{"id":54274,"date":"2026-10-02T09:27:56","date_gmt":"2026-10-02T07:27:56","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=54274"},"modified":"2026-10-02T09:27:56","modified_gmt":"2026-10-02T07:27:56","slug":"numerimi-drejt-fundit-zgjedhje-te-reja-apo-president","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=54274","title":{"rendered":"Num\u00ebrimi drejt fundit: Zgjedhje t\u00eb reja apo president"},"content":{"rendered":"<p>Edhe kat\u00ebr dit\u00eb, duke filluar nga sot, partit\u00eb politike kan\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjedhin presidentin e ri, ose vendi shkon serish n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb ri zgjedhor.<\/p>\n<p>Krer\u00ebt e t\u00eb gjitha partive politike jan\u00eb deklaruar kund\u00ebr zgjedhjeve, por ende nuk \u00ebsht\u00eb raportuar p\u00ebr ndonj\u00eb takim apo konsultim mes tyre p\u00ebr t\u2019i evituar ato. <\/p>\n<p>T\u00eb enjten kryetari i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Albin Kurti, nj\u00ebher\u00ebsh kryeminist\u00ebr, ka th\u00ebn\u00eb se po t\u00eb enjten do t\u00eb nisin komunikimet p\u00ebr takime me krer\u00ebt e opozit\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb arritur marr\u00ebveshje p\u00ebr zgjedhjen e presidentit t\u00eb ri t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Kurti ka th\u00ebn\u00eb se komunikimet me opozit\u00ebn do t\u00eb fillojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ishte n\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPosa t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb me takimin q\u00eb kemi sot me presidenten e Komisionit Evropian, zonj\u00ebn Ursula von der Leyen, menj\u00ebher\u00eb do t\u00eb fillojm\u00eb komunikimet p\u00ebr takime me krer\u00ebt e opozit\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos jemi pa Kuvend m\u00eb 7 tetor, por m\u00eb s\u00eb largu deri m\u00eb 6 tetor ta kemi presidentin apo presidenten e re\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kurti.<\/p>\n<p>Ende nuk \u00ebsht\u00eb raportuar p\u00ebr ndonj\u00eb komunikim apo konsultim mes tyre. <\/p>\n<p>Jav\u00ebn e shkuar, Gjykata Kushtetuese vendosi q\u00eb afati kushtetues p\u00ebr zgjedhjen e presidentit p\u00ebrfundon m\u00eb 6 tetor. Vendimin e arsyetoi duke konstatuar se Kuvendi u konstituua p\u00ebrtej afatit kushtetues 30 ditor, dhe se ky afat ka nisur ta rrjedh\u00eb afatin 60 ditor p\u00ebr zgjedhjen e presidentit.<\/p>\n<p>Partia Demokratike, si e dyta m\u00eb e madhja n\u00eb Parlament, ka th\u00ebn\u00eb se tani \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb diskutoj\u00eb p\u00ebr president, me kushtin q\u00eb n\u00eb Kuvend t\u00eb miratohet ndryshimi i Ligjit p\u00ebr Gjykat\u00ebn Speciale.<\/p>\n<p>PDK-ja pati refuzuar takimet me Vet\u00ebvendosjen para verdiktit t\u00eb Gjykat\u00ebs Speciale ndaj kat\u00ebr ish-udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo parti pati \u00e7uar n\u00eb Kushtetuese edhe \u00e7\u00ebshtjen e konstituimit dhe formimit t\u00eb Qeveris\u00eb, por q\u00eb ky institucion i cil\u00ebsoi si jo antikushtetuese.<\/p>\n<p>PDK-ja ka k\u00ebrkuar q\u00eb Kuvendi t\u00eb ndryshoj\u00eb Ligjin p\u00ebr Gjykat\u00ebn Speciale, duke ia kufizuar mandatin, pas d\u00ebnimit t\u00eb Hashim Tha\u00e7it e Jakup Krasniqit me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselit me 18 e Rexhep Selimit me 13. Ata u d\u00ebnuan p\u00ebr krime lufte. Me an\u00eb t\u00eb ndryshimeve ligjore n\u00eb Partin\u00eb Demokratike synojn\u00eb q\u00eb mandati i Gjykat\u00ebs Speciale t\u00eb kufizohet n\u00eb trajtimin e krimeve t\u00eb pretenduara n\u00eb raportin e Dick Martyt, si dhe t\u00eb vendoset monitorim nd\u00ebrkomb\u00ebtar i pun\u00ebs s\u00eb saj. Nd\u00ebrsa p\u00ebr krimet e luft\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilat u d\u00ebnuan kat\u00ebr ish-krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb, projektligji i propozuar parasheh q\u00eb ato t\u00eb gjykohen n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Aleanca \u00ebsht\u00eb subjekti tjet\u00ebr q\u00eb pati refuzuar takimet me Vet\u00ebvendosjen dhe kryetarin e saj, Albin Kurti. Partia m\u00eb e vog\u00ebl parlamentare shqiptare vazhdon t\u00eb refuzoj\u00eb takimet, pa iu plot\u00ebsuar k\u00ebrkesat e saj, t\u00eb udh\u00ebhequra nga ajo p\u00ebr gazin amerikan.<\/p>\n<p>I vetmi subjekt q\u00eb pati takime me Kurtin qe Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs. Madje kjo parti pati edhe marr\u00ebveshje me Kurtin p\u00ebr emrin e Bekim Sejdiut p\u00ebr president. Por gjasht\u00eb deputet\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb dol\u00ebn kund\u00ebr dhe u rrezikua numri prej 80 deputet\u00ebsh, aq sa duhet p\u00ebr t\u00eb zgjedhur presidentin n\u00eb dy rundet e para. Sejdiu m\u00eb pas u t\u00ebrhoq nga kandidimi. Pas 16 shtatorit, nuk \u00ebsht\u00eb raportuar p\u00ebr takime mes LDK-s\u00eb e VV-s\u00eb.<\/p>\n<p>Moszgjedhja e presidentit t\u00eb ri deri m\u00eb 6 tetor e \u00e7on vendin n\u00eb zgjedhje t\u00eb cilat duhet t\u00eb mbahen m\u00eb s\u00eb largu m\u00eb 15 n\u00ebntor. E k\u00ebto zgjedhje do t\u00eb ishin t\u00eb kat\u00ebrtat n\u00eb m\u00eb pak se dy vjet. N\u00eb shkurt vitin e shkuar zgjedhjet ishin t\u00eb rregullta, nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb formimit t\u00eb qeveris\u00eb u mbajt\u00ebn n\u00eb dhjetor. E n\u00eb qershor sivjet u b\u00ebn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb Kuvendit p\u00ebr t\u00eb zgjedhur president. \/Koha<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe kat\u00ebr dit\u00eb, duke filluar nga sot, partit\u00eb politike kan\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjedhin presidentin&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":53927,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4,32],"tags":[],"class_list":["post-54274","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove","category-top-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/54274","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=54274"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/54274\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":54277,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/54274\/revisions\/54277"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/53927"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=54274"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=54274"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=54274"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}