{"id":63414,"date":"2026-11-09T10:18:43","date_gmt":"2026-11-09T09:18:43","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=63414"},"modified":"2026-11-09T10:18:43","modified_gmt":"2026-11-09T09:18:43","slug":"ballkani-ka-nevoje-per-projekte-te-perbashketa-jo-per-integrime-politike-pa-baze-ekonomike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=63414","title":{"rendered":"BALLKANI KA NEVOJ\u00cb P\u00cbR PROJEKTE T\u00cb P\u00cbRBASHK\u00cbTA, JO P\u00cbR INTEGRIME POLITIKE PA BAZ\u00cb EKONOMIKE"},"content":{"rendered":"<p>Nga iniciativat rajonale me ndikim t\u00eb kufizuar drejt projekteve strategjike me interes t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb evropian<\/p>\n<p>Isuf B.Bajrami<\/p>\n<p>Vlor\u00eb\u2013Otranto: Nj\u00eb korridor i ri rrugor dhe hekurudhor q\u00eb lidh Ballkanin me Italin\u00eb dhe Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>HYRJE<\/p>\n<p>BALLKANI NUK MUND T\u00cb INTEGROHET P\u00cbRMES VAR\u00cbSIVE T\u00cb REJA POLITIKE<\/p>\n<p>Ballkani Per\u00ebndimor ka nevoj\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim rajonal m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb. Por pyetja themelore nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse shtetet duhet t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb, por mbi \u00e7far\u00eb parimesh duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet ky bashk\u00ebpunim, kush p\u00ebrfiton prej tij dhe \u00e7far\u00eb ndryshon konkretisht n\u00eb jet\u00ebn ekonomike t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tri dekada, rajoni \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me iniciativa t\u00eb shumta politike, deklarata t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi dhe premtime p\u00ebr integrim ekonomik. Megjithat\u00eb, hendeku nd\u00ebrmjet deklaratave politike dhe zhvillimit real ekonomik vazhdon t\u00eb jet\u00eb i madh.<\/p>\n<p>Nisma t\u00eb tilla si Mini-Schengeni Ballkanik dhe m\u00eb pas Open Balkan u paraqit\u00ebn si mekanizma p\u00ebr afrimin e vendeve t\u00eb rajonit, leht\u00ebsimin e qarkullimit t\u00eb njer\u00ebzve, mallrave, kapitalit dhe sh\u00ebrbimeve. N\u00eb parim, k\u00ebto objektiva jan\u00eb t\u00eb arsyeshme dhe t\u00eb nevojshme. Askush nuk mund t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb leht\u00ebsimin e tregtis\u00eb apo heqjen e pengesave administrative nd\u00ebrmjet vendeve fqinje.<\/p>\n<p>Por problemi fillon pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb kur nj\u00eb iniciativ\u00eb q\u00eb prezantohet si projekt ekonomik rajonal merr p\u00ebrmasa dhe ambicie politike pa krijuar paraprakisht kushtet e barazis\u00eb, besimit dhe pjes\u00ebmarrjes s\u00eb t\u00eb gjitha shteteve.<\/p>\n<p>Ballkani nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb model t\u00eb ri integrimi q\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb barabart\u00eb, rrezikon t\u00eb riprodhoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e vjetra t\u00eb ndikimit dhe t\u00eb var\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Rajoni nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb vet\u00ebm emrat e iniciativave, duke ruajtur t\u00eb nj\u00ebjtat probleme strukturore. Ai ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb filozofi t\u00eb re bashk\u00ebpunimi, ku fuqia politike, madh\u00ebsia ekonomike apo pozita gjeografike e nj\u00eb shteti t\u00eb mos p\u00ebrcaktojn\u00eb rolin dhe ndikimin e tij mbi shtetet e tjera.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu duhet t\u00eb zhvillohet debati mbi Mini-Schengenin dhe Open Balkanin.<\/p>\n<p>1. MINI-SCHENGEN DHE OPEN BALKAN: KUR INTEGRIMI EKONOMIK RREZIKON T\u00cb KTHEHET N\u00cb PROJEKT POLITIK<\/p>\n<p>Nisma e Mini-Schengenit, e prezantuar n\u00eb vitin 2019 nga Shqip\u00ebria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, m\u00eb von\u00eb e njohur si Open Balkan, u promovua si nj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr krijimin e nj\u00eb hap\u00ebsire m\u00eb t\u00eb integruar ekonomike n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, ideja dukej t\u00ebrheq\u00ebse: l\u00ebvizje m\u00eb e lir\u00eb e qytetar\u00ebve, tregti m\u00eb e leht\u00eb, njohje dokumentesh, bashk\u00ebpunim doganor dhe ulje t\u00eb barrierave administrative.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nj\u00eb projekt q\u00eb pretendon t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb integrimin rajonal duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb kusht themelor: t\u00eb jet\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe t\u00eb garantoj\u00eb barazi reale nd\u00ebrmjet pjes\u00ebmarr\u00ebsve.<\/p>\n<p>Open Balkan nuk arriti ta p\u00ebrmbushte k\u00ebt\u00eb kusht.