{"id":61017,"date":"2026-10-30T19:55:23","date_gmt":"2026-10-30T18:55:23","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=61017"},"modified":"2026-10-30T19:55:23","modified_gmt":"2026-10-30T18:55:23","slug":"publikohet-letra-qe-gazmend-hoxha-i-dergoi-kurtit-bashke-me-doreheqjen-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=61017","title":{"rendered":"Publikohet letra q\u00eb Gazmend Hoxha i d\u00ebrgoi Kurtit, bashk\u00eb me dor\u00ebheqjen e tij"},"content":{"rendered":"<p>Policia e Kosov\u00ebs ka publikuar letr\u00ebn q\u00eb ish-drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm Gazmend Hoxha, i ka nisur kryeministrit Kurti, bashk\u00eb me dor\u00ebheqjen e tij.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrmendur rastet me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb ballafaquar q\u00eb nga marrja e detyr\u00ebs, Hoxha ka fal\u00ebnderuar Kurtin p\u00ebr besimin e dh\u00ebn\u00eb, shkruan IndeksOnline.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb letra e plot\u00eb:<\/p>\n<p>I nderuar Kryeminist\u00ebr,<\/p>\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebsaj shkrese d\u00ebshiroj t\u2019ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr besimin e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtuar Policin\u00eb e Kosov\u00ebs gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, q\u00eb nga fillimi i muajit mars t\u00eb vitit 2023 e deri m\u00eb tani, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej pothuajse kat\u00ebr vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, Policia e Kosov\u00ebs dhe un\u00eb, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, jemi p\u00ebrballur me sfida t\u00eb shumta t\u00eb siguris\u00eb, duke filluar nga k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj siguris\u00eb komb\u00ebtare dhe shtet\u00ebrore, cenimi i integritetit territorial, sfidimi i autoritetit t\u00eb institucioneve nga strukturat ilegale n\u00eb veri t\u00eb vendit dhe paligjshm\u00ebria shum\u00ebvje\u00e7are n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto sfida p\u00ebrfshijn\u00eb operacionet kund\u00ebr targave ilegale, laborator\u00ebve t\u00eb drog\u00ebs dhe fermave t\u00eb kriptovalutave, largimin e barrikadave ilegale, sfidimin e pranis\u00eb policore n\u00eb veri nga organizatat ilegale terroriste \u201cMbrojtja Civile\u201d dhe \u201cBrigada e Veriut\u201d, deri te dor\u00ebheqjet masive t\u00eb zyrtar\u00ebve policor\u00eb t\u00eb komunitetit serb.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtyre sfidave, kemi arritur t\u00eb marrim n\u00ebn kontroll stacionet policore n\u00eb veri, t\u00eb garantojm\u00eb pranin\u00eb dhe funksionimin e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vendit, t\u00eb organizojm\u00eb me sukses zgjedhjet lokale n\u00eb komunat veriore dhe t\u00eb sigurojm\u00eb marrjen n\u00ebn kontroll t\u00eb objekteve komunale m\u00eb 26.05.2023.<\/p>\n<p>Po ashtu, Policia e Kosov\u00ebs u p\u00ebrball me sukses me sulmin n\u00eb komun\u00ebn e Zve\u00e7anit m\u00eb 29.05.2023, si dhe me operacionin kund\u00ebr grupit terrorist q\u00eb kreu sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb m\u00eb 24.09.2023, ku Policia e Kosov\u00ebs d\u00ebshmoi profesionaliz\u00ebm, guxim dhe vendosm\u00ebri n\u00eb mbrojtje t\u00eb rendit kushtetues dhe sovranitetit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr sukses i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ishte menaxhimi, hetimi dhe arrestimi i personave t\u00eb dyshuar p\u00ebr sulmin ndaj kanalit t\u00eb Ib\u00ebr-Lepencit, duke kontribuar n\u00eb zbardhjen e k\u00ebtij rasti dhe identifikimin e personave p\u00ebrgjegj\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, Policia e Kosov\u00ebs ka sh\u00ebnuar suksese t\u00eb shumta edhe n\u00eb luftimin e krimit t\u00eb organizuar, trafikimit me drog\u00eb dhe arm\u00eb, korrupsionit, krimeve kibernetike, mashtrimeve me kriptovaluta dhe formave t\u00eb tjera t\u00eb kriminalitetit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Siguria publike ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr sukseset m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitet e fundit. K\u00ebt\u00eb nuk e d\u00ebshmojn\u00eb vet\u00ebm vler\u00ebsimet tona