{"id":62888,"date":"2026-11-06T11:44:10","date_gmt":"2026-11-06T10:44:10","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=62888"},"modified":"2026-11-06T11:44:10","modified_gmt":"2026-11-06T10:44:10","slug":"shba-ja-paraqet-plan-per-sigurine-evropiane-ne-prag-te-bisedimeve-per-ukrainen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=62888","title":{"rendered":"SHBA-ja paraqet plan p\u00ebr sigurin\u00eb evropiane n\u00eb prag t\u00eb bisedimeve p\u00ebr Ukrain\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb ka paraqitur nj\u00eb plan-korniz\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb evropiane, s\u00eb bashku me garancit\u00eb e siguris\u00eb p\u00ebr Ukrain\u00ebn, teksa administrata e presidentit Donald Trump, po p\u00ebrgatitet p\u00ebr bisedime trepal\u00ebshe t\u00eb paqes me Ukrain\u00ebn dhe Rusin\u00eb, q\u00eb do t\u00eb mbahen jav\u00ebn e ardhshme n\u00eb Abu Dabi.<\/p>\n<p>I d\u00ebrguari i presidentit amerikan, Trump, Jared Kushner, i prezantoi detajet e k\u00ebsaj nisme p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale m\u00eb 5 n\u00ebntor, pas diskutimeve n\u00eb Bruksel me zyrtar\u00eb ukrainas, t\u00eb NATO-s dhe evropian\u00eb.<\/p>\n<p>Korniza e propozuar p\u00ebrfshin konsultime t\u00eb p\u00ebrhershme p\u00ebr sigurin\u00eb, komunikim n\u00eb koh\u00eb krizash, transparenc\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe ushtarake, masa reciproke p\u00ebr t\u00eb ulur rreziqet e p\u00ebrshkall\u00ebzimit, si dhe nj\u00eb marr\u00ebveshje afatgjat\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb dhe stabilitetin evropian.<\/p>\n<p>Kushner tha se kjo nism\u00eb do t\u00eb respektonte sovranitetin dhe integritetin territorial t\u00eb \u00e7do vendi, teksa asnj\u00eb shtet nuk do t\u00eb kishte t\u00eb drejt\u00eb vetoje mbi zgjedhjet e siguris\u00eb apo aleancat e nj\u00eb shteti tjet\u00ebr. Ai theksoi se NATO-ja do t\u00eb mbetej n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb mbrojtjes kolektive evropiane.<\/p>\n<p>Ky njoftim u b\u00eb pas takimit m\u00eb 5 n\u00ebntor n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb mes Trumpit dhe t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb presidentit rus, Vladimir Putin, Kirill Dmitriev. Trump tha se beson q\u00eb nj\u00eb \u201cmarr\u00ebveshje e madhe dhe e shk\u00eblqyer\u201d mund t\u00eb arrihet shpejt, duke sugjeruar se ajo mund t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb jo vet\u00ebm Ukrain\u00ebn, por \u201ct\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje e madhe dhe do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa Ukrain\u00ebn\u201d, u tha Trump gazetar\u00ebve, duke parashikuar se \u201ct\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur\u201d.<\/p>\n<p>Kushner tha se konsultimet do t\u00eb vazhdonin p\u00ebrmes formatit t\u00eb quajtur Shell Bay, ku p\u00ebrfshiheshin Ukraina, NATO-ja, Bashkimi Evropian dhe partner\u00ebt e tjer\u00eb evropian\u00eb, nd\u00ebrkaq Rusia po ashtu do t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb negociatat p\u00ebr paqe.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimet e siguris\u00eb<br \/>\nLidhja e propozuar mes garancive t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr Ukrain\u00ebn dhe nj\u00eb arkitekture m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb siguris\u00eb evropiane ka ngritur pik\u00ebpyetje n\u00eb mesin e ekspert\u00ebve p\u00ebr Rusin\u00eb lidhur me shtrirjen e k\u00ebsaj nisme dhe ndikimin e saj n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>Glen Howard, president i Fondacionit Saratoga, nj\u00ebher\u00ebsh strateg p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e Rusis\u00eb, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se njoftimi i Kushnerit mund t\u00eb synoj\u00eb q\u00eb ta siguroj\u00eb Ukrain\u00ebn dhe aleat\u00ebt evropian\u00eb se Uashingtoni nuk po i braktis\u00eb interesat e tyre, teksa ushtron presion ndaj Rusis\u00eb para negociatave.