{"id":62910,"date":"2026-11-06T12:24:12","date_gmt":"2026-11-06T11:24:12","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=62910"},"modified":"2026-11-06T12:24:12","modified_gmt":"2026-11-06T11:24:12","slug":"ikd-kerkon-pergjegjesi-penale-per-moszbatimin-e-aktgjykimeve-te-kushteteses-opozita-ben-thirrje-per-respektimin-e-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=62910","title":{"rendered":"IKD k\u00ebrkon p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale p\u00ebr moszbatimin e aktgjykimeve t\u00eb Kushteteses, opozita b\u00ebn thirrje p\u00ebr respektimin e tyre"},"content":{"rendered":"<p>Moszbatimi i vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe mungesa e mekanizmave efektiv\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar zbatimin e tyre u diskutuan n\u00eb tryez\u00ebn e organizuar nga Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD), ku p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb partive politike dhe shoq\u00ebris\u00eb civile ngrit\u00ebn shqet\u00ebsime p\u00ebr cenimin e autoritetit t\u00eb Gjykat\u00ebs dhe pasojat q\u00eb kjo praktik\u00eb ka p\u00ebr funksionimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Gjat\u00eb diskutimit u theksua se vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese nuk mund t\u00eb mbeten vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr, por duhet t\u00eb zbatohen nga t\u00eb gjitha institucionet, nd\u00ebrsa u k\u00ebrkua edhe plot\u00ebsimi i Kodit Penal p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar shprehimisht p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale n\u00eb rastet e moszbatimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Hulumtuesi i lart\u00eb n\u00eb IKD, Naim Jakaj, tha se moszbatimi i vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb problem q\u00eb shkon p\u00ebrtej rasteve individuale, duke cenuar autoritetin e k\u00ebtij institucioni dhe t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin KO79\/23, p\u00ebr Ligjin p\u00ebr Pagat, Kuvendi nuk e p\u00ebrmbushi brenda afatit detyrimin p\u00ebr t\u00eb ndryshuar dispozit\u00ebn p\u00ebr shtes\u00ebn e p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs. Nd\u00ebrsa, n\u00eb rastin KO124\/25, p\u00ebr konstituimin e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese konstatoi n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2025 se deputet\u00ebt nuk e kishin zbatuar aktgjykimin e saj t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm. Pra, nga k\u00ebto raste shohim se problemi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i gjer\u00eb. Moszbatimi i vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nuk cenon vet\u00ebm autoritetin e saj, por prek drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve dhe dob\u00ebson besimin e tyre n\u00eb institucionet e shtetit. \u00c7far\u00eb vlere ka nj\u00eb vendim n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb qytetari, n\u00ebse ai duhet t\u00eb pres\u00eb edhe dhjet\u00eb vjet p\u00ebr ta realizuar t\u00eb drejt\u00ebn e tij? Dhe \u00e7far\u00eb kuptimi ka q\u00eb Kushtetuta i b\u00ebn vendimet t\u00eb detyrueshme, n\u00ebse institucionet nuk i zbatojn\u00eb ato? K\u00ebto jan\u00eb pyetje q\u00eb dalin nga rastet e trajtuara n\u00eb analiz\u00ebn ton\u00eb. Nj\u00eb tjet\u00ebr problem q\u00eb kemi evidentuar lidhet me Kodin Penal. Aktualisht, neni 394 e parasheh p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale p\u00ebr mosekzekutimin e vendimeve gjyq\u00ebsore. Mir\u00ebpo, n\u00eb k\u00ebt\u00eb nen nuk p\u00ebrmenden shprehimisht vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Kjo krijon paqart\u00ebsi, sepse Gjykata Kushtetuese nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e sistemit t\u00eb gjykatave t\u00eb rregullta. Ne kemi par\u00eb edhe se si e kan\u00eb rregulluar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje shtetet e tjera\u201d, tha Jakaj.<\/p>\n<p>Ai b\u00ebri t\u00eb ditur se nisma legjislative \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur nga mbi 12 mij\u00eb qytetar\u00eb dhe tashm\u00eb i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, duke k\u00ebrkuar q\u00eb deputet\u00ebt ta trajtojn\u00eb me seriozitet.