{"id":61212,"date":"2026-10-31T18:55:14","date_gmt":"2026-10-31T17:55:14","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=61212"},"modified":"2026-10-31T18:55:14","modified_gmt":"2026-10-31T17:55:14","slug":"franca-drejt-zgjedhjeve-presidenciale-kriza-e-brendshme-me-pasoja-per-be-ne-dhe-nato-n","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=61212","title":{"rendered":"Franca drejt zgjedhjeve presidenciale: Kriza e brendshme me pasoja p\u00ebr BE-n\u00eb dhe NATO-n"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shkruan: Nefail Emini<\/strong><\/p>\n<p>Franca, ekonomia e dyt\u00eb m\u00eb e madhe n\u00eb Bashkimin Evropian, po p\u00ebrballet me nj\u00eb situat\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar ekonomike, t\u00eb karakterizuar nga dob\u00ebsimi i aktivitetit ekonomik, rritja e inflacionit dhe p\u00ebrkeq\u00ebsimi i treguesve fiskal\u00eb. K\u00ebto zhvillime, t\u00eb shoq\u00ebruara me shtimin e pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb sociale, po e vendosin qeverin\u00eb franceze p\u00ebrball\u00eb sfidave t\u00eb konsiderueshme politike dhe ekonomike. Kjo situate po krijon hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr forcimin e forcave politike n\u00eb t\u00eb dy skajet ideologjike, t\u00eb majta dhe t\u00eb djathta, ndikimi i t\u00eb cilave mund t\u00eb shtrihet p\u00ebrtej politik\u00ebs s\u00eb brendshme franceze, duke prekur edhe orientimin e ardhsh\u00ebm t\u00eb Bashkimit Evropian dhe t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>Franca po shkon \u00abdrejt e n\u00eb mur\u00bb n\u00ebse nuk arrin t\u00eb frenoj\u00eb deficitin buxhetor, paralajm\u00ebroi ministri i Financave, Roland Lescure, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ekonomia po shfaq shenja dob\u00ebsimi dhe inflacioni po p\u00ebrshpejtohet. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara nga Agjencia Komb\u00ebtare e Statistikave (INSEE), Produkti i Brendsh\u00ebm Bruto (PBB) i Franc\u00ebs u tkurr me 0,1% n\u00eb tremujorin e tret\u00eb t\u00eb vitit, pas stagnimit n\u00eb tremujorin paraprak dhe r\u00ebnies prej 0,2% n\u00eb fillim t\u00eb vitit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, inflacioni vjetor arriti n\u00eb 3,4% n\u00eb tetor, nga 3,1% n\u00eb shtator, duke sh\u00ebnuar nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb nga janari i vitit 2024. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, borxhi publik, i cili arrin rreth 119% t\u00eb PBB-s\u00eb, dhe deficiti i konsideruesh\u00ebm buxhetor po kufizojn\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn fiskale t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrkeq\u00ebsimi i treguesve ekonomik\u00eb ka shtuar presionin mbi presidentin Emmanuel Macron dhe qeverin\u00eb e tij, e cila po p\u00ebrpiqet t\u00eb kufizoj\u00eb shpenzimet publike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb synon t\u00eb rris\u00eb investimet n\u00eb sektorin e mbrojtjes. Pavar\u00ebsisht nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb borxhit publik, Franca ka parashikuar nj\u00eb shtes\u00eb prej 6,7 miliard\u00eb eurosh (7,5 miliard\u00eb dollar\u00ebsh) p\u00ebr buxhetin ushtarak t\u00eb vitit 2026.<\/p>\n<p><strong>Pak\u00ebnaq\u00ebsia sociale dhe protestat sfidojn\u00eb qeverin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 problemeve ekonomike, politikat shtr\u00ebnguese t\u00eb qeveris\u00eb kan\u00eb nxitur pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb konsiderueshme sociale, e cila \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb protesta n\u00eb shkall\u00eb vendi.<\/p>\n<p>Trazirat nis\u00ebn n\u00eb shtator, pas demonstratave kund\u00ebr munges\u00ebs s\u00eb personelit dhe p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb kushteve n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme pran\u00eb Parisit. Megjithat\u00eb, protesta u zgjeruan me shpejt\u00ebsi, duke p\u00ebrfshir\u00eb mij\u00ebra student\u00eb q\u00eb k\u00ebrkuan m\u00eb shum\u00eb financim p\u00ebr arsimin dhe kritikuan autoritetet p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e konsiderojn\u00eb si p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb shpenzimeve ushtarake n\u00eb raport me investimet n\u00eb sistemin arsimor.