<\/p>\n<p>Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk iu bashkuan k\u00ebsaj iniciative. Kjo nuk ishte nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje thjesht formale, por nj\u00eb dob\u00ebsi themelore politike dhe institucionale e projektit.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb flitet p\u00ebr integrim t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor kur nj\u00eb iniciativ\u00eb rajonale nd\u00ebrtohet pa pjes\u00ebmarrjen e disa prej shteteve t\u00eb k\u00ebtij rajoni?<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb pretendohet krijimi i nj\u00eb hap\u00ebsire t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ekonomike kur mungon nj\u00eb konsensus i gjer\u00eb politik dhe institucional?<\/p>\n<p>Dhe, mbi t\u00eb gjitha, a mund t\u00eb jet\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm nj\u00eb integrim rajonal kur shtetet nuk kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel besimi dhe nuk ndihen nj\u00ebsoj t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb procesin e vendimmarrjes?<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb pyetje q\u00eb nuk mund t\u00eb shmangen me argumentin se b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr bashk\u00ebpunim ekonomik.<\/p>\n<p>Problemi nuk q\u00ebndron te ideja e bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb, Serbis\u00eb apo Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Problemi q\u00ebndron te m\u00ebnyra se si nd\u00ebrtohet dhe drejtohet nj\u00eb iniciativ\u00eb q\u00eb pretendon t\u00eb ket\u00eb karakter rajonal.<\/p>\n<p>N\u00eb ve\u00e7anti, roli politik dhe ekonomik q\u00eb synon t\u00eb marr\u00eb Serbia n\u00eb rajon, si dhe perceptimi p\u00ebr ambicie dominuese t\u00eb Beogradit, krijojn\u00eb arsye t\u00eb ligjshme p\u00ebr debat dhe rezerv\u00eb.<\/p>\n<p>Serbia \u00ebsht\u00eb ekonomia m\u00eb e madhe nd\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe ka pesh\u00eb t\u00eb konsiderueshme politike, industriale dhe tregtare. Por kjo pozit\u00eb nuk duhet t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb privilegj p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar drejtimin e integrimit rajonal.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb shtet nuk mund t\u00eb marr\u00eb rolin e qendr\u00ebs politike t\u00eb Ballkanit, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb trajtohen kryesisht si hap\u00ebsira ekonomike q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrshtaten me interesat e tij.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi rajonal nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet mbi hierarki politike, por mbi barazin\u00eb sovrane t\u00eb shteteve.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb karakterizuara nga mosmarr\u00ebveshje t\u00eb thella politike dhe nga nj\u00eb proces normalizimi q\u00eb nuk ka p\u00ebrfunduar. N\u00eb k\u00ebto rrethana, \u00e7do projekt rajonal duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb respektimin e subjektivitetit shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb barabarta nd\u00ebrmjet pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb k\u00ebrkohet integrim ekonomik duke anashkaluar problemet themelore politike q\u00eb pengojn\u00eb besimin.<\/p>\n<p>Integrimi nuk mund t\u00eb jet\u00eb z\u00ebvend\u00ebsim p\u00ebr barazin\u00eb politike, as mbules\u00eb p\u00ebr ndikimin dominues t\u00eb nj\u00eb shteti ndaj t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem: integrimi nuk matet vet\u00ebm me l\u00ebvizjen e mallrave<\/p>\n<p>Leht\u00ebsimi i qarkullimit \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por nuk \u00ebsht\u00eb vetvetiu zhvillim ekonomik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ekonomi nuk b\u00ebhet m\u00eb konkurruese vet\u00ebm sepse kamion\u00ebt kalojn\u00eb m\u00eb shpejt kufijt\u00eb. Ajo b\u00ebhet m\u00eb konkurruese kur ka hekurudha moderne, porte funksionale, autostrada, qendra logjistike, energji t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb vend vazhdon t\u00eb ket\u00eb infrastruktur\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, munges\u00eb investimesh dhe var\u00ebsi nga korridoret e vendeve t\u00eb tjera, leht\u00ebsimi administrativ nuk e ndryshon rr\u00ebnj\u00ebsisht pozit\u00ebn e tij ekonomike.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Open Balkan nuk duhet t\u00eb trajtohet si destinacioni p\u00ebrfundimtar i integrimit rajonal.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi ekonomik duhet t\u00eb shkoj\u00eb shum\u00eb m\u00eb larg se marr\u00ebveshjet p\u00ebr kalimin e kufijve. Ai duhet t\u00eb krijoj\u00eb asete t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, infrastruktur\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe mund\u00ebsi t\u00eb reja zhvillimi p\u00ebr t\u00eb gjitha shtetet.