{"id":53224,"date":"2026-09-25T16:35:23","date_gmt":"2026-09-25T14:35:23","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=53224"},"modified":"2026-09-25T16:35:23","modified_gmt":"2026-09-25T14:35:23","slug":"ligji-per-specialen-ne-kushtetuese-nisma-i-drejtohet-avokatit-te-popullit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=53224","title":{"rendered":"Ligji p\u00ebr Specialen n\u00eb Kushtetuese? Nisma i drejtohet Avokatit t\u00eb Popullit"},"content":{"rendered":"<h2>Nj\u00eb grup prej 24 profesionist\u00ebsh, akademik\u00ebsh dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesish t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile i kan\u00eb k\u00ebrkuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb sqaroj\u00eb n\u00ebse mandati i Dhomave t\u00eb Specializuara \u00ebsht\u00eb zgjeruar p\u00ebrtej kufijve t\u00eb p\u00ebrcaktuar me Kushtetut\u00eb.<\/h2>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00eb k\u00ebrkohet t\u00eb sqarohet, nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00ebse lidhja me Raportin e Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs \u00ebsht\u00eb kusht i detyruesh\u00ebm p\u00ebr ushtrimin e juridiksionit t\u00eb Speciales dhe n\u00ebse kjo lidhje duhet t\u00eb d\u00ebshmohet p\u00ebr krimet, personat e akuzuar dhe q\u00ebllimin e pretenduar kriminal.<\/p>\n<p>N\u00ebnshkruesit k\u00ebrkojn\u00eb gjithashtu vler\u00ebsim n\u00ebse dispozitat ligjore q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb juridiksionin e Dhomave t\u00eb Specializuara jan\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb qarta, objektive dhe t\u00eb parashikueshme dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<div class=\"code-block code-block-14\">\n<div id=\"mandeta_665d76ecca9c444b892462c6a3fd991e_zone_120516_sect_57771_site_51225\" data-sender=\"mandeta\">\n<div class=\"resize-sensor\" dir=\"ltr\">\n<div class=\"resize-sensor-shrink\">\n<div><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p><b>K\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr shqyrtimin kushtetues t\u00eb Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara<\/b><\/p>\n<p>P\u00ebr: Avokatin e Popullit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, z. Naim Qelaj<\/p>\n<p>L\u00ebnda: K\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr referimin n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb s\u00eb dispozitave t\u00eb caktuara t\u00eb Ligjit nr. 05\/L-053 p\u00ebr Dhomat e Specializuara dhe Zyr\u00ebn e Prokurorit t\u00eb Specializuar me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs<\/p>\n<p>Data: 24 shtator 2026, Prishtin\u00eb<\/p>\n<p>I nderuar z. Qelaj<\/p>\n<p>Ne, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e posht\u00ebsh\u00ebnuar t\u00eb organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, komunitetit akademik, organizatave p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe qytetar\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ju drejtohemi me k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me kompetencat tuaja kushtetuese, t\u00eb shqyrtoni mund\u00ebsin\u00eb e referimit n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb s\u00eb dispozitave t\u00eb caktuara t\u00eb Ligjit nr. 05\/L-053 me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e paraqesim me respekt t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit, dinjitetin dhe t\u00eb drejtat e viktimave, t\u00eb drejt\u00ebn e secilit person p\u00ebr proces t\u00eb rregullt gjyq\u00ebsor dhe mjete juridike efektive, si dhe parimin se pretendimet e besueshme p\u00ebr krime lufte duhet t\u00eb hetohen dhe gjykohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb paanshme dhe profesionale.