{"id":58447,"date":"2026-10-19T14:18:26","date_gmt":"2026-10-19T12:18:26","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=58447"},"modified":"2026-10-19T14:18:26","modified_gmt":"2026-10-19T12:18:26","slug":"shqipja-pjeserisht-ne-provimin-e-jurisprudences","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=58447","title":{"rendered":"Shqipja, pjes\u00ebrisht n\u00eb provimin e Jurisprudenc\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p>Modeli q\u00eb po shqyrtohet n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb parasheh q\u00eb 12 provime t\u00eb jepen n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, nd\u00ebrsa dy l\u00ebnd\u00eb themelore, E Drejta Civile dhe E Drejta Penale, t\u00eb mbeten n\u00eb gjuh\u00ebn maqedonase. Pjesa praktike do t\u00eb zhvillohej n\u00eb shqip. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ministri Jeton Shasivari paralajm\u00ebron se p\u00ebr zgjidhjen ligjore do t\u00eb k\u00ebrkohet edhe mendimi i Komisionit t\u00eb Venecias, gj\u00eb q\u00eb duket se edhe kjo zgjidhje gjysmake do vonohet<\/p>\n<p>Ersan PAJAZITI<\/p>\n<p>Shkup, 19 tetor \u2013 Provimi i jurisprudenc\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe mund t\u00eb b\u00ebhet realitet, por jo n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tij. Ndon\u00ebse Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb ka nisur konsultimet p\u00ebr eliminimin e barrierave gjuh\u00ebsore, modeli q\u00eb po shqyrtohet parasheh q\u00eb kandidat\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u2019i n\u00ebnshtrohen provimit n\u00eb gjuh\u00ebn maqedonase p\u00ebr dy nga l\u00ebnd\u00ebt themelore t\u00eb jurisprudenc\u00ebs. Sipas informacioneve q\u00eb ka siguruar gazeta KOHA, zgjidhja e propozuar parasheh q\u00eb 12 provime t\u00eb jepen n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, nd\u00ebrsa dy l\u00ebnd\u00eb themelore, E Drejta Civile dhe E Drejta Penale, t\u00eb mbeten n\u00eb gjuh\u00ebn maqedonase. Nga ana tjet\u00ebr, pjesa praktike e provimit do t\u00eb mund t\u00eb zhvillohet n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. N\u00ebse miratohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, modeli do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb ndryshim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb raport me praktik\u00ebn e deritanishme, por jo realizimin e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb student\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr ta dh\u00ebn\u00eb provimin e jurisprudenc\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb p\u00ebrfunduar studimet.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebrjashtimi i s\u00eb drejt\u00ebs civile dhe s\u00eb drejt\u00ebs penale ngre pik\u00ebpyetje mbi arsyetimin juridik dhe profesional t\u00eb k\u00ebsaj zgjidhjeje. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr dy fusha themelore t\u00eb sistemit juridik, t\u00eb cilat z\u00ebn\u00eb vend qendror n\u00eb formimin dhe p\u00ebrgatitjen profesionale t\u00eb jurist\u00ebve. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, mbetet e paqart\u00eb se mbi cilat kritere \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrzgjedhja e l\u00ebnd\u00ebve q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb jepen n\u00eb shqip dhe e atyre q\u00eb do t\u00eb mbeten n\u00eb maqedonisht.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Jeton Shasivari, ka paralajm\u00ebruar nj\u00eb zgjidhje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb ligjore, e cila nuk do t\u00eb kufizohet vet\u00ebm n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, por do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe kandidat\u00ebt q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar studimet juridike n\u00eb gjuh\u00ebn turke dhe angleze. Para takimit me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e fakulteteve juridike dhe student\u00ebt, Shasivari deklaroi se Ministria synon t\u00eb hartoj\u00eb nj\u00eb zgjidhje bashk\u00ebkohore, juridikisht t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb orientuar drejt standardeve evropiane.<\/p>\n<p>\u201cDuam t\u00eb arrijm\u00eb deri te nj\u00eb zgjidhje bashk\u00ebkohore, juridikisht e q\u00ebndrueshme dhe e orientuar drejt Evrop\u00ebs, e cila do t\u2019i marr\u00eb parasysh nevojat e t\u00eb gjith\u00eb student\u00ebve q\u00eb arsimin e tyre t\u00eb lart\u00eb juridik e fitojn\u00eb n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme\u201d, deklaroi Shasivari. Ministri paralajm\u00ebroi se gjat\u00eb konsultimeve do t\u00eb prezantohet modeli i propozuar, do t\u00eb shpjegohet baza e tij juridike dhe do t\u00eb d\u00ebgjohen q\u00ebndrimet, propozimet dhe v\u00ebrejtjet e student\u00ebve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb fakulteteve juridike.<\/p>\n<p>\u201cNuk duam q\u00eb zgjidhjet ligjore t\u00eb miratohen pas dyerve t\u00eb mbyllura, nd\u00ebrsa student\u00ebt dhe fakultetet t\u00eb vendosen para nj\u00eb akti t\u00eb kryer. Duam nj\u00eb proces n\u00eb t\u00eb cilin v\u00ebrejtjet, propozimet dhe argumentet e tyre do t\u00eb ken\u00eb pesh\u00eb reale\u201d, deklaroi ministri. Megjithat\u00eb, mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb n\u00ebse konsultimet do t\u00eb sjellin ndryshime n\u00eb modelin e propozuar, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb pjes\u00ebn q\u00eb parasheh mbajtjen e dy provimeve themelore n\u00eb gjuh\u00ebn maqedonase. Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb hap debat \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebrimi p\u00ebr k\u00ebrkimin e mendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias. Ndon\u00ebse konsultimi me k\u00ebt\u00eb organ k\u00ebshill\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr vler\u00ebsimin e p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb s\u00eb zgjidhjes me standardet juridike evropiane, mbetet e paqart\u00eb pse nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e ngritur prej vitesh dhe e trajtuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb legjislacionit vendor k\u00ebrkon edhe nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb till\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Po ashtu, nuk \u00ebsht\u00eb sqaruar n\u00ebse mendimi i Komisionit t\u00eb Venecias do t\u00eb k\u00ebrkohet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb modelin ligjor apo p\u00ebr dispozita t\u00eb caktuara q\u00eb lidhen me p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebve gjat\u00eb provimit t\u00eb jurisprudenc\u00ebs. Nj\u00eb procedur\u00eb e till\u00eb ngre edhe pyetjen n\u00ebse do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb afatin e miratimit t\u00eb ndryshimeve, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur student\u00ebt shqiptar\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb presin zgjidhjen e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Qasja e tanishme e Shasivarit dallon edhe nga m\u00ebnyra se si e kishte trajtuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje para marrjes s\u00eb detyr\u00ebs ministrore. Si profesor universitar, ai kishte mb\u00ebshtetur publikisht k\u00ebrkes\u00ebn e student\u00ebve shqiptar\u00eb, duke argumentuar se legjislacioni nuk e ndalonte dh\u00ebnien e provimit t\u00eb jurisprudenc\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe se ekzistonte hap\u00ebsir\u00eb juridike p\u00ebr realizimin e saj. Tani, nga pozita e ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Shasivari propozon nj\u00eb formulim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb ligjor, i cili do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe gjuh\u00ebt e tjera n\u00eb t\u00eb cilat zhvillohen programe t\u00eb akredituara t\u00eb studimeve juridike. I pyetur nga gazetar\u00ebt se \u00e7far\u00eb n\u00ebnkuptohet konkretisht me formulimin \u201cgjuh\u00eb tjet\u00ebr\u201d, ministri sqaroi se aty p\u00ebrfshihet edhe gjuha shqipe.<\/p>\n<p>\u201cKur thuhet gjuh\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kandidat\u00ebt i kan\u00eb kryer studimet juridike, aty n\u00ebnkuptohet gjuha shqipe\u201d, deklaroi Shasivari, duke p\u00ebrmendur pranin\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tre fakulteteve juridike q\u00eb zhvillojn\u00eb studime t\u00eb ciklit t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>Ai sqaroi se formulimi i propozuar do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe universitetet q\u00eb zhvillojn\u00eb programe juridike t\u00eb akredituara dhe t\u00eb licencuara nga shteti n\u00eb gjuh\u00ebn angleze dhe turke, duke iu referuar mund\u00ebsive q\u00eb ofron Ligji p\u00ebr Arsimin e Lart\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, i pyetur p\u00ebr q\u00ebndrimet e tij t\u00eb m\u00ebparshme si profesor universitar dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka tani si minist\u00ebr, Shasivari deklaroi se mbetet konsekuent n\u00eb q\u00ebndrimin p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. \u201cSi profesor universitar i drejt\u00ebsis\u00eb, me p\u00ebrvoj\u00eb 25-vje\u00e7are, e kam analizuar problemin dhe kam gjetur se ka zbraz\u00ebtira, ka \u00e7\u00ebshtje q\u00eb duhet t\u00eb rregullohen dhe si minist\u00ebr i Drejt\u00ebsis\u00eb jam k\u00ebtu p\u00ebr ta zgjidhur problemin\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Ministri shprehu vendosm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr eliminimin e pengesave gjuh\u00ebsore, duke p\u00ebrdorur edhe nj\u00eb metafor\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb, sipas tij, ka mbetur deri te zgjidhja. \u201cUn\u00eb personalisht, p\u00ebrllogaritjet, nuk i b\u00ebj me kalkulator, por i b\u00ebj me or\u00eb dore. Dhe jam duke i num\u00ebruar mbrapsht dit\u00ebt dhe or\u00ebt p\u00ebr heqjen e k\u00ebsaj barriere gjuh\u00ebsore 35 vje\u00e7are\u201d, deklaroi Shasivari. Por, pavar\u00ebsisht k\u00ebtij paralajm\u00ebrimi, Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb ende nuk ka p\u00ebrcaktuar nj\u00eb afat konkret p\u00ebr miratimin e ndryshimeve ligjore. Nuk \u00ebsht\u00eb sqaruar as n\u00ebse konsultimet me student\u00ebt dhe fakultetet juridike do t\u00eb zhvillohen paralelisht me procedur\u00ebn ligjore apo do t\u2019i paraprijn\u00eb asaj. (koha.mk)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Modeli q\u00eb po shqyrtohet n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb parasheh q\u00eb 12 provime t\u00eb jepen n\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":58450,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3,32],"tags":[],"class_list":["post-58447","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-maqedoni","category-top-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/58447","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=58447"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/58447\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":58451,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/58447\/revisions\/58451"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/58450"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=58447"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=58447"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=58447"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}