{"id":50038,"date":"2026-09-10T12:57:46","date_gmt":"2026-09-10T10:57:46","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=50038"},"modified":"2026-09-10T12:58:12","modified_gmt":"2026-09-10T10:58:12","slug":"kanali-danub-morave-vardar-selanik-ambicia-150-vjecare-e-serbise-per-nje-korridor-strategjik-drejt-egjeut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=50038","title":{"rendered":"Kanali Danub\u2013Morav\u00eb\u2013Vardar\u2013Selanik: Ambicia 150-vje\u00e7are e Serbis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb korridor strategjik drejt Egjeut"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Nefail Emini<\/p>\n<p>Deklaratat e presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7, lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e devijimit t\u00eb lumit<br \/>\nIb\u00ebr-Lepenc, mund t\u00eb interpretohen si t\u00eb orientuara drejt dy synimeve t\u00eb qarta. Synimi i par\u00eb<br \/>\nlidhet me vendosjen e Kosov\u00ebs n\u00ebn presion politik dhe strategjik, nd\u00ebrsa synimi i dyt\u00eb, dhe<br \/>\nndoshta edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Beogradin, lidhet me vler\u00ebsimin e reagimit t\u00eb faktorit<br \/>\nnd\u00ebrkomb\u00ebtar ndaj mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb ndryshimit t\u00eb rrjedhave natyrore t\u00eb lumenjve dhe, n\u00eb nj\u00eb kuptim<br \/>\nm\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, ndaj projekteve t\u00eb m\u00ebdha hidroteknike me implikime nd\u00ebrkufitare.<br \/>\nPor pse ky aspekt mund t\u00eb jet\u00eb kaq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Beogradin? A mund t\u00eb lidhet kjo me<br \/>\nprojektin e shum\u00ebdiskutuar t\u00eb Kanalit Danub\u2013Morav\u00eb\u2013Vardar\u2013Selanik, i cili s\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb<br \/>\nrikthyer p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb tryez\u00ebn e diskutimeve n\u00eb Serbi? Pse ky projekt vazhdon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi<br \/>\nkaq t\u00eb madhe p\u00ebr Serbin\u00eb, e cila nuk ka hequr dor\u00eb nga kjo ide p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 150 vjet,<br \/>\npavar\u00ebsisht ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha politike, ekonomike dhe gjeopolitike q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb<br \/>\nBallkan dhe n\u00eb Evrop\u00eb?<br \/>\nIdeja e k\u00ebtij projekti \u00ebsht\u00eb diskutuar nd\u00ebr vite nga figura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike, ekonomike,<br \/>\ninxhinierike dhe akademike n\u00eb Serbi. N\u00ebse do t\u00eb materializohej, kanali do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb nga<br \/>\nprojektet m\u00eb ambicioze infrastrukturore t\u00eb Ballkanit dhe, potencialisht, do t\u00eb kishte ndikim t\u00eb<br \/>\nkonsideruesh\u00ebm n\u00eb konfigurimin gjeoekonomik dhe gjeopolitik t\u00eb Gadishullit Ballkanik.<br \/>\nProjekti synon lidhjen e lumit Danub me Detin Egje, p\u00ebrmes sistemit lumor Morav\u00eb\u2013Vardar,<br \/>\nduke kaluar n\u00ebp\u00ebr territorin e tri shteteve: Serbis\u00eb, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Greqis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb<br \/>\nkuptim, kanali do t\u00eb krijonte nj\u00eb lidhje alternative ujore nd\u00ebrmjet Evrop\u00ebs Qendrore dhe Detit<br \/>\nEgje.<br \/>\nHistoria e Kanalit Morav\u00eb\u2013Vardar<br \/>\nIdeja p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kanali q\u00eb do t\u00eb lidhte sistemin e lumit Morav\u00eb me Vardarin dhe, p\u00ebrmes<br \/>\ntij, me Detin Egje, u paraqit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 1844 nga qarqe franceze t\u00eb interesuara p\u00ebr<br \/>\nzhvillimin e transportit ujor n\u00eb Ballkan. