{"id":57696,"date":"2026-10-16T13:29:10","date_gmt":"2026-10-16T11:29:10","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=57696"},"modified":"2026-10-16T13:29:10","modified_gmt":"2026-10-16T11:29:10","slug":"rama-qeveria-nuk-po-i-permbush-detyrimet-lojerat-mesdhetare-prishtina-2030-ne-rrezik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=57696","title":{"rendered":"Rama: Qeveria nuk po i p\u00ebrmbush detyrimet, loj\u00ebrat mesdhetare \u201cPrishtina 2030\u201d n\u00eb rrezik"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Prishtin\u00ebs, P\u00ebrparim Rama, ka paralajm\u00ebruar se Kosova rrezikon t\u00eb humbas\u00eb organizimin e loj\u00ebrave mesdhetare \u201cPrishtina 2030\u201d, pasi Komiteti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Loj\u00ebrave Mesdhetare (ICMG) ka ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr mosp\u00ebrmbushjen e detyrimeve financiare dhe vonesat n\u00eb procesin p\u00ebrgatitor, raporton Ekonomia Online.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media, Rama tha se ICMG-ja, p\u00ebrmes nj\u00eb letre zyrtare t\u00eb d\u00ebrguar m\u00eb 15 tetor, ka paralajm\u00ebruar p\u00ebr vonesat dhe munges\u00ebn e p\u00ebrmbushjes s\u00eb detyrimeve. Ai theksoi se m\u00eb 19 dhjetor 2026 do t\u00eb shqyrtohet e ardhmja e organizimit t\u00eb Loj\u00ebrave Mesdhetare n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDje, pra m\u00eb 15 tetor, Komiteti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Loj\u00ebrave Mesdhetare ICMG ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr zyrtare p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs paralajm\u00ebron p\u00ebr vonesat dhe mosp\u00ebrmbushjen e detyrimeve q\u00eb rrezikojn\u00eb organizimin e Loj\u00ebrave Mesdhetare n\u00eb Prishtin\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb letra e par\u00eb; \u00ebsht\u00eb vazhdim\u00ebsi e paralajm\u00ebrimeve q\u00eb kan\u00eb nisur muaj m\u00eb par\u00eb dhe q\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, nuk kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigjen e duhur nga qeveria. ICMG-ja konstaton se letra 21 shtatorit ka mbetur pa p\u00ebrgjigje. Garancia bankare ose e sigurimit e k\u00ebrkuar q\u00eb nga janari nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar dhe detyrimet financiare q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb p\u00ebrmbushen n\u00eb qershor nuk jan\u00eb paguar. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, afatet p\u00ebr funksionalizimin e strukturave organizative, p\u00ebrgatitjen e masterplanit, buxhetit dhe proceseve t\u00eb tjera jan\u00eb shkelur vazhdimisht\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>Ai akuzoi Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr munges\u00eb koordinimi dhe mosreagim ndaj k\u00ebrkesave t\u00eb kryeqytetit p\u00ebr mbledhjen e bordit drejtues, duke th\u00ebn\u00eb se kryeministri Albin Kurti, si kryesues i k\u00ebtij bordi, ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr thirrjen e mbledhjeve.<\/p>\n<p>Sipas Ram\u00ebs, pas mbledhjes s\u00eb 14 gushtit nuk \u00ebsht\u00eb thirrur asnj\u00eb mbledhje tjet\u00ebr e bordit, pavar\u00ebsisht k\u00ebrkesave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura nga kryeqyteti.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb 30 shtator, duke par\u00eb seriozitetin e situat\u00ebs, kryeqyteti nd\u00ebrmori iniciativ\u00ebn p\u00ebr thirrjen e mbledhjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme m\u00eb 8 tetor. Sipas statusit, nga 13 an\u00ebtar\u00ebt e bordit k\u00ebrkoheshin t\u00eb pakt\u00ebn pes\u00eb n\u00ebnshkrime. Tre p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e kryeqytetit e n\u00ebnshkruan k\u00ebrkes\u00ebn. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e qeveris\u00eb dhe t\u00eb Komitetit Olimpik t\u00eb Kosov\u00ebs nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn ftes\u00ebs p\u00ebr n\u00ebnshkrim. Si rezultat, mbledhja nuk u mbajt\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Rama theksoi se Komuna e Prishtin\u00ebs ka p\u00ebrmbushur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb angazhimesh, p\u00ebrfshir\u00eb miratimin e statusit t\u00eb komitetit organizativ, regjistrimin e organizat\u00ebs dhe propozimin e pes\u00eb porteve urbane, t\u00eb cilat, sipas tij, jan\u00eb miratuar nga ICMG-ja m\u00eb 29 qershor.<\/p>\n<p>Ai theksoi se kryeqyteti ka paraqitur edhe propozimet p\u00ebr lokacionet sportive n\u00eb Kuvendin Komunal t\u00eb Prishtin\u00ebs, nd\u00ebrsa ka k\u00ebrkuar q\u00eb institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb veprojn\u00eb me urgjenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur rrezikimin e organizimit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, kryeqyteti ka p\u00ebrmbushur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb angazhimesh konkrete. S\u00eb bashku me Komitetin Olimpik t\u00eb Kosov\u00ebs, kemi miratuar statusin e komitetit organizativ m\u00eb 8 qershor dhe kemi p\u00ebrfunduar procesin e regjistrimit t\u00eb organizat\u00ebs m\u00eb 24 qershor. Kemi propozuar pes\u00eb porte urbane, t\u00eb cilat jan\u00eb miratuar nga ICMG-ja m\u00eb 29 qershor. Po ashtu, kemi paraqitur p\u00ebr votim n\u00eb Kuvendin e Prishtin\u00ebs propozimet p\u00ebr lokacionet sportive. Por sot, kemi nj\u00eb paralajm\u00ebrim q\u00eb nuk mundemi me e injoru. ICMG-ja ka vendosur afate t\u00eb reja p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e detyrimeve. Dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, m\u00eb 19 dhjetor 2026 do t\u00eb shqyrtohet e ardhmja e loj\u00ebrave mesdhetare \u201cPrishtina 2030\u201d. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se nuk kemi koh\u00eb sot p\u00ebr vonesa, nuk kemi koh\u00eb p\u00ebr munges\u00eb koordinimi, nuk kemi koh\u00eb p\u00ebr heshtje institucionale. Loj\u00ebrat mesdhetare nuk jan\u00eb projekt i vet\u00ebm nj\u00eb individi, apo i nj\u00eb partie, apo i nj\u00eb institucioni. Loj\u00ebrat mesdhetare jan\u00eb nj\u00eb angazhim nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe nj\u00eb mund\u00ebsi historike p\u00ebr zhvillimin e sportit, t\u00eb infrastruktur\u00ebs, ekonomis\u00eb dhe promovimit t\u00eb vendit ton\u00eb\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>Kreu i Prishtin\u00ebs ia atribuoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vonesave edhe k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb kryeministrit Kurti p\u00ebr ndryshimin e emrit t\u00eb ngjarjes nga \u201cPrishtina 2030\u201d n\u00eb \u201cKosova 2030\u201d, si dhe insistimit q\u00eb kryeministri t\u00eb jet\u00eb kryetar i bordit drejtues.<\/p>\n<p>\u201cEdhe ta b\u00ebj edhe nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb: dy vjet, dy vjet i kemi humbur sepse kryeministri Albin Kurti ka k\u00ebrkuar q\u00eb emri i loj\u00ebrave mesdhetare t\u00eb ndryshohet nga \u201cPrishtina 2030\u201d n\u00eb \u201cKosova 2030\u201d. Natyrisht, kjo k\u00ebrkes\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aprovuar, sepse n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn loj\u00ebrat mesdhetare mbajn\u00eb emrin e qytetit. Absurditeti tjet\u00ebr ka qen\u00eb k\u00ebrkesa e tij, apo insistimi i tij, q\u00eb kryeministri t\u00eb jet\u00eb kryetar i bordit drejtues, nj\u00eb praktik\u00eb e papar\u00eb