{"id":5277,"date":"2026-04-23T11:07:58","date_gmt":"2026-04-23T11:07:58","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=5277"},"modified":"2026-04-23T11:07:58","modified_gmt":"2026-04-23T11:07:58","slug":"nikolloski-ne-korridorin-8-po-realizojme-projekte-serioze-infrastrukturore-pres-te-njejtin-perkushtim-edhe-nga-bullgaria-dhe-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=5277","title":{"rendered":"Nikolloski: N\u00eb Korridorin 8 po realizojm\u00eb projekte serioze infrastrukturore, pres t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrkushtim edhe nga Bullgaria dhe Shqip\u00ebria"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrtimi i pjes\u00ebs rrugore dhe hekurudhore t\u00eb Korridorit 8 do t\u00eb kushtoj\u00eb rreth 5 miliard\u00eb euro. Projektet p\u00ebr lidhjen hekurudhore dhe autostradale n\u00eb vend po zhvillohen mir\u00eb dhe shpresoj q\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb punojn\u00eb edhe fqinj\u00ebt tan\u00eb, Shqip\u00ebria dhe Bullgaria, deklaroi sot z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, para takimit p\u00ebr aktivitetet dhe planet p\u00ebr projektet e Korridorit 8, i cili po mbahet n\u00eb bashk\u00ebpunim me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Delegacionit t\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb Shkup.<\/p>\n<p>Sipas Nikolloskit, shteti po tregon kapacitet p\u00ebr t\u00eb menaxhuar projekte t\u00eb m\u00ebdha infrastrukturore, nd\u00ebrsa p\u00ebr projektet q\u00eb, si\u00e7 tha ai, ishin \u201ct\u00eb bllokuara dhe t\u00eb harruara\u201d vite m\u00eb par\u00eb, tani ka realizim serioz.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me lidhjen hekurudhore me Sofjen, ai informoi se \u00ebsht\u00eb shpallur tenderi p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen e faz\u00ebs s\u00eb tret\u00eb nga Kriva Pallanka deri n\u00eb Deve Bair dhe brenda 10 dit\u00ebve pritet t\u00eb shpallet edhe tenderi p\u00ebr zgjedhjen e nd\u00ebrtuesit.<\/p>\n<p>\u201cShpresoj q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb kompani evropiane dhe bot\u00ebrore t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen e faz\u00ebs s\u00eb tret\u00eb, dhe brenda dhjet\u00eb dit\u00ebve t\u00eb dal\u00eb edhe tenderi p\u00ebr nd\u00ebrtim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb gjat\u00eb ver\u00ebs t\u00eb fillojn\u00eb punimet p\u00ebr segmentin nga Kriva Pallanka deri te tuneli i p\u00ebrbashk\u00ebt me Bullgarin\u00eb,\u201d tha Nikolloski.<\/p>\n<p>Vlera e vler\u00ebsuar p\u00ebr faz\u00ebn e tret\u00eb mbetet e nj\u00ebjt\u00eb. Ai shpreson q\u00eb Bullgaria t\u00eb ket\u00eb s\u00eb shpejti qeveri stabile dhe t\u00eb vazhdohet bashk\u00ebpunimi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tunelit, me afat p\u00ebrfundimi 2031\u20132032, sipas planit.<\/p>\n<p>Ai shtoi se po tejkalohen problemet edhe p\u00ebr faz\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb hekurudh\u00ebs nga Bllagoevci deri n\u00eb Kriva Pallank\u00eb, ku t\u00eb gjitha 16 tunelet tashm\u00eb jan\u00eb hapur dhe pritet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb vitin 2028. Faza e par\u00eb nga Kumanova deri n\u00eb Bllagoevci \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb funksionale q\u00eb nga fillimi i vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>N\u00eb takim u diskutua edhe p\u00ebr krahun per\u00ebndimor hekurudhor t\u00eb Korridorit 8, nga Shkupi \u2013 Jegunovc\u00eb \u2013 Tetov\u00eb \u2013 Gostivar \u2013 K\u00ebr\u00e7ov\u00eb, si dhe segmenti K\u00ebr\u00e7ov\u00eb \u2013 Oh\u00ebr \u2013 Strug\u00eb \u2013 kufiri me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb bashku