{"id":48083,"date":"2026-08-30T20:01:46","date_gmt":"2026-08-30T18:01:46","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=48083"},"modified":"2026-08-30T20:01:46","modified_gmt":"2026-08-30T18:01:46","slug":"pakti-i-mekes-dhe-paradoksi-i-ri-i-lindjes-se-mesme-a-mund-te-afrohen-irani-dhe-izraeli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=48083","title":{"rendered":"Pakti i Mek\u00ebs dhe paradoksi i ri i Lindjes s\u00eb Mesme: A mund t\u00eb afrohen Irani dhe Izraeli?"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Nefail Emini<br \/>\nLindja e Mesme nuk po gjen qet\u00ebsi, nd\u00ebrsa rajoni po p\u00ebrjeton zhvendosje t\u00eb fuqishme<br \/>\ngjeopolitike, t\u00eb shoq\u00ebruara me krijimin e aleancave t\u00eb reja, t\u00eb cilat nj\u00ebkoh\u00ebsisht po nxisin<br \/>\nshfaqjen e mund\u00ebsive p\u00ebr p\u00ebrplasje t\u00eb reja. Afrimi nd\u00ebrmjet Turqis\u00eb, Arabis\u00eb Saudite dhe<br \/>\nPakistanit, duke krijuar nj\u00eb trek\u00ebnd\u00ebsh t\u00eb ri n\u00eb Lindjen e Mesme, duket se do t\u00eb prodhoj\u00eb<br \/>\np\u00ebrplasje t\u00eb fuqishme gjeopolitike n\u00eb nj\u00eb nga rajonet m\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme t\u00eb bot\u00ebs. Kjo situat\u00eb<br \/>\nmund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb krijimin e aleancave jo t\u00eb natyrshme dhe ndoshta joformale, por q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb<br \/>\npranishme dhe me ndikim n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb.<br \/>\nN\u00eb rrethanat e reja gjeopolitike t\u00eb krijuara nga Pakti i Mek\u00ebs, mund t\u00eb shfaqet edhe mund\u00ebsia e<br \/>\nnj\u00eb konvergjence t\u00eb heshtur interesash nd\u00ebrmjet Iranit dhe Izraelit. Kjo mund t\u00eb duket shum\u00eb<br \/>\njorealiste n\u00eb rrethana normale, por n\u00eb kushtet e reja gjeopolitike, m\u00eb shum\u00eb se inatet dhe<br \/>\nrivalitetet historike, mund t\u00eb vlej\u00eb parimi se \u201carmiku i armikut tim \u00ebsht\u00eb miku im\u201d.<br \/>\nMarr\u00ebveshja e Mek\u00ebs dhe shqet\u00ebsimi i Iranit dhe Izraelit<br \/>\nMarr\u00ebveshja e Mek\u00ebs ka shkaktuar shqet\u00ebsim n\u00eb disa shtete t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme dhe t\u00eb<br \/>\nMesdheut Lindor, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Iran dhe Izrael, pasi ajo mund t\u00eb ndryshoj\u00eb balancat<br \/>\ngjeopolitike n\u00eb rajon. Irani dhe Izraeli, dy fuqi rajonale q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e kan\u00eb par\u00eb nj\u00ebri-<br \/>\ntjetrin si kund\u00ebrshtar n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr ndikim n\u00eb rajon, p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb mund t\u00eb gjenden p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb<br \/>\nblloku q\u00eb e vler\u00ebsojn\u00eb si gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr interesat e tyre strategjike.<br \/>\nP\u00ebr Izraelin, marr\u00ebveshja e Mek\u00ebs mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb konfigurim q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim<br \/>\nm\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr interesat e tij gjeopolitike n\u00eb rajon. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, edhe Teherani<br \/>\nmund ta perceptoj\u00eb k\u00ebt\u00eb aleanc\u00eb si nj\u00eb sfid\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr interesat e tij, ve\u00e7an\u00ebrisht<br \/>\nn\u00ebse ajo do t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb bashk\u00ebpunimi politik, ekonomik dhe t\u00eb<br \/>\nsiguris\u00eb.<br \/>\nPse Pakti i Mek\u00ebs ngre shqet\u00ebsim n\u00eb Iran?