{"id":60938,"date":"2026-10-30T13:44:12","date_gmt":"2026-10-30T12:44:12","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=60938"},"modified":"2026-10-30T13:44:12","modified_gmt":"2026-10-30T12:44:12","slug":"drafti-per-zgjerimin-e-be-se-kosova-pa-perparim-ne-fushat-themelore-mali-i-zi-drejt-perfundimit-te-negociatave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=60938","title":{"rendered":"Drafti p\u00ebr zgjerimin e BE-s\u00eb: Kosova pa p\u00ebrparim n\u00eb fushat themelore, Mali i Zi drejt p\u00ebrfundimit t\u00eb negociatave"},"content":{"rendered":"<p>Mali i Zi mund t\u2019i p\u00ebrfundoj\u00eb negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2026, nd\u00ebrsa Serbia, Bosnje e Hercegovina dhe Kosova nuk kan\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebrparim n\u00eb t\u00eb ashtuquajturat fusha themelore. K\u00ebshtu thuhet n\u00eb draftin e komunikat\u00ebs vjetore t\u00eb Komisionit Evropian (KE) p\u00ebr politik\u00ebn e zgjerimit, t\u00eb cil\u00ebn ky institucion pritet ta publikoj\u00eb jav\u00ebn e ardhshme.<\/p>\n<p>Paketa e zgjerimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dokumentesh p\u00ebrmes t\u00eb cilave Komisioni Evropian vler\u00ebson p\u00ebrparimin e vendeve kandidate dhe kandidate potenciale drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb saj, shtetet an\u00ebtare vendosin p\u00ebr hapat e m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit, si hapja dhe mbyllja e kapitujve.<\/p>\n<p>N\u00eb draftin, t\u00eb cilin e ka par\u00eb Radio Evropa e Lir\u00eb (REL), vler\u00ebsohet se p\u00ebrparimi i vendeve t\u00eb rajonit vazhdon t\u00eb jet\u00eb i pabarabart\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSerbia, Bosnje e Hercegovina dhe Kosova nuk kan\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebrparim n\u00eb fushat themelore\u201d, thuhet n\u00eb dokument. Fushat themelore p\u00ebrfshijn\u00eb sundimin e ligjit, institucionet demokratike, reform\u00ebn e administrat\u00ebs publike dhe kriteret ekonomike, dhe p\u00ebrcaktojn\u00eb ritmin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb negociatave.<\/p>\n<p>Mali i Zi: P\u00ebrparim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm drejt BE-s\u00eb<br \/>\nMali i Zi p\u00ebrshkruhet n\u00eb dokument si vendi q\u00eb prin n\u00eb procesin e zgjerimit. Sipas vler\u00ebsimit t\u00eb Komisionit, Podgorica i ka p\u00ebrmbushur kriteret p\u00ebrfundimtare n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kapitujt e negociatave dhe mund t\u2019i p\u00ebrfundoj\u00eb negociatat deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrparimi i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm i Malit t\u00eb Zi n\u00eb negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit me BE-n\u00eb d\u00ebshmon se zgjerimi mbetet nj\u00eb realitet i arritsh\u00ebm\u201d, thuhet n\u00eb draft.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson gjithashtu se Mali i Zi ka avancuar me vendosm\u00ebri pun\u00ebn n\u00eb fushat themelore, me rezultate t\u00eb mira n\u00eb sundimin e ligjit, qeverisjen ekonomike dhe reform\u00ebn e administrat\u00ebs publike. Si d\u00ebshmi se Mali i Zi prin n\u00eb procesin e zgjerimit, p\u00ebrmend pun\u00ebn p\u00ebr traktatin e an\u00ebtar\u00ebsimit dhe propozimin e Komisionit p\u00ebr paket\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb traktatin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Malit t\u00eb Zi do t\u00eb zbatohej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb \u201cqasje e p\u00ebrforcuar\u201d ndaj klauzolave mbrojt\u00ebse. Traktati, si\u00e7 thuhet, do t\u00eb sh\u00ebrbente si model p\u00ebr traktatet e ardhshme t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr reformat e Malit t\u00eb Zi, Komisioni ve\u00e7on ndryshimet kushtetuese q\u00eb kan\u00eb forcuar pavar\u00ebsin\u00eb e K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor dhe atij Prokurorial, \u201cplot\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje\u201d me rekomandimet e BE-s\u00eb dhe t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias. P\u00ebrmend gjithashtu politik\u00ebn e toleranc\u00ebs zero ndaj sulmeve kund\u00ebr gazetar\u00ebve, si dhe p\u00ebrafrimin e politik\u00ebs s\u00eb vizave me at\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb nga 31 tetori 2026.