<\/p>\n<p>2. BALLKANI KA NEVOJ\u00cb P\u00cbR NJ\u00cb MODEL TJET\u00cbR BASHK\u00cbPUNIMI<\/p>\n<p>Alternativa ndaj nj\u00eb integrimi t\u00eb kufizuar politik nuk \u00ebsht\u00eb izolimi komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb ambicioz, m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe m\u00eb i orientuar drejt zhvillimit ekonomik.<\/p>\n<p>Ballkani Per\u00ebndimor duhet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb model ku secili shtet merr pjes\u00eb si partner i barabart\u00eb, pa marr\u00eb parasysh madh\u00ebsin\u00eb e territorit, numrin e banor\u00ebve apo fuqin\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>Ky model duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb disa parime themelore:<\/p>\n<p>Barazi t\u00eb plot\u00eb nd\u00ebrmjet shteteve n\u00eb vendimmarrje.<br \/>\nRespektim t\u00eb sovranitetit dhe subjektivitetit shtet\u00ebror.<br \/>\nTransparenc\u00eb n\u00eb investime dhe n\u00eb ndarjen e p\u00ebrfitimeve.<br \/>\nProjekte konkrete infrastrukturore dhe ekonomike.<br \/>\nHapje ndaj bashk\u00ebpunimit me Bashkimin Evropian dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<br \/>\nMund\u00ebsi pjes\u00ebmarrjeje p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet e rajonit, pa p\u00ebrjashtime politike.<br \/>\nN\u00eb vend t\u00eb krijimit t\u00eb mekanizmave t\u00eb rinj q\u00eb mund t\u00eb prodhojn\u00eb konkurrenc\u00eb p\u00ebr ndikim politik, duhet t\u00eb forcohen mekanizmat ekzistues evropian\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht Procesi i Berlinit.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 2014, Procesi i Berlinit ka krijuar nj\u00eb korniz\u00eb bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrmjet gjasht\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor dhe partner\u00ebve evropian\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka nj\u00eb avantazh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm: p\u00ebrfshin t\u00eb gjitha shtetet e rajonit dhe mb\u00ebshtetet n\u00eb perspektiv\u00ebn evropiane t\u00eb integrimit.<\/p>\n<p>Por edhe Procesi i Berlinit duhet t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb m\u00eb konkrete.<\/p>\n<p>Nuk mjafton t\u00eb flitet p\u00ebr tregun e p\u00ebrbashk\u00ebt rajonal, l\u00ebvizjen e lir\u00eb dhe bashk\u00ebpunimin ekonomik. Duhet t\u00eb nd\u00ebrtohen projekte q\u00eb krijojn\u00eb lidhje t\u00eb reja fizike, hapin tregje dhe ndryshojn\u00eb pozit\u00ebn ekonomike t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Ballkani duhet t\u00eb kaloj\u00eb nga integrimi i deklaratave n\u00eb integrimin e infrastruktur\u00ebs, ekonomis\u00eb dhe interesave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n<p>3. VLOR\u00cb\u2013OTRANTO: NJ\u00cb LIDHJE E RE STRATEGJIKE ND\u00cbRMJET BALLKANIT DHE ITALIS\u00cb<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga projektet q\u00eb mund t&#8217;i jap\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb re k\u00ebtij vizioni \u00ebsht\u00eb ideja e nj\u00eb lidhjeje t\u00eb p\u00ebrhershme infrastrukturore n\u00ebnujore nd\u00ebrmjet Vlor\u00ebs dhe Otrantos.<\/p>\n<p>Kjo lidhje do t\u00eb krijonte nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb re p\u00ebr nd\u00ebrlidhjen e Ballkanit Per\u00ebndimor me Italin\u00eb dhe, p\u00ebrmes saj, me rrjetin ekonomik dhe transportues t\u00eb Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Ideja nuk duhet par\u00eb thjesht si nd\u00ebrtim i nj\u00eb tuneli n\u00ebn Adriatik, por si krijim i nj\u00eb korridori t\u00eb ri strategjik rrugor dhe hekurudhor.<\/p>\n<p>Nj\u00eb projekt i till\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfshinte:<\/p>\n<p>Lidhje n\u00ebntok\u00ebsore p\u00ebr transportin rrugor.<br \/>\nTunel t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb hekurudhor.<br \/>\nTransport modern t\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve dhe mallrave.<br \/>\nIntegrim me portet, terminalet logjistike dhe qendrat industriale.<br \/>\nLidhje me rrjetet komb\u00ebtare dhe evropiane t\u00eb transportit.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Adriatiku nuk do t\u00eb ishte vet\u00ebm nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb detare nd\u00ebrmjet dy brigjeve, por nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e re lidh\u00ebse nd\u00ebrmjet Evrop\u00ebs Juglindore dhe Italis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, kjo do t\u00eb krijonte mund\u00ebsi t\u00eb reja p\u00ebr zhvillimin e infrastruktur\u00ebs dhe pozit\u00ebs s\u00eb saj si nyje transporti nd\u00ebrmjet Ballkanit dhe Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr Italin\u00eb, do t\u00eb krijonte nj\u00eb lidhje t\u00eb re me tregjet e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe Evrop\u00ebs Juglindore.