{"id":51815,"date":"2026-09-18T09:05:13","date_gmt":"2026-09-18T07:05:13","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=51815"},"modified":"2026-09-18T09:05:13","modified_gmt":"2026-09-18T07:05:13","slug":"bosch-presidenti-i-ri-i-kosoves-mbase-mund-ti-fale-te-denuarit-nga-specialja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=51815","title":{"rendered":"Bosch: Presidenti i ri i Kosov\u00ebs, mbase mund t\u2019i fal\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit nga Specialja"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ambasadori i Holand\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, Roberth Bosch, e ka cil\u00ebsuar si skandaloz verdiktin q\u00eb Gjykata Speciale e shqiptoi ndaj kat\u00ebrsh\u00ebs s\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb krye me ish-presidentin, Hashim Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Ai ka shfaqur habin\u00eb se si as trupi gjykues as prokuror\u00ebt nuk i kan\u00eb marr\u00eb parasysh rrethanat e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00ebs, e as deklaratat e ekspert\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb ishin marr\u00eb me t\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb \u00e7erekshekulli m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim skandaloz. Por natyrisht \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt nuk i kan\u00eb d\u00ebgjuar ekspert\u00ebt dhe at\u00eb q\u00eb ekspert\u00ebt u kan\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr strukturat e U\u00c7K-s\u00eb \u2014 se nuk kishte nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb till\u00eb. K\u00ebt\u00eb e kan\u00eb theksuar zoti Clark, zoti Hill, zoti Rubin dhe t\u00eb gjith\u00eb ekspert\u00ebt e tjer\u00eb, ekspert\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb.Edhe un\u00eb e kam theksuar k\u00ebt\u00eb, por natyrisht ata nuk m\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb fare, sepse, si\u00e7 e dini, un\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb isha personi kontaktues nd\u00ebrmjet Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe asaj t\u00eb Mbrojtjes\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDhe kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb thoshin gjithmon\u00eb: U\u00c7K-ja jan\u00eb \u201c\u00e7izmet n\u00eb terren\u201d, forcat n\u00eb terren, por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb komunikosh me ta, sepse nuk ka struktur\u00eb. Pra, si mund t\u2019i akuzoni Tha\u00e7in dhe Rexhepin p\u00ebr koordinim, kur nuk kishte koordinim? Dhe gjithashtu ajo q\u00eb njer\u00ebzit nuk e kuptojn\u00eb dhe e harrojn\u00eb \u00ebsht\u00eb se kjo ka ndodhur 26 vjet m\u00eb par\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk kishte telefona portativ\u00eb, iPhone nuk ekzistonte. Duhej t\u00eb komunikoje p\u00ebrmes telefonit satelitor. Dhe telefoni satelitor \u2014 e kam p\u00ebrdorur edhe vet\u00eb \u2014 shum\u00eb her\u00eb nuk funksiononte. Prandaj ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kishte \u00e7far\u00ebdo koordinimi\u201d, tha Bosch n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr KosovaPress.<\/p>\n<p>Sipas diplomatit q\u00eb disa her\u00eb ka pranuar t\u00eb jet\u00eb penduar pse ishte n\u00eb an\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkonte themelimin e Speciales, koha ka d\u00ebshmuar se e nj\u00ebjta duhet pushuar s\u00eb ekzistuari.<\/p>\n<p>\u201cSipas meje, e gjith\u00eb kjo gjykat\u00eb nuk duhet t\u00eb ekzistonte. E gjith\u00eb kjo erdhi p\u00ebr shkak t\u00eb raportit t\u00eb Martyt. Raporti i Martyt fliste p\u00ebr trafikim organesh. N\u00ebse kjo do t\u00eb kishte qen\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, natyrisht do t\u00eb kishte qen\u00eb e tmerrshme.<br \/>\nDhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye t\u00eb gjith\u00eb u shqet\u00ebsuan dhe than\u00eb: \u201cOh, \u00ebsht\u00eb e tmerrshme, e tmerrshme, e tmerrshme.\u201d Ata i besuan Martyt dhe than\u00eb se kjo duhet t\u00eb hetohet seriozisht. Dhe k\u00ebshtu nisi e gjith\u00eb kjo. Pasi gjyqtari \u00cbilliamson hetoi dhe rezultoi se kjo nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb, se nuk kishte trafikim organesh, se ishin thjesht histori t\u00eb sajuara, at\u00ebher\u00eb, natyrisht, duhej t\u00eb ndaleshin. Duhej t\u00eb ndaleshin. Nuk kishte m\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb vazhduar, sepse kjo ishte arsyeja e v\u00ebrtet\u00eb. Pra, e gjith\u00eb kjo gjykat\u00eb nuk duhet t\u00eb ishte aty dhe nuk duhet t\u00eb kishte ekzistuar\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Bosch q\u00eb \u00ebsht\u00eb i d\u00ebshp\u00ebruar