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa jon\u00eb nuk synon shqyrtimin e provave kund\u00ebr personave t\u00eb akuzuar, z\u00ebvend\u00ebsimin e procedur\u00ebs s\u00eb ankimit apo p\u00ebrcaktimin e faj\u00ebsis\u00eb ose pafaj\u00ebsis\u00eb individuale. Ajo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kufijt\u00eb kushtetues t\u00eb legjislacionit p\u00ebrmes t\u00eb cilit jan\u00eb themeluar dhe funksionojn\u00eb Dhomat e Specializuara, si dhe me p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e juridiksionit dhe t\u00eb formave t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale t\u00eb parashikuara prej tij me Amendamentin nr. 24, t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore dhe parimet kushtetuese t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb, siguris\u00eb juridike, proporcionalitetit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale individuale.<\/p>\n<p><b>1. Baza kushtetuese dhe kufijt\u00eb e mandatit<\/b><\/p>\n<p>Neni 162, paragrafi 1, i Kushtetut\u00ebs lejon themelimin e Dhomave t\u00eb Specializuara dhe t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb Specializuar me q\u00ebllim q\u00eb Republika e Kosov\u00ebs t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb obligimet e saj nd\u00ebrkomb\u00ebtare lidhur me Raportin Doc. 12462 t\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, t\u00eb dat\u00ebs 7 janar 2011. Ligji nr. 05\/L-053 p\u00ebrcakton po ashtu se k\u00ebto institucione jan\u00eb themeluar p\u00ebr procedura lidhur me pretendimet p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda nd\u00ebrkufitare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cilat lidhen me pretendimet e raportit dhe kan\u00eb qen\u00eb objekt i hetimeve nga Task Forca Hetimore Speciale.<\/p>\n<p>Nga kjo rezulton se Kushtetuta nuk ka dh\u00ebn\u00eb autorizim t\u00eb pakufizuar p\u00ebr krijimin e nj\u00eb juridiksioni t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm penal. Ajo ka lejuar nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb specializuar, brenda sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb caktuar kushtetues dhe me lidhje t\u00eb p\u00ebrcaktuar me pretendimet q\u00eb \u00e7uan n\u00eb themelimin e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbledhja e aktgjykimit n\u00eb rastin ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit e ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb dukshme m\u00ebnyr\u00ebn se si jan\u00eb interpretuar dhe zbatuar k\u00ebto dispozita. Ajo p\u00ebrfshin vler\u00ebsime t\u00eb gjera mbi historin\u00eb, organizimin, udh\u00ebheqjen dhe strukturat politike e ushtarake t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, komunikatat publike, em\u00ebrimet, sh\u00ebrbimet e inteligjenc\u00ebs, policin\u00eb ushtarake, zonat operative, si dhe objektivat e sigurimit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe vendosjes s\u00eb kontrollit politik dhe institucional.<\/p>\n<p>Trupi gjykues ka deklaruar se \u00e7\u00ebshtja nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me legjitimitetin e U\u00c7K-s\u00eb apo me q\u00ebllimin e saj p\u00ebr nj\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb pavarur. Ky sqarim \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Megjithat\u00eb, shtrirja e analiz\u00ebs ngre pyetjen n\u00ebse lidhja me pretendimet konkrete t\u00eb Raportit t\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs ka funksionuar si kufizim real dhe efektiv i juridiksionit, apo si pik\u00ebnisje p\u00ebr ushtrimin e nj\u00eb juridiksioni shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb mbi organizimin dhe veprimtarin\u00eb e U\u00c7K-s\u00eb gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse shprehja \u201ct\u00eb cilat nd\u00ebrlidhen me Raportin e Asambles\u00eb s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs\u201d interpretohet aq gjer\u00ebsisht sa t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb \u00e7do krim t\u00eb pretenduar, person, struktur\u00eb, politik\u00eb apo zhvillim q\u00eb ka lidhje t\u00eb p\u00ebrgjithshme historike me U\u00c7K-n\u00eb, kufizimi i nenit 6 rrezikon t\u00eb humbas\u00eb efektin e vet juridik. Kjo k\u00ebrkon sqarim n\u00ebse mandati \u00ebsht\u00eb zgjeruar p\u00ebrtej kufijve t\u00eb autorizimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga neni 162 i Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb sqarohet n\u00ebse:<\/p>\n<ul>\n<li>lidhja me Raportin e Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs p\u00ebrb\u00ebn kusht material dhe t\u00eb detyruesh\u00ebm p\u00ebr ushtrimin e juridiksionit n\u00eb