<\/p>\n<p>P\u00ebr Kosov\u00ebn, do t\u00eb hapte nj\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb re p\u00ebr qasje n\u00eb tregjet italiane dhe evropiane p\u00ebrmes Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Por r\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebtij projekti nuk p\u00ebrfundon te k\u00ebto tri shtete.<\/p>\n<p>Ai duhet t\u00eb konceptohet si pjes\u00eb e nj\u00eb rrjeti m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb ekonomik rajonal, ku t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb.<\/p>\n<p>4. KORRIDORI VIII: BOSHTI Q\u00cb E LIDH ADRIATIKUN ME DETIN E ZI<\/p>\n<p>Nj\u00eb projekt i till\u00eb merr r\u00ebnd\u00ebsi edhe m\u00eb t\u00eb madhe kur vendoset n\u00eb raport me Korridorin VIII.<\/p>\n<p>Korridori VIII p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga boshtet strategjike t\u00eb transportit lindje\u2013per\u00ebndim, q\u00eb lidh hap\u00ebsir\u00ebn e Adriatikut me Bullgarin\u00eb dhe Detin e Zi, p\u00ebrmes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>R\u00ebnd\u00ebsia e tij \u00ebsht\u00eb riafirmuar edhe n\u00eb deklarat\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Italis\u00eb, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Bullgaris\u00eb dhe Rumanis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb 18 shkurt 2026.<\/p>\n<p>Ky zhvillim d\u00ebshmon se bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrmjet shteteve mund t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb interesa konkrete infrastrukturore, pa qen\u00eb e nevojshme t\u00eb krijohen struktura t\u00eb reja politike me ambicie rajonale.<\/p>\n<p>Korridori VIII dhe lidhja Vlor\u00eb\u2013Otranto mund t\u00eb funksionojn\u00eb si dy pjes\u00eb plot\u00ebsuese t\u00eb nj\u00eb vizioni t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri forcon lidhjen e Ballkanit me Italin\u00eb dhe Adriatikun, nd\u00ebrsa tjetri e shtrin k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrlidhje drejt Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Bullgaris\u00eb dhe Detit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Kosova mund t\u00eb integrohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrjet p\u00ebrmes lidhjeve infrastrukturore me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga zhvillimi i lidhjeve t\u00eb Adriatikut dhe integrimi n\u00eb rrjetet rajonale.<\/p>\n<p>Shtetet e tjera t\u00eb rajonit mund t\u00eb forcojn\u00eb lidhjet e tyre me korridoret evropiane dhe vendet fqinje.<\/p>\n<p>Rumania dhe Bullgaria mund t\u00eb forcojn\u00eb lidhjet e tyre me Adriatikun dhe Italin\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht logjika q\u00eb duhet t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb integrimin rajonal: jo krijimi i nj\u00eb qendre politike dhe i nj\u00eb rrethi shtetesh rreth saj, por nd\u00ebrtimi i nj\u00eb rrjeti ku secili vend ka mund\u00ebsi t\u00eb lidh\u00eb ekonomin\u00eb e vet me ekonomit\u00eb e tjera.<\/p>\n<p>5. NJ\u00cb PROJEKT GJITH\u00cbP\u00cbRFSHIR\u00cbS, PA P\u00cbRJASHTIME DHE PA DOMINIM POLITIK<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga parimet themelore t\u00eb nj\u00eb integrimi t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm rajonal duhet t\u00eb jet\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshirja. Asnj\u00eb shtet i Ballkanit nuk duhet t\u00eb p\u00ebrjashtohet nga mund\u00ebsit\u00eb e bashk\u00ebpunimit ekonomik dhe zhvillimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, p\u00ebr shkak t\u00eb dallimeve politike, interesave komb\u00ebtare apo marr\u00ebdh\u00ebnieve dypal\u00ebshe.<\/p>\n<p>Projekti Vlor\u00eb\u2013Otranto, i nd\u00ebrlidhur me Korridorin VIII, duhet t\u00eb konceptohet si nj\u00eb korridor i hapur strategjik, ku t\u00eb gjitha vendet e rajonit mund t\u00eb gjejn\u00eb interesin dhe mund\u00ebsin\u00eb e tyre t\u00eb pjes\u00ebmarrjes.<\/p>\n<p>Thelbi i k\u00ebtij vizioni nuk \u00ebsht\u00eb krijimi i nj\u00eb blloku t\u00eb ri politik, as nd\u00ebrtimi i nj\u00eb mekanizmi ndikimi nga nj\u00eb shtet mbi t\u00eb tjer\u00ebt. \u00cbsht\u00eb krijimi i nj\u00eb rrjeti ekonomik dhe infrastrukturor ku secili shtet kontribuon sipas mund\u00ebsive t\u00eb tij dhe p\u00ebrfiton n\u00eb baz\u00eb t\u00eb interesave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n<p>Nj\u00eb bashk\u00ebpunim i till\u00eb duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb barazin\u00eb sovrane, transparenc\u00ebn institucionale, vendimmarrjen e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe respektimin e interesave t\u00eb t\u00eb gjitha vendeve pjes\u00ebmarr\u00ebse.