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim u themelua edhe nj\u00eb kompani e<br \/>\np\u00ebrbashk\u00ebt franko-serbe, France-Serbe Shipping Company, e cila bashk\u00ebpunoi me kompanin\u00eb<br \/>\nfranceze Prin-cipale Compagnie de Bateaux \u00e0 Vapeur, t\u00eb themeluar me dekret nga Napoleoni III<br \/>\nn\u00eb vitin 1850.<br \/>\nFrancez\u00ebt k\u00ebrkuan nga mbreti serb Milan Obrenovi\u0107 lejen p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e lumit Morav\u00eb p\u00ebr<br \/>\nnj\u00eb periudh\u00eb prej 30 vjet\u00ebsh. Negociatat nd\u00ebrmjet pal\u00ebve po shkonin drejt p\u00ebrfundimit, por n\u00eb<br \/>\nk\u00ebt\u00eb proces nd\u00ebrhyri Rusia, e cila ishte gjithashtu fuqish\u00ebm e interesuar p\u00ebr zgjerimin dhe<br \/>\nkonsolidimin e pranis\u00eb s\u00eb saj n\u00eb Ballkan. Ky zhvillim sh\u00ebnoi nj\u00eb nga momentet e hershme kur<br \/>\ninteresat e fuqive t\u00eb m\u00ebdha u p\u00ebrplas\u00ebn drejtp\u00ebrdrejt rreth nj\u00eb projekti infrastrukturor me r\u00ebnd\u00ebsi<br \/>\nstrategjike p\u00ebr rajonin.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse francez\u00ebt arrit\u00ebn t\u00eb siguronin lejen p\u00ebr t\u00eb operuar n\u00eb lumin Morav\u00eb, projekti p\u00ebr<br \/>\nnd\u00ebrtimin e kanalit nuk u realizua. Ideja u rishfaq p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vitin 1879, kur inxhinieri serb Ante<br \/>\nAleksi\u0107 botoi librin me titull Morava, situata aktuale dhe mund\u00ebsit\u00eb e transportit detar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb<br \/>\nvep\u00ebr u artikulua ideja p\u00ebr krijimin e nj\u00eb lidhjeje ujore nd\u00ebrmjet Danubit dhe Detit Egje.<br \/>\nProjekti iu prezantua m\u00eb pas qarqeve gjermane dhe britanike dhe, p\u00ebrmes tyre, edhe pal\u00ebs<br \/>\namerikane, e cila shprehu interes p\u00ebr realizimin e tij. N\u00eb vitin 1907, nj\u00eb kompani amerikane nga<br \/>\nNew Jersey hartoi projektin konceptual p\u00ebr kanalin Morav\u00eb\u2013Vardar, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si \u201cvija e<br \/>\ngravitetit ekonomik evropian n\u00eb lidhje me Kanalin e Suezit\u201d.<br \/>\nMegjithat\u00eb, Luft\u00ebrat Ballkanike, Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore, Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe transformimet<br \/>\ne m\u00ebdha gjeopolitike q\u00eb karakterizuan k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb e lan\u00eb projektin n\u00eb hije. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj,<br \/>\nideja nuk u zhduk dhe do t\u00eb rikthehej p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb periudhat pasuese.<br \/>\nN\u00eb vitin 1961, projekti u rikthye n\u00eb tryezat e planifikimit, kur Instituti i Projektimit p\u00ebr Trafikun<br \/>\nLumor nga Beogradi p\u00ebrgatiti nj\u00eb projekt paraprak p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs ujore Danub\u2013Selanik.<br \/>\nN\u00eb vitin 1973 u prezantua edhe aneksi i k\u00ebtij projekti, i cili u raportua nga ekspert\u00eb t\u00eb<br \/>\nOrganizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara.<br \/>\nEdhe shp\u00ebrb\u00ebrja e Jugosllavis\u00eb nuk e pengoi vazhdimin e interesimit t\u00eb qarqeve politike,<br \/>\nekonomike dhe akademike serbe p\u00ebr iden\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb kanali ujor p\u00ebrmes Morav\u00ebs dhe<br \/>\nVardarit deri n\u00eb Detin Egje. Projekti u promovua fuqish\u00ebm edhe nga presidenti serb Tomislav<br \/>\nNikoli\u0107 gjat\u00eb periudh\u00ebs 2013\u20132017.<br \/>\nN\u00eb vitin 2025, Ministria e Burimeve Natyrore, Minierave dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor publikoi<br \/>\nnj\u00eb dokument konfidencial t\u00eb titulluar China Gezhouba Corporation Limited: Studim mbi<br \/>\nFizibilitetin e Kanalit t\u00eb Morav\u00ebs. Ky dokument tregon se Serbia jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka hequr dor\u00eb<br \/>\nnga projekti, por vazhdon t\u00eb financoj\u00eb dhe t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb studime lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e<br \/>\nrealizimit t\u00eb tij.