{"id":48879,"date":"2026-09-04T09:42:40","date_gmt":"2026-09-04T07:42:40","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=48879"},"modified":"2026-09-04T09:42:40","modified_gmt":"2026-09-04T07:42:40","slug":"hoxhaj-kurti-ka-bere-puc-kushtetues-pdk-ja-do-ta-dergoje-ceshtjen-ne-kushtetuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=48879","title":{"rendered":"Hoxhaj: Kurti ka b\u00ebr\u00eb \u201cpu\u00e7 kushtetues\u201d, PDK-ja do ta d\u00ebrgoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Kushtetuese"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrplasja politike po zhvendoset n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Deputeti i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Enver Hoxhaj, ka akuzuar Albin Kurtin se ka kryer at\u00eb q\u00eb e quan \u201cpu\u00e7 kushtetues\u201d, duke paralajm\u00ebruar se partia e tij do t\u2019i kontestoj\u00eb n\u00eb Kushtetuese jo vet\u00ebm veprimet e fundit, por edhe procesin e konstituimit t\u00eb kuvendit, formimin e qeveris\u00eb dhe zgjedhjen e presidentit.<\/p>\n<p>Hoxhaj n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online, thot\u00eb se Kosova ndodhet jasht\u00eb nj\u00eb situate normale demokratike dhe se rikthimi i rendit kushtetues, sipas tij, nis vet\u00ebm me konstituimin e kuvendit.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb pari, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend jan\u00eb t\u00eb ndara pushtetet. Duhet t\u00eb konstituohet Kuvendi i Kosov\u00ebs. Dhe meq\u00eb zoti Kurti n\u00eb k\u00ebto  kat\u00ebr jav\u00ebt e fundit ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pu\u00e7 kushtetues, t\u00eb cilin pu\u00e7 kushtetues ne do ta \u00e7ojm\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese, sapo t\u00eb filloj\u00eb procesi i krijimit t\u00eb institucioneve. S\u00eb dyti, zgjedhja e presidentit \u00ebsht\u00eb faza e fundit. Prandaj mendoj q\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb konstituohet Kuvendi i Kosov\u00ebs. Dhe zoti Kurti n\u00eb k\u00ebto kat\u00ebr jav\u00ebt e fundit e ka rr\u00ebnuar sistemin demokratik n\u00eb Kosov\u00eb, e ka shfuqizuar vullnetin politik, e ka suprimuar p\u00ebrfaq\u00ebsimin politik. Ne nuk jemi m\u00eb deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, jemi vet\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb popullit, dhe i ka suprimuar, i ka shfuqizuar institucionet e Kosov\u00ebs. Asnj\u00ebher\u00eb zgjedhja e presidentit nuk \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrlidhur me konstituimin apo moskonstituimin e kuvendit. Dhe t\u00eb vetmen mund\u00ebsi q\u00eb ai e ka \u00ebsht\u00eb q\u00eb, n\u00ebse nuk d\u00ebshiron q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb shkeljen e dyt\u00eb mbas 6-7 shtatorit, do t\u00eb doja n\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb ta konstituon Kuvendin e Kosov\u00ebs\u201d, tha Hoxhaj p\u00ebr Ekonomia Onlinen.<\/p>\n<p> Hoxhaj ka th\u00ebn\u00eb se shkelja kushtetuese tashm\u00eb ka ndodhur dhe se PDK-ja do t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese edhe procesin e konstituimit t\u00eb kuvendit, formimin e qeveris\u00eb dhe zgjedhjen e presidentit.<\/p>\n<p> \u201cP\u00ebr ne, pu\u00e7i i par\u00eb kushtetues ka ndodhur dhe kur do q\u00eb do t\u00eb zgjidhet presidenti i vendit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, ne do ta \u00e7ojm\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese edhe konstituimin e kuvendit, edhe formimin e qeveris\u00eb, edhe presidentin e ardhsh\u00ebm, se s\u2019mundet t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb fillimisht mbahen zgjedhjet, tani jan\u00eb 4-5 jav\u00eb pu\u00e7 kushtetues dhe pastaj ne mbi pu\u00e7in kushtetues t\u00eb zgjedhim dik\u00eb president apo kryetar kuvendi. Ne kemi nj\u00eb situat\u00eb politike q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kemi p\u00ebrfunduar nj\u00eb proces zgjedhor dhe tash pa prit\u00eb mbas e kemi krijimin e institucioneve t\u00eb reja. Ne kemi pasur tri pal\u00eb zgjedhje, sepse zoti Kurti s\u2019ka pasur vullnet politik q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb marr\u00ebveshje politike, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb dialog politik. Dhe Partia Demokratike e Kosov\u00ebs nuk i n\u00ebnshtrohet Albin Kurtit sot, nes\u00ebr, asnj\u00ebher\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p> Hoxhaj ka deklaruar se Kosova nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb normale demokratike dhe se \u00ebsht\u00eb cenuar rendi kushtetues.