<\/p>\n<p>Ndoshta raporti i fundit p\u00ebr Malin e Zi<br \/>\nKomisioni Evropian thot\u00eb se raporti i sivjetm\u00eb p\u00ebr Malin e Zi mund t\u00eb jet\u00eb raporti i fundit i rregullt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend, pasi pritet q\u00eb procesi i negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb s\u00eb shpejti. Nga viti i ardhsh\u00ebm, at\u00eb do ta z\u00ebvend\u00ebsonin raportet e monitorimit, nd\u00ebrsa deri n\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim do t\u00eb krijohej nj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen e p\u00ebrmbushjes s\u00eb detyrimeve t\u00eb marra.<\/p>\n<p>Komisioni i p\u00ebrgatit raportet e monitorimit n\u00eb periudh\u00ebn mes p\u00ebrfundimit t\u00eb negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit dhe hyrjes s\u00eb vendit n\u00eb BE. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb nuk vler\u00ebsohet m\u00eb p\u00ebrparimi n\u00eb negociata, por verifikohet n\u00ebse vendi po i p\u00ebrmbush detyrimet e marra gjat\u00eb tyre dhe n\u00ebse po i p\u00ebrfundon reformat e mbetura deri n\u00eb dit\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Pas konferenc\u00ebs s\u00eb fundit nd\u00ebrqeveritare, Mali i Zi do t\u00eb merrte statusin e v\u00ebzhguesit aktiv n\u00eb shumic\u00ebn e grupeve t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Mali i Zi, Shqip\u00ebria, Moldavia dhe Ukraina jan\u00eb t\u00eb vetmet vende p\u00ebr t\u00eb cilat Komisioni paraqet n\u00eb aneksin e dokumentit \u201cudh\u00ebrr\u00ebfyes\u201d me afate dhe objektiva p\u00ebr p\u00ebrfundimin e negociatave.<\/p>\n<p>Serbia: Presion ndaj shoq\u00ebris\u00eb civile dhe gjyq\u00ebsorit<br \/>\nP\u00ebr Serbin\u00eb, drafti p\u00ebrmban kryesisht vler\u00ebsime kritike dhe konstaton munges\u00eb p\u00ebrparimi n\u00eb fusha ky\u00e7, si sundimi i ligjit dhe liria e shprehjes. Thuhet gjithashtu se p\u00ebrafrimi i Serbis\u00eb me politik\u00ebn e jashtme t\u00eb BE-s\u00eb mbetet i ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket gjyq\u00ebsorit, Komisioni v\u00ebren se regresi fillestar i shkaktuar nga miratimi i t\u00eb ashtuquajturave \u201cligje t\u00eb M\u00ebrdiqit\u201d \u00ebsht\u00eb korrigjuar m\u00eb pas. Ky regres, thuhet n\u00eb draft, ishte shkaktuar nga ndryshimet ligjore q\u00eb hoq\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb garancive p\u00ebr autonomin\u00eb e prokuroris\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, vler\u00ebsohet se n\u00eb Serbi \u201cpresioni i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Serbia p\u00ebrmendet si vend ku, krahas Bosnje e Hercegovin\u00ebs, Gjeorgjis\u00eb dhe Turqis\u00eb, rreziku i \u201ckapjes s\u00eb shtetit\u201d mbetet i theksuar. Ky term p\u00ebrshkruan nj\u00eb situat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn grupe t\u00eb ngushta interesi i vendosin institucionet n\u00ebn kontrollin e tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr zhvillimet pozitive p\u00ebrmendet p\u00ebrfshirja e Serbis\u00eb n\u00eb shtrirjen gjeografike t\u00eb Zon\u00ebs s\u00eb Vetme t\u00eb Pagesave n\u00eb Euro (SEPA). Ka nisur gjithashtu puna p\u00ebrgatitore p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje mbi vler\u00ebsimin e p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb s\u00eb produkteve industriale.<\/p>\n<p>Bosnje e Hercegovina: Fragmentim politik<br \/>\nP\u00ebr Bosnje e Hercegovin\u00ebn, Komisioni vler\u00ebson se funksionimi i pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsuar nga fragmentimi politik. I nj\u00ebjti vler\u00ebsim \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen pavar\u00ebsia dhe paanshm\u00ebria e gjyq\u00ebsorit, nd\u00ebrsa reformat ligjore dhe verifikimet e integritetit jan\u00eb ky\u00e7 p\u00ebr rikthimin e besimit t\u00eb publikut n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor\u201d, thuhet n\u00eb draft.<\/p>\n<p>Komisioni i b\u00ebn thirrje Bosnje e Hercegovin\u00ebs q\u00eb \u201ct\u2019i p\u00ebrkushtohet plot\u00ebsisht\u201d planit t\u00eb veprimit t\u00eb Task-Forc\u00ebs s\u00eb Veprimit Financiar (FATF). \u00cbsht\u00eb vler\u00ebsuar pozitivisht vazhdimi i p\u00ebrafrimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb vendit me politik\u00ebn e jashtme t\u00eb BE-s\u00eb, si dhe miratimi i nj\u00eb vler\u00ebsimi t\u00eb ri t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit nga krimi i r\u00ebnd\u00eb dhe i organizuar, n\u00eb p\u00ebrputhje me metodologjin\u00eb e Europolit.