{"id":48755,"date":"2026-09-03T12:09:18","date_gmt":"2026-09-03T10:09:18","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=48755"},"modified":"2026-09-03T12:09:18","modified_gmt":"2026-09-03T10:09:18","slug":"lumani-per-shkollen-ne-butel-zevendesministri-genjeu-paralelja-shqipe-ne-penko-u-mbyll","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=48755","title":{"rendered":"Lumani p\u00ebr shkoll\u00ebn n\u00eb Butel: Z\u00ebvend\u00ebsministri g\u00ebnjeu, paralelja shqipe n\u00eb \u201cPenko\u201d u mbyll"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilltari komunal i Aleanc\u00ebs Komb\u00ebtare p\u00ebr Integrim n\u00eb Butel, Linkest Lumani, akuzoi z\u00ebvend\u00ebsministrin e Arsimit, Driton Sulejmani, se e ka informuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb opinionin se \u00e7\u00ebshtja e paraleles n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb SHF \u201cPetar Zdravkovski-Penko\u201d \u00ebsht\u00eb zgjidhur<\/p>\n<p>Besa IBRAIMI<\/p>\n<p>Shkup, 3 shtator \u2013 \u201cZ\u00ebvend\u00ebsministri g\u00ebnjeu, paralelja u mbyll dhe problemi mbetet i pazgjidhur\u201d. Me k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb doli t\u00eb enjten n\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media k\u00ebshilltari komunal i Aleanc\u00ebs Komb\u00ebtare p\u00ebr Integrim n\u00eb Butel, Linkest Lumani, lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e paraleles n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Shkoll\u00ebn Fillore \u201cPetar Zdravkovski-Penko\u201d. Lumani tha se vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb z\u00ebvend\u00ebsministri i Arsimit, Driton Sulejmani, kishte dal\u00eb publikisht me njoftimin se ishte arritur zgjidhje p\u00ebr problemin dhe se ishte garantuar mosmbyllja e paraleles, si dhe regjistrimi i nx\u00ebn\u00ebsve shqiptar\u00eb. Sipas tij, situata n\u00eb terren, disa dit\u00eb pas k\u00ebtij njoftimi, \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht ndryshe.<\/p>\n<p>\u201cPak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, z\u00ebvend\u00ebsministri i Arsimit, Driton Sulejmani, doli me deklarat\u00eb duke e njoftuar opinionin se ishte arritur zgjidhje p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e paraleles n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb SHF \u2018Petar Zdravkovski-Penko\u2019 dhe se ishte garantuar mosmbyllja e paraleles dhe regjistrimi i nx\u00ebn\u00ebsve shqiptar\u00eb. Por faktet flasin ndryshe. Paralelja u mbyll dhe problemi mbetet i pazgjidhur\u201d, deklaroi Lumani.<\/p>\n<p>K\u00ebshilltari komunal tha se regjistrimi i nx\u00ebn\u00ebsve shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb realizuar vet\u00ebm pjes\u00ebrisht, nd\u00ebrsa si kriter \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00ebse nx\u00ebn\u00ebsi ka mot\u00ebr apo v\u00eblla q\u00eb tashm\u00eb ndjek m\u00ebsimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ai k\u00ebrkoi zbatimin e nenit 7 t\u00eb Vendimit p\u00ebr rajonizimin e shkollave, p\u00ebr t\u00eb cilin tha se mund\u00ebson regjistrimin edhe t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve nga komuna t\u00eb tjera, n\u00ebse ata ndodhen n\u00eb rajonin ku gjendet shkolla. \u201cRegjistrimi i nx\u00ebn\u00ebsve u realizua vet\u00ebm pjes\u00ebrisht, duke u bazuar n\u00eb kriterin e vet\u00ebm t\u00eb faktit n\u00ebse nx\u00ebn\u00ebsi kishte mot\u00ebr ose v\u00eblla t\u00eb regjistruar n\u00eb paralelet e k\u00ebsaj shkolle. Prandaj, k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb zbatohet neni 7 i Vendimit p\u00ebr rajonizimin e shkollave, i cili p\u00ebrcakton qart\u00eb se mund t\u00eb regjistrohen nx\u00ebn\u00ebs edhe nga komuna tjera, por q\u00eb jan\u00eb n\u00eb rajonin ku gjendet shkolla\u201d, tha Lumani.