<\/p>\n<p>Por, Howard tha se referenca ndaj nj\u00eb arkitekture m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb siguris\u00eb evropiane \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht shqet\u00ebsuese.<\/p>\n<p>Ai iu referua deklaratave t\u00eb b\u00ebra jav\u00ebn e kaluar nga k\u00ebshilltari i Kremlinit p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb jashtme, Yury Ushakov, i cili b\u00ebri thirrje q\u00eb NATO-ja t\u00eb kthehej n\u00eb pozicionin q\u00eb kishte para vitit 1997, p\u00ebrpara se aleanca t\u00eb zgjerohej n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore dhe n\u00eb shtetet baltike.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb kur ka Rusia t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jap\u00eb mendim p\u00ebr t\u00eb ardhmen e NATO-s dhe p\u00ebr zhb\u00ebrjen e krahut lindor t\u00eb saj?\u201d, tha Howard, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje se \u00e7far\u00eb l\u00ebshimesh do t\u00eb ofronte Rusia n\u00eb k\u00ebmbim.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebroi se edhe vet\u00ebm vendosja e q\u00ebndrimit t\u00eb NATO-s n\u00eb tryez\u00ebn e negociatave do t\u00eb mund t\u00eb krijonte nj\u00eb precedent p\u00ebr Rusin\u00eb dhe administratat e ardhshme amerikane.<\/p>\n<p>Howard e krahasoi qasjen e mundshme me Marr\u00ebveshjen e Munihut t\u00eb vitit 1938, e cila i lejoi Gjermanis\u00eb Naziste t\u00eb aneksonte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb \u00c7ekosllovakis\u00eb, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb premtimit t\u00eb Adolf Hitlerit se nuk do t\u00eb kishte m\u00eb pretendime territoriale. Ai po ashtu p\u00ebrmendi shqet\u00ebsimet m\u00eb t\u00eb gjera lidhur me q\u00ebndrimin e administrat\u00ebs Trump ndaj Rusis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb komentet e zyrtarit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Pentagonit, Elbridge Colby, i cili u b\u00ebri thirrje shteteve baltike t\u00eb zbusin retorik\u00ebn kund\u00ebr Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai sugjeroi po ashtu se p\u00ebrgatitjet e Franc\u00ebs dhe Britanis\u00eb p\u00ebr dislokimin e mundsh\u00ebm t\u00eb forcave paqeruajt\u00ebse n\u00eb Ukrain\u00eb, si dhe diskutimet p\u00ebr ridrejtimin e gazit p\u00ebrmes Ukrain\u00ebs, mund t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb strategjie m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb negociatave.<\/p>\n<p>John Herbst, ish-ambasador i SHBA-s\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb dhe drejtor i lart\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Euroazin\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Atlantik, u shpreh pak optimist lidhur me bisedimet e ardhshme.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmendi deklarat\u00ebn e fundit t\u00eb ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm rus, Sergei Lavrov, se Rusia nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb asnj\u00eb kompromis, si dhe raportimet p\u00ebr em\u00ebrimin e Vladimir Medinskyt n\u00eb krye t\u00eb delegacionit rus n\u00eb Abu Dabi. Medinsky m\u00eb her\u00ebt ka udh\u00ebhequr ekipet negociuese ruse, por n\u00eb ato takime nuk \u00ebsht\u00eb arritur ndonj\u00eb p\u00ebrparim.<\/p>\n<p>Herbst tha se p\u00ebrfshirja evropiane mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb ruajtjen e mb\u00ebshtetjes p\u00ebr Ukrain\u00ebn dhe ta nxis\u00eb Uashingtonin t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Megjithat\u00eb, ai paralajm\u00ebroi se p\u00ebrpjekjet evropiane p\u00ebr t\u00eb ndikuar tek administrata amerikane kan\u00eb pasur ndikim t\u00eb kufizuar, krahasuar me aft\u00ebsin\u00eb e Kremlinit p\u00ebr t\u00eb ndikuar te Trumpi.<\/p>\n<p>Ai ngriti pyetjen pse Uashingtoni po p\u00ebrqendrohej te marr\u00ebveshjet e siguris\u00eb pas luft\u00ebs dhe te shtensionimi i situat\u00ebs, p\u00ebrpara se t\u00eb siguronte nj\u00eb zotim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb nga Rusia p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luftimeve.