{"id":64503,"date":"2026-11-12T10:50:34","date_gmt":"2026-11-12T09:50:34","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=64503"},"modified":"2026-11-12T10:50:34","modified_gmt":"2026-11-12T09:50:34","slug":"bisedimet-per-paqe-ne-ukraine-perparim-diplomatik-por-jo-paqe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=64503","title":{"rendered":"Bisedimet p\u00ebr paqe n\u00eb Ukrain\u00eb: P\u00ebrparim diplomatik, por jo paqe"},"content":{"rendered":"<p>Bisedimet mes Ukrain\u00ebs, Rusis\u00eb dhe SHBA-s\u00eb n\u00eb Abu Dabisoll\u00ebn nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb parim p\u00ebr shk\u00ebmbimin e t\u00eb burgosurve t\u00eb luft\u00ebs, por pal\u00ebt mbeten larg nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr p\u00ebrfundimin e luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Negociatat e para trepal\u00ebshe mes Rusis\u00eb, Ukrain\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara q\u00eb nga fillimi i k\u00ebtij viti soll\u00ebn p\u00ebrparim t\u00eb kufizuar n\u00eb aspektin humanitar, por pak rezultate konkrete drejt p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Bisedimet dy-ditore, t\u00eb mbajtura n\u00eb Abu Dabi m\u00eb 10 dhe 11 n\u00ebntor, p\u00ebrfunduan me nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb parim p\u00ebr shk\u00ebmbimin e nj\u00eb numri t\u00eb madh t\u00eb burgosurish t\u00eb luft\u00ebs dhe hap\u00ebn diskutimet p\u00ebr marr\u00ebveshje m\u00eb t\u00eb gjera t\u00eb siguris\u00eb evropiane.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pal\u00ebt duket se nuk jan\u00eb m\u00eb af\u00ebr paqes sesa ishin 48 or\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPengesa themelore p\u00ebr p\u00ebrfundimin e k\u00ebsaj lufte \u00ebsht\u00eb se asnj\u00ebra nga pal\u00ebt nd\u00ebrluftuese aktualisht nuk sheh mund\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje q\u00eb do t\u2019i garantonte interesat e saj jetike me nj\u00eb kosto m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt sesa vazhdimi i luftimeve\u201d, thot\u00eb Slawomir Debski, profesor vizitues i strategjis\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Kolegjin e Evrop\u00ebs n\u00eb Natolin, me seli n\u00eb Varshav\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb ng\u00ebr\u00e7i themelor. Moska d\u00ebshiron nj\u00eb paqe q\u00eb do ta shnd\u00ebrronte agresionin e saj n\u00eb nj\u00eb fitore m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb strategjike. Ukrain\u00ebs i duhet nj\u00eb paqe q\u00eb ia ruan aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuar. Evropa nuk mund ta pranoj\u00eb kontrollin rus mbi sigurin\u00eb evropiane, nd\u00ebrsa Amerika nuk ka asnj\u00eb arsye t\u00eb q\u00ebndrueshme strategjike p\u00ebr ta leht\u00ebsuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb i p\u00ebrshkruan negociatat si t\u00eb v\u00ebshtira, por produktive, duke pranuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht se mes Kievit dhe Mosk\u00ebs mungon besimi plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, bisedimet sh\u00ebnuan nj\u00eb zhvillim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm: Uashingtoni po p\u00ebrpiqet t\u2019i zgjeroj\u00eb negociatat p\u00ebrtej s\u00eb ardhmes s\u00eb Ukrain\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe marr\u00ebveshje m\u00eb t\u00eb gjera p\u00ebr sigurin\u00eb e Evrop\u00ebs. Kjo mund t\u2019i p\u00ebrfshij\u00eb qeverit\u00eb evropiane n\u00eb nj\u00eb proces nga i cili deri m\u00eb tani kan\u00eb qen\u00eb kryesisht t\u00eb p\u00ebrjashtuara.