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb shtet nuk duhet t\u00eb ket\u00eb pozit\u00eb privilegjuese n\u00eb p\u00ebrcaktimin e prioriteteve, drejtimit apo p\u00ebrfitimeve t\u00eb projekteve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Madh\u00ebsia ekonomike, pesha politike apo pozita gjeografike nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb instrumente dominimi.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrja duhet t\u00eb jet\u00eb e hapur p\u00ebr t\u00eb gjitha shtetet e rajonit, mbi baz\u00ebn e kritereve t\u00eb nj\u00ebjta dhe t\u00eb qarta. Secili duhet t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb kontribuoj\u00eb, t\u00eb investoj\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga zhvillimi i infrastruktur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb rruga drejt nj\u00eb integrimi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb: jo p\u00ebrmes krijimit t\u00eb qendrave t\u00eb reja t\u00eb ndikimit politik, por p\u00ebrmes nd\u00ebrtimit t\u00eb interesave ekonomike q\u00eb i lidhin shtetet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb dhe afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb korridor q\u00eb krijon mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i vlefsh\u00ebm se nj\u00eb iniciativ\u00eb q\u00eb i bashkon vet\u00ebm disa shtete rreth nj\u00eb agjende t\u00eb kufizuar politike.<\/p>\n<p>6. BASHK\u00cbPUNIMI ME EVROP\u00cbN, JAPONIN\u00cb DHE KIN\u00cbN: KONKURRENC\u00cb ND\u00cbRKOMB\u00cbTARE, JO VAR\u00cbSI NGA NJ\u00cb PARTNER I VET\u00cbM<\/p>\n<p>Nj\u00eb projekt i k\u00ebsaj p\u00ebrmase k\u00ebrkon bashk\u00ebpunim me kompanit\u00eb dhe institucionet m\u00eb t\u00eb specializuara nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Evropa, Japonia dhe Kina kan\u00eb kapacitete t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme teknologjike dhe p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb realizimin e projekteve t\u00eb m\u00ebdha infrastrukturore.<\/p>\n<p>Prandaj, vler\u00ebsimi i mund\u00ebsive p\u00ebr realizimin e projektit duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb konkurrenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, transparenc\u00eb dhe kritere t\u00eb qarta teknike e financiare.<\/p>\n<p>Nuk duhet t\u00eb paragjykohet se cili partner \u00ebsht\u00eb m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebrpara se t\u00eb shqyrtohen mund\u00ebsit\u00eb reale.<\/p>\n<p>Interesi i shteteve pjes\u00ebmarr\u00ebse duhet t\u00eb jet\u00eb cil\u00ebsia, siguria, q\u00ebndrueshm\u00ebria ekonomike dhe p\u00ebrfitimi afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar duhet t\u00eb jet\u00eb i hapur, por vendimmarrja strategjike duhet t\u00eb mbetet n\u00eb duart e shteteve pjes\u00ebmarr\u00ebse dhe institucioneve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>7. FINANCIMI: NJ\u00cb INVESTIM STRATEGJIK ME P\u00cbRKRAHJE EVROPIANE DHE ND\u00cbRKOMB\u00cbTARE<\/p>\n<p>Nj\u00eb projekt i till\u00eb nuk mund t\u00eb mb\u00ebshtetet vet\u00ebm n\u00eb buxhetet komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ai duhet t\u00eb trajtohet si projekt me interes nd\u00ebrkomb\u00ebtar, me mund\u00ebsi financimi p\u00ebrmes mekanizmave evropian\u00eb, institucioneve financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe kapitalit privat.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb partner i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebrmes instrumenteve t\u00eb financimit t\u00eb infrastruktur\u00ebs strategjike, si Connecting Europe Facility dhe Western Balkans Investment Framework.<\/p>\n<p>Banka Evropiane e Investimeve, BERZH dhe institucionet e tjera financiare mund t\u00eb shqyrtojn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr kredi afatgjata, garanci dhe instrumente t\u00eb tjera financiare.<\/p>\n<p>Italia dhe Shqip\u00ebria do t\u00eb kishin rol t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb zhvillimin e lidhjes Vlor\u00eb\u2013Otranto, nd\u00ebrsa Kosova dhe shtetet e tjera do t\u00eb mund t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb zhvillimin e infrastruktur\u00ebs lidh\u00ebse dhe n\u00eb mekanizmat e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb bashk\u00ebpunimit.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrja financiare duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me kapacitetet dhe p\u00ebrfitimet e secilit shtet.<\/p>\n<p>Parimi themelor duhet t\u00eb jet\u00eb q\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb mos mbaj\u00eb barr\u00eb joproporcionale dhe asnj\u00eb partner t\u00eb mos marr\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb padrejta.<\/p>\n<p>8. KOSOVA DHE SHQIP\u00cbRIA: NGA AF\u00cbRSIA GJEOGRAFIKE TE INTEGRIMI REAL EKONOMIK<\/p>\n<p>P\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, ky vizion ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Af\u00ebrsia gjeografike, lidhjet historike dhe marr\u00ebdh\u00ebniet ekonomike nuk mjaftojn\u00eb n\u00ebse nuk shoq\u00ebrohen me infrastruktur\u00eb moderne dhe lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta transporti.