{"id":59301,"date":"2026-10-23T19:22:35","date_gmt":"2026-10-23T17:22:35","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=59301"},"modified":"2026-10-23T19:22:35","modified_gmt":"2026-10-23T17:22:35","slug":"zgjedhjet-ne-serbi-dhe-e-ardhmja-e-ballkanit-perendimor-cfare-mund-te-pritet-pas-25-tetorit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=59301","title":{"rendered":"Zgjedhjet n\u00eb Serbi dhe e ardhmja e Ballkanit Per\u00ebndimor: \u00c7far\u00eb mund t\u00eb pritet pas 25 tetorit?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shkruan: Nefail Emini<\/strong><\/p>\n<p>Zgjedhjet n\u00eb Serbi priten me interesim t\u00eb madh n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Rezultatet e disa sondazheve sugjerojn\u00eb se partia e Aleksandar Vu\u00e7iqit, SNS, mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb disavantazh p\u00ebrball\u00eb \u201cList\u00ebs s\u00eb Student\u00ebve\u201d, nd\u00ebrrsa disa t\u00eb tjera SNS para \u201cList\u00ebs s\u00eb Student\u00ebve\u201d. Kjo e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb paqart\u00eb \u00e7\u00ebshtjen se kush do ta udh\u00ebheq\u00eb Serbin\u00eb pas 25 tetorit. Interesimi i madh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces zgjedhor lidhet edhe me faktin se Serbia, p\u00ebr rreth 12 vjet, \u00ebsht\u00eb udh\u00ebhequr nga nj\u00eb lider me prirje autoritare, si Aleksandar Vu\u00e7iq. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, regjimi i tij ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem shtyp\u00ebs brenda vendit, por edhe nj\u00eb rrjet ndikimi q\u00eb ka kontribuar n\u00eb krijimin e tensioneve dhe destabilitetit jasht\u00eb kufijve t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb lider autoritar p\u00ebrballet me probleme t\u00eb brendshme, ai shpesh p\u00ebrpiqet t\u00eb zhvendos\u00eb v\u00ebmendjen e opinionit publik drejt armiqve t\u00eb jasht\u00ebm dhe t\u00eb nxis\u00eb tensione n\u00eb rajon, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb largoj\u00eb v\u00ebmendjen e qytetar\u00ebve nga problemet e p\u00ebrditshme dhe t\u00eb ruaj\u00eb pushtetin. Kjo prirje \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur n\u00eb nd\u00ebrhyrjet e Beogradit n\u00eb shtetet fqinje, si Kosova, Mali i Zi, Bosnj\u00eb-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut. N\u00ebse m\u00eb 25 tetor ky regjim merr fund, kjo mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb nj\u00eb leht\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe t\u00eb krijoj\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr paqen dhe stabilitetin rajonal.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb presin shqiptar\u00ebt nga \u201cLista e Student\u00ebve\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cLista e Student\u00ebve\u201d ende nuk \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb parti t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb politike dhe nuk ka nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb vet\u00ebm, por ka arritur t\u2019i l\u00ebr\u00eb n\u00eb hije partit\u00eb tradicionale opozitare n\u00eb Serbi. Pikat kryesore t\u00eb k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje lidhen me luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, sundimin e ligjit, garantimin e lirive politike dhe liris\u00eb s\u00eb shprehjes, si dhe mbrojtjen e liris\u00eb s\u00eb medias.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebr shtetet e tjera t\u00eb rajonit, mbetet e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kuptohet se \u00e7far\u00eb do t\u00eb n\u00ebnkuptonte nj\u00eb ndryshim i mundsh\u00ebm i pushtetit n\u00eb Serbi. Dob\u00ebsimi ose largimi i SNS-s\u00eb nga pushteti nuk n\u00ebnkupton domosdoshm\u00ebrisht nj\u00eb ndryshim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb Beogradit ndaj fqinj\u00ebve t\u00eb tij. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, q\u00ebndrimet e \u201cList\u00ebs s\u00eb Student\u00ebve\u201d p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet rajonale dhe, ve\u00e7an\u00ebrisht, p\u00ebr Kosov\u00ebn, meritojn\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kosova, q\u00ebndrimi i p\u00ebrbashk\u00ebt i SNS-s\u00eb dhe \u201cList\u00ebs s\u00eb Student\u00ebve\u201d<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse ekziston nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn SNS-ja e Aleksandar Vu\u00e7iqit dhe \u201cLista e Student\u00ebve\u201d nuk shfaqin dallime thelb\u00ebsore, ajo \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi ndaj Kosov\u00ebs. Si Aleksandar Vu\u00e7iq, ashtu edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e \u201cList\u00ebs s\u00eb Student\u00ebve\u201d, kan\u00eb deklaruar vazhdimisht se Kosova \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pandashme e Serbis\u00eb. T\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim e pasqyron edhe \u201cLista e Student\u00ebve\u201d e cila n\u00eb muajin maj t\u00eb k\u00ebti viti publikoi nj\u00eb \u201cMemorandum