<\/p>\n<p>T\u00eb d\u00ebrguarit amerikan\u00eb, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, pritet t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb m\u00eb 12 n\u00ebntor n\u00eb Mosk\u00eb p\u00ebr t\u2019u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, p\u00ebrpara se t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Dublin p\u00ebr bisedime me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili aktualisht po q\u00ebndron p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Irland\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto takime do t\u00eb tregojn\u00eb n\u00ebse Uashingtoni mund ta shnd\u00ebrroj\u00eb aktivitetin diplomatik n\u00eb p\u00ebrparim dometh\u00ebn\u00ebs, apo n\u00ebse Moska po i shfryt\u00ebzon negociatat p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara synime m\u00eb t\u00eb gjera strategjike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vazhdon luft\u00ebn.<\/p>\n<p>Shk\u00ebmbimi i t\u00eb burgosurve sjell p\u00ebrparim<\/p>\n<p>Zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb i than\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb m\u00eb 11 n\u00ebntor se marr\u00ebveshja p\u00ebr shk\u00ebmbimin e nj\u00eb numri t\u00eb madh t\u00eb burgosurish t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb sukses.<\/p>\n<p>Nj\u00eb negociator amerikan tha gjithashtu se kishte v\u00ebrejtur \u201cpaksa fleksibilitet\u201d nga t\u00eb dyja pal\u00ebt gjat\u00eb bisedave private, megjith\u00ebse nuk dha holl\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb amerikan, i cili foli n\u00eb kushte anonimiteti, tha se Uashingtoni synonte t\u00eb ecte p\u00ebrpara gradualisht, duke shtuar se administrata do t\u2019i trajtonte \u00e7\u00ebshtjet \u201chap pas hapi\u201d.<\/p>\n<p>Zyrtari paralajm\u00ebroi se marr\u00ebveshjet e siguris\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn pas luft\u00ebs nuk mund t\u00eb zbatohen pa u arritur fillimisht nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet territoriale dhe mosmarr\u00ebveshjet e tjera mes dy vendeve.<\/p>\n<p>Ky kusht nxjerr n\u00eb pah penges\u00ebn kryesore: pal\u00ebt mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gatshme t\u00eb diskutojn\u00eb zgjidhje praktike, por vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb dallime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr marr\u00ebveshjen politike q\u00eb nevojitet p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Zelenskyy tha m\u00eb 11 n\u00ebntor n\u00eb Dublin se shk\u00ebmbimi i propozuar i t\u00eb burgosurve mund t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb nga 1.000 deri n\u00eb 1.500 persona nga secila pal\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai theksoi se Kievi ka propozuar gjithmon\u00eb shk\u00ebmbimin e t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb burgosurve, duke th\u00ebn\u00eb se nuk e kupton pse \u201cmij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb\u201d duhet t\u00eb presin n\u00eb rob\u00ebri fundin e vuajtjeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Kryenegociatori ukrainas, Rustem Umerov, pranoi se, pavar\u00ebsisht diskutimeve, dallimet e m\u00ebdha mbeten.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb k\u00ebtyre dy dit\u00ebve, pal\u00ebt pat\u00ebn mund\u00ebsin\u00eb t\u2019i paraqesin drejtp\u00ebrdrejt q\u00ebndrimet e tyre dhe mes tyre vazhdojn\u00eb t\u00eb ekzistojn\u00eb dallime t\u00eb konsiderueshme\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kyrylo Budanov, shefi i administrat\u00ebs presidenciale t\u00eb Zelenskyyt, i p\u00ebrshkroi bisedimet si t\u00eb v\u00ebshtira, por k\u00ebmb\u00ebnguli se q\u00ebndrimi i Ukrain\u00ebs nuk ka ndryshuar. Kievi k\u00ebrkon p\u00ebrfundimin e luft\u00ebs dhe marr\u00ebveshje sigurie q\u00eb do ta parandalonte nj\u00eb agresion t\u00eb ri rus.