{"id":62135,"date":"2026-11-04T14:06:43","date_gmt":"2026-11-04T13:06:43","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=62135"},"modified":"2026-11-04T14:06:43","modified_gmt":"2026-11-04T13:06:43","slug":"progres-raporti-i-ke-per-shqiperine-2026-kritika-per-kuvendin-nderhyrjet-politike-ne-drejtesi-dhe-lirine-e-medias-spak-vleresohet-per-luften-kunder-korrupsionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=62135","title":{"rendered":"Progres-Raporti i KE p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb 2026\/ Kritika p\u00ebr Kuvendin, nd\u00ebrhyrjet politike n\u00eb drejt\u00ebsi dhe lirin\u00eb e medias, SPAK vler\u00ebsohet p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Komisioni Europian ka publikuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb, m\u00eb 4 n\u00ebntor, Progres-Raportin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr vitin 2026, ku vler\u00ebson p\u00ebrparimin n\u00eb procesin e integrimit europian, por evidenton problematika n\u00eb funksionimin e institucioneve demokratike, nd\u00ebrhyrjet politike n\u00eb drejt\u00ebsi, korrupsionin dhe lirin\u00eb e medias.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb raport theksohet se Shqip\u00ebria ka p\u00ebrmbushur kriteret e nd\u00ebrmjetme t\u00eb k\u00ebrkuara nga Bashkimi Europian n\u00eb grupin e kapitujve t\u00eb negociatave q\u00eb lidhen me \u00e7\u00ebshtjet themelore, p\u00ebrfshir\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb, t\u00eb drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike<\/p>\n<p>\u201cAutoritetet shqiptare ruajt\u00ebn angazhimin e tyre t\u00eb vendosur ndaj objektivit strategjik t\u00eb integrimit n\u00eb BE si p\u00ebrpar\u00ebsia kryesore e vendit, me synimin p\u00ebr t\u00eb mbyllur t\u00eb gjith\u00eb kapitujt e negociatave deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2027. Ruajtja e ritmit do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb realizimin e shpejt\u00eb t\u00eb reformave cil\u00ebsore q\u00eb lidhen me BE-n\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket funksionimit t\u00eb demokracis\u00eb, Komisioni Europian v\u00ebren se mungesa e dialogut politik dhe p\u00ebrplasjet nd\u00ebrmjet shumic\u00ebs dhe opozit\u00ebs kan\u00eb vijuar t\u00eb kufizojn\u00eb efektivitetin e Kuvendit.<\/p>\n<p>\u201cMungesa e dialogut t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb politik dhe e aktiviteteve t\u00eb konsultimit publik, si dhe p\u00ebrplasjet nd\u00ebrmjet shumic\u00ebs qeveris\u00ebse dhe opozit\u00ebs, vazhduan t\u00eb kufizojn\u00eb efektivitetin e tij. Kuvendi gjithashtu nuk zbatoi disa vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d, thekson raporti.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton gjithashtu refuzimin sistematik t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr ngritjen e komisioneve hetimore, si dhe politizimin e em\u00ebrimeve n\u00eb organet kushtetuese dhe institucionet e pavarura.<\/p>\n<p>\u201cParaqitja e shpesht\u00eb e nismave ligjore nga K\u00ebshilli i Ministrave, refuzimi sistematik i k\u00ebrkesave t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr ngritjen e komisioneve hetimore dhe politizimi i em\u00ebrimeve n\u00eb organet kushtetuese ose institucionet e pavarura kontribuuan t\u00eb gjitha n\u00eb kufizimin e mbik\u00ebqyrjes s\u00eb qeveris\u00eb nga Kuvendi\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>N\u00eb dokument k\u00ebrkohet urgjentisht nj\u00eb reform\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse zgjedhore, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrpara zgjedhjeve vendore t\u00eb vitit 2027.<\/p>\n<p>\u201cKuadri ligjor dhe institucional lidhur me zgjedhjet \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht i p\u00ebrshtatsh\u00ebm. Megjithat\u00eb, disa rekomandime t\u00eb kahershme t\u00eb OSBE\/ODIHR-it dhe Komisionit t\u00eb Venecias mbeten t\u00eb patrajtuara. Nevojitet urgjentisht nj\u00eb reform\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse zgjedhore, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrpara zgjedhjeve vendore t\u00eb vitit 2027\u201d, vler\u00ebson Komisioni.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e raportit i kushtohet edhe protestave qytetare q\u00eb kan\u00eb nisur prej majit 2026 dhe protestave studentore t\u00eb tetorit.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb mobilizimi m\u00eb i madh qytetar n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb prej tranzicionit demokratik t\u00eb vendit, me dhjet\u00ebra mij\u00ebra pjes\u00ebmarr\u00ebs q\u00eb iu bashkuan protest\u00ebs n\u00eb kulmin e saj. Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb l\u00ebvizjen qytetare, n\u00eb tetor 2026 u zhvilluan protesta t\u00eb udh\u00ebhequra nga student\u00ebt, gjat\u00eb t\u00eb cilave ndodh\u00ebn incidente t\u00eb dhunshme nd\u00ebrmjet protestuesve dhe Policis\u00eb s\u00eb Shtetit shqiptar. Deri tani nuk \u00ebsht\u00eb zhvilluar asnj\u00eb dialog. T\u00eb gjitha pal\u00ebt duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb sinqerta p\u00ebr t\u2019u angazhuar n\u00eb dialog konstruktiv\u201d, thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>P\u00ebr sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, Komisioni Europian vler\u00ebson p\u00ebrparimin e b\u00ebr\u00eb me reform\u00ebn e vitit 2016 dhe p\u00ebrfundimin e procesit t\u00eb vettingut p\u00ebr gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria vazhdoi zbatimin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb vitit 2016. Procesi i rivler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt p\u00ebrfundoi plot\u00ebsisht pas p\u00ebrmbylljes s\u00eb faz\u00ebs s\u00eb ankimit, duke forcuar m\u00eb tej pavar\u00ebsin\u00eb, llogaridh\u00ebnien dhe integritetin n\u00eb sektorin e drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Komisioni ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e zyrtar\u00ebve dhe politikan\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrpjekjet e zyrtar\u00ebve publik\u00eb ose politikan\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ushtruar ndikim t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm mbi sistemin gjyq\u00ebsor, p\u00ebrfshir\u00eb SPAK-un, si dhe sulmet personale ndaj magjistrat\u00ebve, vazhduan gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb raportimit\u201d, theksohet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, SPAK vler\u00ebsohet p\u00ebr rezultatet n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cStruktura e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK) ka vazhduar t\u00eb demonstroj\u00eb pavar\u00ebsi dhe t\u00eb jap\u00eb rezultate pozitive n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb preksh\u00ebm drejt krijimit t\u00eb nj\u00eb historiku t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm rezultatesh n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Komisioni thekson se korrupsioni vijon t\u00eb mbetet nj\u00eb sfid\u00eb reale p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNdikimi real i k\u00ebtyre dhe masave t\u00eb tjera parandaluese ndaj korrupsionit mbetet p\u00ebr t\u2019u d\u00ebshmuar, duke marr\u00eb parasysh hetimet n\u00eb vazhdim p\u00ebr korrupsion t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Komisioni k\u00ebrkon gjithashtu forcimin e hetimeve, ndjekjeve penale dhe gjykimeve, si dhe sigurimin e m\u00eb shum\u00eb d\u00ebnimeve t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb forcoj\u00eb dhe konsolidoj\u00eb m\u00eb tej rezultatet n\u00eb hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb korrupsionit dhe t\u00eb siguroj\u00eb m\u00eb shum\u00eb d\u00ebnime t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e profilit t\u00eb lart\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej rekomandimeve.<\/p>\n<p>Kritika ka edhe p\u00ebr lirin\u00eb e medias. Sipas raportit, Shqip\u00ebria ofron garanci ligjore t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria ofron garanci ligjore t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes, nd\u00ebrsa mjedisi n\u00eb t\u00eb cilin veprojn\u00eb mediat duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ato t\u00eb punojn\u00eb lirsh\u00ebm, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur dhe profesionale\u201d, vler\u00ebson Komisioni.<\/p>\n<p>Raporti evidenton gjithashtu ndikimin e lidhjeve politike dhe ekonomike n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e medias.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsia dhe pluralizmi i medias vazhdojn\u00eb t\u00eb ndikohen nga dep\u00ebrtimi ekonomik n\u00eb tregun mediatik i grupeve t\u00eb biznesit me lidhje politike dhe nga nd\u00ebrthurja e interesave politike, t\u00eb biznesit dhe interesave t\u00eb tjera, mungesa e transparenc\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb financimit, p\u00ebrqendrimi i lart\u00eb i pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb mediave, si dhe frik\u00ebsimi dhe fushatat denigruese, padit\u00eb strategjike kund\u00ebr pjes\u00ebmarrjes publike (SLAPP) dhe kushtet e pasigurta t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr gazetar\u00ebt\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e administrat\u00ebs publike, Shqip\u00ebria vler\u00ebsohet mesatarisht e p\u00ebrgatitur, nd\u00ebrsa Komisioni kritikon p\u00ebrdorimin e akteve normative nga qeveria p\u00ebr ndryshimet buxhetore.