{"id":47790,"date":"2026-08-29T13:59:13","date_gmt":"2026-08-29T11:59:13","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=47790"},"modified":"2026-08-29T13:59:13","modified_gmt":"2026-08-29T11:59:13","slug":"gjini-paralajmeron-protesta-greva-e-bojkot-nese-vazhdon-bllokimi-i-kuvendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=47790","title":{"rendered":"\u200bGjini paralajm\u00ebron protesta, greva e bojkot n\u00ebse vazhdon bllokimi i Kuvendit"},"content":{"rendered":"<p>Protesta, bojkot dhe greva po paralajm\u00ebron kryetari i Aleanc\u00ebs, Ardian Gjini, n\u00ebse vazhdon bllokimi i konstituimit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjini, n\u00eb emisionin \u201cIntervista e jav\u00ebs\u201d n\u00eb KosovaPress, ka th\u00ebn\u00eb se situata institucionale n\u00eb vend mund t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohet, nd\u00ebrsa ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb hapur mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb reagimet politike t\u00eb marrin forma t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Ai ka theksuar se ende nuk mund t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb se cilat do t\u00eb jen\u00eb veprimet konkrete, pasi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, sipas tij, nevojiten koordinim dhe konsultime me akter\u00ebt politik\u00eb e shoq\u00ebror\u00eb.<\/p>\n<p>Gjini ka akuzuar L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje dhe kryeministrin n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, se n\u00eb vazhdim\u00ebsi kan\u00eb shkelur normat kushtetuese dhe ligjore p\u00ebr sa i p\u00ebrket afateve kushtetuese p\u00ebr konstituimin e Kuvendit. Sipas tij, situata aktuale rrezikon t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb precedent ku mosrespektimi i rregullave kushtetuese b\u00ebhet pjes\u00eb e funksionimit t\u00eb zakonsh\u00ebm politik.<\/p>\n<p>\u201cA do t\u00eb ket\u00eb intensifikim t\u00eb veprimeve? Un\u00eb po besoj q\u00eb po, p\u00ebr shkak se. Nuk mundem me e ditur tash, p\u00ebr shkak se duhet me pas koordinim, duhet me pas konsultime me t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit. Por p\u00ebr me e th\u00ebn\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb par\u00ebn. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Kosova po hyn n\u00eb nj\u00eb terren prej t\u00eb cilit nuk e di se cilat kan\u00eb me qen\u00eb metodat me dal\u00eb. Dometh\u00ebn\u00eb, Kosova \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 tash jasht\u00eb \u00e7do norme kushtetuese, nd\u00ebrsa shum\u00eb shpejt ka me qen\u00eb komplet n\u00eb pik\u00ebn nemo t\u00eb kushtetutshm\u00ebris\u00eb&#8230; 08:51 Tash po b\u00ebhen disa vite q\u00eb ne e shohim past\u00ebr q\u00eb Vet\u00ebvendosja edhe kryetari i Vet\u00ebvendosjes, nuk hezitojn\u00eb fare me e shkel norm\u00ebn kushtetuese, norm\u00ebn ligjore, nuk hezitojn\u00eb fare me dal\u00eb jasht\u00eb t\u00eb gjith\u00eb asaj q\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e civilizuar quhet kontrat\u00eb. Kontrat\u00eb, pajtim i shoq\u00ebris\u00eb se qysh me u sjell\u00eb&#8230;Manifestimet munden me qen\u00eb t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshme. Munden me pasur protesta, mundet me pasur bojkote, mundet me pasur greva, po gjithmon\u00eb di\u00e7ka ndodh. Kur njer\u00ebzit e shohin q\u00eb rruga t\u00eb cil\u00ebn e kan\u00eb marr\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb cil\u00ebt marrin vendime n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb rruga e cila po e \u00e7on Kosov\u00ebn drejt shkat\u00ebrrimit\u201d, thekson Gjini.<\/p>\n<p>Paralajm\u00ebrimi i Gjinit vjen n\u00eb koh\u00ebn kur Kuvendi vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u konstituuar, pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Kurtit p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar p\u00ebr zgjedhjen e presidentit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, Kurti u takua dit\u00eb m\u00eb par\u00eb me kryetarin e LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku, ku, mes tjerash, n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim jan\u00eb p\u00ebrmendur edhe emra konkret\u00eb p\u00ebr president konsensual.<\/p>\n<p>E Gjini kritikoi m\u00ebnyr\u00ebn sesi po zhvillohen diskutimet, duke th\u00ebn\u00eb se aktualisht ky proces po e d\u00ebmton r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e pozit\u00ebs s\u00eb presidentit.