<\/p>\n<p>Kosova, si shtet pa dalje n\u00eb det, ka interes strategjik t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb alternativa p\u00ebr qasje n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb lidhje e zhvilluar hekurudhore dhe rrugore p\u00ebrmes Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb krijonte mund\u00ebsi t\u00eb reja p\u00ebr eksportet kosovare, transportin industrial, zhvillimin e qendrave logjistike dhe t\u00ebrheqjen e investimeve.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria, nga ana tjet\u00ebr, do t\u00eb mund t\u00eb forconte pozit\u00ebn e saj si port\u00eb infrastrukturore e Kosov\u00ebs drejt Adriatikut dhe Italis\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ky bashk\u00ebpunim nuk duhet t\u00eb kufizohet vet\u00ebm te marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe.<\/p>\n<p>Ai duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb vizioni m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb rajonal, ku edhe shtetet e tjera p\u00ebrfitojn\u00eb nga zhvillimi i infrastruktur\u00ebs dhe nga hapja e mund\u00ebsive t\u00eb reja ekonomike.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb nuk do t\u00eb ishte nj\u00eb projekt i mbyllur, por nj\u00eb kontribut n\u00eb integrimin ekonomik t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>9. BALLKANI DUHET T\u00cb KALOJ\u00cb NGA KONKURRENCA POLITIKE N\u00cb KONKURRENC\u00cb P\u00cbR ZHVILLIM<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb rajonit \u00ebsht\u00eb se shum\u00eb iniciativa vazhdojn\u00eb t\u00eb shihen p\u00ebrmes rivaliteteve politike, ndikimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe interesave afatshkurtra t\u00eb qeverive.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, qytetar\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr vende pune, investime, transport m\u00eb t\u00eb lir\u00eb, lidhje m\u00eb t\u00eb mira dhe perspektiv\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb shtetet t\u00eb konkurrojn\u00eb se kush do t\u00eb ket\u00eb ndikim m\u00eb t\u00eb madh politik n\u00eb rajon, ato duhet t\u00eb konkurrojn\u00eb se kush do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb infrastruktur\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, do t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb m\u00eb shum\u00eb investime dhe do t\u00eb krijoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sistem i p\u00ebrbashk\u00ebt transporti do t\u00eb krijonte interes ekonomik p\u00ebr t\u00eb gjitha pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb lidhje e re nd\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb dhe Italis\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitonte edhe nga mallrat e Kosov\u00ebs, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe vendeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Zhvillimi i Korridorit VIII do t\u00eb forconte tregtin\u00eb nd\u00ebrmjet Adriatikut dhe Detit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Lidhjet me portet, hekurudhat dhe qendrat industriale do t\u00eb krijonin mund\u00ebsi t\u00eb reja p\u00ebr ekonomit\u00eb e t\u00eb gjitha vendeve pjes\u00ebmarr\u00ebse.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb logjika e nj\u00eb integrimi q\u00eb prodhon vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Nuk ka nevoj\u00eb q\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb humbas\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb tjet\u00ebr. P\u00ebrkundrazi, zhvillimi i nj\u00eb korridori mund t\u00eb krijoj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rrjetin ekonomik.<\/p>\n<p>10. NGA IDEJA N\u00cb NJ\u00cb AGJEND\u00cb T\u00cb P\u00cbRBASHK\u00cbT EVROPIANE<\/p>\n<p>P\u00ebr ta shnd\u00ebrruar k\u00ebt\u00eb vizion n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje serioze t\u00eb debatit politik dhe ekonomik, Shqip\u00ebria, Italia dhe Kosova mund t\u00eb marrin iniciativ\u00ebn p\u00ebr hapjen e nj\u00eb procesi nd\u00ebrqeveritar diskutimi, duke ftuar edhe shtetet e tjera t\u00eb interesuara t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Ky proces duhet t\u00eb synoj\u00eb:<\/p>\n<p>Trajtimin e lidhjes Vlor\u00eb\u2013Otranto si projekt strategjik nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<br \/>\nNd\u00ebrlidhjen e tij me zhvillimin e Korridorit VIII.<br \/>\nPjes\u00ebmarrjen e t\u00eb gjitha shteteve t\u00eb interesuara t\u00eb Ballkanit.<br \/>\nP\u00ebrfshirjen e institucioneve evropiane dhe partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<br \/>\nKrijimin e nj\u00eb mekanizmi transparent bashk\u00ebpunimi dhe vendimmarrjeje.