{"id":58089,"date":"2026-10-18T11:47:28","date_gmt":"2026-10-18T09:47:28","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=58089"},"modified":"2026-10-18T11:47:28","modified_gmt":"2026-10-18T09:47:28","slug":"rama-pas-5-ditesh-protesta-te-dhunshme-spo-sfidohem-une-por-shqiperia-ne-be-me-bindni-pse-duhet-te-iki","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=58089","title":{"rendered":"Rama pas 5 dit\u00ebsh protesta t\u00eb dhunshme: S\u2019po sfidohem un\u00eb, por Shqip\u00ebria n\u00eb BE, m\u00eb bindni pse duhet t\u00eb iki"},"content":{"rendered":"<p>Pas pes\u00eb dit\u00ebsh protestash t\u00eb dhunshme n\u00eb Tiran\u00eb, kryeministri Edi Rama u ndal gjer\u00ebsisht te zhvillimet e dit\u00ebve t\u00eb fundit, duke folur p\u00ebr dhun\u00ebn, p\u00ebrplasjet me Policin\u00eb, k\u00ebrkesat p\u00ebr dor\u00ebheqjen e tij dhe rrug\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb drejt Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebmet nuk jan\u00eb t\u00eb vogla, por ndreqen\u201d, deklaroi Rama p\u00ebr pasojat e protestave n\u00eb kryeqytet, nd\u00ebrsa theksoi se gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb mos bjer\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi \u201ckurthi i dhun\u00ebs\u201d q\u00eb k\u00ebrkon gjak.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb prej gur\u00ebve t\u00eb p\u00ebrdorur gjat\u00eb protestave n\u00eb dor\u00eb, Rama tha se ai mund t\u00eb b\u00ebhet edhe \u201cvdekjeprur\u00ebs\u201d. Sipas kryeministrit, dhuna nuk p\u00ebrfaq\u00ebson student\u00ebt, por pas saj q\u00ebndron nj\u00eb grup prej 200-300 personash t\u00eb maskuar, t\u00eb cilin e quajti \u201cgrupi i zjarrit\u201d.<\/p>\n<p>Rama u ndal gjat\u00eb te punonj\u00ebsit e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, duke deklaruar se prej dit\u00ebsh jan\u00eb p\u00ebrballur me gur\u00eb, sa\u00e7me, molotov\u00eb dhe flak\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb ekrane, sipas tij, \u201cdemonizohen si autor\u00eb t\u00eb dhun\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb dua q\u00eb ta n\u00ebnvizoj k\u00ebt\u00eb me shum\u00eb forc\u00eb, familjet e atyre djemve dhe vajzave, burrave dhe grave q\u00eb jan\u00eb me uniform\u00eb dhe n\u00ebn uniform\u00eb marrin k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb n\u00eb bresh\u00ebri, pa pushim! Me or\u00eb e or\u00eb t\u00eb t\u00ebra, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb ekrane demonizohen si autor\u00eb t\u00eb dhun\u00ebs, jan\u00eb familje q\u00eb jetojn\u00eb me t\u00eb ardhura shum\u00eb modeste, p\u00ebr sakrific\u00ebn dhe q\u00ebndres\u00ebn e k\u00ebtyre heronjve t\u00eb shtetit\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>Sipas tij, p\u00ebrballja e dit\u00ebve t\u00eb fundit nuk lidhet vet\u00ebm me qeverin\u00eb, por edhe me rrug\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb drejt Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebto or\u00eb q\u00eb nuk po sfidohem un\u00eb, qeveria, nj\u00eb shumic\u00eb qeveris\u00ebse, por nj\u00eb rrug\u00eb, nj\u00eb mision, nj\u00eb objektiv! Sfidohet Shqip\u00ebria europiane, Shqip\u00ebria e Bashkimit Europian e vitit 2030\u201d, u shpreh kryeministri.