faktikisht askund tjet\u00ebr. Pra, vet\u00ebm te ne kryeministri k\u00ebrkon t\u00eb jet\u00eb edhe kryetar i bordit drejtues i loj\u00ebrave mesdhetare, derisa natyrisht ka shum\u00eb pak koh\u00eb, apo hi\u00e7 koh\u00eb, sepse ka pun\u00eb t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse, duke ngritur shqet\u00ebsimin se mungesa e p\u00ebrgjigjeve dhe e vendimmarrjes mund ta rrezikoj\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cPse nuk jan\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimet financiare? Po them, po e p\u00ebrmend edhe nj\u00eb her\u00eb: kemi k\u00ebtu letr\u00ebn nga ICMG-ja, e cila \u00ebsht\u00eb d\u00ebrgu dje, q\u00eb e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb pyetje t\u00eb sakt\u00eb. Pse nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar garancia e k\u00ebrkuar? Pse nuk jan\u00eb thirr\u00eb mbledhjet e bordit drejtues, pra po them edhe kemi letr\u00ebn tjet\u00ebr q\u00eb vet\u00ebm kryeqyteti e ka n\u00ebnshkruar, deri sa t\u00eb tjer\u00ebt e kan\u00eb injoruar? Dhe kush do ta marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb n\u00ebse Kosova e humb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi historike? Prishtina i ka p\u00ebrmbushur p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e saj, dhe vazhdimisht ka k\u00ebrkuar me u mbledh bordi pa p\u00ebrgjigje, qeveria nuk e ka kthyer asnj\u00eb email, as te ne, as te komiteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, dhe jemi n\u00eb rrezik t\u00eb humbjeve t\u00eb loj\u00ebrave. Nuk jam k\u00ebtu p\u00ebr me u ankuar. Po ngre alarm publik p\u00ebr alarmet q\u00eb ka ngritur ICMG-ja. Q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrgjigjeve, mosveprimit t\u00eb qeveris\u00eb, mund t\u2019i humbim loj\u00ebrat mesdhetare. Edhe ta b\u00ebj edhe nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb: 2 vjet, 2 vjet i kemi humbur sepse kryeministri Albin Kurti ka k\u00ebrkuar q\u00eb emri i loj\u00ebrave mesdhetare t\u00eb ndryshohet nga \u201cPrishtina 2030\u201d n\u00eb \u201cKosova 2030\u201d. Natyrisht, kjo k\u00ebrkes\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aprovuar, sepse t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn loj\u00ebrat mesdhetare mbajn\u00eb emrin e qytetit. Absurditeti tjet\u00ebr ka qen\u00eb k\u00ebrkesa e tij, apo insistimi i tij, q\u00eb kryeministri t\u00eb jet\u00eb kryetar i bordit. Drejtues, nj\u00eb praktik\u00eb e papar\u00eb, faktikisht askund tjet\u00ebr. Pra, vet\u00ebm te ne kryeministri k\u00ebrkon t\u00eb jet\u00eb edhe kryetar i bordit drejtues i Loj\u00ebrave Mesdhetare, derisa natyrisht ka shum\u00eb pak koh\u00eb, apo hi\u00e7 koh\u00eb, sepse ka pun\u00eb t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr me u marr\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Prishtin\u00ebs, P\u00ebrparim Rama, ka paralajm\u00ebruar se Kosova rrezikon t\u00eb humbas\u00eb organizimin e loj\u00ebrave&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":57704,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-57696","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/57696","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=57696"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/57696\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":57705,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/57696\/revisions\/57705"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/57704"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=57696"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=57696"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=57696"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}