<\/p>\n<p>Moska dha pak sinjale se ishte e gatshme t\u00eb l\u00ebshonte pe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb diskutueshme. Kryenegociatori rus, Vladimir Medinsky, tha se shk\u00ebmbimi i territoreve si pjes\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje ishte jasht\u00eb diskutimit, sipas mediave shtet\u00ebrore ruse.<\/p>\n<p>Zelenskyy b\u00ebri t\u00eb ditur gjithashtu se delegacioni rus e kishte refuzuar propozimin e Ukrain\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb arm\u00ebpushim n\u00eb sulmet ndaj infrastruktur\u00ebs energjetike, duke th\u00ebn\u00eb se nuk kishte mandat p\u00ebr ta diskutuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Paul Saunders, president dhe drejtor ekzekutiv i Qendr\u00ebs p\u00ebr Interesin Komb\u00ebtar dhe ish-k\u00ebshilltar i lart\u00eb n\u00eb Departamentin amerikan t\u00eb Shtetit, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se p\u00ebrparimi i arritur deri m\u00eb tani ishte kryesisht simbolik.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka pasur p\u00ebrparim thelb\u00ebsor\u201d, tha Saunders, duke argumentuar se pal\u00ebt nuk jan\u00eb afruar ndjesh\u00ebm drejt nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb pranueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb d\u00ebshiron Moska?<\/p>\n<p>Saunders ofroi nj\u00eb shpjegim p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb e Rusis\u00eb p\u00ebr t\u00eb negociuar, duke argumentuar se Putini vazhdon t\u00eb besoj\u00eb se Moska mund ta fitoj\u00eb luft\u00ebn p\u00ebrmes rraskapitjes graduale t\u00eb kund\u00ebrshtarit.<\/p>\n<p>Rusia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe dhe m\u00eb e pasur se Ukraina, nd\u00ebrsa Kremlini llogarit se Kievi po p\u00ebrballet me trysni gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ushtarake dhe ekonomike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qeverit\u00eb evropiane mund ta ken\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta vazhdojn\u00eb mb\u00ebshtetjen e tyre, tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, negociatat i sh\u00ebrbejn\u00eb Mosk\u00ebs p\u00ebr disa q\u00ebllime.<\/p>\n<p>Ato i mund\u00ebsojn\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb gatishm\u00ebri p\u00ebr bisedime, ta mbaj\u00eb administrat\u00ebn Trump t\u00eb angazhuar n\u00eb procesin e paqes dhe ta zvog\u00ebloj\u00eb rrezikun q\u00eb presidenti amerikan, i zhg\u00ebnjyer nga mungesa e p\u00ebrparimit, t\u00eb ashp\u00ebrsoj\u00eb qasjen ndaj Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Saunders tha se Moska ka interes edhe t\u00eb hap\u00eb tema t\u00eb reja kur negociatat p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet ekzistuese nuk japin rezultate.<\/p>\n<p>Shk\u00ebmbimet e t\u00eb burgosurve dhe marr\u00ebveshjet e tjera q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb l\u00ebshime relativisht t\u00eb vogla ndihmojn\u00eb n\u00eb ruajtjen e ritmit diplomatik, pa e detyruar Kremlinin t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga synimet themelore.<\/p>\n<p>Prandaj, pyetja \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb mund ta nxiste Putinin t\u2019i jepte fund luft\u00ebs, n\u00ebse ai beson se koha dhe zhvillimet n\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb, ashtu si\u00e7 i paraqet Moska, jan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-ambasadori amerikan n\u00eb Organizat\u00ebn p\u00ebr Siguri dhe Bashk\u00ebpunim n\u00eb Evrop\u00eb (OSBE), James Gilmore, ofroi nj\u00eb interpretim pak m\u00ebndryshe.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, ai sugjeroi se kund\u00ebrsulmet ukrainase ndaj infrastruktur\u00ebs ruse dhe trysnia ekonomike n\u00eb rritje mund ta shtyjn\u00eb Kremlinin t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb fitore diplomatike, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb rrezikoj\u00eb vazhdimin e nj\u00eb fushate ushtarake gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb kushtueshme.