{"id":5267,"date":"2026-04-23T11:04:04","date_gmt":"2026-04-23T11:04:04","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=5267"},"modified":"2026-04-23T11:04:04","modified_gmt":"2026-04-23T11:04:04","slug":"profesor-ne-up-drejtor-i-institutit-albanologjik-autor-shume-veprave-kjo-eshte-biografia-e-rexhep-qosjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=5267","title":{"rendered":"Profesor n\u00eb UP, drejtor i Institutit Albanologjik, autor shum\u00eb veprave \u2013 kjo \u00ebsht\u00eb biografia e Rexhep Qosjes"},"content":{"rendered":"<p>Rexhep Qosja, i cili vdiq sot n\u00eb mosh\u00ebn 90 vje\u00e7are, ishte nj\u00eb nd\u00ebr personalitetet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, kritik\u00ebs letrare dhe mendimit intelektual shqiptar. Ai ka qen\u00eb profesor dhe drejtues studimesh n\u00eb Fakultetin Filologjik t\u00eb Prishtin\u00ebs. Ishte edhe drejtor i Institutit Albanologjik prej vitit 1972 deri m\u00eb 1981<\/p>\n<p>I lindur n\u00eb vitin 1936 n\u00eb Vuthaj t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Qosja arsimin fillor e nisi n\u00eb vendlindje dhe e vazhdoi n\u00eb Guci. N\u00eb vitin 1959 p\u00ebrfundoi Shkoll\u00ebn Normale n\u00eb Prishtin\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb u regjistrua n\u00eb Deg\u00ebn e Gjuh\u00ebs dhe Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe n\u00eb Fakultetin Filozofik t\u00eb Prishtin\u00ebs, ku diplomoi m\u00eb 1964. Rruga e tij akademike vazhdoi me angazhimin n\u00eb Institutin Albanologjik t\u00eb Prishtin\u00ebs, ku u pranua si asistent n\u00eb vitin 1967 dhe m\u00eb pas u ngrit n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta shkencore.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve 1967\u20131968 u specializua p\u00ebr shkenc\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb Universitetin e Beogradit, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1971 mbrojti doktorat\u00ebn mbi jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e poetit Asdreni. Pas k\u00ebsaj, ai u b\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i lart\u00eb dhe k\u00ebshilltar shkencor n\u00eb Institutin Albanologjik, si dhe profesor n\u00eb Fakultetin Filozofik t\u00eb Prishtin\u00ebs. Nga viti 1972 deri m\u00eb 1981 drejtoi Institutin Albanologjik, duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb zhvillimin e studimeve albanologjike.<\/p>\n<p>Qosja ishte autor i mbi tridhjet\u00eb librave q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb studime letrare, kritik\u00eb, romane, tregime, drama dhe publicistik\u00eb. Nd\u00ebr veprat e tij m\u00eb t\u00eb njohura jan\u00eb \u201cVdekja m\u00eb vjen prej syve t\u00eb till\u00eb\u201d, \u201cAnatomia e kultur\u00ebs\u201d dhe romani \u201cBijt\u00eb e askujt\u201d, p\u00ebr t\u00eb cilin u nderua me \u00e7mimin \u201cPjet\u00ebr Bogdani\u201d n\u00eb vitin 2010. Veprat e tij jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb disa gjuh\u00eb dhe kan\u00eb qen\u00eb objekt studimi n\u00eb qarqe akademike.<\/p>\n<p>P\u00ebr kontributin e tij t\u00eb \u00e7muar, ai u nderua me shum\u00eb \u00e7mime, p\u00ebrfshir\u00eb \u00e7mimin \u201cNderi i Kombit\u201d nga Republika e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 2000. P\u00ebrve\u00e7 veprimtaris\u00eb shkencore e letrare, ai ishte i angazhuar edhe n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb Kosov\u00ebs, duke drejtuar nj\u00eb parti n\u00eb periudh\u00ebn 1998\u20132000.<\/p>\n<p>Biografia<\/p>\n<p>Lindi m\u00eb 1936 n\u00eb Vuthaj t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Kat\u00ebr klasat e para t\u00eb fi\u00adllores i kreu n\u00eb Vuthaj, kurse gjysm\u00eb\u00admatur\u00ebn n\u00eb Guci. M\u00eb 1959 mbaroi Shkoll\u00ebn Normale n\u00eb Prishtin\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00eb 1960 u regjistrua n\u00eb Deg\u00ebn e Gju\u00adh\u00ebs dhe t\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe t\u00eb Fa\u00adkultetit Filozofik t\u00eb Prishtin\u00ebs, ku u diplomua m\u00eb 1964. N\u00eb vitin 1967 u pranua asistent n\u00eb Institutin Albano\u00adlogjik t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe gjat\u00eb viteve 1967\/68 specializoi shkenc\u00ebn e le\u00adt\u00ebrsis\u00eb n\u00eb studimet e shkall\u00ebs s\u00eb tret\u00eb n\u00eb Fakultetin Filologjik t\u00eb Univer\u00adsitetit t\u00eb Beogradit. M\u00eb 1969 u zgjodh bashk\u00ebpun\u00ebtor shkencor i Institutit Albanologjik t\u00eb Prishtin\u00ebs. N\u00eb vitin 1971 mbrojti tez\u00ebn e doktorat\u00ebs mbi jet\u00ebn dhe krijimtarin\u00eb e Asdrenit. Pas doktorimit, m\u00eb 1972, u zgjodh, nj\u00eb her\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i lart\u00eb e pastaj, k\u00ebshilltar shkencor n\u00eb Institutin Al\u00adbanologjik, si dhe profesor inordinar dhe profesor ordinar n\u00eb Fakultetin Filozofik t\u00eb Prishtin\u00ebs. Ishte drejtor i Institutit Albanologjik prej vitit 1972 deri m\u00eb 1981, shef shum\u00ebvje\u00e7ar i Deg\u00ebs s\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb dhe t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe t\u00eb Fakultetit Filozofik dhe, gjat\u00eb viteve 1974-1975, kryeredaktor i jasht\u00ebm i revist\u00ebs letrare Jeta e Re.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb autor i mbi tridhjet\u00eb librave me studime p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb dhe kritik\u00eb letrare, proz\u00eb artistike, tregime, romane dhe drama, publicistik\u00eb e shkrime polemike. Ka botuar shum\u00eb recensione, v\u00ebshtrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime n\u00eb revista shkencore e letrare, duke trajtuar n\u00eb to \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe dhe t\u00eb krijimtaris\u00eb letrare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Disa punime dhe vepra t\u00eb tij jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>P\u00ebr krijimtarin\u00eb shkencore e letrare \u00ebsht\u00eb \u00e7muar me: Shp\u00ebr\u00adblimin e qytetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, m\u00eb 1968; me Shp\u00ebrblimin Krahinor t\u00eb Dhjetorit m\u00eb 1969; me dy shp\u00ebrblime t\u00eb SHSH t\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00eb 1972 dhe 1974 dhe me Shp\u00ebrblimin e RS t\u00eb Serbis\u00eb \u2013 \u201c7 Korriku\u201d, m\u00eb 1975, me \u00c7mimin \u201cPjet\u00ebr Bogdani\u201d, 2010 p\u00ebr romanin \u201cBijt e askujt\u201d, etj. \u00cbsht\u00eb marr\u00eb edhe me veprimtari politike; n\u00eb periudh\u00ebn 1998-2000 drejtoi nj\u00eb parti politike n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb vitin 2000 kryetari i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb i dha \u00e7mimin \u201cNderi i Kombit\u201d.<\/p>\n<p>Bibliografia<\/p>\n<p>Vepra n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe:<\/p>\n<p>Episode letrare, Rilindja, Prishtin\u00eb, 1967.<\/p>\n<p>Dialogje me shkrimtar\u00ebt, Rilindja, Prishtin\u00eb, 1968.<\/p>\n<p>Kritika letrare, Rilindja, Prishtin\u00eb, 1969.<\/p>\n<p>Antologjia e lirik\u00ebs shqipe, Rilindja, Prishtin\u00eb, 1970.<\/p>\n<p>Kontinuitete, Rilindja, Prishtin\u00eb, 1972.<\/p>\n<p>Asdreni \u2013 jeta dhe vepra e tij, Instituti Albanologjik, Prishtin\u00eb, 1972.<\/p>\n<p>Panteoni i rralluar, Rilindja, Prishtin\u00eb, 1973.<\/p>\n<p>Vdekja m\u00eb vjen prej syve t\u00eb till\u00eb, Rilindja, Prishtin\u00eb, 1974.<\/p>\n<p>Shkrimtar\u00ebt dhe periudha, Instituti Albanologjik, Prishitn\u00eb, 1975.<\/p>\n<p>Anatomia e kultur\u00ebs, Rilindja, Prishtin\u00eb, 1976.<\/p>\n<p>Mite t\u00eb zhveshura, Rilindja, Prishtin\u00eb, 1978.<\/p>\n<p>Prej tipologjis\u00eb deri te periodizimi, ASHAK, Prishtin\u00eb, 1979.<\/p>\n<p>Morfologjia e nj\u00eb fushate, Instituti Albanologjik,Prishtin\u00eb, 1980.<\/p>\n<p>Nocione t\u00eb reja albanologjike, Instituti Albanologjik, Prishtin\u00eb, 1983.<\/p>\n<p>Historia e let\u00ebrsis\u00eb shqipe \u2013 Romantizmi I-II-III, Rilindja, Prishtin\u00eb, 1984-1985.<\/p>\n<p>Antologjia historike e let\u00ebrsis\u00eb shqipe. Poezia dhe Proza, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve M\u00ebsimore, Prishtin\u00eb, 1985.<\/p>\n<p>Porosia e madhe, Prishtin\u00eb, 1986.<\/p>\n<p>Populli i ndaluar, Prishtin\u00eb, 1990.<\/p>\n<p>Fjalori demokratik, Prishtin\u00eb, 1997.