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb bisedimet nd\u00ebrmjet LVV-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb po krijohet p\u00ebrshtypja sikur kandidat\u00ebt p\u00ebr president po p\u00ebrzgjidhen p\u00ebrmes nj\u00eb procesi intervistimi.<\/p>\n<p>Ai ka n\u00ebnvizuar se, pavar\u00ebsisht emrit q\u00eb dakordohen LVV dhe LDK, ata nuk do t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb zgjedhjen e presidentit pa pasur garanca t\u00eb forta p\u00ebr zbatimin e gjasht\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb tyre, p\u00ebrfshir\u00eb gazin amerikan.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka kurrgj\u00eb t\u00eb keqe n\u00ebse partit\u00eb politike takohen. N\u00ebse kan\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim ose di\u00e7ka t\u00eb ngjashme, edhe un\u00eb nuk e gjykoj Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs pse po takohet. Por k\u00ebtu duhet me e par\u00eb k\u00ebt\u00eb proces edhe prej nj\u00eb k\u00ebndi tjet\u00ebr&#8230; N\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb situata asisoj, saq\u00eb me t\u2019u krijuar p\u00ebrshtypja q\u00eb Albin Kurti edhe Lumir Abdixhiku, kan\u00eb me i marr\u00eb n\u00eb intervist\u00eb nja kat\u00ebr-pes\u00eb njer\u00ebz edhe me th\u00ebn\u00eb, hajde cilin po e b\u00ebjm\u00eb president. \u00cbsht\u00eb degradim total i vet\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb presidentit. Edhe prap\u00eb, k\u00ebto jan\u00eb reflektime t\u00eb cilat, edhe pse dikush mundet mos me mb\u00ebrri me i shpjeguar, vet\u00eb qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb m\u00eb respekt p\u00ebr zyr\u00ebn e presidentit&#8230; Jo, nuk kemi pse me u p\u00ebrfshi ne, n\u00ebse kan\u00eb dakordim jan\u00eb OK. Ne mundemi me u p\u00ebrfshi vet\u00ebm n\u00ebse qeveria ka me i th\u00ebn\u00eb q\u00eb po e kemi me i kry gjasht\u00eb pika, ka me ia d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr ambasad\u00ebs amerikane q\u00eb e pranon LNG-n\u00eb, ka me u zotuar q\u00eb ka me e nd\u00ebrtuar termocentralin edhe me e buxhetuar\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr propozimin e Faton Bislimit p\u00ebr president, Gjini ka vler\u00ebsuar rolin e ambasadorit \u00cbilliam \u00cbalker dhe ish-kongresistit Joe DioGuardi, duke i cil\u00ebsuar t\u00eb dy si figura shum\u00eb t\u00eb respektuara dhe me kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai shtoi se nuk varet asgj\u00eb nga Aleanca, duke i vler\u00ebsuar letrat si pjes\u00eb t\u00eb aktiviteteve lobuese t\u00eb vet\u00eb Bislimit.<\/p>\n<p>\u201cFillimisht duhet me th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb dy, edhe ambasadori \u00cbalker edhe ish-kongresisti DioGuardi jan\u00eb persona shum\u00eb t\u00eb respektuar. Edhe prej an\u00ebs sime, edhe prej an\u00ebs s\u00eb Aleanc\u00ebs, por edhe n\u00eb Kosov\u00eb. Dometh\u00ebn\u00eb e kan\u00eb luajtur nj\u00eb rol tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb cilin nuk besoj q\u00eb ka nevoj\u00eb as me e elaboruar. Edhe Faton Bislimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person i vlefsh\u00ebm i njohur, po problemi \u00ebsht\u00eb. Letrat q\u00eb kan\u00eb ardh\u00eb nuk k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjigje, ato kan\u00eb ardh\u00eb letra lobuese, \u00e7far\u00eb b\u00ebhen edhe n\u00eb Amerik\u00eb. Dometh\u00ebn\u00eb, persona t\u00eb caktuar lobojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb person, edhe un\u00eb nuk i kam par\u00eb si letra t\u00eb cilat kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjigje, mir\u00ebpo i kam marr\u00eb si letra lobimi. Problemi im \u00ebsht\u00eb sakt\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb e thash\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara. Nuk merren kandidat\u00ebt p\u00ebr president n\u00eb intervist\u00eb, o njer\u00ebz, nuk b\u00ebhet k\u00ebshtu kjo pun\u00eb. Dometh\u00ebn\u00eb ata kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb plot\u00ebsisht, se \u00ebsht\u00eb edhe kultura amerikane q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndoshta m\u00eb e mira n\u00eb bot\u00eb me lobuar, po nuk jam un\u00eb ai q\u00eb vendos\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Sipas Gjinit, me zvarritjen e formimit t\u00eb institucioneve t\u00eb reja, lideri i LVV-s\u00eb, Albin Kurti, po d\u00ebshiron zgjedhje t\u00eb reja.