{"id":57253,"date":"2026-10-15T12:38:40","date_gmt":"2026-10-15T10:38:40","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=57253"},"modified":"2026-10-15T12:38:40","modified_gmt":"2026-10-15T10:38:40","slug":"kurti-mbeshtetja-financiare-per-ish-kreret-e-uck-se-do-te-perfshihet-ne-buxhetin-e-vitit-2027","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=57253","title":{"rendered":"Kurti: Mb\u00ebshtetja financiare p\u00ebr ish-krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb buxhetin e vitit 2027"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka th\u00ebn\u00eb se mb\u00ebshtetja financiare p\u00ebr kat\u00ebr ish-krer\u00ebt e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs (U\u00c7K), t\u00eb cil\u00ebt po gjykohen n\u00eb Hag\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb Buxhetin e vitit 2027, nd\u00ebrsa fillimisht do t\u00eb hartohet strategjia shtet\u00ebrore p\u00ebr mb\u00ebshtetjen juridike dhe institucionale n\u00eb procedurat e apelit.<\/p>\n<p>Duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjes s\u00eb deputetes s\u00eb PDK-s\u00eb, Ariana Musliu-Shoshi, se kur do t\u00eb ndahen mjetet financiare, Kurti tha se fillimisht duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohen vizioni, mekanizmat dhe masat e strategjis\u00eb, e m\u00eb pas kostot p\u00ebr zbatimin e saj.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb ta votojm\u00eb n\u00eb mbledhjet e qeveris\u00eb, buxhetin p\u00ebr vitin 2027. Do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb, dhe natyrisht q\u00eb aty do t\u00eb p\u00ebrfshihen t\u00eb gjitha linjat e nevojshme p\u00ebr secil\u00ebn fush\u00eb, por edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e mb\u00ebshtetjes financiare p\u00ebr 4 ish-krekrve tw UCK-se. Por ta kemi parasysh q\u00eb s\u00eb pari duhet strategjia shtet\u00ebrore, dhe m\u00eb pastaj kostot; nj\u00eb her\u00eb vihet ideja, vizioni, mekanizmat dhe masat, e m\u00eb pastaj edhe kostoja e tyre, jo kostoja para mekanizmave e vizionit. S\u00eb dyti, duhet t\u2019ia l\u00ebm\u00eb pun\u00ebn k\u00ebtij grupi punues, prandaj edhe e kemi formuar. Tash un\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhem z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs paraqitues i pun\u00ebs q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb grupi punues\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Kryeministri ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se Qeveria ka themeluar grupin punues p\u00ebr hartimin dhe bashk\u00ebrendimin e strategjis\u00eb shtet\u00ebrore, i cili do t\u00eb udh\u00ebhiqet nga z\u00ebvend\u00ebskryeministri i par\u00eb dhe ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs, Glauk Konjufca.<\/p>\n<p>Sipas Kurtit, grupi do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb ofroj\u00eb mb\u00ebshtetje juridike dhe institucionale n\u00eb procedurat e apelit, si dhe t\u00eb bashk\u00ebrendoj\u00eb veprimet diplomatike p\u00ebr dokumentimin dhe afirmimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs historike t\u00eb luft\u00ebs \u00e7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMe vendimin e qeveris\u00eb dje, themeluam grupin punues p\u00ebr hartimin dhe bashk\u00ebrendimin e k\u00ebsaj strategjie, t\u00eb kryesuar nga z\u00ebvend\u00ebs-kryeministri i par\u00eb dhe ministri i pun\u00ebve t\u00eb jashtme dhe diaspor\u00ebs, zot\u00ebri Glauk Konjufca. Mandati i tij p\u00ebrfshin mb\u00ebshtetjen juridike dhe institucionale n\u00eb procedurat e apelit, si dhe bashk\u00ebrendimin e veprimeve diplomatike p\u00ebr dokumentimin e mbrojtjen dhe afirmimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs historike t\u00eb luft\u00ebs \u00e7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Grupi do t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me ekipet mbrojt\u00ebse p\u00ebr identifikimin e nevojave p\u00ebr dokumentacion, ekspertiz\u00eb profesionale dhe mb\u00ebshtetje institucionale, duke p\u00ebrfshir\u00eb ekspert\u00eb si vendor\u00eb ashtu edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, sipas nevojave t\u00eb cilat identifikohen. Pjes\u00eb themelore e pun\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb sistemimi dhe analizimi i dokumentacionit historik juridik dhe gjyq\u00ebsor, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb gjykimet e tribunalit nd\u00ebrkomb\u00ebtar penal t\u00eb Jugosllavin\u00eb, lidhur me krimet e kryera gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kurti ka theksuar se dokumentacioni do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si baz\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e ekipeve mbrojt\u00ebse dhe p\u00ebr komunikimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, nd\u00ebrsa strategjin\u00eb e ka cil\u00ebsuar si angazhim gjith\u00ebinstitucional dhe mbipartiak.<\/p>\n<p>\u201cKjo baz\u00eb dokumentare do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb mb\u00ebshtetjes mbrojt\u00ebs dhe nj\u00eb komunikimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb fakte dhe argumente. K\u00ebt\u00eb proces e kemi konceptuar si angazhim gjith\u00eb-institucional dhe mbi-partiak, ushtria \u00e7lirimtare e Kosov\u00ebs dhe lufta \u00e7lirimtare e popullit jan\u00eb trash\u00ebgimi e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb saj shkon p\u00ebrtej mandateve t\u00eb qeveris\u00ebse dhe dallimeve partiake. Prandaj, grupi punues \u00ebsht\u00eb ngarkuar q\u00eb ta p\u00ebrgatis\u00eb propozimin fillestar t\u00eb strategjis\u00eb, me masa prioritare institucionale p\u00ebrgjegj\u00ebse dhe afate t\u00eb zbatimit\u201d, tha Kurti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka th\u00ebn\u00eb se mb\u00ebshtetja financiare p\u00ebr kat\u00ebr ish-krer\u00ebt e Ushtris\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":57256,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-57253","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/57253","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=57253"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/57253\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":57257,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/57253\/revisions\/57257"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/57256"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=57253"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=57253"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=57253"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}