institucionale, por edhe hulumtimet dhe vler\u00ebsimet e mekanizmave nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, sipas t\u00eb cilave Kosova renditet nd\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb sigurta n\u00eb kontinentin evropian dhe e treta n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb renditje e till\u00eb nuk ishte arritur asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kosova vazhdon t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb rezultate t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb uljen e aksidenteve me fatalitet n\u00eb komunikacion, duke u dalluar n\u00eb rajon, bazuar n\u00eb raportet evropiane p\u00ebr sigurin\u00eb rrugore gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr arritjet tona t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme institucionale \u00ebsht\u00eb zbatimi me sukses i dy strategjive bashk\u00ebkohore t\u00eb policimit. Strategjia e policimit n\u00eb bashk\u00ebsi dhe strategjia e policimit t\u00eb udh\u00ebhequr nga inteligjenca policore. Nga viti 2020 deri me sot jane ngritur kapacitetet grumbulluese dhe analitike te inteligjenc\u00ebs kriminale duke u gjasht\u00ebfishuar numri raporteve intelegjente t\u00eb pranuara, analizuara, trajtuara dhe operacionalizimi i tyre.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb shum\u00ebfishuar numri i produkteve analitike, t\u00eb cilat kan\u00eb ndihmuar n\u00eb procesin e vendimmarrjes, rritjen e efikasitetit operacional, luftimin e formave t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, menaxhimin e situatave t\u00eb nd\u00ebrlikuara t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb veri t\u00eb vendit dhe p\u00ebrballjen me sulmet hibride t\u00eb sh\u00ebrbimeve armiq\u00ebsore ndaj shtetit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, Kosova ka m\u00eb pak vrasje, m\u00eb pak krime t\u00eb r\u00ebnda, m\u00eb pak grabitje dhe m\u00eb shum\u00eb siguri p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, dhuna n\u00eb familje mbetet nj\u00eb fenomen thell\u00ebsisht shqet\u00ebsues p\u00ebr ne, p\u00ebr t\u00eb gjitha institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Pavar\u00ebsisht angazhimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, vler\u00ebsoj se nevojitet nj\u00eb qasje shum\u00eb m\u00eb e koordinuar nd\u00ebrmjet t\u00eb gjitha institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse, p\u00ebrfshir\u00eb Policin\u00eb, Prokurorin\u00eb, Sh\u00ebrbimet Sociale, Gjykatat dhe organizatat joqeveritare, pasi sistemi aktual nuk po funksionon n\u00eb nivelin e duhur t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe efikasitetit.<\/p>\n<p>Andaj, duke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb ngjarjen tragjike n\u00eb Vitomiric\u00eb t\u00eb Pej\u00ebs, vrasjen makabre t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, bij\u00ebs dhe motr\u00ebs son\u00eb, Arlinda Zekaj, pas nj\u00eb reflektimi t\u00eb thell\u00eb dhe me ndjenj\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb institucionale e morale, duke e v\u00ebn\u00eb interesin e shtetit dhe dinjitetin e institucionit mbi \u00e7do interes personal, un\u00eb jap dor\u00ebheqje morale nga pozita e Drejtorit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebt\u00eb vendim e marr me bindjen se p\u00ebrgjegj\u00ebsia udh\u00ebheq\u00ebse nuk p\u00ebrfundon vet\u00ebm te veprimet individuale. Ajo n\u00ebnkupton edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb institucioni q\u00eb drejtojm\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb standardet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb, profesionalizmit dhe integritetit, besoj se ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia morale k\u00ebrkon vendime t\u00eb v\u00ebshtira. Asnj\u00eb pozit\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb mbi shtetin, asnj\u00eb funksion nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se besimi i qytetar\u00ebve dhe askush nuk duhet t\u00eb jet\u00eb mbi parimin e llogaridh\u00ebnies. Kjo dor\u00ebheqje nuk \u00ebsht\u00eb braktisje e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mesazh se institucionet tona duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb forta se individ\u00ebt dhe se