<\/p>\n<p>\u201cAjo logjik\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb: me i akuzuar t\u00eb tjer\u00ebt pse po shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje, p\u00ebr shkak se edhe \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb far\u00eb ndjenje n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e keqe q\u00eb mundet me i ndodhur Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb me shkuar n\u00eb zgjedhje. \u00cbsht\u00eb joracionale. Mir\u00ebpo kjo \u00ebsht\u00eb ndjenja q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar. Gj\u00ebja m\u00eb e keqe q\u00eb mundet me i ndodhur Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb me i pasur k\u00ebto qeveri t\u00eb posht\u00ebrta. Jo me shkuar n\u00eb zgjedhje. Edhe nj\u00ebzet her\u00eb me shkuar n\u00eb zgjedhje, nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e keqja me shkuar n\u00eb zgjedhje, se kan\u00eb me dal\u00eb me votuar nj\u00eb dit\u00eb edhe aq \u00ebsht\u00eb. Mir\u00ebpo nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb me u p\u00ebrs\u00ebritur zgjedhjet kaq shpesh q\u00eb t\u00eb jemi korrekt. Edhe p\u00ebr ne, edhe ne mendojm\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ashtu. Mir\u00ebpo k\u00ebta e kan\u00eb sjell\u00eb situat\u00ebn n\u00eb at\u00eb gjendje mentale q\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e keqja \u00e7far\u00eb mundet me i ndodhur Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb me shkuar edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb zgjedhje. Q\u00eb \u00ebsht\u00eb BS (bullshit). Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb&#8230; katastrofa nuk jan\u00eb zgjedhjet, katastrofa \u00ebsht\u00eb me e shkelur Kushtetut\u00ebn n\u00eb vazhdim\u00ebsi edhe me dal\u00eb jasht\u00eb normave kushtetuese totalisht\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb \u201cIntervist\u00ebn e jav\u00ebs\u201d, Gjini foli edhe p\u00ebr raportin me Ramush Haradinajn dhe pretendimet p\u00ebr ndikimin e tij n\u00eb drejtimin e Aleanc\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai ka pranuar se Haradinaj mbetet nj\u00eb figur\u00eb me pesh\u00eb t\u00eb madhe politike, duke e cil\u00ebsuar p\u00ebrvoj\u00ebn dhe potencialin e tij politik si vlera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Aleanc\u00ebn. Por, sa i p\u00ebrket drejtimit t\u00eb partis\u00eb, Gjini ka qen\u00eb i prer\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka parti n\u00eb Kosov\u00eb, ndoshta as n\u00eb Ballkan q\u00eb nuk kishte pasur d\u00ebshir\u00eb me e pasur Ramush Haradinajn n\u00eb af\u00ebr. P\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs, potenc\u00ebs politike e t\u00eb gjitha ato \u00e7ka ekzistojn\u00eb. Por un\u00eb jam kryetar i Aleanc\u00ebs. Tani e di q\u00eb ka njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb duke e par\u00eb pak a shum\u00eb me skeps\u00eb energjin\u00eb n\u00eb Aleanc\u00eb, insistimin, politikat t\u00eb cilat i kemi zhvilluar po edhe rritjen, jan\u00eb duke e par\u00eb. Edhe detyrimisht q\u00eb dikush duhet me e \u00e7pik di\u00e7ka, me th\u00ebn\u00eb di\u00e7ka q\u00eb di\u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull. Por e v\u00ebrteta e plot\u00eb \u00ebsht\u00eb e shum\u00eb e past\u00ebr, un\u00eb jam kryetar i Aleanc\u00ebs, e udh\u00ebheq Aleanc\u00ebn. Ramush Haradinaj \u00ebsht\u00eb kryetar nderi i Aleanc\u00ebs. Edhe un\u00eb prap\u00eb po ju them, dometh\u00ebn\u00eb Ramushi nuk heziton fare me u ky\u00e7 n\u00ebse e k\u00ebrkojm\u00eb, ai nuk heq dor\u00eb prej mendimit t\u00eb tij politik edhe s\u2019duhet me heq dor\u00eb. Mir\u00ebpo Aleanc\u00ebn e udh\u00ebheq un\u00eb\u201d, p\u00ebrfundoi kryetari i Aleanc\u00ebs, Ardian Gjini.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Protesta, bojkot dhe greva po paralajm\u00ebron kryetari i Aleanc\u00ebs, Ardian Gjini, n\u00ebse vazhdon bllokimi i&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33978,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-47790","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/47790","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=47790"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/47790\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":47793,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/47790\/revisions\/47793"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/33978"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=47790"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=47790"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=47790"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}