{"id":47366,"date":"2026-08-27T11:00:29","date_gmt":"2026-08-27T09:00:29","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=47366"},"modified":"2026-08-27T11:00:29","modified_gmt":"2026-08-27T09:00:29","slug":"ne-idrizove-shqipja-ndalet-ne-klasen-e-peste-pas-saj-femijet-duhet-te-zgjedhin-mes-maqedonishtes-ose-udhetimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=47366","title":{"rendered":"N\u00eb Idrizov\u00eb shqipja ndalet n\u00eb klas\u00ebn e pest\u00eb: Pas saj, f\u00ebmij\u00ebt duhet t\u00eb zgjedhin mes maqedonishtes ose udh\u00ebtimit"},"content":{"rendered":"<p>Nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb n\u00eb Idrizov\u00eb detyrohen t\u00eb zgjedhin mes gjuh\u00ebs amtare dhe largimit nga vendbanimi pasi m\u00ebsimi n\u00eb shqip n\u00eb SHFK \u201cNjegosh\u201d m\u00ebsohet vet\u00ebm deri n\u00eb klas\u00ebn e pest\u00eb. P\u00ebr t\u00eb vazhduar arsimin fillor n\u00eb shqip deri n\u00eb klas\u00ebn e n\u00ebnt\u00eb, ata duhet t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb n\u00eb vendbanim tjet\u00ebr, nd\u00ebrsa alternativa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb m\u00ebsimin n\u00eb gjuh\u00ebn maqedonase. Prind\u00ebrit akuzojn\u00eb partit\u00eb shqiptare p\u00ebr neglizhenc\u00eb dhe munges\u00eb vullneti politik p\u00ebr zgjidhjen e problemit, kurse institucionet luajn\u00eb \u2018ping-pong\u2019 me p\u00ebrjgegj\u00ebsin\u00eb derisa banor\u00ebt me dekada p\u00ebrballen me k\u00ebt\u00eb problem, shkruan Portalb.mk.<\/p>\n<p>Prindi Rizvan Seferi, p\u00ebr Portalb.mk, thot\u00eb se problemi me munges\u00ebn e m\u00ebsimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb daton q\u00eb nga vitet \u201970-\u201980 dhe, pavar\u00ebsisht disa p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr hapjen e nj\u00eb paraleleje shqipe, deri m\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb gjetur zgjidhje.<\/p>\n<p>Sipas tij, nj\u00eb nga mund\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr zgjidhjen e problemit ishte n\u00eb vitin 2019, kur minist\u00ebr i Arsimit ishte Arb\u00ebr Ademi. Seferi tregon se at\u00ebher\u00eb nga shkolla u ishte th\u00ebn\u00eb se nuk ekzistonin kushtet p\u00ebr hapjen e paraleles, pas s\u00eb cil\u00ebs nx\u00ebn\u00ebsit u shp\u00ebrndan\u00eb dhe u regjistruan n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cKongresi i Manastirit\u201d dhe n\u00eb shkoll\u00ebn e Odnjanc\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrpjekje, sipas tij, u b\u00eb n\u00eb vitin 2023, kur u ngrit s\u00ebrish iniciativa p\u00ebr hapjen e paraleles n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. At\u00ebher\u00eb, Inspektorati kishte kontrolluar kushtet n\u00eb shkoll\u00eb dhe, sipas Seferit, kishte konstatuar se ato plot\u00ebsoheshin edhe p\u00ebr zhvillimin e m\u00ebsimit n\u00eb shqip. Edhe mund\u00ebsia e organizimit t\u00eb m\u00ebsimit n\u00eb dy nd\u00ebrrime ishte pranuar nga prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>\u201cNe ishim dakord q\u00eb t\u2019i sillnim f\u00ebmij\u00ebt edhe n\u00eb nd\u00ebrrimin e dyt\u00eb\u201d, thot\u00eb Seferi, duke shtuar se prind\u00ebrit ishin t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ndihmonin edhe vet\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve, vet\u00ebm q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb mos detyroheshin t\u00eb udh\u00ebtonin dhjet\u00ebra kilometra p\u00ebr t\u00eb ndjekur m\u00ebsimin n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>Ai thekson se numri i nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb ka r\u00ebn\u00eb ndjesh\u00ebm nd\u00ebr vite. Nga rreth 1.400 nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb kishte m\u00eb par\u00eb, sot shkolla, sipas tij, nuk ka rreth 500. Seferi thot\u00eb se n\u00eb klasat e para deri n\u00eb t\u00eb pestat dikur kishte vazhdimisht mbi 20 nx\u00ebn\u00ebs, nd\u00ebrsa sot numri ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb shtat\u00eb ose tet\u00eb, pasi disa prind\u00ebr, p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019i d\u00ebrguar f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb shkolla t\u00eb tjera, detyrohen t\u2019i regjistrojn\u00eb n\u00eb m\u00ebsimin n\u00eb gjuh\u00ebn maqedonase.