besimi publik duhet t\u00eb mbrohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vendim e marr me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb, duke qen\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr pesh\u00ebn e detyr\u00ebs q\u00eb kam ushtruar dhe p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb bart ky institucion ndaj qytetar\u00ebve dhe shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00cbRMBLEDHJE E REZULTATEVE N\u00cb HETIMIN E KRIMEVE T\u00cb LUFT\u00cbS, LUFTIMIN E FAJDES\u00cb DHE RASTET \u201c\u00cbHITE STAR\u201d \/ \u201cSKYECC\u201d<\/p>\n<p>Krahas rezultateve t\u00eb p\u00ebrmendura m\u00eb lart, n\u00eb vijim paraqiten t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr disa prej hetimeve dhe operacioneve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb hetimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs, luftimin e fajdes\u00eb dhe rastet \u201c\u00cbHITE STAR\u201d \/ \u201cSKYECC\u201d.<\/p>\n<p>HETIMI I KRIMEVE T\u00cb LUFT\u00cbS<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, struktura p\u00ebr hetimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs, e cila deri at\u00ebher\u00eb funksiononte si sektor, u ngrit n\u00eb nivel drejtorie.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs 2023\u201330 tetor 2026, nga 305 informata, jan\u00eb marr\u00eb nga Prokuroria 163 autorizime p\u00ebr fillimin e hetimeve, jan\u00eb hetuar 63 raste t\u00eb reja dhe jan\u00eb iniciuar 66 kall\u00ebzime penale kund\u00ebr 745 personave t\u00eb dyshuar. Si rezultat, jan\u00eb arrestuar 62 persona.<\/p>\n<p>Puna e Drejtoris\u00eb p\u00ebr Hetimin e Krimeve t\u00eb Luft\u00ebs ka rezultuar gjithashtu n\u00eb gjetjen e 62 trupave dhe 14 pjes\u00ebve kockore.<\/p>\n<p>LUFTIMI I FAJDES\u00cb<\/p>\n<p>P\u00ebr trajtimin me prioritet t\u00eb veprave penale t\u00eb fajdes\u00eb, Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe Drejtori i Departamentit t\u00eb Hetimeve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs formuan nj\u00eb ekip t\u00eb posa\u00e7\u00ebm hetimor. Ekipi u ngarkua me trajtimin e informacioneve dhe nd\u00ebrmarrjen e veprimeve hetimore n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, me fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb rastet ku dyshohet p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e grupeve kriminale apo t\u00eb personave me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Nga konsolidimi i ekipit n\u00eb maj 2024 deri n\u00eb periudh\u00ebn e raportimit, jan\u00eb arrestuar 79 persona t\u00eb dyshuar p\u00ebr fajde dhe vepra t\u00eb tjera penale. Jan\u00eb realizuar 40 operacione policore, gjat\u00eb t\u00eb cilave jan\u00eb kontrolluar rreth 90 objekte banimi dhe objekte p\u00ebrcjell\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre operacioneve jan\u00eb sekuestruar vetura, para dhe pasuri t\u00eb tjera t\u00eb personave t\u00eb dyshuar, me vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt prej 8 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>RASTET \u201c\u00cbHITE STAR\u201d \/ \u201cSKYECC\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rasteve \u201c\u00cbHITE STAR\u201d \/ \u201cSKYECC\u201d, jan\u00eb arrestuar 37 persona.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb veprimeve hetimore, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e provave materiale jan\u00eb gjetur dhe sekuestruar 153.560 euro, 49 arm\u00eb t\u00eb ndryshme, 2.026 fishek\u00eb t\u00eb kalibrave t\u00eb ndrysh\u00ebm, 13.000 euro t\u00eb dyshuara si t\u00eb falsifikuara, 76 vetura dhe 39 or\u00eb dore t\u00eb markave t\u00eb shtrenjta.<\/p>\n<p>Pasurit\u00eb e paluajtshme t\u00eb evidentuara n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebrmbledh\u00ebse p\u00ebrfshijn\u00eb 20 banesa, pes\u00eb depo, 12 garazhe, kat\u00ebr lokale, gjasht\u00eb sht\u00ebpi, dhjet\u00eb pyje, 170 parcela dhe nj\u00eb hotel, me vler\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt prej 49,8 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Gjithashtu, jan\u00eb ngrir\u00eb 47 llogari bankare, me vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme prej 1.501.057,94 eurosh. Jan\u00eb evidentuar edhe procedura ngrirjeje n\u00eb vijim p\u00ebr shtat\u00eb banesa, pes\u00eb garazhe dhe dy depo, me vler\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt prej 1 milion eurosh.