{"id":61379,"date":"2026-11-01T19:07:31","date_gmt":"2026-11-01T18:07:31","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=61379"},"modified":"2026-11-01T19:07:31","modified_gmt":"2026-11-01T18:07:31","slug":"hoxha-qe-la-kosoven-pas-60-aplikimeve-per-pune-sot-vendos-pllaka-ne-gjermani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=61379","title":{"rendered":"Hoxha q\u00eb la Kosov\u00ebn pas 60 aplikimeve p\u00ebr pun\u00eb: Sot vendos pllaka n\u00eb Gjermani"},"content":{"rendered":"<p>Hoxha Drilon Gashi, i cili ka studiuar teologji, filozofi dhe shkenca humane, ka rr\u00ebfyer p\u00ebrmes nj\u00eb shkrimi prek\u00ebs rrug\u00ebtimin e tij nga angazhimi fetar dhe institucional n\u00eb Kosov\u00eb deri te puna fizike n\u00eb nd\u00ebrtimtari n\u00eb Gjermani, p\u00ebrcjell agjencia e lajmeve INA.<\/p>\n<p>Pas rreth 60 aplikimeve p\u00ebr pun\u00eb dhe p\u00ebrvojave t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb zhg\u00ebnjimit, ai thot\u00eb se u detyrua t\u00eb marr\u00eb rrug\u00ebn e m\u00ebrgimit p\u00ebr t\u00eb siguruar jetes\u00ebn e familjes.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rr\u00ebfim ndryshe nga realiteti i m\u00ebrgimit vjen nga Gjermania, ku hoxha Drilon Gashi ka ndar\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e tij personale, duke ngritur nj\u00ebkoh\u00ebsisht pik\u00ebpyetje p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb e pun\u00ebsimit, vler\u00ebsimin e merit\u00ebs dhe perspektiv\u00ebn e t\u00eb rinjve e profesionist\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb shkrimin e publikuar m\u00eb 1 n\u00ebntor 2026, Gashi tregon se ka kaluar rreth 25 vjet duke studiuar teologji, filozofi dhe shkenca humane. Ai ka sh\u00ebrbyer si imam, ka punuar si k\u00ebshilltar i Kryekuvendarit dhe ka vazhduar studimet n\u00eb psikoterapi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sot, n\u00eb mosh\u00ebn 39-vje\u00e7are, ai gjendet n\u00eb nj\u00eb kantier nd\u00ebrtimi n\u00eb Gjermani, ku punon duke vendosur pllaka, bartur kova dhe kryer pun\u00eb fizike.<\/p>\n<p>\u201cJo sepse m\u00eb vjen turp nga kjo pun\u00eb. P\u00ebrkundrazi! Puna nuk e posht\u00ebron njeriun. Por njeriun mund ta d\u00ebrrmoj\u00eb nj\u00eb jet\u00eb e t\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekjesh pa siguri dhe pa asnj\u00eb perspektiv\u00eb\u201d, shkruan Gashi.<\/p>\n<p>Ai rr\u00ebfen se n\u00eb Kosov\u00eb ka aplikuar n\u00eb rreth 60 vende pune, duke trokitur n\u00eb dyert e institucioneve, kompanive dhe njer\u00ebzve me ndikim. Sipas tij, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me refuzime, premtime t\u00eb pambajtura dhe zhg\u00ebnjime t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>Gashi thot\u00eb se ka punuar edhe p\u00ebr paga prej 500 deri n\u00eb 600 euro, n\u00eb kushte ku, si\u00e7 thekson, ndonj\u00ebher\u00eb mungonin edhe kushtet elementare p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt.<\/p>\n<p>Ai nuk ia atribuon t\u00eb gjitha d\u00ebshtimet padrejt\u00ebsive apo t\u00eb tjer\u00ebve, duke pranuar se edhe vendimet e tij kan\u00eb pasur ndikimin e vet. Por, sipas tij, kjo nuk e ndryshon pyetjen thelb\u00ebsore: a duhet nj\u00eb qytetar t\u00eb mbetet pa perspektiv\u00eb n\u00eb vendin e tij, pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve dhe p\u00ebrgatitjes profesionale?<\/p>\n<p>Me kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, detyrime bankare dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi familjare, ai thot\u00eb se erdhi nj\u00eb moment kur nuk mund t\u00eb priste m\u00eb dhe vendosi t\u00eb emigronte n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>Rr\u00ebfimi i tij shkon p\u00ebrtej p\u00ebrvoj\u00ebs personale. Gashi v\u00eb n\u00eb pah gjendjen e pun\u00ebtor\u00ebve pa sigurime, t\u00eb diplomuarve q\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb pun\u00eb, prind\u00ebrve q\u00eb p\u00ebrballen me v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike dhe familjeve q\u00eb detyrohen t\u00eb jetojn\u00eb t\u00eb ndara p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebrgimit.<\/p>\n<p>Ai u drejton pyetje institucioneve dhe qeverive t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ndaj qytetar\u00ebve, funksionimin e institucioneve, mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve dhe mund\u00ebsit\u00eb reale p\u00ebr pun\u00ebsim.<\/p>\n<p>\u201cNuk k\u00ebrkoj q\u00eb shteti t\u00eb m\u00eb jap\u00eb pun\u00eb pa merit\u00eb. Nuk k\u00ebrkoj m\u00ebshir\u00eb. K\u00ebrkoj q\u00eb puna t\u00eb vlej\u00eb, merita t\u00eb ket\u00eb kuptim dhe qytetari t\u00eb mos ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrmjet\u00ebs politik p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb shkrimit, Gashi shprehet se, pavar\u00ebsisht p\u00ebrvojave t\u00eb tij, ende e do Kosov\u00ebn dhe d\u00ebshiron t\u00eb besoj\u00eb n\u00eb t\u00eb. Por, sipas tij, dashuria p\u00ebr atdheun nuk duhet t\u00eb pengoj\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb flasin p\u00ebr problemet q\u00eb i detyrojn\u00eb t\u00eb largohen.<\/p>\n<p>\u201cSepse atdheu nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm vendi p\u00ebr t\u00eb cilin jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb sakrifikojm\u00eb. Atdheu duhet t\u00eb jet\u00eb edhe vendi ku kemi mund\u00ebsi t\u00eb jetojm\u00eb, t\u00eb punojm\u00eb dhe t\u2019i rrisim f\u00ebmij\u00ebt me dinjitet\u201d, p\u00ebrfundon rr\u00ebfimin e tij hoxha Drilon Gashi. (INA)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hoxha Drilon Gashi, i cili ka studiuar teologji, filozofi dhe shkenca humane, ka rr\u00ebfyer p\u00ebrmes&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":61382,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-61379","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/61379","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=61379"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/61379\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61383,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/61379\/revisions\/61383"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/61382"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=61379"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=61379"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=61379"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}