secilin rast;<\/li>\n<li>kjo lidhje duhet t\u00eb d\u00ebshmohet n\u00eb raport me krimet konkrete, personat e akuzuar dhe q\u00ebllimin e pretenduar kriminal, dhe jo vet\u00ebm p\u00ebrmes nj\u00eb lidhjeje t\u00eb p\u00ebrgjithshme historike ose organizative me U\u00c7K-n\u00eb;<\/li>\n<li>neni 6, paragrafi 1, i lexuar s\u00eb bashku me nenet 1, 7, 8, 9 dhe 12 t\u00eb Ligjit, ofron kufizim mjaftuesh\u00ebm t\u00eb qart\u00eb, objektiv dhe t\u00eb parashikuesh\u00ebm t\u00eb juridiksionit; dhe<\/li>\n<li>nj\u00eb shtrirje e till\u00eb, n\u00ebse konstatohet, \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me nenet 7, 16, 31, 33, 55, 102, 103 dhe 162 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/li>\n<\/ul>\n<p><b>2. Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs dhe q\u00ebllimi i pretenduar i p\u00ebrbashk\u00ebt kriminal<\/b><\/p>\n<p>Trupi gjykues ka deklaruar se rasti nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me legjitimitetin e U\u00c7K-s\u00eb apo me q\u00ebllimin e saj p\u00ebr sigurimin e nj\u00eb Kosove t\u00eb pavarur dhe se objektivat e ndjekura nga t\u00eb akuzuarit, n\u00eb vetvete, nuk e b\u00ebnin veprimtarin\u00eb e tyre kriminale.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, p\u00ebrmbledhja e aktgjykimit identifikon dy objektiva t\u00eb p\u00ebrgjithshme q\u00eb, sipas trupit gjykues, ndiqeshin nga t\u00eb akuzuarit dhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb: sigurimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe vendosjen e kontrollit politik dhe institucional mbi Kosov\u00ebn q\u00eb shpresohej t\u00eb b\u00ebhej e pavarur. Trupi gjykues m\u00eb pas ka konstatuar se, gjat\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr realizimin e k\u00ebtyre objektivave, nj\u00eb komponent kritik i mjeteve dhe strategjis\u00eb s\u00eb pretenduar ishte sh\u00ebnjestrimi, eliminimi ose neutralizimi i personave t\u00eb p\u00ebrshkruar si \u201cKund\u00ebrshtar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ndon\u00ebse pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar shprehimisht si objektiv kriminal, ndjekja e pavar\u00ebsis\u00eb dhe e kontrollit politik e institucional \u00ebsht\u00eb vendosur brenda struktur\u00ebs faktike p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb shpjeguar ekzistenca dhe funksionimi i q\u00ebllimit t\u00eb pretenduar t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminal.<\/p>\n<p>Objektivi legjitim i \u00e7lirimit dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, organizimi politik dhe ushtarak p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij objektivi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale p\u00ebr veprime t\u00eb caktuara jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje juridikisht t\u00eb dallueshme. Nj\u00eb objektiv legjitim politik ose ushtarak nuk mund t\u00eb krijoj\u00eb vetvetiu dashjen kriminale, sikurse pjes\u00ebmarrja n\u00eb udh\u00ebheqjen, organizimin, komunikimin politik apo zhvillimin institucional t\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizjeje \u00e7lirimtare nuk mund ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb prov\u00ebn p\u00ebr kontribut t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim konkret kriminal.<\/p>\n<p>Prandaj, k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb Gjykata Kushtetuese t\u00eb sqaroj\u00eb n\u00ebse nenet 6, 12 dhe 16 ofrojn\u00eb garanci t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dallimin nd\u00ebrmjet objektivit legjitim t\u00eb liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb, veprimtaris\u00eb s\u00eb ligjshme politike, ushtarake dhe institucionale, dhe kontributit t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm n\u00eb krime konkrete ose n\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim konkret kriminal.<\/p>\n<p><b>3. Ligjshm\u00ebria dhe parashikueshm\u00ebria e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale<\/b><\/p>\n<p>Neni 12 i Ligjit nr. 05\/L-053 parasheh zbatimin e s\u00eb drejt\u00ebs zakonore nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs materiale penale t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr aq sa kjo e fundit \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb drejt\u00ebn zakonore nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb form\u00ebn q\u00eb k\u00ebto norma kan\u00eb pasur n\u00eb koh\u00ebn e kryerjes s\u00eb krimeve t\u00eb pretenduara.