<\/p>\n<p>\u201cMe keqardhje t\u00eb madhe them se kjo rini dhe k\u00ebta student\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb bulevard, jan\u00eb pengje t\u00eb atij grupit t\u00eb zjarrit atje n\u00eb krye. T\u00eb atyre me maska! P\u00ebrdoren gjer\u00ebsisht edhe t\u00eb miturit, si ato mburojat p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrparuar, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb terren, duke ia b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur shtetit q\u00eb t\u00eb reagoj\u00eb me forc\u00eb, me f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Kryeministri b\u00ebri gjithashtu t\u00eb ditur se dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb neutralizuar nj\u00eb dron me eksploziv q\u00eb, sipas tij, ishte destinuar t\u00eb godiste Kryeministrin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAty brenda \u00ebsht\u00eb edhe krimi! Para dy dit\u00ebsh \u00ebsht\u00eb neutralizuar nj\u00eb dron me eksploziv, i destinuar t\u00eb godiste Kryeministrin\u00eb duke i v\u00ebn\u00eb zjarrin oborrit t\u00eb brendsh\u00ebm ku \u00ebsht\u00eb ajo ngrehina e drurit dhe nj\u00eb Zot e di me \u00e7far\u00eb pasojash. Nuk ka rini q\u00eb i shkon mendja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb plan, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dor\u00eb e huaj\u201d, tha Rama.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Rama foli p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi nj\u00eb \u201cdor\u00eb t\u00eb huaj\u201d, duke p\u00ebrmendur Rusin\u00eb, Vladimir Putinin dhe Iranin. Duke iu referuar nj\u00eb deklarate t\u00eb nj\u00eb dite m\u00eb par\u00eb, kryeministri foli p\u00ebr \u201cbabain ideologjik\u201d t\u00eb Putinit, t\u00eb cilin e cil\u00ebsoi \u201cudh\u00ebheq\u00ebs shpirt\u00ebror\u201d, \u201cjustifikues t\u00eb t\u00eb gjitha agresioneve kund\u00ebr demokracis\u00eb dhe kund\u00ebr Per\u00ebndimit\u201d dhe \u201cmistifikues t\u00eb Rusis\u00eb imperialiste\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb befasishme p\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd, por q\u00eb ma \u00e7onin vazhdimisht, por edhe mua, \u2018babai\u2019 i Vladimirovi\u00e7it, Vladimirovic Putinit foli, \u2018babai\u2019 ideologjik, udh\u00ebheq\u00ebsi shpirt\u00ebror, justifikuesi i t\u00eb gjitha agresioneve kund\u00ebr demokracis\u00eb dhe kund\u00ebr Per\u00ebndimit, mistifikuesi i Rusis\u00eb imperialiste foli, foli dhe tha: \u2018Tani po, tani Shqip\u00ebria po tregon ngjyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb saj, nj\u00eb popull kurajoz, nj\u00eb popull ortodoks, nj\u00eb popull sufist\u00ebsh dhe ortodoks\u00ebsh\u2019\u201d, deklaroi Rama.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, kryeministri deklaroi se ka t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb rrjetet sociale nga ato q\u00eb i quajti \u201cduar t\u00eb huaja\u201d, duke p\u00ebrmendur drejtp\u00ebrdrejt edhe Iranin.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna, do vazhdojm\u00eb ta pasurojm\u00eb at\u00eb q\u00eb kemi nisur qysh n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs me interferenc\u00ebn n\u00eb rrjetet sociale t\u00eb atyre \u2018duarve t\u00eb huaja\u2019, ku natyrisht nj\u00eb dor\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb republika Khomeiniste e Iranit, kulmi i dezinformimit\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>Ai tha gjithashtu se ka \u201cshum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna\u201d p\u00ebr interferenc\u00eb n\u00eb rrjetet sociale nga ato q\u00eb i quajti \u201cduar t\u00eb huaja\u201d, nd\u00ebrsa Iranin e lidhi me dezinformimin.<\/p>\n<p>Rama u ndal edhe te pretendimet q\u00eb kan\u00eb qarkulluar p\u00ebr izraelit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ushtar\u00eb serb\u00eb pas uniformave t\u00eb Policis\u00eb, duke i cil\u00ebsuar ato si pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb vale absurditetesh.