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrdit\u00ebsimeve t\u00eb m\u00ebtejshme, jan\u00eb sekuestruar 11 vetura t\u00eb vjetra t\u00eb tipit \u201cOld-Timer\u201d dhe nj\u00eb vetur\u00eb Porsche, me vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt prej 147.000 eurosh, si dhe nj\u00eb vetur\u00eb Audi A6, e vitit 2020, me vler\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt prej 25.000 eurosh. Gjithashtu, jan\u00eb ngrir\u00eb dy banesa, tre garazhe dhe dy depo, me vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme prej 249.300 eurosh.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb muajit maj jan\u00eb ngrir\u00eb dy llogari bankare me vler\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt prej 156.000 eurosh. P\u00ebrdit\u00ebsimet p\u00ebrfshijn\u00eb gjithashtu ngrirjen e nj\u00eb parcele dhe t\u00eb nj\u00eb objekti afarist hotelier n\u00eb nd\u00ebrtim, me vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt prej 700.000 eurosh. N\u00eb gusht 2026 jan\u00eb ngrir\u00eb edhe dy banesa t\u00eb personit t\u00eb dyshuar me inicialet O.V., me vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt prej 230.000 eurosh. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebrmbledh\u00ebse t\u00eb raportuara p\u00ebr k\u00ebto raste, vlera e p\u00ebrgjithshme e sekuestrimeve, konfiskimeve dhe ngrirjeve t\u00eb pronave dhe llogarive bankare \u00ebsht\u00eb 53.974.918 euro.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj jave kam marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb shefave t\u00eb policis\u00eb nga e gjith\u00eb bota dhe, n\u00eb momentin e kthimit n\u00eb Kosov\u00eb, kam marr\u00eb vendimin p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga detyra e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb p\u00ebrmbyllje, dua t\u00eb shpreh mir\u00ebnjohjen dhe fal\u00ebnderimin tim t\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt, me profesionaliz\u00ebm, integritet, p\u00ebrkushtim dhe sakrific\u00eb, i kan\u00eb sh\u00ebrbyer vendit dhe qytetar\u00ebve. Guximi, disiplina, p\u00ebrgjegjshm\u00ebria dhe respektimi i ligjit dhe i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, t\u00eb d\u00ebshmuara edhe n\u00eb rrethana t\u00eb v\u00ebshtira e p\u00ebrball\u00eb rreziqeve t\u00eb p\u00ebrditshme, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb themelin e besimit t\u00eb publikut n\u00eb institucionin ton\u00eb. Rezultatet e arritura jan\u00eb fryt i pun\u00ebs suaj t\u00eb palodhshme, bashk\u00ebpunimit dhe ndjenj\u00ebs s\u00eb lart\u00eb t\u00eb detyr\u00ebs. Mir\u00ebnjohje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb u shpreh familjeve tuaja p\u00ebr mir\u00ebkuptimin dhe mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme, nd\u00ebrsa me respekt t\u00eb thell\u00eb kujtoj koleg\u00ebt q\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb kryerje t\u00eb detyr\u00ebs, sakrifica e t\u00eb cil\u00ebve mbetet pjes\u00eb e p\u00ebrhershme e kujtes\u00ebs dhe e nderit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Me respekt,<\/p>\n<p>Kolonel Gazmend HOXHA<\/p>\n<p>Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Policia e Kosov\u00ebs ka publikuar letr\u00ebn q\u00eb ish-drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm Gazmend Hoxha, i ka nisur&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":61020,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4,32],"tags":[],"class_list":["post-61017","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove","category-top-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/61017","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=61017"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/61017\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61021,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/61017\/revisions\/61021"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/61020"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=61017"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=61017"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=61017"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}