<\/p>\n<p>Neni 16, paragrafi 1(a), p\u00ebrcakton p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale individuale t\u00eb personit q\u00eb ka planifikuar, nxitur, urdh\u00ebruar, kryer ose n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr ka ndihmuar n\u00eb planifikimin, p\u00ebrgatitjen ose kryerjen e nj\u00eb krimi. P\u00ebrmbledhja e aktgjykimit deklaron se t\u00eb akuzuarit jan\u00eb shpallur p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebrmes kontributit t\u00eb tyre dometh\u00ebn\u00ebs n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, teksti i nenit 16 nuk e p\u00ebrdor shprehimisht termin \u201cnd\u00ebrmarrje e p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale\u201d, nuk i p\u00ebrcakton elementet ose format e saj dhe nuk p\u00ebrcakton qart\u00eb kufirin nd\u00ebrmjet kontributit politik ose institucional dhe kontributit n\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminal. Parimi i ligjshm\u00ebris\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb format e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale dhe pasojat e tyre juridike t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qasshme, t\u00eb qarta dhe t\u00eb parashikueshme, ve\u00e7an\u00ebrisht kur p\u00ebrgjegj\u00ebsia mb\u00ebshtetet n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn zakonore nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe n\u00eb praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb sqarohet n\u00ebse:<\/p>\n<ul>\n<li>nenet 12 dhe 16 i p\u00ebrcaktojn\u00eb format e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale individuale me qart\u00ebsin\u00eb dhe parashikueshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebrkuar nga neni 33 i Kushtetut\u00ebs dhe neni 7 i Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut;<\/li>\n<li>neni 16, paragrafi 1(a), lejon p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale mbi baz\u00ebn e nd\u00ebrmarrjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale kur kjo form\u00eb dhe elementet e saj nuk p\u00ebrkufizohen shprehimisht n\u00eb Ligj; dhe<\/li>\n<li>dispozitat p\u00ebrkat\u00ebse ofrojn\u00eb garanci q\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb struktura politike ose ushtarake, vendimmarrja institucionale, mb\u00ebshtetja p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb, komunikimi politik gjat\u00eb luft\u00ebs apo kontributi n\u00eb organizimin e U\u00c7K-s\u00eb t\u00eb mos sh\u00ebrbejn\u00eb, pa prova p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr dashjen dhe kontributin individual, si z\u00ebvend\u00ebsim p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale personale.<\/li>\n<\/ul>\n<p><b>4. Dhomat e Specializuara brenda sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs<\/b><\/p>\n<p>Nenet 102 dhe 103 t\u00eb Kushtetut\u00ebs p\u00ebrcaktojn\u00eb se pushteti gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb unik, i pavarur, i drejt\u00eb, apolitik dhe i paansh\u00ebm; lejojn\u00eb themelimin e gjykatave t\u00eb specializuara kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme; dhe ndalojn\u00eb gjykatat e jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Ligji nr. 05\/L-053 e p\u00ebrcakton veten si lex specialis, p\u00ebrjashton zbatimin e legjislacionit tjet\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrve\u00e7 rasteve kur ai inkorporohet shprehimisht, u jep Dhomave p\u00ebrpar\u00ebsi brenda juridiksionit t\u00eb tyre dhe krijon rregulla t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr em\u00ebrimin dhe caktimin e gjyqtar\u00ebve, administrimin, mbik\u00ebqyrjen, imunitetet, buxhetimin, auditimin dhe qasjen n\u00eb dokumente.