{"id":52347,"date":"2026-09-21T10:02:08","date_gmt":"2026-09-21T08:02:08","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=52347"},"modified":"2026-09-21T10:02:08","modified_gmt":"2026-09-21T08:02:08","slug":"huthite-jemeni-dhe-gjeopolitika-e-korridoreve-energjetike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=52347","title":{"rendered":"Huthit\u00eb, Jemeni dhe gjeopolitika e korridoreve energjetike"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shkruan:Nefail Emini<\/strong><\/p>\n<p>Huthit\u00eb kan\u00eb zgjeruar hap\u00ebsir\u00ebn e kontrollit t\u00eb tyre n\u00eb drejtim t\u00eb Detit t\u00eb Kuq, nj\u00eb zhvillim q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme gjeopolitike dhe ekonomike jo vet\u00ebm p\u00ebr Lindjen e Mesme, por edhe p\u00ebr ekonomin\u00eb globale. Ky zgjerim territorial dhe strategjik ka rritur pasigurin\u00eb n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr sa i p\u00ebrket siguris\u00eb s\u00eb furnizimeve energjetike dhe vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb qarkullimit t\u00eb naft\u00ebs dhe gazit natyror nga Lindja e Mesme drejt tregjeve globale.<br \/>\nR\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebtij zhvillimi lidhet ve\u00e7an\u00ebrisht me pozicionin strategjik t\u00eb Jemenit dhe me kontrollin ose k\u00ebrc\u00ebnimin ndaj korridoreve kryesore detare q\u00eb lidhin Gjirin Persik me Detin e Kuq dhe, p\u00ebrmes Kanalit t\u00eb Suezit, me tregjet evropiane dhe globale. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku Ngushtica e Hormuzit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe qarkullimi p\u00ebrmes saj \u00ebsht\u00eb penguar, Bab el-Mandebi merr nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi edhe m\u00eb t\u00eb madhe strategjike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, aft\u00ebsia e Huthive p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar ose goditur anijet q\u00eb kalojn\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebsaj ngushtice krijon nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb presioni mbi tregtin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe rrjedhat energjetike.<br \/>\nParalelisht, Huthit\u00eb kan\u00eb goditur edhe objektiva t\u00eb lidhura me infrastruktur\u00ebn energjetike dhe ekonomike t\u00eb Arabis\u00eb Saudite, duke shtuar pasigurin\u00eb n\u00eb tregjet energjetike dhe duke ekspozuar cenueshm\u00ebrin\u00eb e infrastruktur\u00ebs strategjike t\u00eb vendeve t\u00eb Gjirit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, shtrohen disa pyetje themelore: Kush jan\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Huthit\u00eb? Pse Jemeni ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi kaq t\u00eb madhe gjeopolitike? \u00c7far\u00eb e shpjegon marr\u00ebdh\u00ebnien e tyre me Iranin? Dhe cilat do t\u00eb ishin pasojat rajonale dhe globale n\u00ebse ky grup do t\u00eb konsolidonte m\u00eb tej kontrollin e tij mbi territoret dhe korridoret strategjike t\u00eb Jemenit?<\/p>\n<p><strong>Kush jan\u00eb Huthit?<\/strong><br \/>\nAnsar Allah, q\u00eb n\u00eb arabisht n\u00ebnkupton \u201cMb\u00ebshtet\u00ebsit e Zotit\u201d, t\u00eb njohur gjer\u00ebsisht si Huthit\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje politiko-ushtarake me rr\u00ebnj\u00eb n\u00eb tradit\u00ebn fetare Zejdite t\u00eb Islamit shiit. L\u00ebvizja u shfaq n\u00eb Jemenin veriper\u00ebndimor dhe u konsolidua gjat\u00eb viteve 1990, nd\u00ebrsa em\u00ebrtimi \u201cHuthi\u201d lidhet me familjen dhe figur\u00ebn e Hussein Badr al-Din al-Houthi, nj\u00eb klerik, aktivist dhe figur\u00eb politike Zejdite, i cili u b\u00eb simbol i hersh\u00ebm i k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar origjin\u00ebn e Huthive, duhet t&#8217;i referohemi historis\u00eb s\u00eb komunitetit Zejdit n\u00eb Jemen. Zejdizmi u vendos n\u00eb Jemenin verior n\u00eb shekullin IX dhe p\u00ebr shum\u00eb shekuj p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb nga bazat kryesore politike, shoq\u00ebrore dhe fetare t\u00eb k\u00ebtij territori. P\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, imamati Zejdit p\u00ebrb\u00ebnte struktur\u00ebn kryesore politike t\u00eb Jemenit verior. Ky sistem u rr\u00ebzua n\u00eb vitin 1962, kur imami \u2013 i cili ushtronte nj\u00ebkoh\u00ebsisht autoritet politik dhe fetar \u2013 u p\u00ebrmbys nga pushteti dhe u vendos Republika Arabe e Jemenit.