<br \/>\nVler\u00ebsimin profesional t\u00eb mund\u00ebsive p\u00ebr realizimin e projektit.<br \/>\nN\u00eb fazat e m\u00ebvonshme, ekspert\u00ebt dhe institucionet p\u00ebrkat\u00ebse do t\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrcaktonin aspektet teknike, ekonomike, mjedisore dhe financiare.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrpara t\u00eb gjitha k\u00ebtyre q\u00ebndron nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike: a ekziston vullneti q\u00eb vendet e rajonit t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb projekt madhor, ku secili t\u00eb jet\u00eb partner i barabart\u00eb?<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb prov\u00eb konkrete e pjekuris\u00eb politike t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>P\u00cbRFUNDIM<\/p>\n<p>BALLKANI NUK KA NEVOJ\u00cb P\u00cbR QENDRA T\u00cb REJA INFLUENCE, POR P\u00cbR LIDHJE T\u00cb REJA ZHVILLIMI<\/p>\n<p>P\u00ebrvoja e viteve t\u00eb fundit ka treguar se bashk\u00ebpunimi rajonal nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet vet\u00ebm mbi deklarata politike, marr\u00ebveshje administrative dhe iniciativa q\u00eb nuk g\u00ebzojn\u00eb mb\u00ebshtetjen e t\u00eb gjitha shteteve.<\/p>\n<p>Mini-Schengeni dhe Open Balkani nuk arrit\u00ebn t\u00eb krijonin nj\u00eb model gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb integrimit rajonal. Problemet e pjes\u00ebmarrjes, mungesa e besimit dhe shqet\u00ebsimet p\u00ebr p\u00ebrqendrimin e ndikimit politik e ekonomik tregojn\u00eb se rajoni ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qasje tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kritika ndaj k\u00ebtyre iniciativave nuk \u00ebsht\u00eb kritik\u00eb ndaj bashk\u00ebpunimit me ndonj\u00eb vend t\u00eb rajonit. P\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, m\u00eb transparent dhe m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha shtetet e Ballkanit kan\u00eb vendin e tyre n\u00eb t\u00eb ardhmen ekonomike t\u00eb rajonit. Por ky bashk\u00ebpunim duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet mbi partneritetin dhe barazin\u00eb, jo mbi pretendime p\u00ebr rol dominues.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Ballkan i integruar nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb Ballkan ku nj\u00eb shtet p\u00ebrcakton drejtimin dhe t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebrshtaten. Ai duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku t\u00eb gjitha shtetet marrin pjes\u00eb n\u00eb vendimmarrje dhe p\u00ebrfitojn\u00eb nga zhvillimi i p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Lidhja Vlor\u00eb\u2013Otranto dhe zhvillimi i Korridorit VIII p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta konkretizuar k\u00ebt\u00eb vizion.<\/p>\n<p>Ato mund t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb simbole t\u00eb nj\u00eb filozofie t\u00eb re bashk\u00ebpunimi: nga konkurrenca p\u00ebr ndikim politik drejt konkurrenc\u00ebs p\u00ebr zhvillim ekonomik; nga marr\u00ebveshjet e kufizuara drejt projekteve strategjike; nga var\u00ebsit\u00eb e nd\u00ebrsjella politike drejt nd\u00ebrvar\u00ebsis\u00eb ekonomike t\u00eb bazuar n\u00eb interes reciprok.<\/p>\n<p>Evropa ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Ballkan t\u00eb lidhur m\u00eb mir\u00eb, m\u00eb t\u00eb zhvilluar dhe m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. Ballkani, nga ana tjet\u00ebr, ka nevoj\u00eb p\u00ebr projekte q\u00eb e afrojn\u00eb realisht me Evrop\u00ebn.<\/p>\n<p>Ndoshta ka ardhur koha q\u00eb suksesi i integrimit rajonal t\u00eb mos matet m\u00eb me numrin e takimeve dhe marr\u00ebveshjeve politike, por me kilometrat e hekurudhave t\u00eb nd\u00ebrtuara, korridoret e reja t\u00eb hapura, investimet e realizuara dhe mund\u00ebsit\u00eb ekonomike t\u00eb krijuara p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ballkani nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Mini-Schengen politik dhe as p\u00ebr nj\u00eb Open Balkan t\u00eb nd\u00ebrtuar rreth ndikimit t\u00eb nj\u00eb qendre t\u00eb vetme. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Ballkan t\u00eb hapur ndaj Evrop\u00ebs, por t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi barazin\u00eb e shteteve, sovranitetin, transparenc\u00ebn dhe interesin e nd\u00ebrsjell\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pak politik\u00eb dominimi, m\u00eb shum\u00eb ekonomi bashk\u00ebpunimi. M\u00eb pak deklarata, m\u00eb shum\u00eb projekte. M\u00eb pak ndarje, m\u00eb shum\u00eb ura.