<br \/>\nIrani dhe Izraeli jan\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr ndikim rajonal, por, ndryshe nga<br \/>\nshtetet e Paktit t\u00eb Mek\u00ebs, ata nuk kan\u00eb kufi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt tok\u00ebsor. Teherani, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ndan<br \/>\nkufij t\u00eb gjat\u00eb tok\u00ebsor\u00eb me Pakistanin dhe Turqin\u00eb, nd\u00ebrsa Arabia Saudite jan\u00eb fqinj\u00eb detar\u00eb.<br \/>\nQ\u00eb nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, rivaliteti dhe p\u00ebrplasjet nd\u00ebrmjet Riadit dhe Teheranit<br \/>\njan\u00eb ashp\u00ebrsuar, nd\u00ebrsa rivaliteti i tyre \u00ebsht\u00eb shfaqur, drejtp\u00ebrdrejt ose p\u00ebrmes aktor\u00ebve t\u00eb<br \/>\nnd\u00ebrmjet\u00ebm, n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb konflikteve q\u00eb kan\u00eb karakterizuar Lindjen e Mesme gjat\u00eb<br \/>\ndekadave t\u00eb fundit. Ky rivalitet ka rr\u00ebnj\u00eb n\u00eb p\u00ebrplasjen nd\u00ebrmjet Teheranit dhe Riadit p\u00ebr ndikim<br \/>\ndhe hegjemoni n\u00eb Lindjen e Mesme, p\u00ebr supremaci dhe udh\u00ebheqje n\u00eb bot\u00ebn islame, si dhe p\u00ebr<br \/>\ndominim n\u00eb gjeopolitik\u00ebn energjetike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, nj\u00eb Arabi Saudite m\u00eb e fuqishme si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj aleance do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb<br \/>\nbarrier\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb madhe ndaj interesave gjeopolitike t\u00eb Teheranit n\u00eb rajon. P\u00ebrfshirja e Riadit<br \/>\nn\u00eb k\u00ebt\u00eb pakt mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb gjithashtu si shtys\u00eb q\u00eb edhe shtete t\u00eb tjera t\u00eb Gjirit t\u2019i bashkohen<br \/>\nk\u00ebtij konfigurimi, duke krijuar nj\u00eb izolim m\u00eb t\u00eb madh strategjik p\u00ebr Iranin.<br \/>\nIrani ka gjithashtu nj\u00eb rivalitet historik me Turqin\u00eb, i cili shtrihet pas n\u00eb koh\u00eb, q\u00eb nga viti 1501,<br \/>\nkur u krijua Dinastia Safavide, e cila zhvilloi nj\u00eb rivalitet t\u00eb fuqish\u00ebm me Perandorin\u00eb Osmane.<br \/>\nIrani dhe Turqia, si dy prej shteteve m\u00eb t\u00eb populluara dhe dy fuqi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme rajonale, kan\u00eb<br \/>\nnj\u00eb rivalitet t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr ndikim jo vet\u00ebm n\u00eb Lindjen e Mesme, por edhe n\u00eb Kaukaz dhe n\u00eb<br \/>\nAzin\u00eb Qendrore.<br \/>\nP\u00ebrmes k\u00ebsaj aleance, pesha e Ankaras\u00eb mund t\u00eb rritet m\u00eb tej, duke e vendosur Teheranin n\u00ebn<br \/>\npresion dhe duke kufizuar hap\u00ebsir\u00ebn e tij t\u00eb manovrimit p\u00ebr ndikim n\u00eb k\u00ebto rajone. Pakti i Mek\u00ebs<br \/>\nkrijon nj\u00eb nd\u00ebrthurje t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb jasht\u00ebzakonshme energjetike dhe financiare t\u00eb Arabis\u00eb Saudite,<br \/>\nkapaciteteve teknologjike dhe ushtarake t\u00eb Turqis\u00eb, si dhe fuqis\u00eb demografike dhe b\u00ebrthamore t\u00eb<br \/>\nPakistanit. Kjo e vendos Iranin n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb tejet delikate p\u00ebr sa i p\u00ebrket ruajtjes dhe zgjerimit t\u00eb<br \/>\nndikimit t\u00eb tij n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira.<br \/>\nNj\u00eb tjet\u00ebr dimension i p\u00ebrplasjes nd\u00ebrmjet Teheranit dhe Ankaras\u00eb lidhet edhe me pretendimin<br \/>\np\u00ebr rolin e \u201cshtetit b\u00ebrthamor\u201d n\u00eb bot\u00ebn islame. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, nj\u00eb afrim m\u00eb i madh nd\u00ebrmjet<br \/>\nshteteve me shumic\u00eb sunite mund t\u00eb kufizoj\u00eb edhe m\u00eb tej synimet e Iranit shiit p\u00ebr ndikim dhe<br \/>\nudh\u00ebheqje n\u00eb bot\u00ebn islame.