{"id":56711,"date":"2026-10-13T12:12:44","date_gmt":"2026-10-13T10:12:44","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=56711"},"modified":"2026-10-13T12:12:44","modified_gmt":"2026-10-13T10:12:44","slug":"kurti-serbia-ska-dorezuar-dokumentacionin-kadastral-pavaresisht-marreveshjes-se-vitit-2011","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=56711","title":{"rendered":"Kurti: Serbia s\u2019ka dor\u00ebzuar dokumentacionin kadastral, pavar\u00ebsisht marr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 2011"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb eventin p\u00ebrmbyll\u00ebs t\u00eb projektit PIAKOS, t\u00eb organizuar nga ATRC dhe Banka Bot\u00ebrore, ku ka theksuar se Serbia nuk ia ka dor\u00ebzuar Kosov\u00ebs dokumentacionin kadastral, pavar\u00ebsisht marr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 2011. Ai ka folur edhe p\u00ebr reformat n\u00eb regjistrimin e pronave dhe mb\u00ebshtetjen p\u00ebr familjet n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs dhe bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrmjet institucioneve publike e shoq\u00ebris\u00eb civile, Kurti ka th\u00ebn\u00eb se dokumentacioni pron\u00ebsor \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr sigurin\u00eb juridike, mir\u00ebqenien dhe dinjitetin e familjeve.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb jem bashk\u00eb me ju k\u00ebtu sot n\u00eb p\u00ebrmbylljen e projektit PIAKOS, nj\u00eb nism\u00eb e cila ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs, e cila, si e till\u00eb, nuk duhet t\u00eb mbetet vet\u00ebm garanci n\u00eb let\u00ebr, por t\u00eb jetohet e t\u00eb zbatohet, t\u00eb jetohet p\u00ebr secilin qytetar pa dallim. Natyrisht, kjo tematik\u00eb \u00ebsht\u00eb e lidhur ngusht\u00eb edhe me dikasterin ton\u00eb qeveritar, p\u00ebrkat\u00ebsisht Ministrin\u00eb e Mjedisit dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor, por besoj se kemi b\u00ebr\u00eb mir\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mandat e kemi ndar\u00eb nga infrastruktura dhe transporti, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00e7\u00ebshtja e pron\u00ebs, kadastrit dhe banimit, q\u00eb kan\u00eb n\u00eb bosht zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm, barazin\u00eb sociale dhe programin ton\u00eb qeveritar, merr v\u00ebmendje m\u00eb t\u00eb posa\u00e7me. Dokumentacioni \u00ebsht\u00eb garantues i siguris\u00eb juridike, q\u00eb \u00ebsht\u00eb parakusht p\u00ebr sigurin\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb, banes\u00ebs, e po ashtu edhe t\u00eb mir\u00ebqenies dhe dinjitetit t\u00eb nj\u00eb familjeje. Banesa \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e njeriut dhe nuk mund t\u00eb kuptohet jeta cil\u00ebsore pa banim t\u00eb sigurt\u201d, tha Kurti, shkruan eo.<\/p>\n<p>Kryeministri ka vler\u00ebsuar bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrmjet Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe ATRC-s\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit PIAKOS, duke theksuar se p\u00ebrfitimet e tij jan\u00eb shtrir\u00eb drejtp\u00ebrdrejt te qytetar\u00ebt n\u00eb 16 komuna t\u00eb vendit. Sipas tij, grat\u00eb kan\u00eb qen\u00eb nd\u00ebr p\u00ebrfitueset kryesore, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rregullimin e dokumentacionit pron\u00ebsor dhe procedurave t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBashk\u00ebpunimi i qeveris\u00eb son\u00eb me Qendr\u00ebn p\u00ebr Avokim dhe Trajnim (ATRC), n\u00ebp\u00ebrmjet programit PIAKOS, \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb vler\u00eb e shtuar, sepse ai nuk u ndal te fushata informuese, por u zbatua n\u00eb terren me qytetar\u00ebt, p\u00ebrmes mb\u00ebshtetjes direkte n\u00eb 16 komuna an\u00eb e mban\u00eb Kosov\u00ebs. Me \u00e7\u2019rast, merit\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kan\u00eb shum\u00eb aktivist\u00eb t\u00eb cil\u00ebt punuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe ku p\u00ebrfituese jan\u00eb posa\u00e7\u00ebrisht grat\u00eb, t\u00eb cilat arrit\u00ebn t\u00eb rregullojn\u00eb dokumentacionin pron\u00ebsor, procedurat e trash\u00ebgimis\u00eb, te