{"id":55028,"date":"2026-10-06T09:23:11","date_gmt":"2026-10-06T07:23:11","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=55028"},"modified":"2026-10-06T09:23:11","modified_gmt":"2026-10-06T07:23:11","slug":"kush-mbetet-ne-krye-te-shtetit-nese-kosova-nuk-e-zgjedh-presidentin-sot","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=55028","title":{"rendered":"Kush mbetet n\u00eb krye t\u00eb shtetit n\u00ebse Kosova nuk e zgjedh presidentin sot?"},"content":{"rendered":"<p>Kosova ka afat deri m\u00eb 6 tetor p\u00ebr ta zgjedhur presidentin e ri. N\u00ebse Kuvendi d\u00ebshton ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb, \u00e7ka pason \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: Kuvendi shp\u00ebrndahet dhe shpallen zgjedhjet e jasht\u00ebzakonshme. Por, shum\u00eb m\u00eb pak e qart\u00eb \u00ebsht\u00eb se kush do t\u2019i ushtronte kompetencat e presidentit pas k\u00ebsaj?<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese, n\u00eb aktgjykimin e fundit p\u00ebr rastet KO256\/26 dhe KO258\/26, ka konstatuar se afati 60-ditor p\u00ebr zgjedhjen e presidentit ka filluar m\u00eb 8 gusht dhe p\u00ebrfundon m\u00eb 6 tetor.<\/p>\n<p>Kjo lidhet drejtp\u00ebrdrejt me nenin 82 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, sipas t\u00eb cilit Kuvendi shp\u00ebrndahet n\u00ebse presidenti nuk zgjidhet brenda 60 dit\u00ebsh nga fillimi i procedur\u00ebs s\u00eb zgjedhjes.<\/p>\n<p>Pra, n\u00ebse presidenti nuk zgjidhet deri m\u00eb 6 tetor, nuk nevojitet nj\u00eb vendim i ve\u00e7ant\u00eb i Kuvendit p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e tij \u2013 thjesht aktivizohet dispozita kushtetuese p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit.<\/p>\n<p>Gjykata e kishte sqaruar k\u00ebt\u00eb parim edhe m\u00eb her\u00ebt. N\u00eb aktgjykimin e marsit 2026, ajo kishte konstatuar se d\u00ebshtimi p\u00ebr ta zgjedhur presidentin brenda afatit kushtetues \u00e7on n\u00eb shp\u00ebrndarjen e Kuvendit dhe n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme, t\u00eb cilat duhet t\u00eb mbahen brenda 45 dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>Por, k\u00ebtu lind nj\u00eb problem tjet\u00ebr kushtetues: kush mbetet n\u00eb krye t\u00eb shtetit?<\/p>\n<p>N\u00eb rrethana t\u00eb zakonshme, kompetencat e presidentit do t\u2019i ushtronte kryetari i Kuvendit, si ushtrues detyre i presidentit.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb situat\u00ebn aktuale, kjo zgjidhje kushtetuese \u00ebsht\u00eb komplikuar nga fakti se kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tashm\u00eb e ka ushtruar k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr gjasht\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Haxhiu mori detyr\u00ebn e presidentes pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb Vjosa Osmanit m\u00eb 4 prill. Por, sipas nenit 90, paragrafit 3 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, posti i ushtruesit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb presidentit \u201cnuk mund t\u00eb ushtrohet p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se gjasht\u00eb muaj\u201d.<\/p>\n<p>Kjo periudh\u00eb gjasht\u00ebmujore p\u00ebrfundoi t\u00eb diel\u00ebn, m\u00eb 4 tetor.<\/p>\n<p>Paqart\u00ebsit\u00eb kushtetuese<br \/>\nPik\u00ebrisht k\u00ebtu shfaqet nj\u00eb paqart\u00ebsi q\u00eb Kushtetuta nuk e adreson shprehimisht: kush i ushtron kompetencat presidenciale pasi p\u00ebrfundon periudha maksimale gjasht\u00ebmujore e ushtruesit t\u00eb detyr\u00ebs, nd\u00ebrsa presidenti i ri ende nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhur?<\/p>\n<p>Sipas interpretimeve t\u00eb disa organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb vend, kufiri gjasht\u00eb-mujor i nenit 90 \u00ebsht\u00eb absolut. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lexim, Haxhiu nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u2019i ushtroj\u00eb kompetencat presidenciale vet\u00ebm p\u00ebr shkak se ende nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhur presidenti i ri.<\/p>\n<p>Naim Jakaj nga Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi argumenton se, pas skadimit t\u00eb k\u00ebtij afati, vendi mbetet pa ushtrues detyre t\u00eb presidentit.<\/p>\n<p>Jakaj thot\u00eb p\u00ebr Radion Evrop\u00ebs s\u00eb Lir\u00eb se kjo krijon rrezik p\u00ebr kaos kushtetues, sepse pa president disa detyra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shtet\u00ebrore mund t\u00eb mbeten pa u ushtruar.<\/p>\n<p>\u201cPresidenti \u00ebsht\u00eb edhe Komandant Suprem i Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00ebse vendi mbetet pa president dhe pa ushtrues detyre me mandat t\u00eb vlefsh\u00ebm, nuk do t\u00eb ket\u00eb as person q\u00eb e ushtron k\u00ebt\u00eb funksion\u201d, thot\u00eb Jakaj.<\/p>\n<p>Jakaj shton se ushtruesja e detyr\u00ebs ishte parapar\u00eb si zgjidhje e p\u00ebrkohshme, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs partit\u00eb politike do t\u00eb duhej t\u00eb arrinin marr\u00ebveshje p\u00ebr zgjedhjen e presidentit.