<br \/>\nIrani dhe Pakistani ndajn\u00eb nj\u00eb kufi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt prej rreth 909 kilometrash, nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtja e<br \/>\nsiguris\u00eb kufitare nd\u00ebrmjet dy vendeve shpesh \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb aren\u00eb p\u00ebrplasjesh. T\u00eb dyja<br \/>\npal\u00ebt e kan\u00eb akuzuar nj\u00ebra-tjetr\u00ebn p\u00ebr mb\u00ebshtetje ose tolerim t\u00eb grupeve t\u00eb pakic\u00ebs balo\u00e7e, t\u00eb cilat<br \/>\nkan\u00eb kryer sulme n\u00eb territorin e nj\u00ebra-tjetr\u00ebs.<br \/>\nAfganistani p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb tjet\u00ebr aren\u00eb t\u00eb p\u00ebrplasjeve gjeopolitike nd\u00ebrmjet Iranit dhe Pakistanit.<br \/>\nIslamabadi ka mb\u00ebshtetur Taliban\u00ebt, nd\u00ebrsa Teherani ka mbajtur marr\u00ebdh\u00ebnie me aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb<br \/>\nafgan\u00eb dhe me grupe q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Taliban\u00ebt.<br \/>\nIrani e sheh me shqet\u00ebsim afrimin e Pakistanit me Arabin\u00eb Saudite, kund\u00ebrshtarin e tij rajonal,<br \/>\nnd\u00ebrsa Islamabadi e ka par\u00eb me shqet\u00ebsim afrimin nd\u00ebrmjet Teheranit dhe Indis\u00eb. Porti i<br \/>\nChabaharit i jep Indis\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb alternative drejt Afganistanit dhe Azis\u00eb Qendrore, duke<br \/>\nanashkaluar territorin pakistanez.<br \/>\nN\u00eb kushtet e nj\u00eb aleance t\u00eb re, Pakistani do t\u00eb fitonte hap\u00ebsira m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha manovruese p\u00ebr<br \/>\navancimin e interesave t\u00eb tij gjeopolitike n\u00eb rajon, nd\u00ebrsa Irani do t\u00eb vendosej n\u00ebn presionin e<br \/>\nk\u00ebtij trek\u00ebnd\u00ebshi t\u00eb ri. Pakti i Mek\u00ebs, n\u00ebse konsolidohet si nj\u00eb aleanc\u00eb funksionale, mund ta<br \/>\nvendos\u00eb Iranin n\u00ebn presion t\u00eb fuqish\u00ebm gjeopolitik, duke e detyruar Teheranin t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb forma<br \/>\nt\u00eb reja partneriteti p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb balanc\u00eb t\u00eb fuqis\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb thyer izolimin e tij strategjik.<\/p>\n<p>Pse shqet\u00ebsohet Izraeli?<br \/>\nEdhe Irani, edhe Izraeli mund ta shohin me shqet\u00ebsim t\u00eb madh k\u00ebt\u00eb aleanc\u00eb t\u00eb re. Izraeli e ka<br \/>\npar\u00eb Iranin si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr interesat e tij n\u00eb rajon, por nj\u00eb pjes\u00eb e fuqive t\u00eb<br \/>\nPaktit t\u00eb Mek\u00ebs ndodhen gjeografikisht shum\u00eb m\u00eb pran\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb interesit t\u00eb tij strategjik. N\u00eb<br \/>\nk\u00ebt\u00eb kontekst, Izraeli mund ta shoh\u00eb Turqin\u00eb si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj interesave<br \/>\nt\u00eb tij rajonale.<br \/>\nIzraeli e sheh me shqet\u00ebsim mb\u00ebshtetjen q\u00eb Turqia i jep kauz\u00ebs palestineze dhe kund\u00ebrshtimin e<br \/>\nfuqish\u00ebm t\u00eb veprimeve izraelite n\u00eb territoret palestineze, \u00e7ka ka shkaktuar jo pak f\u00ebrkime<br \/>\nnd\u00ebrmjet dy vendeve. Turqia ka mbajtur marr\u00ebdh\u00ebnie politike me Hamasin, nd\u00ebrsa Izraeli e<br \/>\nkonsideron Hamasin organizat\u00eb terroriste.<br \/>\nMesdheu Lindor dhe rrug\u00ebt energjetike p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb t\u00eb p\u00ebrplasjes s\u00eb fuqishme<br \/>\ngjeopolitike nd\u00ebrmjet dy vendeve. Bashk\u00ebpunimi strategjik Izrael\u2013Greqi\u2013Qipro krijon<br \/>\nshqet\u00ebsime p\u00ebr Ankaran\u00eb, nd\u00ebrsa interesat turke n\u00eb Mesdheun Lindor p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb<br \/>\nr\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet Turqis\u00eb dhe Izraelit.