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse do t\u00eb kishte paralele n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, numri sigurisht q\u00eb do t\u00eb ishte mbi 20 nx\u00ebn\u00ebs\u201d, shprehet ai.<\/p>\n<p>Seferi kujton se vet\u00ebm n\u00eb vitin 2019 kishte mbi 100 nx\u00ebn\u00ebs nga klasa e par\u00eb deri n\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn, nd\u00ebrsa disa nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb ishin regjistruar n\u00eb shkolla t\u00eb tjera kishin shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb t\u00eb ktheheshin n\u00ebse do t\u00eb hapej paralelja n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>Sipas tij, p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr moszgjidhjen e problemit \u00ebsht\u00eb bartur mes Komun\u00ebs s\u00eb Gazi Bab\u00ebs dhe shkoll\u00ebs. \u201cKur jemi ankuar n\u00eb Komun\u00ebn e Gazi Bab\u00ebs, ata kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se faji \u00ebsht\u00eb te shkolla, nd\u00ebrsa shkolla ka th\u00ebn\u00eb se problemi \u00ebsht\u00eb te komuna\u201d, thot\u00eb Seferi.<\/p>\n<p>Ai thekson se \u00e7\u00ebshtja, sipas tij, nuk duhet t\u00eb shihet nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi partiak, por si nj\u00eb problem q\u00eb prek drejtp\u00ebrdrejt f\u00ebmij\u00ebt dhe familjet e tyre.<\/p>\n<p>\u201cNeve nuk na intereson cila parti politike \u00ebsht\u00eb. Na intereson q\u00eb shkoll\u00ebn t\u00eb na e ofrojn\u00eb af\u00ebr sht\u00ebpis\u00eb, ashtu si nx\u00ebn\u00ebsit maqedonas q\u00eb shkoll\u00ebn e kan\u00eb n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb\u201d, p\u00ebrfundon Seferi.<\/p>\n<p>Sipas profesorit universitar dhe ekspertit t\u00eb arsimit, Avzi Mustafa, i cili p\u00ebr Portalb.mk, tha se problemi nuk duhet par\u00eb vet\u00ebm te shkollat, por edhe te m\u00ebnyra se si \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar dhe funksionon sistemi edukativo-arsimor. Pasi, si\u00e7 shtoi ai, sa her\u00eb q\u00eb flitet p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e arsimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, shfaqen barriera q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve shqiptar\u00eb u pamund\u00ebsojn\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre amtare.<\/p>\n<p>Mustafa thekson se \u00e7do nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb jeton n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut duhet t\u00eb jet\u00eb i barabart\u00eb me komunitetet e tjera dhe se mbi k\u00ebt\u00eb parim duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet edhe infrastruktura arsimore.<\/p>\n<p>\u201cKjo q\u00eb ndodh dhe ngritja e barrierave, ku n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb nuk mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e vet, \u00ebsht\u00eb e pakuptimt\u00eb si p\u00ebr shtetin, ashtu edhe p\u00ebr sistemin edukativo-arsimor dhe demokracin\u00eb\u201d, vler\u00ebson Mustafa.<br \/>\nSipas tij, krijimi i pengesave p\u00ebr arsimimin n\u00eb gjuh\u00ebn amtare mund t\u00eb ndikoj\u00eb edhe n\u00eb bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrmjet komuniteteve n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Mustafa vler\u00ebson se mungesa e shoq\u00ebrimit dhe bashk\u00ebpunimit t\u00eb mjaftuesh\u00ebm nd\u00ebrmjet komuniteteve, s\u00eb bashku me pengesat n\u00eb realizimin e t\u00eb drejtave gjuh\u00ebsore, mund t\u00eb krijojn\u00eb probleme t\u00eb reja sociale dhe nd\u00ebretnike, t\u00eb cilat, si\u00e7 thot\u00eb ai, nuk do t\u00eb duhej t\u00eb shfaqeshin n\u00eb t\u00eb ardhmen n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>P\u00ebr problemin n\u00eb SHFK \u201cNjegosh\u201d n\u00eb Idrizov\u00eb, kan\u00eb reaguar edhe nga Aleanca p\u00ebr Shqiptar\u00ebt. Nga partia thon\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb prej vitesh mbetet e pazgjidhur dhe se nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb p\u00ebrballen me pengesa p\u00ebr t\u00eb ndjekur arsimin n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre amtare.