noter\u00ebt dhe sh\u00ebrbimet gjeodezike. P\u00ebr m\u00eb pak se nj\u00eb dekad\u00eb, \u00ebsht\u00eb trefishuar regjistrimi i pronave nga t\u00eb dy bashk\u00ebshort\u00ebt. N\u00eb vitin 2016, kan\u00eb qen\u00eb rreth 100 prona n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn q\u00eb jan\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb dy bashk\u00ebshort\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij \u00e7ifti. Dhe sot q\u00eb po flasim, kjo shif\u00ebr \u00ebsht\u00eb rreth 31.000. Pra, kemi nj\u00eb rritje 300-fish t\u00eb numrit t\u00eb regjistrimit t\u00eb pronave n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb dy bashk\u00ebshort\u00ebve\u201d, shtoi.<\/p>\n<p>Kurti ka theksuar se rregullimi i dokumentacionit pron\u00ebsor nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje administrative, por edhe kusht p\u00ebr qasjen n\u00eb mb\u00ebshtetjen publike, p\u00ebrfshir\u00eb programet e renovimit dhe rind\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpive, si dhe banimin social.<\/p>\n<p>\u201cMund t\u00eb duket si \u00e7\u00ebshtje administrative, por p\u00ebr nj\u00eb person apo familje, rregullimi i dokumentacionit t\u00eb pron\u00ebs \u00ebsht\u00eb parakusht kryesor, i cili hap mund\u00ebsin\u00eb e mb\u00ebshtetjes publike, qoft\u00eb p\u00ebr renovimin e sht\u00ebpis\u00eb, rind\u00ebrtimin e saj apo programet tona t\u00eb p\u00ebrfshirjes n\u00eb banimin social adekuat. Qeveria ka nd\u00ebrmarr\u00eb reforma konkrete n\u00eb pron\u00eb dhe kadast\u00ebr. N\u00eb bashk\u00ebpunim me Bank\u00ebn Bot\u00ebrore, p\u00ebrmes projektit REGIP, kemi shtyr\u00eb p\u00ebrpara rind\u00ebrtimin e kadastrit n\u00eb 115 zona kadastrale n\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn. Po punojm\u00eb me ngulm dhe me mbik\u00ebqyrje t\u00eb rrept\u00eb q\u00eb ky projekt t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb t\u00eb gjitha obligimet e planifikuara me koh\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt t\u2019i zgjidhin problemet e grumbulluara nd\u00ebr shum\u00eb vite\u201d, ka deklaruar kryeministri.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Kurti ka folur edhe p\u00ebr masat q\u00eb, sipas tij, jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar abuzimet, falsifikimet dhe tjet\u00ebrsimin e kund\u00ebrligjsh\u00ebm t\u00eb pron\u00ebs publike. Ai ka theksuar se rastet e dyshimta n\u00eb proceset e shpron\u00ebsimit dhe t\u00eb kadastrit po p\u00ebrcillen te organet e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPastaj kemi vendosur nj\u00eb standard t\u00eb ri t\u00eb llogaridh\u00ebnies. Nuk ka m\u00eb toleranc\u00eb p\u00ebr abuzimet, falsifikimet apo tjet\u00ebrsimin e kund\u00ebrligjsh\u00ebm t\u00eb pron\u00ebs publike. \u00c7do parregullsi dhe \u00e7do dosje e dyshimt\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb proces t\u00eb shpron\u00ebsimeve apo t\u00eb kadastrit, po d\u00ebrgohet me vendosm\u00ebri n\u00eb prokurori, meq\u00eb prona publike i takon qytetar\u00ebve dhe shtetit, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se u takon t\u00eb gjith\u00ebve dhe askujt n\u00eb ve\u00e7anti\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kurti.<\/p>\n<p>Ai ka p\u00ebrmendur gjithashtu regjistrimet kadastrale n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb em\u00ebrtimin e rrug\u00ebve n\u00eb kat\u00ebr komunat veriore, si dhe regjistrimin e pronave t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komuniteteve joshumic\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrmes Agjencis\u00eb Kadastrale t\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb programeve t\u00eb rregullimit hap\u00ebsinor, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb edhe shtrirjen zyrtare t\u00eb sistemit t\u00eb adresave. Agjencia Kadastrale ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb rezultat t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm sa i p\u00ebrket edhe regjistrimeve n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu em\u00ebrtimin e rrug\u00ebve n\u00eb kat\u00ebr komunat atje: Mitrovic\u00eb e Veriut, Leposaviq, Zve\u00e7an e Zubin Potok. Kemi verifikuar e regjistruar mbi 23.600 prona p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e komuniteteve joshumic\u00eb, duke garantuar barazi administrative dhe ligjore n\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs\u201d, ka deklaruar ai.