me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Bullgarin\u00eb shpresojm\u00eb t\u00eb punojm\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, sepse nuk ka kuptim q\u00eb ne t\u00eb investojm\u00eb 5 miliard\u00eb euro, nd\u00ebrsa pala tjet\u00ebr t\u00eb mos ket\u00eb aktivitet,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, punimet n\u00eb pjes\u00ebn autostradale t\u00eb Korridorit 8 po ecin mir\u00eb. Po p\u00ebrfundon rikonstruksioni i pik\u00ebs kufitare Deve Bair dhe po planifikohet zgjerimi i saj. \u00cbsht\u00eb hapur edhe bypass-i i Kriva Pallank\u00ebs dhe rruga ekspres Stracin \u2013 Kriva Pallank\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht, n\u00eb bashk\u00ebpunim me konsorciumin Bechtel &#038; Enka, po punohet n\u00eb autostradat Tetov\u00eb\u2013Gostivar dhe Gostivar\u2013K\u00ebr\u00e7ov\u00eb, si dhe n\u00eb p\u00ebrfundimin e autostrad\u00ebs Oh\u00ebr\u2013K\u00ebr\u00e7ov\u00eb. N\u00eb faz\u00eb p\u00ebrfundimtare \u00ebsht\u00eb edhe zgjedhja e nd\u00ebrtuesit p\u00ebr autostrad\u00ebn K\u00ebr\u00e7ov\u00eb\u2013Bukoj\u00e7an.<\/p>\n<p>Gjithashtu, me BE-n\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Planit t\u00eb Rritjes, po planifikohet nd\u00ebrtimi i nj\u00eb rruge ekspres nga Kumanova deri n\u00eb Stracin, duke krijuar lidhje rrugore nga kufiri me Shqip\u00ebrin\u00eb deri n\u00eb kufirin me Bullgarin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr segmentin Trebenisht\u00eb\u2013Qaf\u00eb Than\u00eb, pas v\u00ebrejtjeve t\u00eb UNESCO-s p\u00ebr zon\u00ebn e mbrojtur, Nikoloski theksoi se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb autostrad\u00eb, por vet\u00ebm traseja q\u00eb do t\u00eb zgjidhet. Kjo \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb diskutohet edhe me BE-n\u00eb dhe UNESCO-n gjat\u00eb muajve maj ose qershor.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Delegacionit t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Shkup, Ben Nupnau, theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb strategjike t\u00eb Korridorit 8 p\u00ebr qytetar\u00ebt, bizneset dhe shtetin. Ai tha se BE ka siguruar 1.2 miliard\u00eb euro p\u00ebr realizimin e projektit dhe shpreson q\u00eb fondet t\u00eb shfryt\u00ebzohen sa m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>Ai shtoi se, n\u00eb kushtet e krizave gjeopolitike, korridori ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe edhe p\u00ebr sigurin\u00eb, pasi lidh dy dete dhe rrit l\u00ebvizshm\u00ebrin\u00eb ushtarake dhe sigurin\u00eb e vendeve t\u00eb NATO-s dhe t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, vendet pjes\u00ebmarr\u00ebse t\u00eb Korridorit 8 n\u00eb Tiran\u00eb rikonfirmuan p\u00ebrkushtimin p\u00ebr zbatimin e projektit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrtimi i pjes\u00ebs rrugore dhe hekurudhore t\u00eb Korridorit 8 do t\u00eb kushtoj\u00eb rreth 5 miliard\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5280,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-5277","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-maqedoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5277","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5277"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5277\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5281,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5277\/revisions\/5281"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5280"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5277"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5277"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5277"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}