<\/p>\n<p>Kosova: P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, p\u00ebrafrimi i plot\u00eb me politik\u00ebn e jashtme t\u00eb BE-s\u00eb<br \/>\nKosova, krahas Serbis\u00eb dhe Bosnje e Hercegovin\u00ebs, renditet nd\u00ebr vendet pa p\u00ebrparim n\u00eb fushat themelore. Komisioni vler\u00ebson gjithashtu se Kosova p\u00ebrballet me ndikimin politik dhe at\u00eb t\u00eb grupeve t\u00eb interesit mbi gjykatat dhe prokurorin\u00eb.<\/p>\n<p>Si risi, drafti thekson se p\u00ebrafrimi i plot\u00eb i Kosov\u00ebs me politik\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb jashtme dhe t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur \u201cp\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb\u201d n\u00eb kapitullin e ve\u00e7ant\u00eb 31.<\/p>\n<p>KE-ja vler\u00ebson se nuk ka p\u00ebrparim n\u00eb themelimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, t\u00eb parapar\u00eb me marr\u00ebveshjen e dialogut. Nga vendi pritet ta nis\u00eb k\u00ebt\u00eb proces n\u00eb p\u00ebrputhje me detyrimet nga dialogu, p\u00ebrfshir\u00eb Marr\u00ebveshjen e Ohrit t\u00eb vitit 2023. K\u00ebrkohet gjithashtu q\u00eb statusi i strukturave dhe sh\u00ebrbimeve t\u00eb mb\u00ebshtetura nga Serbia t\u00eb zgjidhet n\u00eb p\u00ebrputhje me marr\u00ebveshjet e dialogut dhe ligjet e Kosov\u00ebs, \u201ce jo p\u00ebrmes masave t\u00eb pakoordinuara\u201d, si dhe p\u00ebrmes konsultimeve t\u00eb strukturuara me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Dialogu mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs<br \/>\nAshtu si n\u00eb vitet e m\u00ebparshme, Komisioni thekson se p\u00ebrparimi i Serbis\u00eb dhe i Kosov\u00ebs n\u00eb rrug\u00ebn evropiane lidhet me p\u00ebrparimin thelb\u00ebsor n\u00eb normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve. \u201cZbatimi i Marr\u00ebveshjes p\u00ebr rrug\u00ebn drejt normalizimit dhe i Aneksit t\u00eb saj t\u00eb zbatimit mbetet i pamjaftuesh\u00ebm\u201d, thuhet n\u00eb draft.<\/p>\n<p>\u201cNormalizimi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kusht n\u00eb rrug\u00ebn evropiane. Ai \u00ebsht\u00eb ky\u00e7 p\u00ebr sigurin\u00eb, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik t\u00eb t\u00eb dyja shoq\u00ebrive dhe t\u00eb rajonit m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. Mungesa e p\u00ebrparimit ka kosto politike dhe ekonomike dhe rrezikon q\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt t\u00eb mbeten prapa n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur procesi i zgjerimit ka marr\u00eb s\u00ebrish hov\u201d, thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Plani i Rritjes dhe pajtimi<br \/>\nSipas draftit, deri n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2026, nga Plani i Rritjes p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor jan\u00eb disbursuar 193,3 milion\u00eb euro grante nga gjithsej 1,6 miliard euro, p\u00ebr 90 hapa reformues t\u00eb p\u00ebrmbushur. Komisioni vler\u00ebson se zbatimi duhet t\u00eb p\u00ebrshpejtohet. Thuhet gjithashtu se po punohet p\u00ebr heqjen e tarifave t\u00eb roamingut me vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn p\u00ebr pajtimin, Komisioni thekson se revizionizmi historik, mohimi apo glorifikimi i krimeve t\u00eb luft\u00ebs dhe retorika nxit\u00ebse jan\u00eb \u201ct\u00eb papajtueshme me vlerat\u201d mbi t\u00eb cilat mb\u00ebshtetet procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mali i Zi mund t\u2019i p\u00ebrfundoj\u00eb negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian n\u00eb dhjetor t\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":60941,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":["post-60938","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/60938","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=60938"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/60938\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60942,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/60938\/revisions\/60942"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/60941"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=60938"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=60938"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=60938"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}