<\/p>\n<p>Situata u p\u00ebrshkall\u00ebzua m\u00eb tej, duke p\u00ebrfshir\u00eb akte dhune dhe vandalizmi. Protestuesit pla\u00e7kit\u00ebn dyqane, dogj\u00ebn automjete dhe d\u00ebmtuan nd\u00ebrtes\u00ebn historike t\u00eb bashkis\u00eb n\u00eb Limoges. Si pasoj\u00eb e trazirave, mij\u00ebra persona u arrestuan, nd\u00ebrsa qindra t\u00eb tjer\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb plagosur.<\/p>\n<p>P\u00ebrmasat e protestave kan\u00eb nxitur krahasime me l\u00ebvizjen e \u00abJelek\u00ebve t\u00eb Verdh\u00eb\u00bb t\u00eb vitit 2018, e cila p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb nga sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ndaj politikave ekonomike t\u00eb Macronit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, aktivist\u00ebt, student\u00ebt dhe sindikatat kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr demonstrata t\u00eb reja, duke detyruar autoritetet t\u00eb mobilizojn\u00eb rreth 70 mij\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb forcave t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Nga ana e tij, Macron e ka lidhur kriz\u00ebn e fuqis\u00eb bler\u00ebse me pasojat ekonomike t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb SHBA-s\u00eb dhe Izraelit kund\u00ebr Iranit, bllokad\u00ebn e Ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzit dhe rritjen e ndjeshme t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb karburanteve.<\/p>\n<p><strong>Kriza ekonomike dhe fragmentimi politik n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve presidenciale<\/strong><\/p>\n<p>Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale t\u00eb vitit 2027, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike dhe pak\u00ebnaq\u00ebsia sociale po ndikojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb klim\u00ebn politike franceze. P\u00ebr qeverin\u00eb, nj\u00eb nga sfidat kryesore mbetet sigurimi i mb\u00ebshtetjes s\u00eb nevojshme parlamentare p\u00ebr miratimin e buxhetit dhe zbatimin e masave p\u00ebr reduktimin e deficitit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ndikimi i kriz\u00ebs nuk kufizohet vet\u00ebm n\u00eb politikat ekonomike t\u00eb qeveris\u00eb. Pak\u00ebnaq\u00ebsia ndaj establishmentit politik dhe fragmentimi i sken\u00ebs partiake po krijojn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr forcat q\u00eb pozicionohen jasht\u00eb qendr\u00ebs tradicionale politike, si n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb, ashtu edhe n\u00eb t\u00eb majt\u00eb ekstreme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Marine Le Pen dhe Jean-Luc M\u00e9lenchon po shfaqen si dy prej figurave q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga kjo klim\u00eb politike.<\/p>\n<p>Kjo prirje pasqyrohet edhe n\u00eb sondazhin e fundit t\u00eb realizuar nga instituti Odoxa, gjat\u00eb periudh\u00ebs 24 shtator \u2013 7 tetor. Sipas rezultateve, Marine Le Pen do t\u00eb kryesonte raundin e par\u00eb t\u00eb zgjedhjeve presidenciale me 37\u201338% t\u00eb mb\u00ebshtetjes. N\u00eb vendin e dyt\u00eb do t\u00eb renditej Jean-Luc M\u00e9lenchon, me 18\u201318,5% t\u00eb votave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb skenar\u00ebt ku qendra do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga nj\u00ebri prej dy ish-kryeministrave t\u00eb Macronit, \u00c9douard Philippe do t\u00eb siguronte 17% t\u00eb mb\u00ebshtetjes, nd\u00ebrsa Gabriel Attal 11%.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb n\u00ebnkupton zhvillimi politik n\u00eb Franc\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe NATO-n?