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb 23 korrik t\u00eb k\u00ebtij viti kemi filluar mbledhjen e n\u00ebnshkrimeve, proces t\u00eb cilin e kemi p\u00ebrmbyllur m\u00eb 23 tetor. P\u00ebr tre muaj kemi qen\u00eb n\u00eb shum\u00eb komuna t\u00eb Kosov\u00ebs. Kemi takuar qytetar\u00eb n\u00eb sheshe, kemi biseduar me p\u00ebrfaq\u00ebsues lokal\u00eb dhe kemi organizuar diskutime me student\u00eb. P\u00ebr ne, ky nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm proces i mbledhjes s\u00eb n\u00ebnshkrimeve, por edhe mund\u00ebsi q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb njihen me problemet dhe t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e propozimit t\u00eb zgjidhjeve. N\u00eb fund, 12.120 qytetar\u00eb e kan\u00eb mb\u00ebshtetur Nism\u00ebn ton\u00eb. M\u00eb 26 tetor, k\u00ebt\u00eb nism\u00eb e kemi dor\u00ebzuar n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Nisma p\u00ebrmban dy propozime: p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale p\u00ebr moszbatimin e vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale p\u00ebr p\u00ebrdorimin e paras\u00eb publike p\u00ebr p\u00ebrfitim elektoral. Analiz\u00ebn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e dyt\u00eb do ta prezantojm\u00eb m\u00eb 18 n\u00ebntor. Tani, pasi qytetar\u00ebt e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebn e tyre, radh\u00ebn e ka Kuvendi q\u00eb ta shqyrtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb nism\u00eb. Presim q\u00eb edhe deputet\u00ebt ta trajtojn\u00eb me seriozitet k\u00ebt\u00eb propozim dhe vullnetin e shprehur nga mbi 12 mij\u00eb qytetar\u00eb. N\u00eb fund, q\u00ebllimi yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb kemi sa m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb d\u00ebnuar, por t\u00eb kemi sa m\u00eb pak vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb mbeten pa u zbatuar. Sepse vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese duhet t\u00eb zbatohen nga t\u00eb gjith\u00eb, pa p\u00ebrjashtim\u201d, theksoi Jakaj.<\/p>\n<p>Ushtruesja e detyr\u00ebs s\u00eb kryetares s\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK), Vlora \u00c7itaku, tha se obligimi p\u00ebr zbatimin e vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrcaktuar qart\u00eb me Kushtetut\u00eb dhe se institucionet duhet ta respektojn\u00eb at\u00eb, pavar\u00ebsisht dallimeve politike.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrgjigjja juridike n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb. Neni 116 i Kushtetut\u00ebs p\u00ebrcakton se vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese jan\u00eb t\u00eb detyrueshme p\u00ebr gjyq\u00ebsorin dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb personat dhe institucionet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Ne mund t\u00eb debatojm\u00eb normalisht publikisht p\u00ebr arsyetimin e nj\u00eb vendimi, mund t\u00eb kemi mendime t\u00eb ndryshme politike p\u00ebr pasojat e nj\u00eb vendimi, mir\u00ebpo detyrimin p\u00ebr ta zbatuar e kemi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Nga ai moment kur pyetja p\u00ebr zyrtarin publik \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb dhe kur duhet ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb veprim, si Partia Demokratike e Kosov\u00ebs e kemi p\u00ebrdorur t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb na jep Kushtetuta p\u00ebr t\u00eb kontestuar disa ligje n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. N\u00eb shum\u00eb prej rasteve, gjykata ka konstatuar shkelje kushtetuese dhe ka shpallur t\u00eb pavlefshme ligjet q\u00eb ka miratuar shumica. K\u00ebto i konsideroj fitore politike jo vet\u00ebm p\u00ebr PDK-n\u00eb, por p\u00ebr institucionet e Republik\u00ebs\u201d, deklaroi \u00c7itaku.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se respektimi i vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese duhet t\u00eb jet\u00eb standard i nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha partit\u00eb politike, p\u00ebrfshir\u00eb edhe PDK-n\u00eb, duke p\u00ebrmendur rastet kur jan\u00eb kontestuar ligje t\u00eb miratuara nga shumica parlamentare.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, ne duhet t\u00eb shkojm\u00eb p\u00ebrtej saj. Ka pasur shum\u00eb raste, dhe nuk dua t\u2019ju ngarkoj p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrmendur nj\u00eb nga nj\u00eb, nga ligji p\u00ebr konfiskimin e zyrtar\u00ebve e deri te ligji p\u00ebr Komisionin e Pavarur t\u00eb Mediave, n\u00eb t\u00eb cilat gjykata ka identifikuar shkelje n\u00eb disa dispozita, p\u00ebrfshir\u00eb edhe at\u00eb p\u00ebr zgjedhjen apo shkarkimin e an\u00ebtar\u00ebve. Debati politik aty kishte t\u00eb b\u00ebnte me pavar\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb institucioni q\u00eb mbik\u00ebqyr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs mediatike. M\u00ebnyra se si em\u00ebrohen an\u00ebtar\u00ebt e tij dhe kushtet n\u00eb t\u00eb cilat ata mund t\u00eb shkarkohen, p\u00ebrcaktojn\u00eb se sa t\u00eb lir\u00eb jan\u00eb ata n\u00eb procesin e vendimmarrjes, dhe ne me ligj duhet t\u2019ua mund\u00ebsojm\u00eb q\u00eb vendimet e tyre t\u00eb mos kufizohen nga vullneti i shumic\u00ebs. E kemi par\u00eb shpeshher\u00eb pesh\u00ebn e kontrollit kushtetues edhe gjat\u00eb proceseve t\u00eb shumta t\u00eb konstituimit t\u00eb Kuvendit nga viti 2025 e tutje. Mir\u00ebpo, t\u00eb nj\u00ebjtin standard e pranoj edhe p\u00ebr partin\u00eb time: kur nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs Kushtetuese nuk i p\u00ebrshtatet q\u00ebndrimit politik t\u00eb PDK-s\u00eb, PDK-ja megjithat\u00eb e ka p\u00ebr detyr\u00eb ta respektoj\u00eb\u201d, u shpreh \u00c7itaku.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, deputeti i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK), Armend Zemaj, tha se respektimi i Kushtetut\u00ebs dhe vendimeve q\u00eb burojn\u00eb prej saj duhet t\u00eb jet\u00eb parim themelor i funksionimit t\u00eb shtetit demokratik.<\/p>\n<p>Ai rikujtoi se nd\u00ebrtimi institucional i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb akte kushtetuese dhe politike, t\u00eb cilat kan\u00eb sh\u00ebrbyer si baz\u00eb p\u00ebr organizimin dhe funksionimin e shtetit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00eb aspektin ideologjik, por edhe si p\u00ebrcaktim politik, gjithmon\u00eb ka qen\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb ket\u00eb respektim t\u00eb akteve q\u00eb burojn\u00eb nga Kuvendi, nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e popullit, duke filluar nga ajo e hershmja q\u00eb \u00ebsht\u00eb historia, Deklarata e Korrikut t\u00eb vitit 1990 dhe Kushtetuta e 7 shtatorit, t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb bazat themelore t\u00eb krijimit t\u00eb shtetit t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs. Tash, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kemi kaluar koh\u00ebt e fundit, ka pasur tendenca q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb kemi, ndoshta \u00ebsht\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb quhet, po nj\u00eb far\u00eb lloj zhvleft\u00ebsimi t\u00eb heshtur t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, akteve q\u00eb burojn\u00eb nga ajo, por mbi t\u00eb gjitha edhe t\u00eb vendimeve t\u00eb saj, m\u00eb shum\u00eb duke i parafrazuar me veprime dhe vendime politike n\u00eb krijimin e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe n\u00eb vendime t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb prekur interesa t\u00eb ndryshme n\u00eb Republik\u00ebn ton\u00eb\u201d, tha Zemaj.<\/p>\n<p>Sipas tij, vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese nuk mund t\u00eb trajtohen si rekomandime politike, nd\u00ebrsa problematike mbetet edhe mungesa e dispozitave t\u00eb qarta n\u00eb Kodin Penal p\u00ebr trajtimin e moszbatimit t\u00eb k\u00ebtyre vendimeve.<\/p>\n<p>\u201cTash, n\u00eb nj\u00eb shtet demokratik, vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese nuk duhet t\u00eb shihen si rekomandime politike, por jan\u00eb vendime juridikisht t\u00eb detyrueshme, edhe ato duhet t\u00eb mbesin si p\u00ebr organet publike, ashtu edhe p\u00ebr organet shtet\u00ebrore. Se si i fuqizojm\u00eb tash n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb diskutim t\u00eb cilin po e b\u00ebjm\u00eb? Edhe Gjykata Kushtetuese e ka rolin e saj q\u00eb p\u00ebr moszbatim i referohet Prokuroris\u00eb s\u00eb Shtetit, por ne kemi problem me Kodin Penal t\u00eb Kosov\u00ebs. Sepse aty flet Naim Jakaj sakt\u00eb p\u00ebr moszbatimin e vendimeve t\u00eb gjykat\u00ebs, por pjesa tjet\u00ebr q\u00eb nd\u00ebrlidhet me moszbatimin e vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, asnj\u00ebher\u00eb nuk ka arritur q\u00eb t\u2019i gjykoj\u00eb ose t\u2019i interpretoj\u00eb ose t\u2019i procedoj\u00eb tutje Prokuroria e Shtetit\u201d, theksoi Zemaj.