<\/p>\n<p>FUSNOTAT DHE BURIMET BIBLIOGRAFIKE<\/p>\n<p>[1] Radio Free Europe \/ Radio Liberty (RFE\/RL), Maja Le\u0111enac dhe Norbert \u0160inkovi\u0107, \u201cVu\u010di\u0107, Zaev i Rama potpisali deklaraciju o slobodnom protoku robe i ljudi\u201d, 10 tetor 2019, Novi Sad. Raportim mbi themelimin e iniciativ\u00ebs Mini-Schengen dhe deklarat\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Serbis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>[2] Radio Free Europe \/ Radio Liberty (RFE\/RL), \u201cNovi izazovi donedavnog \u2018Mini \u0160engena\u2019\u201d, korrik 2021. Analiz\u00eb mbi zhvillimin e iniciativ\u00ebs dhe kalimin e saj n\u00eb formatin Open Balkan.<\/p>\n<p>[3] Berlin Process, \u201cFinal Declaration by the Chair of the Conference on the Western Balkans\u201d, Berlin, 28 gusht 2014. Dokumenti themelues i Procesit t\u00eb Berlinit, ve\u00e7an\u00ebrisht pjesa mbi bashk\u00ebpunimin rajonal dhe integrimin evropian.<\/p>\n<p>[4] Regional Cooperation Council (RCC), \u201cCommon Regional Market Action Plan 2025\u20132028\u201d, miratuar m\u00eb 14 tetor 2024, Berlin. Dokument strategjik mbi faz\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb Tregut t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Rajonal n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, 2025\u20132028.<\/p>\n<p>[5] European Commission, \u201cTrans-European Transport Network (TEN-T)\u201d. Dokumentacioni institucional mbi rrjetin evropian t\u00eb transportit, korridoret kryesore dhe nd\u00ebrlidhjen infrastrukturore nd\u00ebrmjet vendeve evropiane.<\/p>\n<p>[6] Ministria p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u201cTirana Joint Declaration on Corridor VIII\u201d, Tiran\u00eb, 18 shkurt 2026. Deklarata e p\u00ebrbashk\u00ebt e ministrave t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Italis\u00eb, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Bullgaris\u00eb dhe Rumanis\u00eb mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb strategjike t\u00eb Korridorit VIII.<\/p>\n<p>[7] European Parliament and Council of the European Union, Regulation (EU) 2021\/1153 of 7 July 2021, establishing the Connecting Europe Facility (CEF). Official Journal of the European Union, L 249, 14 July 2021, pp. 38\u201381.<\/p>\n<p>[8] Western Balkans Investment Framework (WBIF), dokumentacioni institucional mbi financimin, p\u00ebrgatitjen dhe zbatimin e projekteve strategjike infrastrukturore n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>[9] European Investment Bank (EIB), dokumentacioni institucional mbi financimin e projekteve t\u00eb transportit, infrastruktur\u00ebs strategjike dhe nd\u00ebrlidhjes evropiane.<\/p>\n<p>[10] European Bank for Reconstruction and Development (EBRD), dokumentacioni dhe raportet mbi investimet infrastrukturore, zhvillimin ekonomik dhe nd\u00ebrlidhjen rajonale n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>[11] European Commission, Directorate-General for Mobility and Transport, \u201cCross-Border Infrastructure Projects \u2013 Fehmarnbelt Fixed Link\u201d, dokumentacion teknik dhe financiar mbi lidhjen fikse hekurudhore dhe rrugore nd\u00ebrmjet Danimark\u00ebs dhe Gjermanis\u00eb, 2017. Projekti parashikon nj\u00eb tunel n\u00ebnujor rreth 18\u201319 kilometra t\u00eb gjat\u00eb, me hekurudh\u00eb elektrike dhe autostrad\u00eb.<\/p>\n<p>[12] China Communications Construction Company (CCCC), \u201cConcrete Casting of Final Joint of Shenzhen-Zhongshan Link\u2019s Subsea Tunnel Completed\u201d, 14 mars 2023. Dokumentacion teknik mbi tunelin n\u00ebnujor 6.8 kilometra t\u00eb gjat\u00eb, me tet\u00eb korsi komunikacioni.<\/p>\n<p>[13] Yari, Sadegh; Kova\u010devi\u0107, Vedrana; Cardin, Vanessa; Ga\u010di\u0107, Miroslav; Bryden, Harry L., \u201cDirect Estimate of Water, Heat, and Salt Transport Through the Strait of Otranto\u201d, Journal of Geophysical Research: Oceans, Vol. 117, Issue C9, 6 shtator 2012, Article C09009, DOI: 10.1029\/2012JC007936. Studim shkencor mbi karakteristikat oqeanografike dhe shk\u00ebmbimin e masave ujore n\u00eb Ngushtic\u00ebn e Otrantos.<\/p>\n<p>Prishtin\u00eb,09.11.2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga iniciativat rajonale me ndikim t\u00eb kufizuar drejt projekteve strategjike me interes t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb evropian&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":62567,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-63414","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-op-ed"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/63414","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=63414"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/63414\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63442,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/63414\/revisions\/63442"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/62567"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=63414"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=63414"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=63414"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}