<br \/>\nSiria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr hap\u00ebsir\u00eb ku t\u00eb dyja pal\u00ebt kan\u00eb interesa t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb ardhmen politike<br \/>\ndhe t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb vendit. Me krijimin e nj\u00eb aleance t\u00eb re rajonale, Izraeli mund t\u00eb shqet\u00ebsohet se<br \/>\nndikimi i Ankaras\u00eb do t\u00eb rritet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme, duke cenuar interesat e tij n\u00eb k\u00ebto<br \/>\nhap\u00ebsira.<br \/>\nP\u00ebrplasjet nd\u00ebrmjet Izraelit dhe Arabis\u00eb Saudite jan\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb kufizuara krahasuar me ato<br \/>\nnd\u00ebrmjet Izraelit dhe Turqis\u00eb. Megjithat\u00eb, \u00e7\u00ebshtja palestineze, statusi i Jerusalemit dhe \u00e7\u00ebshtja e<br \/>\nvendeve t\u00eb shenjta myslimane jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb ndjeshme p\u00ebr Arabin\u00eb Saudite, duke pasur<br \/>\nparasysh rolin e saj si mbrojt\u00ebse e Mek\u00ebs dhe Medin\u00ebs. Nj\u00eb aleanc\u00eb e re do t\u2019i jepte Riadit fuqi<br \/>\nm\u00eb t\u00eb madhe diplomatike p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion ndaj Izraelit dhe aktor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr t\u2019i<br \/>\ntrajtuar me m\u00eb shum\u00eb seriozitet k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje.<br \/>\nIzraeli dhe Pakistani, ndon\u00ebse relativisht larg gjeografikisht, kan\u00eb gjithashtu pika p\u00ebrplasjeje n\u00eb<br \/>\nplanin gjeopolitik. Nj\u00ebra prej tyre lidhet me \u00e7\u00ebshtjen palestineze, nd\u00ebrsa bashk\u00ebpunimi strategjik<br \/>\nIzrael\u2013Indi perceptohet n\u00eb Pakistan si nj\u00eb problem sigurie, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kontekstin e konfliktit<br \/>\nIndi\u2013Pakistan dhe \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kashmir-it.<br \/>\nK\u00ebto tri shtete t\u00eb Paktit t\u00eb Mek\u00ebs kan\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb interesash dhe \u00e7\u00ebshtjesh t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb raport<br \/>\nme Izraelin, gj\u00eb q\u00eb teorikisht do t\u2019u mund\u00ebsonte t\u00eb krijonin nj\u00eb politik\u00eb m\u00eb t\u00eb koordinuar dhe t\u00eb<br \/>\nrrisnin presionin ndaj Tel Avivit. Pik\u00ebrisht kjo mund t\u00eb shihet me shqet\u00ebsim nga Izraeli.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto rrethana, Izraeli do t\u00eb ishte i interesuar t\u00eb gjente partner\u00eb t\u00eb rinj ose t\u00eb forconte<br \/>\npartneritetet ekzistuese n\u00eb rajon, me q\u00ebllim balancimin e k\u00ebsaj aleance t\u00eb re dhe shmangien e nj\u00eb<br \/>\nizolimi t\u00eb mundsh\u00ebm strategjik nga Ankaraja, Rijadi dhe Islamabadi.<br \/>\nA mund t\u00eb krijohet nj\u00eb afrim Iran\u2013Izrael?<\/p>\n<p>N\u00eb situat\u00ebn e re gjeopolitike t\u00eb krijuar, n\u00ebse Pakti i Mek\u00ebs shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb t\u00eb fuqishme<br \/>\nn\u00eb Lindjen e Mesme, at\u00ebher\u00eb si Irani, ashtu edhe Izraeli mund ta shohin at\u00eb si nj\u00eb faktor q\u00eb<br \/>\nk\u00ebrc\u00ebnon ose kufizon interesat e tyre gjeopolitike n\u00eb rajon.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto rrethana, mund\u00ebsia q\u00eb Irani, p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb k\u00ebtij konfigurimi, t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb<br \/>\npartneritet q\u00eb mund t\u00eb ofroj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb krahasueshme ushtarake, ekonomike dhe diplomatike, e<br \/>\nsjell Izraelin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paradoksale n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj hipoteze. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, edhe p\u00ebr<br \/>\nIzraelin mund t\u00eb b\u00ebhet e r\u00ebnd\u00ebsishme krijimi i nj\u00eb balance t\u00eb re t\u00eb fuqis\u00eb. N\u00eb nj\u00eb skenar t\u00eb till\u00eb,<br \/>\nnj\u00eb marr\u00ebveshje, qoft\u00eb edhe joformale dhe jozyrtare, nd\u00ebrmjet Izraelit dhe Iranit nuk do t\u00eb ishte<br \/>\nm\u00eb e pamendueshme vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb armiq\u00ebsive t\u00eb tyre historike.<br \/>\nKjo nuk do t\u00eb n\u00ebnkuptonte domosdoshm\u00ebrisht krijimin e nj\u00eb aleance formale Iran\u2013Izrael. M\u00eb<br \/>\nshum\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb konvergjenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb interesave, p\u00ebr koordinim<br \/>\nindirekt ose p\u00ebr nj\u00eb mir\u00ebkuptim pragmatik n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara, n\u00ebse t\u00eb dyja pal\u00ebt do ta<br \/>\nperceptonin nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb tret\u00eb si m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr interesat e tyre.<br \/>\nNuk duhet harruar se shtetet veprojn\u00eb mbi baz\u00ebn e interesave t\u00eb tyre gjeopolitike dhe strategjike.<br \/>\nHistoria nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk ka munguar n\u00eb raste kur dy kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb p\u00ebrbetuar kan\u00eb gjetur<br \/>\nforma bashk\u00ebpunimi p\u00ebr t\u00eb balancuar nj\u00eb fuqi tjet\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb dy e kan\u00eb vler\u00ebsuar si m\u00eb t\u00eb<br \/>\nrrezikshme.<br \/>\nPrandaj, pyetja q\u00eb shtrohet n\u00eb rrethanat e reja t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht<br \/>\nn\u00ebse Irani dhe Izraeli mund t\u00eb b\u00ebhen aleat\u00eb n\u00eb kuptimin klasik t\u00eb fjal\u00ebs. Pyetja m\u00eb interesante<br \/>\n\u00ebsht\u00eb n\u00ebse ndryshimi i ekuilibrit rajonal mund t\u2019i detyroj\u00eb dy kund\u00ebrshtar\u00ebt historik\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb<br \/>\npika t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta interesi dhe, n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar, t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb<br \/>\npragmatike p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi q\u00eb mund ta konsiderojn\u00eb m\u00eb t\u00eb madh.<br \/>\nN\u00ebse nj\u00eb zhvillim i till\u00eb do t\u00eb ndodhte, ai do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb nga paradokset m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb<br \/>\ngjeopolitik\u00ebs s\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme: dy prej rival\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb rajonit mund t\u00eb<br \/>\ndetyroheshin t\u00eb rishikonin marr\u00ebdh\u00ebnien e tyre jo sepse kan\u00eb pushuar s\u00eb qeni kund\u00ebrshtar\u00eb, por<br \/>\nsepse konfigurimi i ri i fuqis\u00eb mund t\u2019i shtyj\u00eb t\u00eb dy t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb ekuilib\u00ebr t\u00eb ri strategjik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Nefail Emini Lindja e Mesme nuk po gjen qet\u00ebsi, nd\u00ebrsa rajoni po p\u00ebrjeton zhvendosje&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":48086,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-48083","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-op-ed"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/48083","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=48083"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/48083\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":48087,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/48083\/revisions\/48087"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/48086"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=48083"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=48083"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=48083"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}