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja shqiptare, Historia dhe politika, Prishtin\u00eb, 1998.<\/p>\n<p>Ligj\u00ebrime paravajt\u00ebse, Prishtin\u00eb, 1998.<\/p>\n<p>Strategjia e bashkimit komb\u00ebtar, Prishtin\u00eb, 1998.<\/p>\n<p>Paqja e p\u00ebrgjakshme, Konferenca nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Kosov\u00ebn, Prishtin\u00eb, 1999.<\/p>\n<p>Tronditja e shekullit I, Tiran\u00eb, 2001.<\/p>\n<p>Tronditja e shekullit II, Tiran\u00eb, 2001.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dashuri dhe shtat\u00eb faje, roman, bot. Toena, Tiran\u00eb, 2001.<\/p>\n<p>I ringjalluri i penduar, tregim satirik. Toena, Tiran\u00eb, 2002.<\/p>\n<p>Prej let\u00ebrsis\u00eb romantike deri te let\u00ebrsia moderne \u2013 Shkrimtar\u00eb dhe periudha, Instituti Albanologjik, Prishtin\u00eb, 2006.<\/p>\n<p>Ideologjia e shp\u00ebrb\u00ebrjes, trajtes\u00eb mbi idet\u00eb \u00e7integruese n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e sotme shqiptare Toena, Tiran\u00eb, 2006.<\/p>\n<p>Realiteti i shp\u00ebrfillur, V\u00ebshtrim kritik mbi pik\u00ebpamjet e Ismail Kadares\u00eb p\u00ebr identitetin shqiptar, Toena, Tiran\u00eb, 2006.<\/p>\n<p>T\u00eb v\u00ebrtetat e vonuara: p\u00ebrgjigje e dyt\u00eb n\u00eb polemikat e Ismail Kadares\u00eb dhe t\u00eb bashk\u00ebmendimtar\u00ebve t\u00eb tij, Toena, Tiran\u00eb, 2006.<\/p>\n<p>Rilindja e dyt\u00eb, Toena, Tiran\u00eb, 2007.<\/p>\n<p>Nata \u00ebsht\u00eb dita jon\u00eb, Toena, Tiran\u00eb, 2007.<\/p>\n<p>Bijt\u00eb e askujt, I dhe II, Valdoli, 2010.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2010 Instituti Albanologjik i Prishtin\u00ebs botoi kompletin e veprave n\u00eb 29 v\u00ebllime, i cili n\u00eb pes\u00eb cikle p\u00ebrmban k\u00ebto vepra: I. Veprat historiko-letrare: 1. Vazhdim\u00ebsi, 2. Panteoni i rralluar, 3.Asdreni \u2013 jeta dhe vepra, 4. Prej let\u00ebrsis\u00eb romantike deri te let\u00ebrsia moderne, 5. Anatomia e kultur\u00ebs, 6. Nocione t\u00eb reja albanologjike, 7. Historia e let\u00ebrsis\u00eb shqipe \u2013 Romantizmi 1, Historia e let\u00ebrsis\u00eb shqipe \u2013 Romantizmi 2, Historia e let\u00ebrsis\u00eb shqipe \u2013 Romantizmi 3, 8. Porosia e madhe, 9. Tri m\u00ebnyra t\u00eb shkrimit shqip, 10. Semantika e ndryshimeve historiko-letrare. II. Veprat letrare: 11. Antologjia e lirik\u00ebs shqipe, 12. I ringjalluri i penduar, 13. Mite t\u00eb zhveshura, 14. Vdekja m\u00eb vjen prej syve t\u00eb till\u00eb, 15. Nj\u00eb dashuri dhe shtat\u00eb faje, 16. Nata \u00ebsht\u00eb dita jon\u00eb, 17. Bijt\u00eb e askujt 1, Bijt\u00eb e askujt 2. III. Veprat historike dhe historiko-dokumentare: 18. \u00c7\u00ebshtja shqiptare \u2013 historia dhe politika, 19. Programet serbe p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve, 20. Paqja e p\u00ebrgjakshme, 21. Tronditja e shekullit 1, Tronditja e shekullit 2, 22. Rilindja e dyt\u00eb. IV. Veprat publicistike: 23. Populli i ndaluar, 24. Strategjia e bashkimit shqiptar, 25. Ligj\u00ebrime paravajt\u00ebse, 26. Fjalor demokratik, 27. Demokracia e shp\u00ebrdorur, 28. Intelektual\u00ebt, etika dhe politika. V. Veprat polemike: 29. Morfologjia e nj\u00eb fushate, Ideologjia e shp\u00ebrb\u00ebrjes, Realiteti i shp\u00ebrfillur, T\u00eb v\u00ebrtetat e vonuara.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rexhep Qosja, i cili vdiq sot n\u00eb mosh\u00ebn 90 vje\u00e7are, ishte nj\u00eb nd\u00ebr personalitetet m\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5270,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-5267","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5267","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5267"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5267\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5271,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5267\/revisions\/5271"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5270"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5267"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5267"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5267"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}