p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Metohin\u00eb\u201d, duke ngjallur kujtimet e Memorandumit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe Art\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb t\u00eb vitit 1986, duke treguar se mend\u00ebsia politike n\u00eb Serbi lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nuk ka ndryshuar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, n\u00ebse Vu\u00e7iq largohet nga pushteti dhe n\u00eb vend t\u00eb tij vjen \u201cLista e Student\u00ebve\u201d, ndryshimi mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i duksh\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e qeverisjes s\u00eb brendshme. Nj\u00eb zhvillim i till\u00eb mund t\u00eb krijoj\u00eb kushte m\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr paqen dhe stabilitetin n\u00eb rajon. Megjithat\u00eb, sa i p\u00ebrket Kosov\u00ebs, q\u00ebndrimet e Vu\u00e7iqit dhe t\u00eb \u201cList\u00ebs s\u00eb Student\u00ebve\u201d nuk paraqesin dallime thelb\u00ebsore. Kjo n\u00ebnkupton se nj\u00eb ndryshim i mundsh\u00ebm i pushtetit n\u00eb Beograd nuk garanton, n\u00eb vetvete, nj\u00eb ndryshim t\u00eb politik\u00ebs serbe ndaj Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb pas 25 tetorit?<\/strong><\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se sondazhet nuk paraqesin nj\u00eb fitues t\u00eb qart\u00eb, situata politike n\u00eb Serbi mbetet e paqart\u00eb dhe mund t\u00eb b\u00ebhet edhe m\u00eb e fragmentarizuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, mund t\u00eb paraqiten dy skenar\u00eb kryesor\u00eb.<\/p>\n<p>Skenari i par\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb SNS-ja e Aleksandar Vu\u00e7iqit t\u00eb dal\u00eb fituese nga zgjedhjet. N\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb, rezultati mund t\u00eb kontestohet nga \u201cLista e Student\u00ebve\u201d, e cila mund t\u00eb mos e pranoj\u00eb at\u00eb dhe t\u00eb ngrej\u00eb dyshime p\u00ebr manipulim t\u00eb procesit zgjedhor.<\/p>\n<p>Skenari i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u201cLista e Student\u00ebve\u201d t\u00eb dal\u00eb fituese. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, rezultati mund t\u00eb kontestohet nga Vu\u00e7iqi dhe strukturat e tij politike. Nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb mund t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb spirale t\u00eb rrezikshme tensionesh t\u00eb brendshme, e cila mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb p\u00ebrballje nd\u00ebrmjet dy grupimeve.<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh zhvillimet e m\u00ebparshme politike n\u00eb Serbi dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si Beogradi ka vepruar n\u00eb raport me shtetet fqinje, ekziston rreziku q\u00eb Vu\u00e7iqi t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u2019i zhvendos\u00eb tensionet e brendshme drejt rajonit, duke nxitur destabilitet n\u00eb vendet p\u00ebrreth. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga rreziqet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha me t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrballet Ballkani Per\u00ebndimor pas 25 tetorit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, zgjedhjet n\u00eb Serbi nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb gar\u00eb p\u00ebr pushtetin e brendsh\u00ebm, por edhe nj\u00eb moment me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ardhmen politike dhe t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonit. Megjithat\u00eb, nj\u00eb ndryshim i mundsh\u00ebm i qeverisjes n\u00eb Beograd nuk do t\u00eb n\u00ebnkuptonte automatikisht ndryshim t\u00eb politik\u00ebs ndaj Kosov\u00ebs apo p\u00ebrfundim t\u00eb tensioneve rajonale. P\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebr vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, r\u00ebnd\u00ebsi vendimtare do t\u00eb ket\u00eb n\u00ebse ndryshimi i mundsh\u00ebm politik do t\u00eb shoq\u00ebrohet me nj\u00eb qasje t\u00eb re ndaj fqinj\u00ebve, respektim t\u00eb sovranitetit t\u00eb tyre dhe angazhim konkret p\u00ebr paqe e stabilitet afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Nefail Emini Zgjedhjet n\u00eb Serbi priten me interesim t\u00eb madh n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":59304,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7,10,6],"tags":[],"class_list":["post-59301","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote","category-op-ed","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/59301","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=59301"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/59301\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":59305,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/59301\/revisions\/59305"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/59304"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=59301"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=59301"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=59301"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}