{"id":61909,"date":"2026-11-03T15:40:26","date_gmt":"2026-11-03T14:40:26","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=61909"},"modified":"2026-11-03T15:40:26","modified_gmt":"2026-11-03T14:40:26","slug":"mali-i-zi-parakalon-shqiperine-mund-ta-nenshkruaje-marreveshjen-e-anetaresimit-ne-be-ne-qershor-2027","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=61909","title":{"rendered":"Mali i Zi parakalon Shqip\u00ebrin\u00eb, mund ta n\u00ebnshkruaj\u00eb marr\u00ebveshjen e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE n\u00eb qershor 2027"},"content":{"rendered":"<p>Mali i Zi mund t\u2019i p\u00ebrfundoj\u00eb negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian deri n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit 2026, nd\u00ebrsa marr\u00ebveshja e an\u00ebtar\u00ebsimit mund t\u00eb n\u00ebnshkruhet n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2027.<\/p>\n<p>K\u00ebto afate parashihen n\u00eb nj\u00eb plan paraprak t\u00eb Komisionit Evropian.<\/p>\n<p>Plani \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesi q\u00eb Komisioni Evropian pritet ta publikoj\u00eb m\u00eb 4 n\u00ebntor p\u00ebr kat\u00ebr vendet q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrparuar m\u00eb s\u00eb shumti drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE: Malin e Zi, Shqip\u00ebrin\u00eb, Ukrain\u00ebn dhe Moldavin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas dokumentit q\u00eb siguroi Radio Evropa e Lir\u00eb, Mali i Zi pritet t\u2019i mbyll\u00eb kapitujt e mbetur t\u00eb negociatave gjat\u00eb dy konferencave nd\u00ebrqeveritare, n\u00eb n\u00ebntor dhe dhjetor t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2027, pritet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb hartimi i marr\u00ebveshjes s\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit, e cila mund t\u00eb n\u00ebnshkruhet deri n\u00eb ver\u00eb, mund\u00ebsisht n\u00eb qershor.<\/p>\n<p>Deri tani, Mali i Zi ka mbyllur p\u00ebrkoh\u00ebsisht 21 nga gjithsej 33 kapitujt e negociatave.<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn edhe nj\u00eb kapitull pritet t\u00eb mbyllet deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebsaj jave.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian, megjithat\u00eb, thekson se k\u00ebto afate nuk jan\u00eb p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Sipas tij, p\u00ebrparimi i negociatave do t\u00eb varet nga sa shpejt Mali i Zi i p\u00ebrmbush kushtet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim.<\/p>\n<p>Komisioni sqaron, gjithashtu, se plani nuk garanton p\u00ebrfundimin e negociatave apo n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjes brenda afateve t\u00eb parashikuara.<\/p>\n<p>Vendimet p\u00ebrkat\u00ebse do t\u00eb varen edhe nga institucionet e BE-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb K\u00ebshillin e BE-s\u00eb, Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian.<\/p>\n<p>Dy konferenca nd\u00ebrqeveritare deri n\u00eb fund t\u00eb vitit<\/p>\n<p>Mali i Zi synon t\u2019i mbyll\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, jan\u00eb planifikuar dy konferenca nd\u00ebrqeveritare, n\u00eb n\u00ebntor dhe dhjetor.<\/p>\n<p>Sipas udh\u00ebrr\u00ebfyesit t\u00eb Komisionit Evropian, n\u00eb konferenc\u00ebn e n\u00ebntorit pritet t\u00eb mbyllen p\u00ebrkoh\u00ebsisht pes\u00eb kapituj:<\/p>\n<p>Energjia<br \/>\nPolitika e transportit<br \/>\nSiguria ushqimore, politikat veterinare dhe fitosanitare<br \/>\nTatimet<br \/>\nL\u00ebvizja e lir\u00eb e mallrave<\/p>\n<p>Komisioni planifikon q\u00eb konferencat e fundit nd\u00ebrqeveritare t\u00eb mbahen n\u00eb dhjetor, kur pritet t\u00eb mbyllen kapitujt e mbetur:<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimet financiare<br \/>\nPolitika rajonale dhe koordinimi i fondeve strukturore<br \/>\nMjedisi dhe ndryshimet klimatike<br \/>\nPolitika e jashtme, e siguris\u00eb dhe e mbrojtjes<br \/>\nDispozitat financiare dhe buxhetore<br \/>\nGjyq\u00ebsori dhe t\u00eb drejtat themelore (kapitulli 23)<br \/>\nDrejt\u00ebsia, liria dhe siguria (kapitulli 24)<br \/>\nInstitucionet dhe \u00e7\u00ebshtjet e tjera (kapitujt 34 dhe 35)<\/p>\n<p>Kapitujt 23 dhe 24, q\u00eb lidhen me sundimin e ligjit, Mali i Zi i ka hapur q\u00eb n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>K\u00ebta jan\u00eb nd\u00ebr kapitujt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit, pasi p\u00ebrparimi n\u00eb ta ndikon n\u00eb ritmin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb negociatave.<\/p>\n<p>Sipas rregullave t\u00eb BE-s\u00eb, ata hapen nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt dhe mbyllen t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Prandaj, edhe n\u00eb planin e Komisionit Evropian, mbyllja e tyre \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb negociatave.<\/p>\n<p>N\u00eb paket\u00ebn e zgjerimit, q\u00eb Komisioni Evropian do ta publikoj\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, vler\u00ebsohet se Mali i Zi ka vazhduar t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb reformat q\u00eb lidhen me t\u00eb drejtat themelore, duke p\u00ebrmbushur kriteret p\u00ebrfundimtare p\u00ebr mbylljen e kapitujve 23 dhe 24.