{"id":56426,"date":"2026-10-12T10:40:15","date_gmt":"2026-10-12T08:40:15","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=56426"},"modified":"2026-10-12T10:40:15","modified_gmt":"2026-10-12T08:40:15","slug":"kos-ndryshimet-ne-ligjin-per-specialen-jane-te-papranueshme-per-be-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=56426","title":{"rendered":"Kos: Ndryshimet n\u00eb Ligjin p\u00ebr Specialen jan\u00eb t\u00eb papranueshme p\u00ebr BE-n\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisionarja evropiane p\u00ebr Zgjerim, Marta Kos, tha se ndryshimet n\u00eb Ligjin p\u00ebr Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs bien ndesh me detyrimet themelore t\u00eb vendit ndaj BE-s\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb papranueshme.<\/p>\n<p>Duke folur para takimit t\u00eb ministrave t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Luksemburg, m\u00eb 12 tetor, Kos kritikoi ndryshimin e rregullave ligjore nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb proceset gjyq\u00ebsore jan\u00eb ende n\u00eb zhvillim.<\/p>\n<p>\u201cDua t\u00eb jem e qart\u00eb se ndryshimet n\u00eb Ligjin p\u00ebr Dhomat e Specializuara n\u00eb Kosov\u00eb bien ndesh me detyrimet themelore t\u00eb Kosov\u00ebs ndaj BE-s\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e papranueshme\u201d, tha Kos.<\/p>\n<p>Sipas saj, ndryshimi i rregullave gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor bie ndesh me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>\u201cMesazhi im \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i thjesht\u00eb. Zgjerimi evropian po ec\u00ebn p\u00ebrpara. N\u00ebse vendet kandidate b\u00ebjn\u00eb hapa prapa, ato nuk jan\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e duhur dhe nuk do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Deklarata e Kosit vjen pasi Kuvendi i Kosov\u00ebs miratoi, jav\u00ebn e kaluar, ndryshimet n\u00eb ligjin q\u00eb rregullon funksionimin e Dhomave t\u00eb Specializuara n\u00eb Hag\u00eb, t\u00eb njohura si Gjykata Speciale.<\/p>\n<p>Ndryshimet u propozuan nga Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, vet\u00ebm pes\u00eb dit\u00eb pas aktgjykimit t\u00eb 16 shtatorit, kur Dhomat e Specializuara d\u00ebnuan ish-presidentin e Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, dhe tre ish-udh\u00ebheq\u00ebsit e tjer\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin \u2013 me gjithsej 81 vjet burgim p\u00ebr krime lufte.<\/p>\n<p>T\u00eb kat\u00ebrt u deklaruan t\u00eb pafajsh\u00ebm gjat\u00eb gjith\u00eb procesit gjyq\u00ebsor.<br \/>\nNdryshimet ligjore synojn\u00eb t\u00eb kufizojn\u00eb juridiksionin e Dhomave t\u00eb Specializuara, duke ngushtuar periudh\u00ebn kohore dhe kategorit\u00eb e veprave penale q\u00eb ato mund t\u00eb trajtojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ato parashohin, nd\u00ebr t\u00eb tjera, uljen e d\u00ebnimit maksimal me burgim n\u00eb 15 vjet, mund\u00ebsin\u00eb e ankimimit n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme t\u00eb Kosov\u00ebs dhe vuajtjen e d\u00ebnimeve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>BE-ja k\u00ebrkon respektimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Speciales<br \/>\nDeklarata e Kallasit \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebrimi m\u00eb i fundit nga BE-ja lidhur me ndryshimet ligjore.<\/p>\n<p>M\u00eb 8 tetor, Sh\u00ebrbimi Evropian i Veprimit t\u00eb Jasht\u00ebm deklaroi se ndryshimet n\u00eb Ligjin p\u00ebr Dhomat e Specializuara jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me detyrimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs ndaj BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb reagim, BE-ja theksoi se Dhomat e Specializuara jan\u00eb institucion i pavarur gjyq\u00ebsor, i themeluar p\u00ebrmes vendimeve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitet 2014 dhe 2015, dhe se mandati dhe pavar\u00ebsia e tyre duhet t\u00eb respektohen plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>BE-ja i b\u00ebri thirrje Kosov\u00ebs t\u00eb respektoj\u00eb detyrimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb garantoj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e gjykat\u00ebs, drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr viktimat dhe familjet e tyre nga t\u00eb gjitha komunitetet, si dhe mbrojtjen dhe sigurin\u00eb e d\u00ebshmitar\u00ebve.