<\/p>\n<p>Gilmore argumentoi se Rusia mund t\u00eb jet\u00eb duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb siguroj\u00eb p\u00ebrmes negociatave at\u00eb q\u00eb nuk po arrin ta fitoj\u00eb n\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb.<\/p>\n<p>Por ai paralajm\u00ebroi se q\u00ebndrimet themelore t\u00eb Mosk\u00ebs dhe Kievit mbeten t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u pajtuar. Rusia k\u00ebrkon nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte fitore sipas kushteve t\u00eb saj, nd\u00ebrsa synimi kryesor i Ukrain\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbijetesa dhe mbrojtja nga nj\u00eb agresion i ri.<\/p>\n<p>Gilmore e mir\u00ebpriti shk\u00ebmbimin e t\u00eb burgosurve dhe vazhdimin e negociatave, duke th\u00ebn\u00eb se \u201c\u00e7do p\u00ebrparim hap rrug\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrparim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm\u201d. Megjithat\u00eb, ai paralajm\u00ebroi se nuk duhen humbur nga v\u00ebmendja interesat e kund\u00ebrta t\u00eb pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Edhe pse ekspert\u00ebt kan\u00eb vler\u00ebsime t\u00eb ndryshme p\u00ebr shkall\u00ebn e trysnis\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn po p\u00ebrballet Rusia, analizat e tyre \u00e7ojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: pjes\u00ebmarrja e Mosk\u00ebs n\u00eb negociata nuk do t\u00eb thot\u00eb se Putini \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga synimet e tij.<\/p>\n<p>Siguria e Evrop\u00ebs<\/p>\n<p>Ndoshta zhvillimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i bisedimeve n\u00eb Abu Dabi ishte p\u00ebrqendrimi gjithnj\u00eb e m\u00eb i madh i Uashingtonit te arkitektura m\u00eb e gjer\u00eb e siguris\u00eb evropiane.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb amerikan i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se negociator\u00ebt amerikan\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb ulen me partner\u00ebt evropian\u00eb p\u00ebr t\u2019i diskutuar marr\u00ebveshjet e siguris\u00eb s\u00eb kontinentit.<\/p>\n<p>Sipas tij, administrata amerikane ka qen\u00eb duke hartuar propozime n\u00eb koordinim t\u00eb ngusht\u00eb me partner\u00ebt, me synim forcimin e siguris\u00eb afatgjat\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs, mbrojtjen e sovranitetit t\u00eb saj dhe kontributin n\u00eb stabilitetin evropian.<\/p>\n<p>Uashingtoni shpreson gjithashtu ta bind\u00eb Mosk\u00ebn t\u00eb pranoj\u00eb nj\u00eb format shum\u00ebpal\u00ebsh negociatash, q\u00eb potencialisht do t\u2019i hapte rrug\u00ebn pjes\u00ebmarrjes formale t\u00eb Evrop\u00ebs. Kushner la t\u00eb kuptohej se do t\u00eb k\u00ebrkonte miratimin e Putinit gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Mosk\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb e ndjeshme, pasi Britania, Franca, Gjermania, NATO-ja dhe Komisioni Evropian nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb negociatat kryesore trepal\u00ebshe, ndon\u00ebse p\u00ebrfaq\u00ebsues evropian\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb margjinat e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr Kievin, shqet\u00ebsimi nuk lidhet thjesht me protokollin diplomatik. Ukraina druhet se Uashingtoni dhe Moska mund t\u00eb diskutojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e saj pa e p\u00ebrfshir\u00eb mjaftuesh\u00ebm vet\u00eb Ukrain\u00ebn, territori dhe sovraniteti i s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb n\u00eb diskutim.