<\/p>\n<p>Herbst sugjeroi se refuzimi i Rusis\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb l\u00ebshime e ka shtyr\u00eb administrat\u00ebn e Trumpit q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb fusha t\u00eb tjera, n\u00eb vend se t\u00eb ushtroj\u00eb presion m\u00eb t\u00eb madh ndaj Kremilinit.<\/p>\n<p>Sipas tij, sfida \u00ebsht\u00eb te hartimi i garancive mjaftuesh\u00ebm t\u00eb forta p\u00ebr ta siguruar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, por jo q\u00eb ato t\u00eb jen\u00eb aq t\u00eb gjera sa Rusia t\u00eb mund ta refuzoj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb e pamundur\u201d, i tha Herbst Radios Evropa e Lir\u00eb, duke argumentuar se Rusia nuk d\u00ebshiron garanci serioze t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr Ukrain\u00ebn, teksa Kievi ka nevoj\u00eb p\u00ebr to n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mbijetoj\u00eb si shtet i pavarur.<\/p>\n<p>Sipas Herbstit, nj\u00eb p\u00ebrparim i mir\u00ebfillt\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb zotim i qart\u00eb i Rusis\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luftimeve, gj\u00eb q\u00eb ai e konsideron se ka pak gjasa q\u00eb t\u00eb arrihet. Ai tha se Putini ende synon q\u00eb ta marr\u00eb Ukrain\u00ebn n\u00ebn kontroll dhe d\u00ebshiron q\u00eb presidenti Trump ta bind\u00eb Kievin q\u00eb t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga pjes\u00ebt e Donbasit q\u00eb ende jan\u00eb n\u00ebn kontrollin e Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb pamund\u00ebsi q\u00eb ta pushtoj\u00eb territorin p\u00ebrmes fushat\u00ebs ushtarake, Putini mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb sulmoj\u00eb qytetet dhe infrastruktur\u00ebn civile t\u00eb Ukrain\u00ebs, me q\u00ebllim q\u00eb ta detyroj\u00eb Kievin t\u00eb dor\u00ebzohet, tha Herbst.<\/p>\n<p>Pritjet nga Abu Dabi<\/p>\n<p>Bisedimet trepal\u00ebshe mes SHBA-s\u00eb, Ukrain\u00ebs dhe Rusis\u00eb jan\u00eb caktuar q\u00eb t\u00eb mbahen m\u00eb 10 dhe 11 n\u00ebntor dhe, sipas Kushnerit, ato do t\u00eb jen\u00eb bisedimet e para t\u00eb paqes q\u00eb nga shkurti.<\/p>\n<p>Mark Temnycky, bashk\u00ebpun\u00ebtor i jasht\u00ebm n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Euroazin\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Atlantik, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se pret p\u00ebrparim gradual, por jo ndonj\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Sipas tij, pengesat kryesore mbeten mosmarr\u00ebveshjet territoriale dhe siguria e Ukrain\u00ebs pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00eb garancit\u00eb e siguris\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb besueshme, Uashingtoni dhe kryeqytetet evropiane duhet t\u00eb pajtohen se si do t\u00eb zbatohen ato dhe kush do t\u00eb financoj\u00eb rind\u00ebrtimin e Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Grupi i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, Komisioni Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Qeveria e Ukrain\u00ebs vler\u00ebsojn\u00eb se nevojat p\u00ebr rind\u00ebrtimin e vendit gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb ardhshme arrijn\u00eb n\u00eb rreth 588 miliard\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Temnycky paralajm\u00ebroi se Uashingtoni nuk mund thjesht t\u2019i ofroj\u00eb Ukrain\u00ebs an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE si pjes\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje. Vendimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje u takon t\u00eb 27 shteteve an\u00ebtare t\u00eb bllokut evropian.