<br \/>\nNdryshimi i sistemit politik nuk e zhduku konfliktin nd\u00ebrmjet forcave republikane dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb rendit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm Zejdit. P\u00ebrkundrazi, gjat\u00eb viteve 1960, Jemeni u p\u00ebrfshi n\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb armatosur ku p\u00ebrplasja e brendshme u nd\u00ebrthur me rivalitete rajonale dhe nd\u00ebrhyrje t\u00eb jashtme. Kjo trash\u00ebgimi historike mbeti nj\u00eb element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb form\u00ebsimin e identitetit politik dhe shoq\u00ebror t\u00eb komunitetit Zejdit.<br \/>\nHuthit\u00eb u shfaq\u00ebn gjat\u00eb viteve 1990 si nj\u00eb l\u00ebvizje e orientuar drejt ringjalljes dhe mbrojtjes s\u00eb identitetit Zejdit, pjes\u00ebrisht si reagim ndaj ndikimit n\u00eb rritje financiar, politik dhe fetar t\u00eb Arabis\u00eb Saudite n\u00eb Jemen, por edhe ndaj politikave t\u00eb regjimit t\u00eb presidentit Ali Abdullah Saleh dhe perceptimit p\u00ebr korrupsionin dhe margjinalizimin e zonave veriore t\u00eb vendit. N\u00ebn udh\u00ebheqjen e Hussein al-Houthit, l\u00ebvizja filloi t\u00eb fitonte gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb mesin e komuniteteve lokale.<\/p>\n<p>Pas vitit 2003, marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet regjimit t\u00eb Salehut dhe Huthive u p\u00ebrshkall\u00ebzuan ndjesh\u00ebm. Qeveria nd\u00ebrmori disa operacione ushtarake kund\u00ebr l\u00ebvizjes, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2004 forcat qeveritare vran\u00eb Hussein al-Houthin. Megjithat\u00eb, vrasja e liderit nuk solli zhdukjen e l\u00ebvizjes. P\u00ebrkundrazi, Huthit\u00eb u konsoliduan si nj\u00eb aktor politik dhe ushtarak gjithnj\u00eb e m\u00eb i fuqish\u00ebm n\u00eb veri t\u00eb Jemenit.<br \/>\nGjat\u00eb zhvillimeve t\u00eb Pranver\u00ebs Arabe n\u00eb vitin 2011, Huthit\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb procesin e protestave kund\u00ebr regjimit t\u00eb Salehut. Kriza politike dhe dob\u00ebsimi i strukturave shtet\u00ebrore krijuan nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb re p\u00ebr zgjerimin e ndikimit t\u00eb tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, ata arrit\u00ebn t\u00eb siguronin qasje n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb kapaciteteve ushtarake dhe arsenaleve t\u00eb shtetit.<br \/>\nN\u00eb vitin 2012, Ali Abdullah Saleh u largua nga presidenca dhe pushteti iu transferua z\u00ebvend\u00ebspresidentit t\u00eb tij, Abd Rabbuh Mansur Hadi. Megjithat\u00eb, tranzicioni politik nuk arriti t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb stabilitet t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. N\u00eb vitin 2014, Huthit\u00eb krijuan nj\u00eb aleanc\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme me Salehun dhe me element\u00eb t\u00eb forcave ushtarake q\u00eb vazhdonin ta mb\u00ebshtesnin at\u00eb. P\u00ebrmes k\u00ebsaj aleance, ata avancuan me shpejt\u00ebsi dhe mor\u00ebn kontrollin e kryeqytetit, Sanaas, si dhe t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb konsiderueshme t\u00eb territoreve veriore dhe per\u00ebndimore t\u00eb Jemenit.<br \/>\nForcat e Hadi-t u t\u00ebrhoq\u00ebn drejt jugut, nd\u00ebrsa vet\u00eb presidenti u largua drejt Arabis\u00eb Saudite. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, Huthit\u00eb konsoliduan nj\u00eb struktur\u00eb alternative t\u00eb pushtetit dhe u shnd\u00ebrruan nga nj\u00eb l\u00ebvizje kryengrit\u00ebse lokale n\u00eb nj\u00eb aktor me kapacitete t\u00eb konsiderueshme politike, territoriale dhe ushtarake.