{"id":47845,"date":"2026-08-29T16:34:08","date_gmt":"2026-08-29T14:34:08","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=47845"},"modified":"2026-08-29T16:34:08","modified_gmt":"2026-08-29T14:34:08","slug":"aktakuza-ndaj-shehollit-hap-dosjen-e-zeze-te-spiunazhit-racaj-zbulon-cfare-fshihet-pas-rastit-paralajmeron-kete-gje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=47845","title":{"rendered":"Aktakuza ndaj Shehollit hap \u201cdosjen e zez\u00eb\u201d t\u00eb spiunazhit, Racaj zbulon \u00e7far\u00eb fshihet pas rastit \u2013 paralajm\u00ebron k\u00ebt\u00eb gj\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs ka ngritur aktakuz\u00eb ndaj Fatmir Shehollit, duke e akuzuar p\u00ebr bashk\u00ebpunim me Agjencin\u00eb e Siguris\u00eb dhe Informacionit t\u00eb Serbis\u00eb (BIA), si dhe p\u00ebr shantazh ndaj nj\u00eb personi p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej mbi 13 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Sheholli akuzohet p\u00ebr dy vepra penale, \u201cspiunazh\u201d dhe \u201cshantazh\u201d.<\/p>\n<p>Rasti Sheholli ka rikthyer n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve m\u00eb t\u00eb ndjeshme p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs: a kan\u00eb p\u00ebrfunduar rrjetet e spiunazhit me luft\u00ebn, apo 26 vjet pas p\u00ebrfundimit t\u00eb saj, ato vet\u00ebm kan\u00eb ndryshuar form\u00ebn, metodat dhe objektivat?<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr \u201cBota sot\u201d ka folur gjeneral-majori n\u00eb pension n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, Prof. dr. Muhamet Racaj, i cili vler\u00ebson se p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs nuk n\u00ebnkuptoi edhe p\u00ebrfundimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb rrjeteve t\u00eb spiunazhit.<\/p>\n<p>Sipas tij, ajo q\u00eb ka ndryshuar \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si zhvillohet kjo p\u00ebrballje dhe format p\u00ebrmes t\u00eb cilave aktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb informacione dhe t\u00eb ushtrojn\u00eb ndikim.<\/p>\n<p>\u201c26 vjet pas luft\u00ebs, rrjetet e spiunazhit nuk jan\u00eb zhdukur \u2013 kan\u00eb ndryshuar form\u00eb. Rasti Sheholli ka rikthyer n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs: shtrohet pyetja a jan\u00eb zhdukur rrjetet e spiunazhit me p\u00ebrfundimin e luft\u00ebs, apo gjat\u00eb k\u00ebtyre 26 viteve kan\u00eb ndryshuar metodat, format dhe objektivat e tyre? Ose institucionet e Kosov\u00ebs, AKI, Policia e Kosov\u00ebs etj., jan\u00eb aft\u00ebsuar p\u00ebr zbulimin dhe luft\u00ebn kund\u00ebr sh\u00ebrbimeve sekrete q\u00eb veprojn\u00eb kund\u00ebr dhe n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, ka deklaruar Racaj.<\/p>\n<p>Gjenerali n\u00eb pension thekson se n\u00eb analiz\u00ebn e siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs duhet t\u00eb shmanget nj\u00eb qasje e ngusht\u00eb, e cila veprimtarin\u00eb informative e lidh vet\u00ebm me nj\u00eb shtet apo nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb caktuar. Ai vler\u00ebson se prania e aktor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00ebnkupton edhe pranin\u00eb e interesave t\u00eb ndryshme informative, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesat e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb analiz\u00ebn e siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs duhet t\u00eb shmanget \u00e7do qasje e ngusht\u00eb q\u00eb e lidh veprimtarin\u00eb e inteligjenc\u00ebs vet\u00ebm me nj\u00eb shtet apo nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb caktuar. Prania e ambasadave dhe p\u00ebrfaq\u00ebsive t\u00eb shumta diplomatike n\u00ebnkupton edhe pranin\u00eb e interesave t\u00eb ndryshme informative. Krahas sh\u00ebrbimeve t\u00eb vendeve mike, t\u00eb cilat bashk\u00ebpunojn\u00eb me institucionet e Kosov\u00ebs n\u00eb interes t\u00eb siguris\u00eb, mund t\u00eb veprojn\u00eb edhe aktor\u00eb t\u00eb huaj q\u00eb kan\u00eb interesa t\u00eb kund\u00ebrta me shtetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Prandaj, spiunazhi modern duhet par\u00eb si pjes\u00eb e nj\u00eb gare m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb gjeopolitike, ku informacioni \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb prej instrumenteve kryesore t\u00eb pushtetit. P\u00ebrve\u00e7 rekrutimit tradicional t\u00eb individ\u00ebve, sot p\u00ebrdoren rrjetet sociale, dezinformimi, manipulimi i opinionit publik, ndikimi politik, presioni ekonomik, operacionet kibernetike dhe shfryt\u00ebzimi i dob\u00ebsive institucionale\u201d, shprehet Racaj.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb kushtet e sotme, k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj siguris\u00eb komb\u00ebtare nuk kufizohen vet\u00ebm te veprimtarit\u00eb klasike t\u00eb spiunazhit, pasi informacioni dhe ndikimi jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb mjete t\u00eb fuqishme t\u00eb p\u00ebrplasjes gjeopolitike.