<br \/>\nSipas projektit, n\u00ebse realizohet, kanali do t\u00eb kishte nj\u00eb gjat\u00ebsi prej rreth 650 kilometrash dhe do t\u00eb<br \/>\nshtrihej nga sistemi i lumit Morav\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Vardarit e m\u00eb pas drejt Selanikut dhe Detit Egje.<br \/>\nRealizimi i tij do t\u00eb mund\u00ebsonte shkurtimin e rrug\u00ebs s\u00eb transportit me rreth 1,200 kilometra dhe<br \/>\ndo t\u00eb reduktonte koh\u00ebn e transportit me rreth dy deri n\u00eb tri dit\u00eb krahasuar me itinerarin aktual.<br \/>\nKostoja e projektit vler\u00ebsohet aktualisht n\u00eb rreth 17\u201320 miliard\u00eb dollar\u00eb, nj\u00eb shum\u00eb<br \/>\njasht\u00ebzakonisht e lart\u00eb p\u00ebr kapacitetet financiare t\u00eb shteteve t\u00eb rajonit.<br \/>\nNdikimet gjeopolitike t\u00eb kanalit<br \/>\nSerbia paraqitet si shteti m\u00eb i interesuar p\u00ebr realizimin e nj\u00eb projekti t\u00eb till\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb<br \/>\np\u00ebrfitimeve t\u00eb mundshme gjeopolitike, ekonomike dhe strategjike q\u00eb ai do t\u2019i sillte Beogradit.<br \/>\nPik\u00ebrisht k\u00ebto potenciale shpjegojn\u00eb edhe arsyen pse Serbia ka insistuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt p\u00ebr gati<br \/>\n150 vjet.<\/p>\n<p>Serbia k\u00ebrkon t\u00eb reduktoj\u00eb disavantazhin strategjik t\u00eb t\u00eb qenit shtet pa dalje detare duke krijuar<br \/>\nnj\u00eb korridor t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ujor drejt Egjeut. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme historike,<br \/>\najo ka k\u00ebrkuar m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb siguruar qasje n\u00eb uj\u00ebrat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pas d\u00ebshtimit p\u00ebr t\u00eb<br \/>\nrealizuar nj\u00eb dalje n\u00eb Detin Adriatik gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebrave Ballkanike dhe Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb<br \/>\nBot\u00ebrore, projekti i lidhjes ujore p\u00ebrmes Morav\u00ebs dhe Vardarit mbeti nj\u00eb nga mund\u00ebsit\u00eb<br \/>\nstrategjike p\u00ebr realizimin e k\u00ebsaj ambicie.<br \/>\nKjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga arsyet kryesore pse Beogradi ka vazhduar ta rikthej\u00eb dhe ta promovoj\u00eb k\u00ebt\u00eb<br \/>\nprojekt n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme historike. N\u00ebse projekti do t\u00eb materializohej, Serbia do t\u00eb<br \/>\nvendosej n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb nj\u00eb prej korridoreve potencialisht m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb transportit n\u00eb<br \/>\nEvrop\u00ebn Juglindore. Nj\u00eb pozicion i till\u00eb do t\u2019i mund\u00ebsonte Beogradit jo vet\u00ebm p\u00ebrfitime t\u00eb<br \/>\nkonsiderueshme ekonomike, por edhe rritjen e fuqis\u00eb s\u00eb tij ndikuese n\u00eb zhvillimet politike dhe<br \/>\nekonomike t\u00eb rajonit dhe, n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb kontinentit evropian.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, kanali nuk duhet par\u00eb vet\u00ebm si nj\u00eb projekt transporti dhe infrastrukture. Ai mund<br \/>\nt\u00eb interpretohet edhe si nj\u00eb instrument i mundsh\u00ebm i fuqis\u00eb gjeopolitike, pasi kontrolli ose<br \/>\nndikimi mbi nj\u00eb korridor t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb transportit do t\u2019i jepte Serbis\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb<br \/>\nmarr\u00ebdh\u00ebniet ekonomike dhe strategjike nd\u00ebrmjet Evrop\u00ebs Qendrore, Ballkanit dhe Mesdheut<br \/>\nLindor.