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, mbyllja e kapitujve \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkohshme.<\/p>\n<p>Sipas rregullave t\u00eb negociatave, marr\u00ebveshja p\u00ebr secilin kapitull nuk konsiderohet p\u00ebrfundimtare derisa t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kapitujt.<\/p>\n<p>Drafti i marr\u00ebveshjes s\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2027<\/p>\n<p>Komisioni Evropian parashikon q\u00eb hartimi i marr\u00ebveshjes p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Malit t\u00eb Zi n\u00eb Bashkimin Evropian t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2027.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb, Komisioni duhet ta paraqes\u00eb pjes\u00ebn e mbetur t\u00eb draftit n\u00eb fillim t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr hartimin e marr\u00ebveshjes \u00ebsht\u00eb duke punuar nj\u00eb grup i posa\u00e7\u00ebm pune, i themeluar n\u00eb prill, i cili mblidhet pothuajse rregullisht n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, teksti i marr\u00ebveshjes duhet t\u00eb harmonizohet dhe t\u00eb miratohet nga t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb dhe Mali i Zi.<\/p>\n<p>Ai duhet, gjithashtu, t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb t\u00eb gjitha gjuh\u00ebt zyrtare t\u00eb BE-s\u00eb dhe n\u00eb gjuh\u00ebn malazeze.<\/p>\n<p>N\u00ebnshkrimi i marr\u00ebveshjes n\u00eb qershor 2027<\/p>\n<p>Sipas planit paraprak, marr\u00ebveshja e an\u00ebtar\u00ebsimit mund t\u00eb n\u00ebnshkruhet n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2027.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrpara n\u00ebnshkrimit duhet t\u00eb p\u00ebrmbushen disa kushte:<\/p>\n<p>Legjislacioni themelor i BE-s\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb gjuh\u00ebn malazeze dhe p\u00ebrkthimi t\u00eb rishikohet nga K\u00ebshilli i BE-s\u00eb.<br \/>\nKomisioni Evropian duhet t\u00eb jap\u00eb mendim pozitiv p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Malit t\u00eb Zi.<br \/>\nParlamenti Evropian duhet t\u00eb jap\u00eb p\u00eblqimin p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin.<br \/>\nK\u00ebshilli i BE-s\u00eb duhet t\u00eb miratoj\u00eb vendimin p\u00ebr pranimin e Malit t\u00eb Zi n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Mbik\u00ebqyrje deri n\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim dhe mund\u00ebsi p\u00ebr shtyrjen e tij<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Malit t\u00eb Zi pritet t\u00eb jet\u00eb e para e nj\u00eb gjenerate t\u00eb re marr\u00ebveshjesh, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb mekanizma m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb mbrojt\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrputhje me politik\u00ebn e re t\u00eb paraan\u00ebtar\u00ebsimit, t\u00eb publikuar nga Komisioni Evropian m\u00eb 30 shtator.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja parasheh q\u00eb BE-ja t\u00eb vazhdoj\u00eb ta monitoroj\u00eb Malin e Zi deri n\u00eb dit\u00ebn kur ai t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtar i saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, dy her\u00eb n\u00eb vit do t\u00eb p\u00ebrgatiten raporte n\u00eb form\u00eb tabelash p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar p\u00ebrparimin e vendit.<\/p>\n<p>N\u00ebse gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe Mali i Zi sh\u00ebnon hapa prapa n\u00eb p\u00ebrmbushjen e kushteve dhe masat p\u00ebr korrigjimin e problemeve nuk japin rezultat, BE-ja mund ta shtyj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e tij, si mas\u00eb t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Pas n\u00ebnshkrimit, marr\u00ebveshja duhet t\u00eb ratifikohet nga t\u00eb gjitha shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb dhe nga Mali i Zi.<\/p>\n<p>Kroacia, vendi i fundit q\u00eb iu bashkua Bashkimit Evropian, e n\u00ebnshkroi marr\u00ebveshjen e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2011, nd\u00ebrsa u b\u00eb an\u00ebtare m\u00eb 1 korrik 2013.<\/p>\n<p>Qeveria e Malit t\u00eb Zi ka vendosur si objektiv q\u00eb vendi t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtari i 28-t\u00eb i Bashkimit Evropian deri n\u00eb vitin 2028.\/ REL\/ <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mali i Zi mund t\u2019i p\u00ebrfundoj\u00eb negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian deri n\u00eb fund&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":61912,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":["post-61909","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/61909","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=61909"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/61909\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61913,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/61909\/revisions\/61913"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/61912"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=61909"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=61909"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=61909"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}