me verdiktin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, tash nuk pret lajm t\u00eb mir\u00eb nga shkalla e dyt\u00eb. Vecse e befason p\u00ebrkat\u00ebsia komb\u00ebtare e atyre q\u00eb japin drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces<\/p>\n<p>\u201cPo, nuk pres shum\u00eb n\u00ebse jan\u00eb p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt njer\u00ebz q\u00eb duhet t\u00eb shqyrtojn\u00eb pun\u00ebn e tyre\u2026 sepse pak a shum\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt. P\u00ebr ndonj\u00eb arsye, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb njer\u00ebz nga Shtetet e Bashkuara, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb e Kosov\u00ebs e paguar nga evropian\u00ebt, dhe ata jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb prokuror\u00eb dhe gjyqtar\u00eb amerikan\u00eb. Nuk kuptoj asgj\u00eb. Nuk e kuptoj se si mund t\u00eb ndodhin gj\u00ebra t\u00eb tilla. Nuk e di\u201d, tha Bosch.<\/p>\n<p>Ve\u00e7se nga gjith\u00eb kjo situat\u00eb e krijuar me d\u00ebnimet drakonike, Bosch e sheh nj\u00eb der\u00eb daljeje. Dhe kjo p\u00ebrmes institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPor sidoqoft\u00eb, gjyqtari e nisi duke th\u00ebn\u00eb se kjo ishte nj\u00eb gjykat\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe at\u00ebher\u00eb mendova \u2014 ndoshta ajo q\u00eb po them \u00ebsht\u00eb e pakuptimt\u00eb \u2014 por n\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb e Kosov\u00ebs, at\u00ebher\u00eb kur m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb keni nj\u00eb president, a nuk mundet presidenti t\u2019i fal\u00eb t\u00eb gjith\u00eb? N\u00eb nj\u00eb shtet normal, presidenti ka kompetenc\u00eb t\u00eb fal\u00eb persona t\u00eb caktuar.<br \/>\nN\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb gjykat\u00eb e Kosov\u00ebs dhe kur m\u00eb n\u00eb fund\u2026 kur LDK-ja dhe VV-ja m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr ta zgjedhur presidentin, a nuk mundet ky president t\u2019i fal\u00eb ata? Thjesht po pyes, por do t\u00eb ishte logjike. N\u00ebse ata pretendojn\u00eb se jan\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb e Kosov\u00ebs, at\u00ebher\u00eb bien n\u00ebn juridiksionin e Kosov\u00ebs. Dhe kush \u00ebsht\u00eb shefi n\u00eb Kosov\u00eb? Nuk jan\u00eb ata, \u00ebsht\u00eb presidenti, apo jo? Gjithsesi, p\u00ebr ta p\u00ebrfunduar me nj\u00eb not\u00eb pozitive, ndoshta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide e mire\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>E derisa kjo nuk ndodh, holandezi \u00ebsht\u00eb i bindur se fituesja e vetme n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces \u00ebsht\u00eb Serbia.<\/p>\n<p>\u201cKjo, natyrisht, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb negative p\u00ebr Kosov\u00ebn. Shum\u00eb negative.Por p\u00ebrs\u00ebri, kjo \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr serb\u00ebt. Serb\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb lumtur. Dhe un\u00eb ende mendoj se e gjith\u00eb kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e \u00e7uditshme. N\u00eb raportin e Martyt madje thuhej se shumica e krimeve ishin kryer nga serb\u00ebt. At\u00ebher\u00eb si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb nuk ka nj\u00eb gjykat\u00eb speciale kund\u00ebr serb\u00ebve? Ata nuk i kan\u00eb d\u00ebnuar njer\u00ebzit e tyre. Ata jan\u00eb ulur n\u00eb qeveri. Nj\u00eb nga personat m\u00eb kriminal\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb forcave t\u00eb armatosura dhe ata thjesht jan\u00eb ulur atje duke qeshur\u201d, tha Bosch.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ambasadori i Holand\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, Roberth Bosch, e ka cil\u00ebsuar si skandaloz verdiktin q\u00eb Gjykata&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":51818,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4,32],"tags":[],"class_list":["post-51815","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove","category-top-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/51815","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=51815"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/51815\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":51819,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/51815\/revisions\/51819"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/51818"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=51815"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=51815"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=51815"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}