<\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht, deri tani \u00ebsht\u00eb par\u00eb m\u00eb shum\u00eb se cil\u00ebs parti i takon posti, sesa procesi dhe kriteret q\u00eb duhet t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb presidenti\u201d, vler\u00ebson ai.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, kjo zbraz\u00ebtir\u00eb kushtetuese krijon nj\u00eb problem t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm praktik: n\u00ebse deri sot n\u00eb mesnat\u00eb Kuvendi nuk arrin ta zgjedh\u00eb presidentin e ri, kush do t\u2019i ushtronte kompetencat e tjera q\u00eb Kushtetuta ia rezervon presidentit dhe kush do t\u2019i shpallte zgjedhjet e parakohshme?<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb publikuar m\u00eb 2 tetor, Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs (KDI), q\u00eb shqyrton ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb presidentit p\u00ebrtej kufirit gjasht\u00ebmujor, vler\u00ebsoi se Kushtetuta nuk parasheh qart\u00eb se kush i ushtron kompetencat presidenciale pas p\u00ebrfundimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>KDI i b\u00ebri thirrje kryetares s\u00eb Kuvendit, Albulena Haxhiu, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ushtrueses s\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb presidentit, ose pal\u00ebve t\u00eb tjera t\u00eb autorizuara, t\u2019i drejtohen Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr sqarim lidhur me ushtrimin e k\u00ebtyre kompetencave pas 4 tetorit dhe autoritetin p\u00ebr shpalljen e zgjedhjeve n\u00eb rast se presidenti nuk zgjidhet.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb pyeti Zyr\u00ebn e Presidentes n\u00ebse Haxhiu mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u2019i ushtroj\u00eb kompetencat presidenciale pas p\u00ebrfundimit t\u00eb afatit gjasht\u00ebmujor, kush do t\u2019i shpallte zgjedhjet e parakohshme n\u00eb rast t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb Kuvendit dhe n\u00ebse p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje do t\u2019i k\u00ebrkohej sqarim Gjykat\u00ebs Kushtetuese, por nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese, deri m\u00eb tani, nuk e ka zgjidhur shprehimisht k\u00ebt\u00eb vakuum kushtetues, teksa, sipas KDI-s\u00eb, mungesa e nj\u00eb mekanizmi t\u00eb shprehur pasimi pas p\u00ebrfundimit t\u00eb gjasht\u00ebmujorit krijon pasiguri p\u00ebr ushtrimin e kompetencave t\u00eb presidentit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme pasi disa prej k\u00ebtyre kompetencave jan\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr daljen nga kriza.<\/p>\n<p>Presidenti, p\u00ebrkat\u00ebsisht ushtruesi i detyr\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj pozite, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb shpall zgjedhjet p\u00ebr Kuvendin dhe, pas zgjedhjeve, th\u00ebrret mbledhjen e par\u00eb t\u00eb legjislatur\u00ebs s\u00eb re.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00ebse presidenti nuk zgjidhet deri m\u00eb 6 tetor, \u00e7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm se kur do t\u00eb mbahen zgjedhjet e ardhshme, por edhe se kush do ta ket\u00eb autoritetin p\u00ebr t\u2019i shpallur.<\/p>\n<p>Sipas Jakajt, meqen\u00ebse duket q\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb mes t\u00eb partive poltike, ndoshta Kuvendi \u00ebsht\u00eb dashur q\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn ta zhvilloj\u00eb procesin e votimit p\u00ebr president, edhe n\u00ebse votimi do t\u00eb d\u00ebshtonte.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb at\u00eb rast, ushtruesja e detyr\u00ebs do t\u00eb mund t\u2019i th\u00ebrriste partit\u00eb politike dhe t\u00eb caktonte dat\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb reja. Pas zgjedhjeve, Kuvendi i ri do t\u00eb mblidhej brenda afatit kushtetues dhe do ta zgjidhte presidentin. M\u00eb pas, presidenti do t\u00eb caktonte mandatarin p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb. Ky do t\u00eb ishte nj\u00eb opsion urgjent p\u00ebr ta nxjerr\u00eb vendin nga bllokada\u201d, thot\u00eb Jakaj p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb interpretimi t\u00eb qart\u00eb kushtetues, kjo dilem\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb s\u00ebrish para Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova ka afat deri m\u00eb 6 tetor p\u00ebr ta zgjedhur presidentin e ri. N\u00ebse Kuvendi&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":55031,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4,32],"tags":[],"class_list":["post-55028","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove","category-top-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/55028","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=55028"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/55028\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":55032,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/55028\/revisions\/55032"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/55031"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=55028"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=55028"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=55028"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}