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet Kosova n\u00eb fush\u00ebn e pron\u00ebs dhe t\u00eb kadastrit, Kurti e ka ve\u00e7uar mosdor\u00ebzimin nga Serbia t\u00eb dokumentacionit kadastral, pavar\u00ebsisht marr\u00ebveshjes s\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2011 dhe mb\u00ebshtetjes financiare t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>\u201cNatyrisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb sfid\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tendenc\u00eb mbetet fakti q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 15 vjet q\u00eb Serbia nuk na ka dor\u00ebzuar dokumentacionin kadastral, edhe pse marr\u00ebveshja nd\u00ebrshtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar m\u00eb dat\u00eb 2 shtator 2011. Pra, n\u00eb muajin e kaluar jan\u00eb b\u00ebr\u00eb 15 vjet q\u00eb Bashkimi Evropian u ka dh\u00ebn\u00eb 2 milion\u00eb euro donacion, e ata s\u2019na e kan\u00eb dor\u00ebzuar as kopjen e dokumentacionit kadastral, se le m\u00eb origjinalin\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kurti.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, kryeministri ka theksuar se, pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, institucionet e Kosov\u00ebs dhe shoq\u00ebria civile po vazhdojn\u00eb bashk\u00ebpunimin p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e sh\u00ebrbimeve kadastrale dhe zgjidhjen e problemeve pron\u00ebsore t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cE pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj v\u00ebshtir\u00ebsie e k\u00ebtyre sfidave, Agjencia Kadastrale, qeveria, ministri p\u00ebr planifikim hap\u00ebsinor, institucionet e shtetit dhe shoq\u00ebria civile po punojn\u00eb bashk\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e mundshme p\u00ebr qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs\u201d, ka p\u00ebrfunduar Kurti.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Kurti ka p\u00ebrmendur edhe masat e Qeveris\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e familjeve n\u00eb nevoj\u00eb dhe zhvillimin e programeve t\u00eb banimit social.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit p\u00ebr banim social adekuat kemi ndar\u00eb 37 milion\u00eb euro p\u00ebr 773 nj\u00ebsi banimi n\u00eb 21 komuna. P\u00ebrmes programeve t\u00eb ve\u00e7anta po rind\u00ebrtojm\u00eb e renovojm\u00eb dhjet\u00ebra sht\u00ebpi p\u00ebr familjet n\u00eb nevoj\u00eb dhe ato q\u00eb kthehen n\u00eb pronat e tyre, nd\u00ebrsa po punojm\u00eb p\u00ebr baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb nivelin komb\u00ebtar t\u00eb banimit social dhe strategjin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb banimit\u201d, ka deklaruar kryeministri.<\/p>\n<p>Projekti PIAKOS ka synuar t\u00eb ndihmoj\u00eb qytetar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e qasjes n\u00eb t\u00eb drejtat pron\u00ebsore, me fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetjen p\u00ebr grat\u00eb dhe n\u00eb leht\u00ebsimin e procedurave p\u00ebr regjistrimin e pronave.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb eventin p\u00ebrmbyll\u00ebs t\u00eb projektit PIAKOS, t\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":56714,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-56711","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/56711","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=56711"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/56711\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":56715,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/56711\/revisions\/56715"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/56714"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=56711"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=56711"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=56711"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}