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsime t\u00eb ngjashme shprehu edhe Ambasada e Gjermanis\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, duke theksuar se pavar\u00ebsia e Dhomave t\u00eb Specializuara nuk mund t\u00eb cenohet.<\/p>\n<p>PDK-ja, nga ana tjet\u00ebr, e kund\u00ebrshtoi vler\u00ebsimin e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Deputeti i k\u00ebsaj partie, P\u00ebrparim Gruda, tha se ndryshimet nuk shkelin asnj\u00eb detyrim nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas PDK-s\u00eb, synimi nuk \u00ebsht\u00eb mbyllja e gjykat\u00ebs, por kufizimi i mandatit t\u00eb saj n\u00eb p\u00ebrputhje me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb cilin ishte themeluar.<\/p>\n<p>Kryeministri Albin Kurti, nd\u00ebrkoh\u00eb, i kishte cil\u00ebsuar ndryshimet si t\u00eb ngutshme dhe jo mjaftuesh\u00ebm t\u00eb analizuara, megjith\u00ebse L\u00ebvizja e tij Vet\u00ebvendosje i mb\u00ebshteti ato gjat\u00eb shqyrtimit n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Ato u themeluan p\u00ebr t\u00eb trajtuar pretendimet p\u00ebr krime t\u00eb kryera gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs s\u00eb viteve 1998-1999 n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Baza e themelimit t\u00eb tyre lidhet edhe me marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs me BE-n\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb shk\u00ebmbimin e letrave t\u00eb vitit 2014, q\u00eb parashihte konsultime p\u00ebr ndryshime ligjore q\u00eb mund t\u00eb preknin mandatin e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr penges\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet Kosov\u00eb-BE<br \/>\nKund\u00ebrshtimi i BE-s\u00eb ndaj ndryshimeve n\u00eb Ligjin p\u00ebr Gjykat\u00ebn Speciale shton edhe nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje mospajtimi n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes Brukselit dhe Prishtin\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Kosova ende nuk e ka marr\u00eb statusin e vendit kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb bllok.<\/p>\n<p>Kosova aplikoi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2022, por mbetet vendi i vet\u00ebm n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor pa statusin e kandidatit.<\/p>\n<p>P\u00ebrparimi i saj drejt BE-s\u00eb varet, nd\u00ebr t\u00eb tjera, nga reformat n\u00eb sundimin e ligjit, funksionimi i institucioneve demokratike dhe normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e fundit p\u00ebr zgjerimin, Komisioni Evropian theksoi se afrimi me BE-n\u00eb kusht\u00ebzohet nga p\u00ebrparimi n\u00eb demokraci, sundimin e ligjit dhe respektimin e t\u00eb drejtave themelore.<\/p>\n<p>Ai ritheksoi, gjithashtu, r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb p\u00ebr perspektiv\u00ebn evropiane t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Rrug\u00ebn e Kosov\u00ebs drejt an\u00ebtar\u00ebsimit e nd\u00ebrlikon edhe fakti q\u00eb pes\u00eb vende an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb \u2013 Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja \u2013 vazhdojn\u00eb t\u00eb mos e njohin pavar\u00ebsin\u00eb e saj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisionarja evropiane p\u00ebr Zgjerim, Marta Kos, tha se ndryshimet n\u00eb Ligjin p\u00ebr Dhomat e Specializuara&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":56429,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4,32],"tags":[],"class_list":["post-56426","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove","category-top-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/56426","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=56426"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/56426\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":56430,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/56426\/revisions\/56430"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/56429"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=56426"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=56426"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=56426"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}