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00ebher\u00eb thon\u00eb se do t\u00eb sjellin \u00e7ifut\u00ebt n\u00eb Vlor\u00eb, pastaj qershia mbi tort\u00ebn e k\u00ebsaj marr\u00ebzie jan\u00eb ushtar\u00ebt serb\u00eb q\u00eb na paskan ardhur k\u00ebtu\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb deklarat\u00ebs, Rama ia kushtoi edhe k\u00ebrkesave p\u00ebr dor\u00ebheqjen e tij. Kryeministri tha se k\u00ebrkesa q\u00eb ai t\u00eb largohet \u00ebsht\u00eb normale n\u00eb nj\u00eb demokraci, por kund\u00ebrshtoi m\u00ebnyr\u00ebn se si po k\u00ebrkohet largimi i tij. Thirrjet \u201co n\u00eb burg, o n\u00eb litar\u201d i krahasoi me nd\u00ebshkimet publike t\u00eb Mesjet\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cO n\u00eb burg, o n\u00eb litar! Si n\u00eb ato sheshet e Mesjet\u00ebs, ku njer\u00ebzit eksitohen duke par\u00eb mish njeriu n\u00eb zjarr. S\u2019jemi m\u00eb n\u00eb shekullin XXI. Ti do q\u00eb un\u00eb t\u00eb iki. Kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb normale n\u00eb bot\u00eb, por si do iki un\u00eb?! T\u00eb pakt\u00ebn, hajde dhe m\u00eb bind pse duhet t\u00eb iki, ose t\u00eb t\u00eb bind un\u00eb pse s\u2019duhet t\u00eb iki!\u201d, deklaroi Rama.<\/p>\n<p>Kreu i qeveris\u00eb e lidhi m\u00eb tej q\u00ebndrimin e tij n\u00eb detyr\u00eb me procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>\u201cDhe shqiptar\u00ebt duhet ta mendojn\u00eb shum\u00eb qart\u00eb: duan k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, duan k\u00ebt\u00eb apo duan BE?\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Duke iu p\u00ebrgjigjur argumentit se largimi i tij nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb vijoj\u00eb rrug\u00ebn drejt BE-s\u00eb, Rama sulmoi opozit\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn e cil\u00ebsoi t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr ta \u00e7uar p\u00ebrpara procesin.<\/p>\n<p>\u201cTani thon\u00eb disa: \u2018Pse do ik\u00ebsh ti e ne nuk do shkojm\u00eb n\u00eb BE?\u2019 Nuk po them q\u00eb po patjet\u00ebr jeni t\u00eb paaft\u00eb ta \u00e7oni Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb BE. Jeni nj\u00eb tuf\u00eb t\u00eb paaft\u00ebsh, mediokrish, nj\u00eb tuf\u00eb ziliqar\u00ebsh q\u00eb vet\u00ebm nxisni dhun\u00eb se nuk m\u00eb mundni dot me zgjedhje dhe ju ka ardhur dita te guri. E filluat me shishe uji, me vez\u00eb dhe arrit\u00ebt te guri\u201d, deklaroi Rama.<\/p>\n<p>Kryeministri argumentoi se negociatat me BE-n\u00eb ndodhen n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb me afate t\u00eb p\u00ebrcaktuara dhe se kalendari aktual shtrihet deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2027. Sipas tij, puna me Komisionin Europian k\u00ebrkon vijim\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrditshme dhe nj\u00eb ndryshim n\u00eb drejtimin e qeveris\u00eb do ta nd\u00ebrpriste k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>\u201cNegociatat kan\u00eb kalendar, kalendari \u00ebsht\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb 2027. Dritarja \u00ebsht\u00eb e hapur tani dhe kalendari k\u00ebrkon q\u00eb \u00e7do dit\u00eb q\u00eb ne t\u00eb \u00e7ojm\u00eb, korrigjojm\u00eb, t\u00eb japim e t\u00eb marrim me Komisionin. Kjo nd\u00ebrpritet\u201d, tha ai.<br \/>\nRama shtoi se ardhja e nj\u00eb qeverie tjet\u00ebr do t\u00eb k\u00ebrkonte koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procesin e negociatave, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se shteti nuk mund t\u00eb dor\u00ebzohet p\u00ebrball\u00eb protestave t\u00eb dhunshme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse un\u00eb iki dhe t\u00eb vij\u00eb ai neoballisti apo ai neokomunisti, apo t\u00eb mos hyjm\u00eb tani te i matufepsuri e i \u00e7urrufjapsuri, duhet nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb. Do thon\u00eb: \u2018\u00c7a \u00ebsht\u00eb kjo?