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, lufta informative dhe operacionet e ndikimit mund t\u00eb jen\u00eb po aq t\u00eb rrezikshme sa k\u00ebrc\u00ebnimet tradicionale ndaj siguris\u00eb. Nj\u00eb informacion i klasifikuar q\u00eb bie n\u00eb duar t\u00eb gabuara mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb nj\u00eb operacion, nj\u00eb institucion apo edhe interesat strategjike t\u00eb shtetit\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr rastin konkret t\u00eb Fatmir Shehollit, Racaj k\u00ebrkon q\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs t\u00eb veprojn\u00eb me seriozitet, profesionaliz\u00ebm dhe maturi, duke b\u00ebr\u00eb dallimin mes dyshimeve dhe fakteve t\u00eb v\u00ebrtetuara n\u00eb procedurat ligjore.<\/p>\n<p>\u201cRasti Sheholli duhet t\u00eb trajtohet me seriozitet institucional, profesionaliz\u00ebm dhe maturi. Nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb krijohet panik apo t\u00eb b\u00ebhen akuza t\u00eb pakonfirmuara, por \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb saj q\u00eb \u00e7do dyshim p\u00ebr veprimtari t\u00eb kund\u00ebrligjshme informative t\u00eb hetohet nga institucionet kompetente dhe, kur provohet, t\u00eb trajtohet n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Agjencia e Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb (AKI) ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Zbulimi dhe parandalimi i veprimtarive q\u00eb cenojn\u00eb sigurin\u00eb komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga sfidat kryesore t\u00eb saj. N\u00ebse institucionet e siguris\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb identifikojn\u00eb dhe neutralizojn\u00eb rrjete apo aktivitete t\u00eb tilla, kjo nuk duhet par\u00eb vet\u00ebm si problem, por edhe si d\u00ebshmi se mekanizmat e kund\u00ebrzbulimit jan\u00eb funksional\u00eb dhe se Kosova po nd\u00ebrton kapacitete m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr mbrojtjen e interesave t\u00eb saj\u201d, deklaron Racaj.<\/p>\n<p>Krahas k\u00ebsaj, ai vler\u00ebson se lufta kund\u00ebr spiunazhit dhe veprimtarive q\u00eb cenojn\u00eb sigurin\u00eb komb\u00ebtare nuk mund t\u00eb bazohet vet\u00ebm n\u00eb reagimin pas zbulimit t\u00eb nj\u00eb rasti. Sipas tij, institucionet duhet t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb parandalim dhe n\u00eb forcimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb kapaciteteve t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, kund\u00ebrzbulimi nuk mund t\u00eb mb\u00ebshtetet vet\u00ebm n\u00eb reagimin pas nj\u00eb rasti. Ai k\u00ebrkon parandalim, profesionaliz\u00ebm, kontroll t\u00eb informacionit t\u00eb klasifikuar, mbrojtje t\u00eb institucioneve strategjike, vet\u00ebdijesim t\u00eb zyrtar\u00ebve dhe bashk\u00ebpunim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Lufta e vitit 1999 p\u00ebrfundoi, por p\u00ebrplasja e interesave rreth Kosov\u00ebs nuk ka p\u00ebrfunduar. Ajo sot zhvillohet n\u00eb forma m\u00eb t\u00eb sofistikuara: n\u00eb fush\u00ebn e informacionit, inteligjenc\u00ebs, kibernetik\u00ebs, diplomacis\u00eb dhe ndikimit politik\u201d, thot\u00eb gjenerali n\u00eb pension.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Racaj e sheh aft\u00ebsin\u00eb e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zbuluar dhe parandaluar k\u00ebrc\u00ebnimet informative si nj\u00eb prej treguesve kryesor\u00eb t\u00eb fuqis\u00eb dhe pjekuris\u00eb s\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj, pyetja themelore nuk duhet t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm \u2018Kush po spiunon Kosov\u00ebn?\u2019, por edhe: \u2018Sa t\u00eb afta jan\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs p\u00ebr ta zbuluar, parandaluar dhe neutralizuar \u00e7do veprimtari q\u00eb cenon sigurin\u00eb komb\u00ebtare?\u2019<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja ndaj k\u00ebsaj pyetjeje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga mat\u00ebsit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb pjekuris\u00eb s\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Sepse n\u00eb shekullin XXI, mbrojtja e shtetit nuk b\u00ebhet vet\u00ebm n\u00eb kufij dhe me mjete ushtarake; ajo b\u00ebhet edhe duke mbrojtur informacionin, institucionet dhe vet\u00ebdijen e qytetar\u00ebve\u201d, p\u00ebrfundoi Prof. dr. Muhamet Racaj p\u00ebr \u201cBota sot\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs ka ngritur aktakuz\u00eb ndaj Fatmir Shehollit, duke e akuzuar p\u00ebr bashk\u00ebpunim&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11324,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-47845","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/47845","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=47845"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/47845\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":47848,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/47845\/revisions\/47848"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11324"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=47845"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=47845"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=47845"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}