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mendoj se \u00e7far\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend \u00ebsht\u00eb q\u00eb ky vend m\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb demokraci. Republika parlamentare dhe sistemi yn\u00eb politik jan\u00eb shuar. Sistemet politike nuk jan\u00eb t\u00eb dh\u00ebna, nuk jan\u00eb t\u00eb garantuara p\u00ebrher\u00eb dhe ne e shohim rivendosjen e demokracis\u00eb, rikthimin e rendit kushtetues vet\u00ebm kur t\u00eb konstituohet kuvendi. Nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr nj\u00ebher\u00eb, k\u00ebtu ka vet\u00ebm nj\u00eb rend politik personal t\u00eb Albin Kurtit dhe nuk ka rend kushtetues t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Temat e tjera nuk na interesojn\u00eb p\u00ebr pa u konstituar kuvendi, se nuk ka institucion nga i cili buron vullneti i popullit sikurse \u00ebsht\u00eb Kuvendi i Kosov\u00ebs. Prandaj ky vullnet i popullit \u00ebsht\u00eb shkelur\u201d, u shpreh Hoxhaj.<\/p>\n<p>Hoxhaj \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe p\u00ebr vendimin e qjykat\u00ebs lidhur me ish-krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se kjo \u00e7\u00ebshtje, sipas tij, tejkalon debatin aktual politik p\u00ebr krijimin e institucioneve.<\/p>\n<p> \u201cS\u00eb pari, mendoj q\u00eb vendimi i gjykat\u00ebs p\u00ebr ta rikthyer nj\u00eb drejt\u00ebsi, e cila ka qen\u00eb nj\u00eb padrejt\u00ebsi n\u00eb k\u00ebto 6 vjet\u00ebt e fundit se ata njer\u00ebz, ata \u00e7lirimtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe themelues t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb marr\u00eb peng, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje e cila tejkalon debatin q\u00eb kemi ne se kush mund t\u00eb jet\u00eb president, kush mund t\u00eb jet\u00eb kryetar kuvendi, kush mund ta formoj\u00eb qeverin\u00eb e ardhshme dhe cili \u00ebsht\u00eb roli i partive politike. Mendoj q\u00eb kjo ngjarje ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me historin\u00eb ton\u00eb, me identitetin ton\u00eb, me luft\u00ebn ton\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb, me t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb, por edhe me t\u00eb ardhmen ton\u00eb. Se un\u00eb jam i bindur q\u00eb vendimi q\u00eb do ta sjell\u00eb gjykata do t\u00eb ket\u00eb pasoja marramend\u00ebse pozitive p\u00ebr vendin n\u00eb planin e brendsh\u00ebm dhe n\u00eb planin e jasht\u00ebm. Por do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb cilin shteti i Kosov\u00ebs duhet ta p\u00ebrdor\u00eb se si do t\u00eb vazhdoj\u00eb tutje ta ngrej\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb e tij\u201d, tha ai.<\/p>\n<p> Sa i p\u00ebrket mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb rikthimit t\u00eb Hashim Tha\u00e7it n\u00eb pozit\u00ebn e presidentit, Hoxhaj ka th\u00ebn\u00eb se vendimi i takon k\u00ebtij t\u00eb fundit, nd\u00ebrsa ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se deputet\u00ebt e PDK-s\u00eb do ta mb\u00ebshtesnin at\u00eb.<\/p>\n<p> \u201cMandej i takon zotit Tha\u00e7i se si do t\u00eb deklarohet, se si e sheh raportin e tij me pozit\u00ebn e presidentit. Natyrisht q\u00eb \u00e7do deputet i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, jo q\u00eb do ta jepte n\u00ebnshkrimin, po do t\u00eb votonte me t\u00eb dy duart n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs q\u00eb zoti Tha\u00e7i t\u00eb jet\u00eb president. Por fillimisht ta presim vendimin e gjykat\u00ebs\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p> Hoxhaj ka th\u00ebn\u00eb se Kosova ka qen\u00eb viktim\u00eb e gjeopolitik\u00ebs gjat\u00eb gjasht\u00eb viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p> \u201cJemi n\u00eb faz\u00ebn e fundit, finale, dhe kemi qen\u00eb viktim\u00eb e gjeopolitik\u00ebs n\u00eb k\u00ebta 6 vjet\u00ebt e fundit. Ka qen\u00eb nj\u00eb persekutim jo vet\u00ebm ndaj ushtris\u00eb \u00e7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, po ndaj shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, ndaj t\u00eb kaluar\u00ebs ton\u00eb, ndaj t\u00eb ardhmes ton\u00eb dhe mbi k\u00ebt\u00eb vendim ne duhet t\u00eb marrim q\u00ebndrime se si do t\u00eb duket angazhimi i ardhsh\u00ebm i zotit Tha\u00e7i\u201d, theksoi n\u00eb fund Hoxhaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrplasja politike po zhvendoset n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Deputeti i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Enver Hoxhaj,&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19872,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-48879","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/48879","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=48879"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/48879\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":48882,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/48879\/revisions\/48882"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19872"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=48879"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=48879"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=48879"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}