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, qeveria vazhdoi t\u00eb miratoj\u00eb rishikime t\u00eb buxhetit p\u00ebrmes akteve normative, pa mbik\u00ebqyrje parlamentare. Konsultimet publike nuk u zhvilluan rregullisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase dhe nuk u pasuan nga veprimet e duhura\u201d, theksohet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Sa u p\u00ebrket t\u00eb drejtave themelore, Komisioni evidenton problematika n\u00eb kushtet e burgjeve, t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebs dhe mbrojtjen e pakicave.<\/p>\n<p>\u201cRitmi i p\u00ebrparimit n\u00eb reform\u00ebn e burgjeve nuk ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me nivelin e k\u00ebrkuar t\u00eb ambicies dhe kushtet brenda institucioneve t\u00eb vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit vazhdojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb kujdesshme. Duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet g\u00ebzimi efektiv i s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs dhe i t\u00eb drejtave t\u00eb personave q\u00eb u p\u00ebrkasin pakicave\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Komisioni k\u00ebrkon gjithashtu p\u00ebrfundimin e regjistrimit fillestar t\u00eb tok\u00ebs, digjitalizimin e titujve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb dhe hartave kadastrale, si dhe p\u00ebrshpejtimin e procesit t\u00eb kompensimit t\u00eb pronave t\u00eb konfiskuara gjat\u00eb regjimit komunist.<\/p>\n<p>P\u00ebr Planin e Rritjes s\u00eb Bashkimit Europian, Komisioni konstaton se Shqip\u00ebria ka p\u00ebrmbushur 33 nga 66 hapat q\u00eb duhej t\u00eb realizoheshin deri n\u00eb dhjetor 2025.<\/p>\n<p>\u201cDeri tani, Komisioni ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se Shqip\u00ebria ka p\u00ebrmbushur 33 nga 66 hapat q\u00eb duhej t\u00eb realizoheshin deri n\u00eb dhjetor 2025. Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb gjithashtu p\u00ebrparim t\u00eb konsideruesh\u00ebm n\u00eb shumic\u00ebn e hapave t\u00eb tjer\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Instrumentit p\u00ebr Reforma dhe Rritje, Shqip\u00ebria ka n\u00eb dispozicion mbi 920 milion\u00eb euro n\u00eb grante dhe kredi.<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"ntWbt5okK4\"><p><a href=\"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=62130\">\u201cDo t\u00eb t\u00eb fusim n\u00eb bagazh!\u201d Sulmohet 21-vje\u00e7ari n\u00eb autostrad\u00ebn Shkup\u2013Veles, k\u00ebrc\u00ebnuesit i d\u00ebrgojn\u00eb edhe nj\u00eb mesazh nga J.K.<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe loading=\"lazy\" class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"\u201c\u201cDo t\u00eb t\u00eb fusim n\u00eb bagazh!\u201d Sulmohet 21-vje\u00e7ari n\u00eb autostrad\u00ebn Shkup\u2013Veles, k\u00ebrc\u00ebnuesit i d\u00ebrgojn\u00eb edhe nj\u00eb mesazh nga J.K.\u201d \u2014 Faktiditor - Shpejt dhe Sakte\" src=\"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=62130&amp;embed=true#?secret=jtDvZpa969#?secret=ntWbt5okK4\" data-secret=\"ntWbt5okK4\" width=\"600\" height=\"338\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Europian ka publikuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb, m\u00eb 4 n\u00ebntor, Progres-Raportin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr vitin&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":62138,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7,2,5],"tags":[],"class_list":["post-62135","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote","category-lajme","category-shqiperi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/62135","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=62135"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/62135\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62139,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/62135\/revisions\/62139"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/62138"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=62135"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=62135"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=62135"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}