. Por me n\u00ebnshkrimin e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje dypal\u00ebshe, gjith\u00e7ka do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb dy vendet. Dometh\u00ebn\u00eb, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kan\u00eb nj\u00eb aleat shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb Ballkan. E di q\u00eb ata e vler\u00ebsojn\u00eb shum\u00eb at\u00eb q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr partneritetin ton\u00eb. Por me k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe, ne do t\u2019i b\u00ebjm\u00eb partneritetet tona dypal\u00ebshe shum\u00eb m\u00eb t\u00eb forta dhe shum\u00eb m\u00eb t\u00eb realizueshme n\u00eb aspektin e bashk\u00ebpunimit ekonomik n\u00eb t\u00eb ardhmen dhe kjo do t\u00eb hap\u00eb dyert p\u00ebr eksportet dhe investitor\u00ebt amerikan\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb rol shum\u00eb m\u00eb ambicioz dhe shum\u00eb m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs jo vet\u00ebm n\u00eb Ballkan, por edhe n\u00eb Evrop\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi\u201d, tha Mickoski.<\/p>\n<p>Ai shpreson se do t\u00eb mund t\u00eb n\u00ebnshkruhen m\u00eb shum\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb jav\u00ebt n\u00eb vijim kur do t\u2019i vizitoj\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Gjithashtu, shprehu shpres se gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb SHBA do t\u00eb ket\u00eb takim me presidentin Tramp.<\/p>\n<p>Mickoski theksoi se Qeveria e RMV-s\u00eb d\u00ebshiron q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Uashingtonin t\u2019i zhvilloj\u00eb jo vet\u00ebm politikisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sigurt, por edhe p\u00ebrmes projekteve konkrete ekonomike,m investimeve dhe bashk\u00ebpunimit infrastrukturor.<\/p>\n<p>Ky, sipas tij, \u00ebsht\u00eb thelbi i dialogut strategjik, t\u00eb cilin Maqedonia e Veriut e filloi me SHBA-n\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Maqedonia i mb\u00ebshtet\u00eb fuqish\u00ebm presidentin amerikan, Donald Tramp dhe administrat\u00ebn e tij dhe d\u00ebshiron q\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28187,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-46998","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-maqedoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/46998","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=46998"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/46998\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":47001,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/46998\/revisions\/47001"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/28187"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=46998"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=46998"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=46998"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}