<br \/>\nRoli i Kin\u00ebs dhe lidhja me nism\u00ebn \u201cNj\u00eb Brez, Nj\u00eb Rrug\u00eb\u201d<br \/>\nKina p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga fuqit\u00eb globale q\u00eb ka shfaqur interes t\u00eb konsideruesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt dhe<br \/>\nq\u00eb, sipas zhvillimeve t\u00eb fundit, ka qen\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb studimet e fizibilitetit t\u00eb tij. Interesimi<br \/>\nkinez mund t\u00eb vendoset n\u00eb kuadrin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb nism\u00ebs \u201cNj\u00eb Brez, Nj\u00eb Rrug\u00eb\u201d, ku Serbia z\u00eb nj\u00eb<br \/>\npozit\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb mesin e shteteve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Kjo d\u00ebshmohet edhe nga<br \/>\ninvestimet e konsiderueshme kineze n\u00eb Serbi gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit.<br \/>\nRealizimi i nj\u00eb korridori ujor q\u00eb do t\u00eb lidhte Danubin me Detin Egje do t\u2019i krijonte Kin\u00ebs nj\u00eb<br \/>\nrrug\u00eb alternative p\u00ebr transportimin e mallrave drejt tregjeve t\u00eb Evrop\u00ebs Qendrore dhe<br \/>\nPer\u00ebndimore, duke potencialisht reduktuar distanc\u00ebn, koh\u00ebn dhe kostot e transportit.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, nj\u00eb kanal lundrimi Danub\u2013Egje, i kombinuar me pranin\u00eb ekzistuese kineze n\u00eb<br \/>\nportin grek t\u00eb Pireut dhe me lidhjen hekurudhore Beograd\u2013Budapest, do t\u00eb mund t\u00eb krijonte nj\u00eb<br \/>\nrrjet t\u00eb integruar korridoreve alternative ujore, hekurudhore dhe detare q\u00eb do t\u00eb lidhte Evrop\u00ebn<br \/>\nQendrore me Mesdheun Lindor q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontrollin per\u00ebndimor\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb konfigurim i till\u00eb infrastrukturor do t\u00eb kishte r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb gjeoekonomike, pasi do t\u00eb<br \/>\nmund\u00ebsonte krijimin e nj\u00eb korridori t\u00eb integruar transporti me nj\u00eb rol potencialisht t\u00eb<br \/>\nr\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb l\u00ebvizjen e mallrave nd\u00ebrmjet Kin\u00ebs dhe tregjeve evropiane. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb,<br \/>\nkjo do t\u00eb rriste pranin\u00eb dhe ndikimin ekonomik e strategjik t\u00eb Pekinit n\u00eb Ballkan dhe n\u00eb hap\u00ebsirat<br \/>\np\u00ebrreth Bashkimit Evropian.<br \/>\nShqet\u00ebsimet gjeopolitike ndaj projektit<\/p>\n<p>Projekti i Kanalit Danub\u2013Morav\u00eb\u2013Vardar\u2013Selanik potencialisht mund t\u00eb shkaktoj\u00eb shqet\u00ebsime t\u00eb<br \/>\nkonsiderueshme gjeopolitike, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb Kin\u00ebs dhe ndikimit q\u00eb nj\u00eb<br \/>\nkorridor i till\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb kishte n\u00eb arkitektur\u00ebn ekzistuese t\u00eb transportit dhe t\u00eb ndikimit n\u00eb<br \/>\nEvrop\u00ebn Juglindore.<br \/>\nBashkimi Evropian mund ta shoh\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt me shqet\u00ebsim p\u00ebr dy arsye kryesore. E para lidhet<br \/>\nme faktin se projekti mb\u00ebshtetet dhe synohet t\u00eb realizohet me p\u00ebrfshirje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kineze,<br \/>\nn\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Kina konsiderohet nga Brukseli si nj\u00eb rival ekonomik dhe gjeopolitik n\u00eb rritje.<br \/>\nP\u00ebrmes nj\u00eb projekti t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb tilla, Pekini do t\u00eb krijonte nj\u00eb aset potencialisht t\u00eb<br \/>\nr\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm strategjik dhe nj\u00eb instrument t\u00eb ri ndikimi n\u00eb kufijt\u00eb e Bashkimit Evropian,<br \/>\nve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku ndodhen dy shtete kandidate p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, Serbia dhe<br \/>\nMaqedonia e Veriut, si dhe nj\u00eb shtet an\u00ebtar, Greqia.