\u2019 Po marr an\u00ebn m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Por, nga ana tjet\u00ebr, nuk dor\u00ebzohet shteti para k\u00ebsaj. Shteti q\u00eb do dor\u00ebzohet para k\u00ebsaj nuk e merr veten p\u00ebr vite e vite\u201d, deklaroi kryeministri.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Rama ftoi p\u00ebr dialog t\u00eb rinjt\u00eb dhe student\u00ebt, duke u ofruar takime n\u00eb Kryeministri apo n\u00eb fakultete, me ose pa pranin\u00eb e kamerave.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb i ftoj k\u00ebdo q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb dialog, k\u00ebdo q\u00eb do t\u00eb m\u00eb takoj\u00eb, me kamera e pa kamera, n\u00eb Kryeministri, n\u00eb fakultet, t\u00eb ulemi t\u00eb flasim: \u00e7far\u00eb keni, \u00e7far\u00eb doni, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr ju, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb mir\u00eb\u201d, tha ai.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, p\u00ebr personat e maskuar paralajm\u00ebroi forcim t\u00eb reagimit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>\u201cPatjet\u00ebr do shtr\u00ebngohet rrethi ndaj atyre me maska. E ka edhe ligji q\u00eb ti s\u2019mund ta fsheh\u00ebsh identitetin. Kushdo q\u00eb t\u00eb flas\u00eb me mua pa maska m\u00eb ka k\u00ebtu. Kush do t\u00eb m\u00eb \u00e7oj\u00eb me gur\u00eb e me maska, shtetin e ka p\u00ebrball\u00eb\u201d, deklaroi Rama.<\/p>\n<p>Kryeministri komentoi edhe p\u00ebrdorimin e plumbave t\u00eb gom\u00ebs nga Policia dhe angazhimin e forcave RENEA, duke deklaruar se k\u00ebto t\u00eb fundit kan\u00eb detyr\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb kur ka k\u00ebrc\u00ebnim.<\/p>\n<p>\u201cRENEA ka detyr\u00eb t\u00eb dal\u00eb kur ka k\u00ebrc\u00ebnim. RENEA del kur luan ndeshje futbolli Shqip\u00ebri me Serbi. Patjet\u00ebr, doli dhe do dal\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Rama iu drejtua edhe pronar\u00ebve t\u00eb bizneseve t\u00eb d\u00ebmtuara gjat\u00eb protestave. Sipas tij, deri t\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb mesdit\u00eb ishin rreth 50 subjekte t\u00eb prekura, shumica biznese t\u00eb vogla, t\u00eb cilave premtoi mb\u00ebshtetje.<\/p>\n<p>\u201cNe do t\u2019u gjendemi pran\u00eb dhe do t\u2019i b\u00ebjm\u00eb, si\u00e7 di un\u00eb t\u2019i b\u00ebj, m\u00eb t\u00eb mira, m\u00eb t\u00eb forta, se \u00e7do gj\u00eb q\u00eb nuk na vret, vet\u00ebm na forcon dhe kjo q\u00eb po ndodh Shqip\u00ebrin\u00eb do e nxjerr\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb\u201d, p\u00ebrfundoi Rama.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas pes\u00eb dit\u00ebsh protestash t\u00eb dhunshme n\u00eb Tiran\u00eb, kryeministri Edi Rama u ndal gjer\u00ebsisht te&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":58068,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5,32],"tags":[],"class_list":["post-58089","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperi","category-top-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/58089","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=58089"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/58089\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":58092,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/58089\/revisions\/58092"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/58068"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=58089"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=58089"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=58089"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}