<br \/>\nN\u00eb vitin 2015, nj\u00eb koalicion i udh\u00ebhequr nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nd\u00ebrhyri ushtarakisht n\u00eb Jemen dhe filloi nj\u00eb fushat\u00eb ajrore kund\u00ebr pozicioneve t\u00eb Huthive. Konflikti u shnd\u00ebrrua k\u00ebshtu n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb ku dimensioni i luft\u00ebs civile u nd\u00ebrthur me rivalitetet rajonale dhe interesat e aktor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<br \/>\nLufta n\u00eb Jemen ka shkaktuar humbje t\u00eb m\u00ebdha njer\u00ebzore, shkat\u00ebrrime t\u00eb konsiderueshme infrastrukturore dhe nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb humanitare, duke fragmentuar m\u00eb tej struktur\u00ebn politike dhe shoq\u00ebrore t\u00eb vendit. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, konflikti e ka shnd\u00ebrruar Jemenin n\u00eb nj\u00eb nga hap\u00ebsirat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb rivalitetit gjeopolitik n\u00eb Lindjen e Mesme.<\/p>\n<p><strong>Dallimi fetar nd\u00ebrmjet Huthive dhe shiizmit iranian<\/strong><br \/>\nHuthit\u00eb kan\u00eb origjin\u00eb kryesisht nga provinca Saada, n\u00eb veriper\u00ebndim t\u00eb Jemenit, dhe identifikohen me tradit\u00ebn Zejdite t\u00eb shiizmit. Zejdit\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb popullsis\u00eb jemenase dhe historikisht kan\u00eb pasur nj\u00eb ndikim t\u00eb konsideruesh\u00ebm politik dhe shoq\u00ebror n\u00eb veri t\u00eb vendit. Shumica e ndjek\u00ebsve t\u00eb zejdizmit jetojn\u00eb n\u00eb Jemen dhe zejdit\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreth tet\u00eb p\u00ebr qind t\u00eb 70 milion\u00eb shiit\u00ebve n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<br \/>\nAshtu si deg\u00ebt e tjera t\u00eb shiizmit, Zejdit\u00eb i japin r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb pasardh\u00ebsve t\u00eb Aliut, kush\u00ebririt dhe dh\u00ebndrit t\u00eb Profetit Muhamed, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e udh\u00ebheqjes s\u00eb komunitetit mysliman. Megjithat\u00eb, doktrina Zejdite ndryshon n\u00eb aspekte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga shiizmi Dymb\u00ebdhjet\u00ebsh, i cili p\u00ebrb\u00ebn tradit\u00ebn dominuese shiite n\u00eb Iran. Zejdit\u00ebt, t\u00eb njohur ndryshe edhe si &#8220;Pes\u00ebshat&#8221;, besojn\u00eb se Zejdi, st\u00ebrnipi i Aliut ishte imami i pest\u00eb legjitim. Megjithat\u00eb, shiit\u00ebt e sektit &#8220;Dymb\u00ebdhjet\u00ebsh&#8221;e konsiderojn\u00eb v\u00ebllain e Zejdit, Muhamed al-Bakirin, si imamin e pest\u00eb. Zejdit\u00ebt nuk i njohin imam\u00ebt e m\u00ebvonsh\u00ebm.<br \/>\nShiizmi Dymb\u00ebdhjet\u00ebsh mb\u00ebshtetet n\u00eb besimin te dymb\u00ebdhjet\u00eb imam\u00ebt dhe n\u00eb konceptin e imamit t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb, i cili konsiderohet i fshehur dhe pritet t\u00eb rikthehet si Mahdiu. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb tij, tradita politike dhe juridike e shiizmit iranian ka zhvilluar nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb autoritetit klerikal n\u00eb interpretimin dhe zbatimin e normave fetare.<br \/>\nZejdizmi, nga ana tjet\u00ebr, nuk e pranon t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn doktrin\u00eb t\u00eb imam\u00ebve t\u00eb pagabuesh\u00ebm dhe nuk i njeh dymb\u00ebdhjet\u00eb imam\u00ebt e tradit\u00ebs Dymb\u00ebdhjet\u00ebshe. P\u00ebr Zejdit\u00eb, pretendimi p\u00ebr udh\u00ebheqje politike dhe fetare lidhet m\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me prejardhjen nga familja e Aliut dhe me aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr komunitetin.<br \/>\nKy dallim \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kuptuar marr\u00ebdh\u00ebnien nd\u00ebrmjet Huthive dhe Iranit. Huthit\u00eb nuk jan\u00eb thjesht nj\u00eb kopje fetare e modelit iranian dhe as nuk identifikohen plot\u00ebsisht me doktrin\u00ebn Dymb\u00ebdhjet\u00ebshe t\u00eb shiizmit iranian. Marr\u00ebdh\u00ebnia e tyre me Iranin duhet kuptuar p\u00ebrmes nj\u00eb kombinimi faktor\u00ebsh fetar\u00eb, politik\u00eb, strategjik\u00eb dhe gjeopolitik\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Huthit\u00eb si partner strategjik i Iranit<\/strong><br \/>\nIrani ka pranuar publikisht mb\u00ebshtetjen e tij p\u00ebr Huthit\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb analizave mbi politik\u00ebn rajonale t\u00eb Teheranit shpesh konsiderohen pjes\u00eb e rrjetit t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb lidhur me at\u00eb q\u00eb Irani e quan \u201cBoshti i Rezistenc\u00ebs\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Huthit\u00eb kan\u00eb fituar nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr strategjin\u00eb rajonale iraniane p\u00ebr shkak t\u00eb pozicionit gjeografik t\u00eb Jemenit dhe aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion mbi rrug\u00ebt detare nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<br \/>\nMarr\u00ebdh\u00ebnia Iran\u2013Huthi nuk duhet par\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrmes dimensionit fetar. Ajo lidhet edhe me interesat strategjike t\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebve. P\u00ebr Iranin, prania dhe kapacitetet ushtarake t\u00eb Huthive krijojn\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb zgjeruar presionin ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij rajonal\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj Arabis\u00eb Saudite dhe vendeve t\u00eb tjera t\u00eb Gjirit, si dhe ndaj pranis\u00eb dhe interesave amerikane n\u00eb rajon.<br \/>\nP\u00ebr Huthit\u00eb, mb\u00ebshtetja iraniane ka kontribuar n\u00eb forcimin e kapaciteteve t\u00eb tyre ushtarake dhe n\u00eb rritjen e aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar p\u00ebrtej kufijve t\u00eb konfliktit t\u00eb brendsh\u00ebm jemenas. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, marr\u00ebdh\u00ebnia nd\u00ebrmjet Teheranit dhe Huthive mund t\u00eb kuptohet si nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e nd\u00ebrthurur nd\u00ebrmjet mb\u00ebshtetjes s\u00eb jashtme, interesave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta strategjike dhe autonomis\u00eb s\u00eb vet\u00eb l\u00ebvizjes Huthi.<br \/>\nR\u00ebnd\u00ebsia e Huthive \u00ebsht\u00eb rritur edhe m\u00eb tej n\u00eb kontekstin e kriz\u00ebs rreth Ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzit. N\u00ebse Hormuzi p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga pikat kryesore t\u00eb kalimit t\u00eb naft\u00ebs dhe gazit nga Gjiri Persik drejt tregjeve bot\u00ebrore, Bab el-Mandebi p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb tjet\u00ebr nyje kritike p\u00ebr transportin detar nd\u00ebrmjet Oqeanit Indian, Detit t\u00eb Kuq dhe tregjeve evropiane e globale.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim i nj\u00ebkohsh\u00ebm ndaj Hormuzit dhe Bab el-Mandebit do t\u00eb krijonte nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr tregtin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00ebse nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e qarkullimit energjetik detyrohet t\u00eb devijohet n\u00eb rrug\u00eb alternative, pasojat mund t\u00eb shfaqen p\u00ebrmes rritjes s\u00eb kostove t\u00eb transportit, sigurimit detar dhe \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb, si dhe p\u00ebrmes shtimit t\u00eb pasiguris\u00eb n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<br \/>\nKjo e b\u00ebn Bab el-Mandebin ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb strategjin\u00eb rajonale. Kontrolli i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i k\u00ebsaj ngushtice nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht i nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb krijuar pasoja nd\u00ebrkomb\u00ebtare; mjafton q\u00eb nj\u00eb aktor i armatosur t\u00eb ket\u00eb kapacitetin p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar ose nd\u00ebrprer\u00eb qarkullimin detar p\u00ebrmes saj.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, sulmet ndaj infrastruktur\u00ebs energjetike saudite p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb dimension tjet\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj strategjie. Tubacioni Lindje\u2013Per\u00ebndim i Arabis\u00eb Saudite, i cili lidh zonat prodhuese t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb lindje me portet e vendosura n\u00eb bregun e Detit t\u00eb Kuq, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb alternativ\u00eb ndaj transportit p\u00ebrmes Ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzit.<br \/>\nPrandaj, cenueshm\u00ebria e k\u00ebsaj infrastrukture ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb strategjike. N\u00ebse nj\u00ebkoh\u00ebsisht k\u00ebrc\u00ebnohen edhe rrug\u00ebt detare t\u00eb Detit t\u00eb Kuq, at\u00ebher\u00eb reduktohen alternativat q\u00eb vendet e Gjirit mund t\u00eb p\u00ebrdorin p\u00ebr t\u00eb shmangur pikat e ngushta t\u00eb sistemit global t\u00eb transportit energjetik.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Huthit\u00eb i ofrojn\u00eb Iranit nj\u00eb kapacitet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion indirekt mbi mjedisin strategjik t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme. Nga kjo perspektiv\u00eb, p\u00ebrdorimi i Huthive si nj\u00eb aktor i armatosur me aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar korridoret detare dhe infrastruktur\u00ebn energjetike i krijon Iranit mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion mbi kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij pa qen\u00eb i detyruar t\u00eb p\u00ebrfshihet drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb \u00e7do p\u00ebrplasje. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga karakteristikat kryesore t\u00eb strategjis\u00eb s\u00eb fuqis\u00eb indirekte q\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb Lindjen e Mesme gjat\u00eb dekadave t\u00eb fundit.<br \/>\nN\u00ebse Huthit\u00eb do t\u00eb arrinin t\u00eb konsolidonin m\u00eb tej kontrollin e tyre territorial dhe ushtarak n\u00eb zonat strategjike t\u00eb Jemenit, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrgjat\u00eb bregdetit t\u00eb Detit t\u00eb Kuq, r\u00ebnd\u00ebsia e tyre do t\u00eb tejkalonte ndjesh\u00ebm dimensionin e konfliktit t\u00eb brendsh\u00ebm jemenas. Ata do t\u00eb mund t\u00eb shnd\u00ebrroheshin n\u00eb nj\u00eb faktor t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb siguris\u00eb detare dhe energjetike n\u00eb nj\u00eb nga korridoret m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb tregtis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, \u00e7\u00ebshtja e Huthive nuk duhet t\u00eb analizohet vet\u00ebm si pjes\u00eb e luft\u00ebs civile n\u00eb Jemen apo e rivalitetit Iran\u2013Arabia Saudite.<br \/>\nJemeni, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nuk p\u00ebrb\u00ebn vet\u00ebm nj\u00eb periferi t\u00eb konfliktit t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme. Pozita e tij gjeografike e vendos at\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga nyjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb sistemit global t\u00eb energjis\u00eb dhe tregtis\u00eb. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, konsolidimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i Huthive n\u00eb Jemen mund t\u00eb ket\u00eb pasoja q\u00eb tejkalojn\u00eb kufijt\u00eb e k\u00ebtij vendi dhe t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb rajonale, tregtin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe arkitektur\u00ebn globale t\u00eb siguris\u00eb energjetike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan:Nefail Emini Huthit\u00eb kan\u00eb zgjeruar hap\u00ebsir\u00ebn e kontrollit t\u00eb tyre n\u00eb drejtim t\u00eb Detit t\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":52353,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-52347","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-op-ed"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/52347","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=52347"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/52347\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":52354,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/52347\/revisions\/52354"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/52353"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=52347"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=52347"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=52347"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}