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ekziston shqet\u00ebsimi se rritja e pranis\u00eb kineze n\u00eb infrastruktur\u00ebn strategjike t\u00eb<br \/>\nrajonit mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb ndikim m\u00eb t\u00eb madh ekonomik dhe politik, duke i dh\u00ebn\u00eb Pekinit<br \/>\nmund\u00ebsi shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb zhvillimet politike dhe ekonomike brenda dhe p\u00ebrreth<br \/>\nBashkimit Evropian.<br \/>\nArsyeja e dyt\u00eb lidhet me faktin se nj\u00eb projekt i till\u00eb do t\u00eb krijonte nj\u00eb korridor alternativ<br \/>\ntransporti dhe potencialisht konkurrues ndaj disa prej projekteve infrastrukturore t\u00eb mb\u00ebshtetura<br \/>\nnga Bashkimi Evropian, p\u00ebrfshir\u00eb Korridorin 10, i cili lidh Evrop\u00ebn Juglindore me Evrop\u00ebn<br \/>\nQendrore, dhe Korridorin 8, i cili lidh hap\u00ebsirat e Evrop\u00ebs Lindore dhe Per\u00ebndimore.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, realizimi i kanalit do t\u00eb mund t\u00eb ndryshonte jo vet\u00ebm rrjedhat e transportit, por<br \/>\nedhe pesh\u00ebn relative t\u00eb korridoreve ekzistuese dhe t\u00eb ardhshme infrastrukturore n\u00eb Evrop\u00ebn<br \/>\nJuglindore.<br \/>\nPerspektiva e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs<br \/>\nEdhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs do t\u00eb kishin arsye strategjike p\u00ebr ta par\u00eb me shqet\u00ebsim nj\u00eb<br \/>\nprojekt t\u00eb till\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebse ai do t\u00eb realizohej p\u00ebrmes nj\u00eb investimi t\u00eb madh kinez. Nj\u00eb<br \/>\nprojekt i p\u00ebrmasave t\u00eb tilla do t\u2019i mund\u00ebsonte Kin\u00ebs t\u00eb hynte m\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb infrastruktur\u00ebn<br \/>\nstrategjike t\u00eb Ballkanit dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, t\u00eb rriste ndikimin e saj ekonomik dhe politik n\u00eb nj\u00eb<br \/>\nrajon me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb strategjike p\u00ebr Uashingtonin.<br \/>\nNj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr shqet\u00ebsuese p\u00ebr Shtetet e Bashkuara do t\u00eb ishte potenciali q\u00eb nj\u00eb korridor i till\u00eb<br \/>\nt\u2019i mund\u00ebsonte Kin\u00ebs t\u00eb zgjeronte m\u00eb tej ndikimin e saj ekonomik dhe strategjik brenda<br \/>\nBashkimit Evropian. N\u00ebse kanali do t\u00eb kombinohej me infrastruktur\u00ebn hekurudhore, portuale dhe<br \/>\nlogjistike ku Kina tashm\u00eb ka interesa t\u00eb konsiderueshme, at\u00ebher\u00eb ai do t\u00eb mund t\u00eb krijonte nj\u00eb<br \/>\nrrjet t\u00eb integruar transporti me ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet ekonomike nd\u00ebrmjet<br \/>\nKin\u00ebs dhe Evrop\u00ebs.<br \/>\nPozita e Turqis\u00eb dhe r\u00ebnd\u00ebsia e Ngushticave Turke<\/p>\n<p>Turqia p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb tjet\u00ebr fuqi rajonale q\u00eb mund ta kund\u00ebrshtoj\u00eb nj\u00eb projekt t\u00eb till\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb<br \/>\npasojave q\u00eb ai potencialisht do t\u00eb kishte mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb strategjike t\u00eb Ngushticave Turke.<br \/>\nBosfori dhe Dardanelet i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb Turqis\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme gjeopolitike, q\u00eb nga<br \/>\nperiudha e Perandoris\u00eb Osmane e deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme. Kontrolli dhe pozita strategjike e k\u00ebtyre<br \/>\nngushticave kan\u00eb qen\u00eb historikisht nj\u00eb nga faktor\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrcaktuar marr\u00ebdh\u00ebniet<br \/>\nnd\u00ebrmjet Detit t\u00eb Zi, Mesdheut dhe fuqive t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb kan\u00eb konkurruar p\u00ebr ndikim n\u00eb k\u00ebt\u00eb<br \/>\nhap\u00ebsir\u00eb.