{"id":47941,"date":"2026-08-30T10:47:25","date_gmt":"2026-08-30T08:47:25","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=47941"},"modified":"2026-08-30T10:47:25","modified_gmt":"2026-08-30T08:47:25","slug":"kurti-nuk-mund-te-presim-deri-ne-vitin-2044-per-hapjen-e-arkivave-te-serbise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=47941","title":{"rendered":"Kurti: Nuk mund t\u00eb presim deri n\u00eb vitin 2044 p\u00ebr hapjen e arkivave t\u00eb Serbis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, s\u00eb bashku me U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, ministrin e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Xhelal Sve\u00e7la, dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb institucional\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb homazhe te Monumenti i Personave t\u00eb Zhdukur, me rastin e Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Personave t\u00eb Zhdukur me Dhun\u00eb.<\/p>\n<p>Kurti tha se homazhet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb kujtim t\u00eb viktimave, nd\u00ebrsa theksoi se p\u00ebr familjet e mbi 1,500 personave t\u00eb pagjetur, lufta ende nuk ka p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>\u201cBashk\u00eb me ushtruesen e detyr\u00ebs s\u00eb Presidentes s\u00eb Republik\u00ebs, zonj\u00ebn Albulena Haxhiu, me ministrin Xhelal Sve\u00e7la dhe me koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nga institucionet e Republik\u00ebs, por edhe me shoqatat e t\u00eb pagjeturve, pra t\u00eb zhdukurve me dhun\u00eb, vum\u00eb lule t\u00eb fresk\u00ebta dhe b\u00ebm\u00eb homazhe k\u00ebtu tek memoriali i cili p\u00ebrkujton t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs, sidomos institucionet, se kemi familje p\u00ebr t\u00eb cilat lufta nuk ka p\u00ebrfunduar ende\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Ai theksoi se familjar\u00ebt e t\u00eb zhdukurve vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb me ankth e pik\u00ebllim, pasi t\u00eb dashurit e tyre ende nuk kan\u00eb nj\u00eb varr t\u00eb dinjitetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb mbi 1,500 t\u00eb pagjetur, familjet e t\u00eb cil\u00ebve jetojn\u00eb me ankth, me pik\u00ebllim, me mundime t\u00eb cilat ne as i p\u00ebrshkruajm\u00eb, as i kuptojm\u00eb tamam dot, p\u00ebr shkak se nuk kan\u00eb nj\u00eb varr t\u00eb dinjitetshem p\u00ebr m\u00eb t\u00eb dashurit e tyre, t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb thjesht numra, nuk jan\u00eb as vet\u00ebm emra e mbiemra, por jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt sot do t\u00eb ishin mjek\u00eb, e inxhinier\u00eb, e pun\u00ebtor\u00eb, e menaxher\u00eb, do t\u00eb ishin arkitekt\u00eb e profesor\u00eb, dhe t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb kontribuonin n\u00eb jet\u00ebn ekonomike e shoq\u00ebrore t\u00eb vendit ton\u00eb, por edhe do t\u2019i g\u00ebzonin familjet e tyre dhe do t\u00eb kishin ata familjet e tyre\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kurti e cil\u00ebsoi zhdukjen e personave gjat\u00eb luft\u00ebs si krim shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, duke k\u00ebrkuar q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb t\u00eb vihet n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cAndaj, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krim shum\u00eb i r\u00ebnd\u00eb i cili duhet t\u00eb zbardhet dhe p\u00ebr t\u00eb cilin duhet t\u00eb vihet n\u00eb vend p\u00ebrgjegj\u00ebsia. Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e t\u00eb Pagjeturve si sivjet na gjen n\u00eb pes\u00eb jav\u00eb pasi q\u00eb u b\u00ebn\u00eb gjetjet e para nga g\u00ebrmimet n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb fshatin Kallud\u00ebr, ku deri m\u00eb tani jan\u00eb zbuluar dy varreza masive: nj\u00ebra prej tyre \u00ebsht\u00eb me 13 mbetje mortore, tjetra \u00ebsht\u00eb me 6, si dhe kemi nj\u00eb varrez\u00eb t\u00eb tret\u00eb masive me kat\u00ebr, s\u00eb paku kat\u00ebr mbetje mortore n\u00eb fshatin Jabuk\u00eb, 1 km larg Kalludr\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb vendit ton\u00eb\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Ai rikujtoi zotimin e Serbis\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb hapjen e arkivave, duke theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e deklasifikimit t\u00eb dosjeve t\u00eb Ushtris\u00eb Jugosllave.<\/p>\n<p>\u201cMos harrojm\u00eb edhe deklarat\u00ebn e 2 majit t\u00eb vitit 2023, me t\u00eb cil\u00ebn Serbia zotohet q\u00eb do t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb p\u00ebr hapjen e arkivave n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb zbardhet e v\u00ebrteta. M\u00eb duhet ta ritheksoj q\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr dosjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb deklasifikohet \u00ebsht\u00eb ajo e brigad\u00ebs s\u00eb motorizuar ushtarake t\u00eb Ushtris\u00eb Jugosllave 37, e cila ka kryer shum\u00eb masakra n\u00eb Kosov\u00eb e posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb Drenic\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kurti tha se Kosova nuk mund t\u00eb pres\u00eb deri n\u00eb vitin 2044 p\u00ebr hapjen e arkivave, duke e lidhur klasifikimin e tyre me periudh\u00ebn kur Aleksandar Vu\u00e7iq ishte minist\u00ebr i Mbrojtjes i Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb presim deri n\u00eb vitin 2044 q\u00eb t\u00eb hapen k\u00ebto arkiva. Ato do t\u00eb duhej q\u00eb t\u00eb hapeshin q\u00eb dje, q\u00eb pardje. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb klasifikuar pik\u00ebrisht n\u00eb vitin 2014, at\u00ebher\u00eb kur presidenti aktual i Serbis\u00eb, Vu\u00e7i\u00e7, ishte minist\u00ebr i Mbrojtjes dhe ishte gjithashtu dhe koordinatori i sh\u00ebrbimeve sekrete informative. Tash merreni me mend, ky q\u00eb \u00ebsht\u00eb presidenti i Serbis\u00eb sot, n\u00eb vitin 2014 kur jan\u00eb klasifikuar dosjet e Ushtris\u00eb Jugosllave q\u00eb kan\u00eb kryer krime n\u00eb Kosov\u00eb, e n\u00eb ve\u00e7anti e brigad\u00ebs s\u00eb motorizuar 37, ka qen\u00eb ministri i Mbrojtjes dhe koordinatori i sh\u00ebrbimeve informative dhe sekrete t\u00eb Serbis\u00eb\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebrs\u00ebriti se dosjet duhet t\u00eb hapen sa m\u00eb par\u00eb dhe k\u00ebrkoi presion nd\u00ebrkomb\u00ebtar ndaj Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj, tash q\u00eb kan\u00eb kaluar 10 vjet nga klasifikimi i k\u00ebsaj dosje, nuk mund t\u00eb presim ne edhe 18 vjet t\u00eb tjera deri n\u00eb vitin 2044 q\u00eb duhet t\u00eb hapen. Duhet t\u00eb hapen nj\u00eb dit\u00eb e m\u00eb par\u00eb. I fal\u00ebnderojm\u00eb edhe ambasador\u00ebt e akredituar n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs q\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm sot k\u00ebtu bashk\u00eb me ne p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb homazhe p\u00ebr t\u00eb pagjeturit, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, posa\u00e7\u00ebrisht nga Bashkimi Evropian, ku Serbia po synon t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet dhe nga e cila Serbia merr fonde qindra e qindra milionshe, q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb trysni p\u00ebr hapjen e k\u00ebtyre dosjeve\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kurti tha se mbyllja e arkivave n\u00eb Beograd po i kushton shum\u00eb Kosov\u00ebs, pasi institucionet detyrohen t\u00eb zhvillojn\u00eb k\u00ebrkime t\u00eb gjata dhe t\u00eb kushtueshme.<\/p>\n<p>\u201cNeve si shtet po na kushton shum\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb g\u00ebrmime e gjurmime, t\u00eb humbim shum\u00eb koh\u00eb. Informacionet na vijn\u00eb jo t\u00eb plota, pastaj na vijn\u00eb jo t\u00eb sakta, dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb frustruese edhe p\u00ebr organet e shtetit q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto g\u00ebrmime e t\u00eb gjejm\u00eb megjithat\u00eb jo shum\u00eb trupa. K\u00ebto g\u00ebrmime nuk do t\u00eb kishim nevoj\u00eb q\u00eb t\u2019i b\u00ebjm\u00eb k\u00ebtu rrotull sikur ta kishim hapjen e dosjeve n\u00eb Beograd. Prandaj shtetit ton\u00eb po i kushton shum\u00eb, jo vet\u00ebm familjeve por edhe shtetit po i kushton shum\u00eb fakti q\u00eb n\u00eb Beograd dosjet vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mbyllura\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Ai theksoi se hapja e arkivave t\u00eb Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme jo vet\u00ebm p\u00ebr familjet e t\u00eb zhdukurve, por edhe p\u00ebr paqen n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj hapja e dosjeve t\u00eb fqinjit ton\u00eb verior \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr zbardhjen e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, p\u00ebr varrimet dinjitoze t\u00eb m\u00eb t\u00eb dashurve tan\u00eb e sidomos t\u00eb familjeve t\u00eb tyre q\u00eb presin n\u00eb ankth, dhe gjithashtu edhe p\u00ebr kontributin n\u00eb paqen e p\u00ebrgjithshme n\u00eb rajonin ton\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kurti tha se aktualisht ekziston nj\u00eb bashk\u00ebrendim i madh mes institucioneve q\u00eb merren me \u00e7\u00ebshtjen e personave t\u00eb zhdukur me dhun\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKurr\u00eb nuk ka pasur m\u00eb shum\u00eb bashk\u00ebrendim midis institucioneve q\u00eb merren me \u00e7\u00ebshtjen e t\u00eb zhdukurve me dhun\u00eb sa tani. Si\u00e7 e p\u00ebrmendi edhe Presidentja: Policia e Kosov\u00ebs, Agjencia e Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb, sidomos Nj\u00ebsia p\u00ebr Hetimin e Krimeve t\u00eb Luft\u00ebs, Instituti i Mjek\u00ebsis\u00eb Ligjore, Prokuroria e Shtetit, Komisioni Qeveritar p\u00ebr Personat e Pagjetur\u2026 q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb jan\u00eb duke bashk\u00ebvepruar ngusht\u00eb. \u00cbsht\u00eb duke u punuar shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebrpara dhe shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebrpara jemi bashk\u00eb teksa punojm\u00eb\u201d, shtoi Kurti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, s\u00eb bashku me U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu,&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":47944,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-47941","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/47941","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=47941"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/47941\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":47945,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/47941\/revisions\/47945"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/47944"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=47941"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=47941"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=47941"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}