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrtej dimensionit t\u00eb brendsh\u00ebm, zhvillimet politike n\u00eb Franc\u00eb kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Bashkimit Evropian dhe t\u00eb arkitektur\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb euroatlantike. Si nj\u00eb nga shtetet themeluese t\u00eb BE-s\u00eb dhe nj\u00eb prej aktor\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb integrimit evropian, Franca ka rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrcaktimin e orientimit politik, ekonomik dhe strategjik t\u00eb unionit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, nj\u00eb ndryshim i mundsh\u00ebm i drejtimit politik n\u00eb Paris, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rast t\u00eb ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb forcave me programe dhe prioritete duksh\u00ebm t\u00eb ndryshme nga ato t\u00eb udh\u00ebheqjes aktuale, mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb politikat dhe prioritetet e Bashkimit Evropian. Kjo mund t\u00eb kishte nj\u00eb ndikim t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00eb procesin e zgjerimit t\u00eb Unionit, e cila do t\u00eb kishte nj\u00eb impakt t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dimension tjet\u00ebr strategjik lidhet me pozit\u00ebn e Franc\u00ebs n\u00eb NATO. Si fuqi b\u00ebrthamore dhe nj\u00eb nga aktor\u00ebt kryesor\u00eb ushtarak\u00eb t\u00eb Aleanc\u00ebs s\u00eb Atlantikut t\u00eb Veriut, Franca ka pesh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb p\u00ebrcaktimin e politikave t\u00eb mbrojtjes dhe siguris\u00eb kolektive. Historikisht, Parisi ka mbrojtur nj\u00eb qasje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ndaj disa aspekteve t\u00eb funksionimit t\u00eb NATO-s, duke theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e autonomis\u00eb strategjike evropiane dhe zhvillimit t\u00eb kapaciteteve t\u00eb pavarura mbrojt\u00ebse t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, ndryshimi i mundsh\u00ebm i udh\u00ebheqjes politike n\u00eb Franc\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb rishikimin e prioriteteve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme dhe t\u00eb siguris\u00eb. Q\u00ebndrimi ndaj marr\u00ebdh\u00ebnieve me SHBA-n\u00eb, mb\u00ebshtetjes p\u00ebr Ukrain\u00ebn, integrimit evropian dhe autonomis\u00eb strategjike mund t\u00eb b\u00ebhen \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb p\u00ebrcaktimin e drejtimit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs franceze.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zhvillim i till\u00eb do t\u00eb kishte potencial t\u00eb ndikonte jo vet\u00ebm n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet transatlantike, por edhe n\u00eb kohezionin e brendsh\u00ebm t\u00eb NATO-s dhe n\u00eb balanc\u00ebn nd\u00ebrmjet autonomis\u00eb strategjike evropiane dhe angazhimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta euroatlantike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, zgjedhjet presidenciale t\u00eb vitit 2027 do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen politike t\u00eb Franc\u00ebs. P\u00ebrtej sfidave ekonomike dhe sociale, ato do t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb edhe drejtimin e ardhsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb prej shteteve me pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe politike, ekonomike dhe ushtarake n\u00eb Evrop\u00eb. Prandaj, zhvillimet n\u00eb Paris do t\u00eb ndiqen me v\u00ebmendje jo vet\u00ebm p\u00ebr ndikimin e tyre n\u00eb politik\u00ebn e brendshme franceze, por edhe p\u00ebr pasojat q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e Bashkimit Evropian dhe t\u00eb siguris\u00eb euroatlantike.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Nefail Emini Franca, ekonomia e dyt\u00eb m\u00eb e madhe n\u00eb Bashkimin Evropian, po p\u00ebrballet&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":61215,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7,10],"tags":[],"class_list":["post-61212","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote","category-op-ed"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/61212","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=61212"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/61212\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61216,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/61212\/revisions\/61216"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/61215"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=61212"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=61212"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=61212"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}