<br \/>\nN\u00ebse Kanali Danub\u2013Morav\u00eb\u2013Vardar\u2013Selanik do t\u00eb materializohej, ai do t\u00eb krijonte nj\u00eb rrug\u00eb<br \/>\nalternative nd\u00ebrmjet Evrop\u00ebs Qendrore dhe Detit Egje, duke shmangur pjes\u00ebrisht nevoj\u00ebn p\u00ebr<br \/>\np\u00ebrdorimin e rrug\u00ebs aktuale p\u00ebrmes Detit t\u00eb Zi dhe Ngushticave Turke. Kjo do t\u00eb mund t\u00eb<br \/>\nndikonte n\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb strategjike dhe ekonomike t\u00eb Bosforit dhe Dardaneleve dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb,<br \/>\nn\u00eb pozit\u00ebn gjeopolitike t\u00eb Turqis\u00eb.<br \/>\nPik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Ankara do t\u00eb kishte interesa t\u00eb qarta strategjike p\u00ebr ta kund\u00ebrshtuar ose<br \/>\np\u00ebr ta kufizuar materializimin e nj\u00eb projekti t\u00eb till\u00eb, pasi krijimi i nj\u00eb korridori alternativ do t\u00eb<br \/>\nmund t\u00eb reduktonte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb Ngushticat Turke kan\u00eb n\u00eb sistemin ekzistues t\u00eb<br \/>\ntransportit dhe komunikimit nd\u00ebrmjet Evrop\u00ebs dhe hap\u00ebsir\u00ebs euroaziatike.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, projekti Danub\u2013Morav\u00eb\u2013Vardar\u2013Selanik duhet t\u00eb kuptohet jo<br \/>\nvet\u00ebm si nj\u00eb ide inxhinierike p\u00ebr lidhjen e dy sistemeve lumore, por si nj\u00eb projekt me potencial<br \/>\np\u00ebr t\u00eb riform\u00ebsuar marr\u00ebdh\u00ebniet e fuqis\u00eb n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore. P\u00ebrmasat e tij, kostoja e lart\u00eb,<br \/>\np\u00ebrfshirja potenciale e fuqive t\u00eb m\u00ebdha dhe lidhja me korridoret ekzistuese t\u00eb transportit e b\u00ebjn\u00eb<br \/>\nat\u00eb nj\u00eb projekt me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb gjeoekonomike dhe gjeopolitike.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, k\u00ebmb\u00ebngulja shum\u00ebvje\u00e7are e Serbis\u00eb p\u00ebr ta mbajtur gjall\u00eb k\u00ebt\u00eb ide nuk mund t\u00eb<br \/>\nshpjegohet vet\u00ebm p\u00ebrmes interesave ekonomike apo nevoj\u00ebs p\u00ebr zhvillimin e infrastruktur\u00ebs.<br \/>\nProjekti lidhet drejtp\u00ebrdrejt me pozit\u00ebn gjeografike t\u00eb Serbis\u00eb, me aspiratat e saj p\u00ebr qasje n\u00eb<br \/>\nrrug\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb transportit dhe me synimin p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar territorin serb n\u00eb nj\u00eb nyje t\u00eb<br \/>\nr\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb komunikimit nd\u00ebrmjet Evrop\u00ebs Qendrore dhe Mesdheut Lindor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Nefail Emini Deklaratat e presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7, lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e devijimit&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":50041,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-50038","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-op-ed"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/50038","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=50038"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/50038\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":50044,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/50038\/revisions\/50044"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/50041"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=50038"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=50038"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=50038"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}