<\/p>\n<p>Deputeti i Aleanc\u00ebs, Burim Ramadani, vler\u00ebsoi se moszbatimi i vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb shqet\u00ebsuese, e cila po ndikon edhe n\u00eb respektimin e t\u00eb drejtave civile dhe qytetare n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ai tha se problemi nuk kufizohet vet\u00ebm n\u00eb moszbatimin e aktgjykimeve kushtetuese, por shfaqet edhe n\u00eb raste t\u00eb tjera t\u00eb shkeljes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb e shohim \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se kjo moszbatueshm\u00ebri \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb normalitet edhe n\u00eb nivele t\u00eb tilla sikurse e trajton iniciativa juaj, por edhe n\u00eb nivele t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe me t\u00eb drejtat civile, edhe t\u00eb drejtat qytetare t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Tu shku deri te konfiskimi i patent\u00eb shofer\u00ebve q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb prej shkeljeve serioze t\u00eb t\u00eb drejtave elementare t\u00eb njeriut, pa vendim gjykate, e deri te kulmi, pra n\u00ebse themi kulmi i shtetit n\u00eb kuptimin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb, pra moszbatimi i q\u00ebllimsh\u00ebm i aktgjykimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila, pajtomi, sepse \u00ebsht\u00eb e evidentuar statistikisht dhe n\u00eb raste, nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb ka filluar sot, nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb ka filluar dje, por tashm\u00eb ka arritur n\u00eb nj\u00eb nivel kur interpretimi edhe diskutimi, vler\u00ebsimi politik mbi aktgjykimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sesa vet\u00eb aktgjykimi. Pra duket q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim interpretimi mbi ose diskutimi politik mbi ato \u00e7ka ka th\u00ebn\u00eb Gjykata Kushtetuese ka m\u00eb shum\u00eb vler\u00eb sesa aktgjykimi\u201d, deklaroi Ramadani.<\/p>\n<p>Ramadani e cil\u00ebsoi nism\u00ebn e IKD-s\u00eb si kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile p\u00ebr mbrojtjen e parimeve demokratike, duke kritikuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht munges\u00ebn e q\u00ebndrimit publik t\u00eb Qeveris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>\u201cDhe si i till\u00eb normal q\u00eb duhet me u kthyer n\u00eb nj\u00eb gjetje, e q\u00eb ju e keni nisur, edhe kjo \u00ebsht\u00eb kontribut i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm i juaji, i shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, p\u00ebr kontributin n\u00eb demokratizimin edhe ruajtjen e parimeve demokratike q\u00eb na i kemi t\u00eb njohura n\u00eb Kushtetut\u00ebn ton\u00eb, edhe vlerat q\u00eb i p\u00ebrfaq\u00ebson Kushtetuta jon\u00eb. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se l\u00ebndimi i demokracis\u00eb \u00ebsht\u00eb serioz, me doza t\u00eb dukshme alarmante n\u00eb fusha t\u00eb caktuara, edhe kjo lidhet absolutisht me nj\u00eb lloj lufte politike ndaj institucioneve, pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb institucioneve kushtetuese, edhe nuk e kalon asnj\u00ebher\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, si ai gardiani i interpretimit t\u00eb ligj\u00ebruar t\u00eb vendimeve n\u00eb raport me aspektin e Kushtetut\u00ebs. Shihni, kjo mungesa e q\u00ebndrimeve politike, publike t\u00eb Qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb sinjal negativ, p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb sinjal negativ, sepse n\u00eb nism\u00ebn tuaj, e cila \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb num\u00ebr serioz t\u00eb qytetar\u00ebve dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb debat publik n\u00eb vazhdim\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb keq\u00ebsisht jo serioze n\u00ebse nuk ka q\u00ebndrim publik politik t\u00eb Qeveris\u00eb. Dhe mungesa e nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb till\u00eb mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrim n\u00eb vete\u201d, tha Ramadani.\/EO\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Moszbatimi i vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe mungesa e mekanizmave efektiv\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar zbatimin&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":62913,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-62910","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/62910","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=62910"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/62910\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62914,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/62910\/revisions\/62914"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/62913"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=62910"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=62910"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=62910"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}