<\/p>\n<p>Dy diplomat\u00eb t\u00eb lart\u00eb evropian\u00eb n\u00eb Uashington i than\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb m\u00eb 5 n\u00ebntor se udh\u00ebheq\u00ebsit evropian\u00eb nuk besojn\u00eb se Rusia \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb b\u00ebj\u00eb l\u00ebshime lidhur me Ukrain\u00ebn apo sigurin\u00eb evropiane.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekje paralele diplomatike<\/p>\n<p>Aktiviteti i fundit diplomatik p\u00ebrkon me disa nisma t\u00eb tjera q\u00eb synojn\u00eb krijimin e nj\u00eb momentumi drejt arritjes s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje.<\/p>\n<p>M\u00eb 5 n\u00ebntor, zonja e par\u00eb e SHBA-s\u00eb, Melania Trump, priti n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues rus\u00eb dhe ukrainas p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb arm\u00ebpushim gjasht\u00ebditor, q\u00eb ajo e nd\u00ebrmjet\u00ebsoi n\u00eb qytetin ukrainas Oleshki \u2013 t\u00eb pushtuar nga Rusia \u2013 n\u00eb rajonin e Hersonit. Gjat\u00eb nd\u00ebrprerjes s\u00eb luftimeve, n\u00eb fund t\u00eb tetorit, nga ky qytet u evakuuan af\u00ebr 800 persona.<\/p>\n<p>\u201cNe zgjodh\u00ebm humanitetin n\u00eb vend t\u00eb luft\u00ebs\u201d, tha Melania Trump, duke u b\u00ebr\u00eb thirrje pal\u00ebve q\u00eb ta shfryt\u00ebzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb nism\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur pika t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, nisur nga shqet\u00ebsimi p\u00ebr civil\u00ebt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Zelensky ka shkuar n\u00eb Spanj\u00eb p\u00ebr bisedime lidhur me forcimin e mbrojtjes ajrore t\u00eb Ukrain\u00ebs dhe ai do t\u00eb zhvilloj\u00eb takime n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Samitit Ibero-Amerikan. Ai tha se para negociatave n\u00eb Abu Dabi \u00ebsht\u00eb planifikuar q\u00eb t\u00eb ket\u00eb kontakte t\u00eb tjera me zyrtar\u00eb amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPo koordinohemi me partner\u00ebt tan\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur rezultate konkrete n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb dhe p\u00ebr hapat e ardhsh\u00ebm drejt paqes\u201d, shkroi Zelensky n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>Takimi i Trumpit me Dmitrievin po ashtu t\u00ebrhoqi v\u00ebmendje, pasi i d\u00ebrguari rus vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn sanksione t\u00eb Departamentit amerikan t\u00eb Thesarit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zyrtar amerikan i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se ky nuk \u00ebsht\u00eb takimi i par\u00eb mes dy zyrtar\u00ebve i zhvilluar n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb dhe hodhi posht\u00eb pretendimet se sanksionet e kan\u00eb penguar Dmitrievin t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb drejt SHBA-s\u00eb. Ai tha se jan\u00eb l\u00ebshuar leje t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar vizit\u00ebn. Deri m\u00eb tani, nuk \u00ebsht\u00eb njoftuar p\u00ebr asnj\u00eb vendim zyrtar p\u00ebr heqjen e tij nga lista e sanksioneve amerikane.\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb ka paraqitur nj\u00eb plan-korniz\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb evropiane, s\u00eb bashku me garancit\u00eb e&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":62891,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":["post-62888","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/62888","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=62888"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/62888\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62892,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/62888\/revisions\/62892"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/62891"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=62888"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=62888"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=62888"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}