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e papranueshme q\u00eb n\u00eb vitin 2026 f\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen ende me pengesa t\u00eb tilla\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e Aleanc\u00ebs p\u00ebr Shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Nga ASH-ja k\u00ebrkojn\u00eb nga Ministria e Arsimit dhe Qeveria q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrin procedurat p\u00ebr hapjen e paraleleve n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe nga klasa e gjasht\u00eb deri n\u00eb t\u00eb n\u00ebnt\u00ebn n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cNjegosh\u201d.<\/p>\n<p>Partia e lidh k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje edhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e VLEN-it, duke theksuar se ata jan\u00eb pjes\u00eb e Qeveris\u00eb dhe se n\u00eb Ministrin\u00eb e Arsimit dhe Shkenc\u00ebs ka z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr shqiptar.<\/p>\n<p>\u201cF\u00ebmij\u00ebt e Idrizov\u00ebs nuk k\u00ebrkojn\u00eb privilegje. K\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb u takon\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e Aleanc\u00ebs p\u00ebr Shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Ministria e Arsimit dhe Shkenc\u00ebs (MASH), p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e hedh te Komuna e Gazi Bab\u00ebs, si themeluese e shkoll\u00ebs. Nga ministria p\u00ebr Portalb.mk, than\u00eb se p\u00ebr zhvillimin e procesit edukativo-arsimor n\u00eb arsimin fillor p\u00ebrgjegj\u00ebs \u00ebsht\u00eb komuna dhe se ministria uk mund t\u00eb organizoj\u00eb procesin m\u00ebsimor n\u00eb arsimin e ul\u00ebt n\u00eb 80 komuna. Por, nga MASH-i, shtuan se kjo shkoll\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb shkollave ku do t\u00eb ket\u00eb nd\u00ebrtim t\u00eb klasave t\u00eb reja.<\/p>\n<p>\u201cProblemet me nx\u00ebn\u00ebsit nuk duhet t\u00eb politizohen dhe t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr pik\u00eb politike. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pal\u00ebt \u00ebsht\u00eb e d\u00ebmshme dhe duhet t\u00eb gjendet zgjidhje p\u00ebr ta tejkaluar k\u00ebt\u00eb problem. Klasat do t\u00eb nd\u00ebrtohen edhe n\u00eb at\u00eb shkoll\u00eb\u201d, u shprehen nga MASH.<\/p>\n<p>Portalb.mk ka kontaktuar edhe Komun\u00ebn e Gazi Bab\u00ebs, por deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij teksti nuk kemi marr\u00eb p\u00ebrgjigje nga atje. <\/p>\n<p>Ndryshe, problemi me munges\u00ebn e m\u00ebsimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e Idrizov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb i ri. N\u00eb vitin 2023, pas k\u00ebrkesave t\u00eb prind\u00ebrve dhe nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, ishte paralajm\u00ebruar hapja e nj\u00eb paraleleje shqipe p\u00ebr klas\u00ebn e gjasht\u00eb n\u00eb SHFK \u201cNjegosh\u201d, nd\u00ebrsa 13 nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht u sistemuan n\u00eb SHFK \u201cKongresi i Manastirit\u201d n\u00eb \u00c7air. Megjithat\u00eb, edhe pas nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb Inspektoratit Shtet\u00ebror t\u00eb Arsimit dhe Avokatit t\u00eb Popullit, \u00e7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme, nd\u00ebrsa nx\u00ebn\u00ebsit vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me t\u00eb nj\u00ebjtin problem p\u00ebr vite me radh\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb n\u00eb Idrizov\u00eb detyrohen t\u00eb zgjedhin mes gjuh\u00ebs amtare dhe largimit nga vendbanimi pasi&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":47369,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-47366","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-maqedoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/47366","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=47366"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/47366\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":47370,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/47366\/revisions\/47370"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/47369"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=47366"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=47366"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=47366"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}