{"id":53924,"date":"2026-09-30T09:03:11","date_gmt":"2026-09-30T07:03:11","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=53924"},"modified":"2026-09-30T09:03:11","modified_gmt":"2026-09-30T07:03:11","slug":"kosova-drejt-pikes-se-fundit-per-presidentin-opozita-e-pushteti-me-qendrime-te-kunderta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=53924","title":{"rendered":"Kosova drejt pik\u00ebs s\u00eb fundit p\u00ebr Presidentin, opozita e pushteti me q\u00ebndrime t\u00eb kund\u00ebrta"},"content":{"rendered":"<p>Afati p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs po shkon drejt fundit, nd\u00ebrsa partit\u00eb politike ende nuk kan\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr kandidatin dhe procesin e zgjedhjes.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese ka p\u00ebrcaktuar 6 tetorin si afatin deri kur Kuvendi duhet ta p\u00ebrfundoj\u00eb procesin e zgjedhjes s\u00eb Presidentit. N\u00ebse kjo nuk ndodh, vendi mund t\u00eb shkoj\u00eb drejt zgjedhjeve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Dit\u00ebt e fundit, kryetari i PDK-s\u00eb, Bedri Hamza, dhe kryetari i LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku, jan\u00eb takuar me kryeministrin Albin Kurti. Megjithat\u00eb, pas takimeve nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike detaje rreth diskutimeve.<\/p>\n<p>Deri tani, nuk ka nj\u00eb marr\u00ebveshje politike p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit, nd\u00ebrsa mbetet e paqart\u00eb n\u00ebse subjektet politike do t\u00eb arrijn\u00eb konsensus brenda afatit kushtetues.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr Front Online, deputeti i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Adnan Rrustemi, ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr bashk\u00ebpunim politik, duke th\u00ebn\u00eb se Kosov\u00ebs nuk i duhen zgjedhje t\u00eb reja.<\/p>\n<p>\u201cKosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr president, jo p\u00ebr zgjedhje. Uroj q\u00eb opozita t\u00eb ket\u00eb hequr dor\u00eb nga bllokada\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Rrustemi.<\/p>\n<p>Sipas tij, situata aktuale k\u00ebrkon bashk\u00ebpunim politik p\u00ebr t\u00eb garantuar stabilitet institucional.<\/p>\n<p>\u201cNuk kemi nevoj\u00eb p\u00ebr zgjedhje, por p\u00ebr bashk\u00ebpunim p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb vendit stabilitet. Sidomos aktualisht kur po p\u00ebrballemi me sfid\u00ebn e Gjykat\u00ebs Speciale\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ramadani: Kosova duhet ta zgjedh\u00eb Presidentin brenda afatit<\/p>\n<p>Deputeti i Aleanc\u00ebs, Burim Ramadani, ka deklaruar se Kosova duhet ta p\u00ebrmbyll\u00eb procesin e zgjedhjes s\u00eb Presidentit brenda afatit kushtetues, m\u00eb 6 tetor.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se zgjedhja e Presidentit do t\u00eb ndikonte n\u00eb stabilizimin e institucioneve.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb gj\u00eb jam i bindur: Kosova duhet ta zgjedh Presidentin! Kjo do t\u00eb ndihmonte n\u00eb stabilizimin e institucioneve dhe pastaj zhvillon debatin politik e shoq\u00ebror p\u00ebr ndryshimin e madh q\u00eb duhet t\u00eb ndodh\u00eb\u201d, ka deklaruar Ramadani.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ai ka kritikuar pushtetin aktual, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si \u201cpushtet t\u00eb krizave dhe kaosit institucional\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAjo \u00e7ka po duket qart\u00eb \u00ebsht\u00eb se pushteti aktual \u00ebsht\u00eb pushtet i krizave dhe kaosit institucional. Pres q\u00eb pushteti i krizave ta \u00e7oj\u00eb Kosov\u00ebn edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb zgjedhje\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Ramadani.<\/p>\n<p>Demhasaj: Kurti synon zgjedhjet, takimet me opozit\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjetur fajtorin<\/p>\n<p>Analisti politik Arton Demhasaj ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk \u00ebsht\u00eb i interesuar p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit, por p\u00ebr d\u00ebrgimin e vendit n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimi i Kurtit \u00ebsht\u00eb i kamotsh\u00ebm q\u00eb vendin me \u00e7uar n\u00eb zgjedhje. Nuk ka qen\u00eb i interesuar asnj\u00ebher\u00eb dhe as tash me i dh\u00ebn\u00eb President vendit\u201d, ka deklaruar Demhasaj.<\/p>\n<p>Sipas tij, takimet e Kurtit me PDK-n\u00eb dhe LDK-n\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim krijimin e nj\u00eb situate ku opozita mund t\u00eb faj\u00ebsohet p\u00ebr d\u00ebshtimin e procesit.<\/p>\n<p>\u201cTakimet me PDK e LDK i ka pasur vet\u00ebm me u munduar me gjet nj\u00eb fajtor p\u00ebr ta faj\u00ebsuar kur ta d\u00ebrgon vendin n\u00eb zgjedhje. Nuk ka asnj\u00eb tregues q\u00eb Kurti \u00ebsht\u00eb i interesuar p\u00ebr President e jo p\u00ebr zgjedhje\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Demhasaj ka pretenduar gjithashtu se qytetar\u00ebt po e kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb qasje t\u00eb kryeministrit dhe se LVV-ja mund t\u00eb p\u00ebrballet me kosto politike.<\/p>\n<p>\u201cPopulli gradualisht \u00ebsht\u00eb duke u vet\u00ebdijesuar, \u00ebsht\u00eb duke e par\u00eb taktik\u00ebn e Kurtit q\u00eb me mbajt pothuajse nj\u00eb mandat t\u00eb plot\u00eb qeveris\u00ebs ve\u00e7 me ushtrues detyre e me d\u00ebrguar vendin n\u00eb zgjedhje. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka me filluar nd\u00ebshkimi i popullit, se p\u00ebr shkak t\u00eb kryene\u00e7\u00ebsis\u00eb dhe interesave t\u00eb tij, nd\u00ebshkimi do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr LVV\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Demhasaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Afati p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs po shkon drejt fundit, nd\u00ebrsa partit\u00eb politike ende&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":53927,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4,32],"tags":[],"class_list":["post-53924","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove","category-top-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/53924","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=53924"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/53924\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":53928,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/53924\/revisions\/53928"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/53927"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=53924"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=53924"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=53924"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}