{"id":49179,"date":"2026-09-06T09:45:36","date_gmt":"2026-09-06T07:45:36","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=49179"},"modified":"2026-09-06T09:45:36","modified_gmt":"2026-09-06T07:45:36","slug":"kadrijaj-nuk-do-te-qeverisim-me-kurtin-gjashte-kushtet-tona-jane-per-interes-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=49179","title":{"rendered":"Kadrijaj: Nuk do t\u00eb qeverisim me Kurtin, gjasht\u00eb kushtet tona jan\u00eb p\u00ebr interes t\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Aleanca nuk do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb qeverisje me Albin Kurtin, nd\u00ebrsa gjasht\u00eb kushtet e vendosura nga kjo parti p\u00ebr tejkalimin e situat\u00ebs politike jan\u00eb, sipas deputetes s\u00eb Aleanc\u00ebs, Time Kadrijaj, n\u00eb funksion t\u00eb interesit t\u00eb shtetit dhe qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kadrijaj, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Ekonomia Onlike, ka reaguar ndaj deklaratave t\u00eb Kurtit pas takimit me krer\u00ebt e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, ku kryeministri n\u00eb detyr\u00eb ka folur edhe p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e Aleanc\u00ebs p\u00ebr takim, duke kritikuar m\u00ebnyr\u00ebn se si kjo parti ka vepruar dhe duke iu referuar programeve zgjedhore t\u00eb subjekteve politike.<\/p>\n<p>Ajo ka th\u00ebn\u00eb se nuk e sheh t\u00eb arsyeshme t\u00eb komentoj\u00eb deklaratat e Kurtit, duke e akuzuar at\u00eb se nuk ka pasur program zgjedhor dhe se ka d\u00ebshtuar n\u00eb qeverisjen e vendit.<\/p>\n<p>\u201cPo s\u2019kam si i vler\u00ebsoj fare, sepse zoti Albin Kurti asnj\u00ebher\u00eb s\u2019ka pasur program. Secil\u00ebn fushat\u00eb zgjedhore ka dal\u00eb pa program zgjedhor, s\u2019ka pasur fare. Dhe ne jemi parti me integritet. Dhe \u00e7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira, ne s\u2019ia kemi dh\u00ebn\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb zotit Kurti me u ul n\u00eb tavolin\u00eb me ne hi\u00e7. Se e kemi dit\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb mashtrues, e p\u00ebr shkak q\u00eb \u00ebsht\u00eb mashtrues e abuzues e shkel\u00ebs i Kushtetut\u00ebs, ne s\u2019ia kemi dh\u00ebn\u00eb at\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb me u ul me diskutuar me zotin Albin Kurti\u201d, ka deklaruar Kadrijaj.<\/p>\n<p>E pyetur p\u00ebr deklarat\u00ebn e Kurtit se partit\u00eb politike kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb votojn\u00eb kandidatin konsensual p\u00ebr president, Bekim Sejdiun, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shmangen zgjedhjet e reja, Kadrijaj ka th\u00ebn\u00eb se Aleanca nuk e ka k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim.<\/p>\n<p>Ajo ka theksuar se gjasht\u00eb kushtet nuk lidhen me k\u00ebrkesa p\u00ebr poste apo pozita ministrore, por me at\u00eb q\u00eb e konsideron interes t\u00eb shtetit dhe qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cJo. Ne p\u00ebr at\u00eb kemi leht\u00ebsu i kemi qit\u00eb kushtet q\u00eb jan\u00eb kushte p\u00ebr interes t\u00eb Kosov\u00ebs e p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs. S\u2019kemi lyp\u00eb dhe s\u2019kemi abuzuar duke dashur me shkuar po flasim p\u00ebr presidentin e me fol\u00eb q\u00eb me k\u00ebrkuar di\u00e7ka digastere ministrore. Jo, ne nuk do t\u00eb qeverisim me Albin Kurtin\u201d, ka th\u00ebn\u00eb deputetja.<\/p>\n<p>Sipas saj, gjasht\u00eb kushtet jan\u00eb vendosur vet\u00ebm me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ndihmohet shteti dhe t\u00eb tejkalohet situata aktuale politike.<\/p>\n<p>\u201cE vetmja arsye me i ndihmuar shtetin kan\u00eb qen\u00eb k\u00ebto gjasht\u00eb kushte, q\u00eb ish dasht\u00eb n\u00eb kushte normale, me nj\u00eb kryeminist\u00ebr normal, ka dashur vet\u00eb me i kryer t\u00eb gjitha ato obligime edhe t\u00eb gjitha ato k\u00ebrkesa\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Kadrijaj.<\/p>\n<p>Deputetja ka kritikuar qeverisjen e Kurtit, duke pretenduar se gjat\u00eb viteve t\u00eb pushtetit t\u00eb tij nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb investimet e nevojshme kapitale dhe se parat\u00eb publike jan\u00eb p\u00ebrdorur, sipas saj, p\u00ebr interesa elektorale.<\/p>\n<p>\u201cPo meqen\u00ebse ai nuk po punon p\u00ebr shtetin, e thash\u00eb, 25 miliard\u00eb i ka pasur pushtet, s\u2019ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb investim kapital, dometh\u00ebn\u00eb i ka shp\u00ebrndar\u00eb si sadaka-vitra duke bler\u00eb vota n\u00eb proces zgjedhor dhe nuk ka menduar asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr mir\u00ebqenien e mir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve, t\u00eb sigurt\u00eb, p\u00ebr paga t\u00eb dinjitetshme, p\u00ebr furnizim t\u00eb rregullt me energji elektrike\u201d, ka deklaruar ajo.<\/p>\n<p>Kadrijaj ka kritikuar ve\u00e7an\u00ebrisht politik\u00ebn energjetike t\u00eb Qeveris\u00eb, duke e lidhur at\u00eb me importin e energjis\u00eb dhe raportet tregtare me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrkundrazi, ai po blen energji 1 miliard, po shpenzon 1 miliard nga xhepi i varf\u00ebr i qytetar\u00ebve me ble energji n\u00eb Serbi. Po shet qymyr n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, nd\u00ebrsa ne nuk e kemi asnj\u00eb kapacitet energjetik dhe paguajm\u00eb miliarda p\u00ebr energjin\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kadrijaj.<\/p>\n<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti n\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr Ekonomia Online tha se n\u00ebse partit\u00eb duan t\u2019i evitojn\u00eb zgjedhjet duhet ta votojnw Bekim Sejdiun pwr president.<\/p>\n<p>\u201cMarr\u00ebveshja politike q\u00eb kemi arritur ka marr\u00eb nj\u00eb goditje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, mir\u00ebpo nuk \u00ebsht\u00eb zhvler\u00ebsuar. \u00cbsht\u00eb sukses i madh i dy subjekteve tona politike dhe ata q\u00eb e duan stabilitetin institucional, evitimin e zgjedhjeve, forcimin e shtetit e kan\u00eb shansin. E ky \u00ebsht\u00eb, emri i p\u00ebrve\u00e7\u00ebm q\u00eb ka dal\u00eb nga marr\u00ebveshja politike, p\u00ebrkat\u00ebsisht Profesor Bekim Sejdiu\u201d, tha Kurti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aleanca nuk do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb qeverisje me Albin Kurtin, nd\u00ebrsa gjasht\u00eb kushtet e vendosura&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":37765,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-49179","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/49179","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=49179"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/49179\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":49182,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/49179\/revisions\/49182"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/37765"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=49179"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=49179"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=49179"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}