<\/p>\n<p>Ai iu drejtua drejtp\u00ebrdrejt z\u00ebvend\u00ebsministrit Sulejmani, duke e pyetur n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr pasojat q\u00eb, sipas tij, kjo situat\u00eb u ka shkaktuar nx\u00ebn\u00ebsve shqiptar\u00eb n\u00eb Komun\u00ebn e Butelit. \u201cZ\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr, a e kuptoni se \u00e7far\u00eb d\u00ebmi u keni shkaktuar nx\u00ebn\u00ebsve shqiptar\u00eb n\u00eb Komun\u00ebn e Butelit? A e kuptoni se, me deklaratat q\u00eb dhat\u00eb disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb para mediave, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e mbrojt\u00ebt interesin e nx\u00ebn\u00ebsve shqiptar\u00eb, por u pozicionuat n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb me q\u00ebndrimet e kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Butelit, Darko Kostovskit?\u201d, pyeti Lumani.<\/p>\n<p>Ai vazhdoi me akuza ndaj p\u00ebrfaq\u00ebsuesve shqiptar\u00eb n\u00eb pushtet, duke deklaruar se mbyllja e paraleleve n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri e panjohur nga e kaluara. \u201cPor kjo nuk na habit, pasi mbylljen e sotme t\u00eb paraleleve, si\u00e7 tregon edhe historia jo e larg\u00ebt te shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb, e keni trash\u00ebgimi\u201d, deklaroi Lumani. K\u00ebshilltari i AKI-s\u00eb tha se qytetar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb din\u00eb se kush do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ai e cil\u00ebsoi si premtim t\u00eb pambajtur dhe informim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb opinionit. \u201cQytetar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjigje: Kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr premtimet e pambajtura dhe p\u00ebr informacionet e pasakta t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb opinion?\u201d, deklaroi Lumani. N\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr media ai e nd\u00ebrlidhi situat\u00ebn n\u00eb SHF \u201cPetar Zdravkovski-Penko\u201d edhe me zhvillimet politike gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb fundit lokale n\u00eb Butel. Lumani tha se VLEN dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e k\u00ebtij koalicioni kishin mb\u00ebshtetur fuqish\u00ebm kandidatur\u00ebn e Darko Kostovskit t\u00eb VMRO-DPMNE-s\u00eb p\u00ebr kryetar t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Butelit, duke kontribuar, sipas tij, n\u00eb fitoren e Kostovskit q\u00eb n\u00eb raundin e par\u00eb t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>\u201cOpinioni publik nuk mund t\u00eb anashkaloj\u00eb faktin se gjat\u00eb zgjedhjeve lokale, partia VLEN dhe i gjith\u00eb aparati i saj politik e mb\u00ebshtet\u00ebn fuqish\u00ebm kandidatin e VMRO-s\u00eb, Darko Kostovski, duke kontribuar n\u00eb zgjedhjen e tij q\u00eb n\u00eb raundin e par\u00eb\u201d, deklaroi Lumani. Sipas tij, pasojat e asaj mb\u00ebshtetjeje politike sot po i ndiejn\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb Butelit. \u201cSot, si rezultat i asaj mb\u00ebshtetjeje pa asnj\u00eb rezerv\u00eb, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb po p\u00ebrballen me mbylljen e nj\u00eb paraleleje n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe me kufizimin e mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb regjistrimit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve shqiptar\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn e tyre\u201d, tha ai. (koha.mk)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilltari komunal i Aleanc\u00ebs Komb\u00ebtare p\u00ebr Integrim n\u00eb Butel, Linkest Lumani, akuzoi z\u00ebvend\u00ebsministrin e Arsimit,&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":48758,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-48755","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-maqedoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/48755","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=48755"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/48755\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":48759,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/48755\/revisions\/48759"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/48758"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=48755"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=48755"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=48755"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}