{"id":47050,"date":"2026-08-25T17:09:59","date_gmt":"2026-08-25T15:09:59","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=47050"},"modified":"2026-08-25T17:09:59","modified_gmt":"2026-08-25T15:09:59","slug":"topsekreti-ne-telefonin-e-shehollit-me-fondet-e-ambasadave-islamike-te-ndertohen-xhami-gjithandej-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=47050","title":{"rendered":"\u201cTopSekreti\u201d n\u00eb telefonin e Shehollit: Me fondet e ambasadave islamike t\u00eb nd\u00ebrtohen xhami gjithandej Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs ka ngritur t\u00eb mart\u00ebn aktakuz\u00eb ndaj Fatmir Shehollit p\u00ebr spiunazh.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00ebn e siguruar nga Klankosova.tv, Prokuroria thot\u00eb se ka shum\u00eb d\u00ebshmi q\u00eb e inkriminojn\u00eb at\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn penale e cila i vihet n\u00eb barr\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb spiunazhi p\u00ebr BIA-n serbe.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e aktakuz\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb dokument t\u00eb cilin Prokuroria e cil\u00ebson si prov\u00eb relevante p\u00ebr v\u00ebrtetimin e natyr\u00ebs s\u00eb kontakteve dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb tij n\u00eb raport me strukturat e sh\u00ebrbimit informativ serb, BIA.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, kryerja e vepr\u00ebs penale nga i pandehuri Sheholli v\u00ebrtetohet edhe nga Raporti Informues i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs i dat\u00ebs 31 mars 2026.<\/p>\n<p>Nga analizimi telefonit celular \u201cApple iPhone\u201d t\u00eb sekuestruar nga Fatmir Sheholli, si dhe 20,914 fotografive dhe imazheve t\u00eb ruajtura n\u00eb folderin \u201cImages\u201d, \u00ebsht\u00eb evidentuar fotografia me mbishkrimin \u201cTop sekret 2\u201d dhe tekst t\u00eb shkruar n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, duke paraqitur p\u00ebrmbajtje t\u00eb karakterit konfidencial, e cila, sipas Prokuroris\u00eb, n\u00eb nd\u00ebrlidhje me provat e tjera t\u00eb administruara, konsiderohet relevante p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar natyr\u00ebn e kontakteve dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb t\u00eb pandehurit n\u00eb raport me strukturat e sh\u00ebrbimit informativ serb, BIA.<\/p>\n<p>N\u00eb dokument, mes tjerash, thuhet:<\/p>\n<p>\u201cPasi q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb marr\u00ebveshje me operativ\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Kosmet, mbledhjen e fondeve nga ambasadat islamike n\u00eb Beograd shumica e k\u00ebtyre parave do t\u00eb investohen n\u00eb nd\u00ebrtimin e xhamive. Xhamit\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrtohen n\u00eb vende t\u00eb dukshme si af\u00ebr autoudh\u00ebve, shkollave, qendrave tregtare nd\u00ebrsa xhamit\u00eb n\u00eb fshatrat e m\u00ebdha duhet t\u00eb dyfishohen dhe trefishohen\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb dokument p\u00ebrmendet gjithashtu zgjerimi i shkollave islame dhe p\u00ebrfshirja e personave nga Kosova dhe rajoni.<\/p>\n<p>\u201cPran\u00eb xhamive, shkollat islamike (medreset\u00eb) duhet t\u00eb shtrihen n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin edhe n\u00eb ato vende ku interesimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl, f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb rritur duhet t\u00eb barten nga vendet ku feja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se kombi si nga vendet Mitrovic\u00eb, Vushtrri, Gjeneral Jankoviq, Ka\u00e7anik, Dragash dhe Prizren\u201d.<\/p>\n<p>Sipas dokumentit, \u201ckrahas operativ\u00ebve shqiptar\u00eb kontribut t\u00eb madh do t\u00eb japin edhe njer\u00ebzit tan\u00eb nga Maqedonia, Bosnja dhe Sanxhaku\u201d, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe persona t\u00eb tjer\u00eb \u201ct\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr ne dhe t\u00eb aktivizohen n\u00eb Islam\u201d.<\/p>\n<p>Dokumenti pretendon po ashtu se udh\u00ebheq\u00ebsit e bashk\u00ebsive islame t\u00eb Serbis\u00eb, Maqedonis\u00eb, Bosnj\u00ebs dhe Kosov\u00ebs jan\u00eb \u201cn\u00ebn kontrollin ton\u00eb\u201d dhe se po punohet p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e personave me komb\u00ebsi shqiptare me ndikim n\u00eb sport, media, muzik\u00eb dhe politik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEdhe n\u00eb disa parti politike kemi njer\u00ebzit tan\u00eb t\u00eb cil\u00ebt punojn\u00eb p\u00ebr ne dhe t\u00eb cil\u00ebt e p\u00ebrkrahin fuqish\u00ebm islamin dhe t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb lidhur me udh\u00ebheq\u00ebsit islam\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb duke shp\u00ebrndar\u00eb islamin edhe n\u00eb vendet ku nuk ka pasur kurr\u00eb xhami\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb dokumentit p\u00ebrmenden edhe persona t\u00eb deleguar n\u00eb vendet per\u00ebndimore nga bashk\u00ebsit\u00eb islame t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Sanxhakut, t\u00eb cil\u00ebt, sipas p\u00ebrmbajtjes s\u00eb dokumentit, jan\u00eb \u201cn\u00ebn urdhrat e ambasadave tona n\u00eb Zvic\u00ebr, Gjermani dhe Belgjik\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Dokumenti pretendon se synimi ishte krijimi i nj\u00eb atmosfere n\u00eb Kosov\u00eb ku njer\u00ebzit \u201ct\u00eb ndjehen sikur po jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb huaj\u201d, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e rinis\u00eb t\u00eb largohej nga Kosova dhe nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb vendoste p\u00ebr fen\u00eb islame.<\/p>\n<p>\u201cPas 20 viteve Kosova do t\u00eb duket si Kandahar. Fuqit\u00eb per\u00ebndimore do t\u00eb ndryshojn\u00eb mendimin p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe k\u00ebshtu do t\u00eb vendosin p\u00ebr kthimin e Kosov\u00ebs n\u00ebn juridiksionin e Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb dokument p\u00ebrmendet edhe nj\u00eb pretendim p\u00ebr p\u00ebrs\u00ebritjen e p\u00ebrndjekjes s\u00eb shqiptar\u00ebve drejt Turqis\u00eb, por k\u00ebt\u00eb her\u00eb, sipas p\u00ebrmbajtjes s\u00eb tij, jo p\u00ebrmes forc\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, m\u00eb 5 gusht 2025, Fatmir Sheholli ia kishte d\u00ebrguar personit Viktor Makedonija dokumentin e lartcekur \u201cTop Secret 2\u201d, me markimin \u201cCONFIDENTIAL\u201d n\u00eb prapavij\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria pretendon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument paraqitet nj\u00eb plan apo program politik dhe strategjik i fsheht\u00eb, i cili synon zgjerimin e ndikimit t\u00eb radikalizimit islamik n\u00eb Kosov\u00eb dhe rajon, si dhe p\u00ebrfshirjen e figurave me ndikim n\u00eb sport, muzik\u00eb, media dhe politik\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analizimi i dokumentit t\u00eb gjetur n\u00eb telefonin e t\u00eb pandehurit Fatmir Sheholli, sipas aktakuz\u00ebs, rezulton se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb plan veprimi q\u00eb synon destabilizimin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, krijimin e perceptimit t\u00eb saj si shtet i radikalizuar dhe ekstremist dhe d\u00ebmtimin e pozit\u00ebs s\u00eb saj nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Dokumenti, sipas Prokuroris\u00eb Speciale, parasheh shfryt\u00ebzimin e rrjeteve t\u00eb personave t\u00eb angazhuar n\u00eb Kosov\u00eb dhe rajon p\u00ebr financimin dhe p\u00ebrhapjen e aktiviteteve fetare, si dhe ndikimin te figura dhe prij\u00ebs fetar\u00eb, me q\u00ebllim t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb narrative negative p\u00ebr Kosov\u00ebn, nxitjes s\u00eb migrimit dhe ndikimit n\u00eb q\u00ebndrimet e vendeve per\u00ebndimore ndaj saj.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, aktakuza thot\u00eb se dokumenti p\u00ebrshkruan si synim afatgjat\u00eb krijimin e nj\u00eb gjendjeje n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Kosova do t\u00eb perceptohej si nj\u00eb shoq\u00ebri e radikalizuar dhe e destabilizuar, duke krijuar k\u00ebshtu kushte p\u00ebr ndryshimin e q\u00ebndrimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ndaj statusit t\u00eb saj dhe kthimin e saj n\u00ebn juridiksionin e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAndaj, p\u00ebrmbajtja e k\u00ebtij dokumenti, s\u00eb bashku me faktin se i pandehuri Fatmir Sheholli e ka pranuar dhe shp\u00ebrndar\u00eb at\u00eb, n\u00eb nd\u00ebrlidhje me provat e tjera t\u00eb administruara, tregon se veprimet e tij kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrcjelljes dhe realizimit t\u00eb synimeve t\u00eb BIA-s\u00eb serbe\u201d, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb aktakuz\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs ka ngritur t\u00eb mart\u00ebn aktakuz\u00eb ndaj Fatmir Shehollit p\u00ebr spiunazh. N\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":47053,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4,32],"tags":[],"class_list":["post-47050","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove","category-top-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/47050","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=47050"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/47050\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":47054,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/47050\/revisions\/47054"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/47053"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=47050"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=47050"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=47050"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}