<\/p>\n<p>Disa prej k\u00ebtyre rregullimeve jan\u00eb parashikuar shprehimisht nga neni 162. Megjithat\u00eb, k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb shqyrtohet n\u00ebse veprimi i kombinuar i dispozitave q\u00eb rregullojn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsin\u00eb juridiksionale, p\u00ebrjashtimin e legjislacionit tjet\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs, em\u00ebrimin dhe caktimin e gjyqtar\u00ebve, imunitetet, auditimin dhe qasjen n\u00eb dokumente e ruan karakterin e Dhomave t\u00eb Specializuara si pjes\u00eb e sistemit unik t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrputhje me nenet 4, 16, 102, 103 dhe 162 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p><b>5. Dallimi nga shqyrtimi paraprak i Amendamentit nr. 24<\/b><\/p>\n<p>Jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se Gjykata Kushtetuese, n\u00eb rastin KO26\/15, e ka shqyrtuar propozimin p\u00ebr Amendamentin nr. 24 dhe ka vler\u00ebsuar se ai nuk i zvog\u00eblonte t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e garantuara me Kapitujt II dhe III t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe nuk cenonte frym\u00ebn e Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa q\u00eb propozojm\u00eb paraqet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje juridikisht t\u00eb dallueshme. Rasti KO26\/15 kishte t\u00eb b\u00ebnte me vler\u00ebsimin paraprak t\u00eb amendamentit t\u00eb propozuar kushtetues. Ai nuk p\u00ebrb\u00ebnte shqyrtim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb \u00e7do dispozite t\u00eb miratuar m\u00eb pas n\u00eb Ligjin nr. 05\/L-053 dhe as nuk mund ta vler\u00ebsonte plot\u00ebsisht m\u00ebnyr\u00ebn konkrete se si ato dispozita do t\u00eb interpretoheshin dhe zbatoheshin n\u00eb procedurat gjyq\u00ebsore t\u00eb viteve n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkes\u00eb nuk synon rishqyrtimin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb nenit 162. Ajo k\u00ebrkon t\u00eb shqyrtohet n\u00ebse dispozita t\u00eb caktuara t\u00eb ligjit zbatues, n\u00eb formulimin dhe zbatimin e tyre konkret, kan\u00eb mbetur brenda autorizimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga neni 162 dhe garancive t\u00eb Kapitullit II t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p><b>6. Legjitimiteti i luft\u00ebs \u00e7lirimtare<\/b><\/p>\n<p>Kjo iniciativ\u00eb nuk duhet t\u00eb interpretohet si mohim i vuajtjeve t\u00eb ndonj\u00eb viktime, kund\u00ebrshtim ndaj s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb viktimave p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe drejt\u00ebsin\u00eb, apo k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr imunitet t\u00eb ndonj\u00eb individi.<\/p>\n<p>\u00c7do viktim\u00eb meriton njohje, drejt\u00ebsi dhe mjete juridike efektive, pa marr\u00eb parasysh p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb etnike, bindjen politike apo pozicionin e perceptuar gjat\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsia penale duhet t\u00eb mbetet personale dhe t\u00eb p\u00ebrcaktohet mbi baz\u00ebn e provave, p\u00ebrmes nj\u00eb procesi t\u00eb drejt\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn. Ajo nuk duhet t\u00eb rrjedh\u00eb nga p\u00ebrkat\u00ebsia politike, roli historik, pozita zyrtare, an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje \u00e7lirimtare apo mb\u00ebshtetja p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb themel t\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebrkese q\u00ebndron edhe nevoja p\u00ebr ta mbrojtur legjitimitetin e rezistenc\u00ebs s\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs ndaj regjimit shtyp\u00ebs t\u00eb Slobodan Milo\u0161evi\u0107it dhe p\u00ebrpjekjen e tij p\u00ebr liri dhe pavar\u00ebsi. Populli i Kosov\u00ebs u p\u00ebrball me nj\u00eb regjim q\u00eb i mohoi t\u00eb drejtat themelore dhe ushtroi dhun\u00eb sistematike shtet\u00ebrore. N\u00eb k\u00ebto rrethana, rezistenca ndaj shtypjes dhe p\u00ebrpjekja p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi p\u00ebrb\u00ebnin nj\u00eb aspirat\u00eb legjitime.<\/p>\n<p>Kjo nuk e p\u00ebrjashton p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb individuale p\u00ebr krime konkrete. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, p\u00ebrgjegj\u00ebsia e mundshme e individ\u00ebve nuk duhet ta shnd\u00ebrroj\u00eb luft\u00ebn \u00e7lirimtare apo p\u00ebrpjekjen p\u00ebr pavar\u00ebsi n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb narrativi t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm kriminal. Drejt\u00ebsia p\u00ebr viktimat, p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale individuale dhe mbrojtja e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs historike t\u00eb Kosov\u00ebs mund dhe duhet t\u00eb ecin s\u00eb bashku.<\/p>\n<p><b>7. K\u00ebrkesat tona<\/b><\/p>\n<p>P\u00ebr arsyet e paraqitura m\u00eb lart, i k\u00ebrkojm\u00eb me respekt Avokatit t\u00eb Popullit q\u00eb:<\/p>\n<p><strong>I.<\/strong> T\u00eb hap\u00eb, sipas detyr\u00ebs zyrtare, shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve kushtetuese q\u00eb dalin nga formulimi dhe zbatimi i Ligjit nr. 05\/L-053;<\/p>\n<p><strong>II.<\/strong> T\u00eb konsultoj\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese, t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs penale nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb viktimave dhe grupeve t\u00eb tjera t\u00eb prekura;<\/p>\n<p><strong>III.<\/strong> N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb neneve 113(2), 135(4) dhe 162(11) t\u00eb Kushtetut\u00ebs, si dhe nenit 49(5) t\u00eb Ligjit nr. 05\/L-053, t\u2019ia referoj\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u00e7\u00ebshtjen e p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb s\u00eb neneve 6, 12 dhe 16 t\u00eb Ligjit me Kushtetut\u00ebn, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb raport me kufijt\u00eb e juridiksionit, parimin e ligjshm\u00ebris\u00eb, parashikueshm\u00ebrin\u00eb e formave t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale dhe karakterin individual t\u00eb saj;<\/p>\n<p><strong>IV.<\/strong> T\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga Gjykata Kushtetuese t\u00eb sqaroj\u00eb n\u00ebse lidhja me Raportin e Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs p\u00ebrb\u00ebn kufizim material, real dhe t\u00eb kontrolluesh\u00ebm t\u00eb juridiksionit, si dhe n\u00ebse Ligji ofron garanci t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ta dalluar objektivin legjitim t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb dhe organizimin e luft\u00ebs \u00e7lirimtare nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia individuale p\u00ebr krime konkrete; dhe<\/p>\n<p><strong>V.<\/strong> Ta b\u00ebj\u00eb publik vler\u00ebsimin juridik t\u00eb Institucionit t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit dhe arsyetimin e vendimit lidhur me referimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p><strong>VI.<\/strong> T\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga Gjykata Kushtetuese t\u00eb sqaroj\u00eb n\u00ebse q\u00ebllimi i pretenduar i p\u00ebrbashk\u00ebt kriminal duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohet vet\u00ebm mbi baz\u00ebn e provave bashk\u00ebkohore me veprimet p\u00ebrkat\u00ebse dhe jo duke projektuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb retrospektive mbi periudh\u00ebn e luft\u00ebs nj\u00eb rezultat politik t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm, si\u00e7 ishte pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs, e cila varej nga nj\u00eb varg zhvillimesh, vendimesh dhe procesesh politike vendore e nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb pavarura nga veprimet e t\u00eb akuzuarve.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i k\u00ebsaj k\u00ebrkese \u00ebsht\u00eb mbrojtja e Kushtetut\u00ebs, integritetit t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb drejtave t\u00eb viktimave dhe t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb \u00e7do personi q\u00eb t\u00eb gjykohet mbi baz\u00ebn e nj\u00eb ligji t\u00eb qart\u00eb, t\u00eb parashikuesh\u00ebm dhe kushtetutshm\u00ebrisht t\u00eb vlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kjo \u00e7\u00ebshtje shkon p\u00ebrtej nj\u00eb aktgjykimi dhe individ\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb caktuar. Ajo prek kufijt\u00eb e autoritetit gjyq\u00ebsor, parimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale individuale, karakterin e sistemit kushtetues t\u00eb