<\/p>\n<p>Zelenskyy ka k\u00ebmb\u00ebngulur se Evropa duhet t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet n\u00eb bisedime, duke argumentuar se vendimet p\u00ebr sigurin\u00eb evropiane nuk mund t\u00eb merren pa qeverit\u00eb evropiane.<\/p>\n<p>Zgjerimi i agjend\u00ebs s\u00eb negociatave ngre gjithashtu shqet\u00ebsime p\u00ebr ambiciet strategjike t\u00eb Mosk\u00ebs.<\/p>\n<p>Rusia duket se po p\u00ebrpiqet ta p\u00ebrfshij\u00eb Uashingtonin n\u00eb nj\u00eb diskutim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr rendin e siguris\u00eb evropiane, gj\u00eb q\u00eb potencialisht mund ta dob\u00ebsoj\u00eb aleanc\u00ebn transatlantike dhe ta zvog\u00ebloj\u00eb ndikimin e Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij interpretimi, negociatat nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb vet\u00ebm me Ukrain\u00ebn, por edhe me marr\u00ebdh\u00ebniet strategjike mes Shteteve t\u00eb Bashkuara, Evrop\u00ebs dhe Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, Mark Rutte, tha se kontaktet e tij me zyrtar\u00ebt e NATO-s t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb bisedimet e Abu Dabit tregonin se Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Evropa ishin \u201cplot\u00ebsisht t\u00eb harmonizuara dhe t\u00eb bashkuara\u201d. Megjithat\u00eb, ai theksoi se Rusia duhet t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e gatshme t\u00eb angazhohet n\u00eb negociata.<\/p>\n<p>Ndikimi i Uashingtonit n\u00eb prov\u00eb<\/p>\n<p>Takimet e mundshme me Putinin dhe Zelenskyyn do t\u00eb tregojn\u00eb n\u00ebse diplomacia mund t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrtej diskutimeve paraprake dhe t\u00eb prodhoj\u00eb propozime konkrete.<\/p>\n<p>Nj\u00eb problem thelb\u00ebsor mbetet: n\u00ebse marr\u00ebveshjet e siguris\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn pas luft\u00ebs nuk mund t\u00eb zbatohen derisa t\u00eb zgjidhen mosmarr\u00ebveshjet territoriale, \u00e7far\u00eb garancish mund t\u00eb marr\u00eb Ukraina p\u00ebrpara se t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr territoret e pushtuara?<\/p>\n<p>P\u00ebr Kievin, \u00e7do marr\u00ebveshje q\u00eb e l\u00eb vendin t\u00eb pambrojtur ndaj nj\u00eb sulmi tjet\u00ebr rus rrezikon ta shnd\u00ebrroj\u00eb arm\u00ebpushimin n\u00eb asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb nd\u00ebrprerje t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb konfliktit.<\/p>\n<p>Zelenskyy tha n\u00eb Dublin se Ukrain\u00ebs i duhen \u201cp\u00ebrgjigje shum\u00eb konkrete\u201d p\u00ebr garancit\u00eb e siguris\u00eb, duke shtuar se shum\u00eb\u00e7ka do t\u00eb varet nga Rusia, por edhe m\u00eb shum\u00eb nga Shtetet e Bashkuara, pasi, sipas tij, Ukraina \u201cnuk po k\u00ebrkon garanci sigurie nga Rusia, por nga Shtetet e Bashkuara\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bisedimet mes Ukrain\u00ebs, Rusis\u00eb dhe SHBA-s\u00eb n\u00eb Abu Dabisoll\u00ebn nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb parim p\u00ebr shk\u00ebmbimin&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":64506,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":["post-64503","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/64503","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=64503"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/64503\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":64507,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/64503\/revisions\/64507"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/64506"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=64503"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=64503"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=64503"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}