Kosov\u00ebs dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si historia e luft\u00ebs \u00e7lirimtare trajtohet nga nj\u00eb institucion i krijuar me Kushtetut\u00ebn dhe ligjet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Besojm\u00eb se Avokati i Popullit do ta shqyrtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, t\u00eb paanshme dhe me seriozitetin q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pasojat e saj kushtetuese dhe shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p><strong>Me respekt,<\/strong><\/p>\n<p><strong>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruesve,<\/strong><\/p>\n<p><strong>Dr Ramadan Ilazi<\/strong><br \/>\nUdh\u00ebheq\u00ebs i Hulumtimeve,<br \/>\nQendra Kosovare p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb (QKSS)<\/p>\n<p><em>(Emrat e n\u00ebnshkruesve jan\u00eb renditur sipas alfabetit)<\/em><\/p>\n<ol>\n<li>Prof. Dr. Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs<\/li>\n<li>Abit Hoxha, profesor asistent n\u00eb Institutin p\u00ebr Studime Nordike dhe t\u00eb Medias, Universiteti i Agderit, Norvegji<\/li>\n<li>Agon Maliqi, aktivist i shoq\u00ebris\u00eb civile<\/li>\n<li>Dr. Armend Bekaj, hulumtues n\u00eb Departamentin p\u00ebr Hulumtime t\u00eb Paqes dhe Konfliktit, Universiteti i Uppsal\u00ebs, Suedi<\/li>\n<li>Dr. Artan Mustafa, Universiteti i Prishtin\u00ebs<\/li>\n<li>Bajram Geci, hulumtues doktorature<\/li>\n<li>Dr. Butrint Berisha, hulumtues<\/li>\n<li>Dr. Fisnik Korenica, profesor i asociuar i s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs<\/li>\n<li>Fisnik Rexhepi, aktivist i shoq\u00ebris\u00eb civile<\/li>\n<li>Ideal Zhaveli, drejtor ekzekutiv i ACTIVISM ROOTS<\/li>\n<li>Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i Institutit Demokratik t\u00eb Kosov\u00ebs (KDI)<\/li>\n<li>Jeta Loshaj, aktiviste e shoq\u00ebris\u00eb civile<\/li>\n<li>Laura Kryeziu, K\u00ebshilli p\u00ebr Lidership dhe Zhvillim (LGC)<\/li>\n<li>Leonora Kryeziu, drejtore ekzekutive e Institutit t\u00eb Prishtin\u00ebs p\u00ebr Studime Politike (PIPS)<\/li>\n<li>Dr. Liridon Lika, ligj\u00ebrues dhe hulumtues n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Studime t\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Departamenti i Shkencave Politike, Universiteti i Liezhit, Belgjik\u00eb<\/li>\n<li>Dr. Lulzim Peci, drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar p\u00ebr K\u00ebrkime dhe Zhvillime t\u00eb Politikave (KIPRED)<\/li>\n<li>Naim Rashiti, drejtor i Grupit p\u00ebr Hulumtim t\u00eb Politikave Ballkanike (BPRG)<\/li>\n<li>Dr. Nevenka Tromp, ligj\u00ebruese e Studimeve Evropiane n\u00eb Universitetin e Amsterdamit<\/li>\n<li>Dr. Ramadan Ilazi, udh\u00ebheq\u00ebs i hulumtimeve n\u00eb Qendr\u00ebn Kosovare p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb (QKSS)<\/li>\n<li>Dr. Robert Muharremi, profesor asistent n\u00eb RIT Kosovo<\/li>\n<li>Senad Sabovic, aktivist i shoq\u00ebris\u00eb civile<\/li>\n<li>Shenoll Muharremi, aktivist i shoq\u00ebris\u00eb civile<\/li>\n<li>Shp\u00ebtim Selmani, poet<\/li>\n<li>Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit p\u00ebr Politika Sociale \u201cMusine Kokalari\u201d<\/li>\n<\/ol>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb grup prej 24 profesionist\u00ebsh, akademik\u00ebsh dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesish t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile i kan\u00eb k\u00ebrkuar Gjykat\u00ebs&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":39015,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-53224","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/53224","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=53224"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/53224\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":53227,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/53224\/revisions\/53227"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/39015"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=53224"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=53224"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=53224"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}