{"id":66520,"date":"2026-11-17T13:56:55","date_gmt":"2026-11-17T12:56:55","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=66520"},"modified":"2026-11-17T13:56:55","modified_gmt":"2026-11-17T12:56:55","slug":"investigimi-izraeli-perdori-teknologjine-e-amazon-per-analizimin-e-fotografive-te-palestinezeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=66520","title":{"rendered":"Investigimi: Izraeli p\u00ebrdori teknologjin\u00eb e Amazon p\u00ebr analizimin e fotografive t\u00eb palestinez\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Ngarkimi i fotografive n\u00eb platform\u00ebn cloud t\u00eb Amazon erdhi n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ushtria izraelite po shtonte var\u00ebsin\u00eb nga sh\u00ebrbimet cloud t\u00eb kompanis\u00eb amerikane, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nevojat teknologjike t\u00eb bombardimeve n\u00eb Gaza.<\/p>\n<p>Ushtria izraelite ngarkoi 3.5 milion\u00eb fotografi n\u00eb platform\u00ebn cloud t\u00eb Amazon, me q\u00ebllim p\u00ebrdorimin e teknologjis\u00eb s\u00eb njohjes s\u00eb fytyr\u00ebs t\u00eb kompanis\u00eb amerikane p\u00ebr t\u00eb analizuar imazhet e palestinez\u00ebve. K\u00ebt\u00eb zbulim e ka b\u00ebr\u00eb media britanike \u201cThe Guardian\u201d.<\/p>\n<p>Dokumentet e rrjedhura zbulojn\u00eb se kjo arkiv\u00eb e gjer\u00eb fotografish u transferua n\u00eb platform\u00ebn cloud t\u00eb Amazon n\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb bombardimeve ajrore shkat\u00ebrruese dhe ofensiv\u00ebs tok\u00ebsore t\u00eb Izraelit n\u00eb Gaza.<\/p>\n<p>Fotografit\u00eb u ngarkuan nga nj\u00eb departament i ushtris\u00eb izraelite, i cili zot\u00ebron nj\u00eb koleksion t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm imazhesh q\u00eb dokumentojn\u00eb popullsin\u00eb palestineze n\u00eb Gaza dhe Bregun Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Departamenti e njoftoi Amazon p\u00ebr vendimin e ngarkimit t\u00eb fotografive n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2024, me q\u00ebllim p\u00ebrdorimin e Rekognition, platform\u00ebs s\u00eb kompanis\u00eb p\u00ebr analizimin e imazheve p\u00ebrmes inteligjenc\u00ebs artificiale, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb projekti p\u00ebr njohjen e fytyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Dokumentet e siguruara nga \u201cThe Guardian\u201d jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb investigimi mbi var\u00ebsin\u00eb e ushtris\u00eb izraelite nga teknologjia dhe infrastruktura e sh\u00ebrbimeve kompjuterike cloud t\u00eb Amazon p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen e palestinez\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve dhe intervistave me burime ushtarake, vitet e fundit Izraeli ka transferuar sasi t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb dh\u00ebnash, p\u00ebrfshir\u00eb materiale t\u00eb ndjeshme t\u00eb inteligjenc\u00ebs dhe informacione p\u00ebr palestinez\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00ebn pushtim, n\u00eb qendrat e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Amazon.<\/p>\n<p>Sasia e madhe e fotografive u transferua n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Amazon pran\u00eb Tel Avivit nga nj\u00eb departament i njohur zakonisht me emrin \u201cRolling Stone\u201d, i cili b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi ushtarake t\u00eb specializuar p\u00ebr softuer\u00ebt.<\/p>\n<p>Departamenti e ka marr\u00eb emrin nga nj\u00eb sistem i p\u00ebrdorur gjer\u00ebsisht nga ushtria izraelite, i cili sh\u00ebrben si nj\u00eb baz\u00eb qendrore t\u00eb dh\u00ebnash p\u00ebr palestinez\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Gaza dhe Bregun Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, departamenti po shqyrtonte mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrdorimit t\u00eb teknologjive t\u00eb njohjes s\u00eb fytyr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb analizuar arkivat e gjera t\u00eb fotografive t\u00eb palestinez\u00ebve q\u00eb zot\u00ebronte, than\u00eb disa burime t\u00eb njohura me veprimtarin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Pas nisjes s\u00eb ofensiv\u00ebs tok\u00ebsore t\u00eb Izraelit n\u00eb Gaza, n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2023, ushtria izraelite nisi t\u00eb grumbullonte rregullisht fotografi t\u00eb palestinez\u00ebve teksa kalonin n\u00ebp\u00ebr postblloqe, shpesh pasi ishin detyruar t\u00eb largoheshin nga banesat e tyre p\u00ebr shkak t\u00eb bombardimeve.<\/p>\n<p>Nuk dihet n\u00ebse 3.5 milion\u00eb fotografit\u00eb e ngarkuara n\u00eb platform\u00ebn Rekognition t\u00eb Amazon ishin realizuar n\u00eb k\u00ebto postblloqe, t\u00eb cilat n\u00eb praktik\u00eb sh\u00ebrbenin si pika t\u00eb p\u00ebrkohshme mbik\u00ebqyrjeje.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nj\u00eb burim ushtarak i njohur me p\u00ebrpjekjet p\u00ebr p\u00ebrdorimin e njohjes s\u00eb fytyr\u00ebs n\u00eb k\u00ebto postblloqe tha se infrastruktura cloud e Amazon u p\u00ebrdor p\u00ebr shkak t\u00eb \u201cp\u00ebrmasave shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha\u201d t\u00eb fotografive t\u00eb mbledhura n\u00eb k\u00ebto pika.<\/p>\n<p>Izraeli ka p\u00ebrdorur prej koh\u00ebsh teknologjin\u00eb e njohjes s\u00eb fytyr\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb pushtimit t\u00eb Bregut Per\u00ebndimor. Skanimi i fytyrave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e zakonshme n\u00eb pikat e kontrollit, nd\u00ebrsa ushtar\u00ebt izraelit\u00eb p\u00ebrdorin aplikacione t\u00eb posa\u00e7me, t\u00eb instaluara n\u00eb telefonat inteligjent\u00eb, p\u00ebr t\u00eb fotografuar banor\u00ebt e territorit palestinez.<\/p>\n<p>N\u00eb fazat e para t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Gaza, Izraeli p\u00ebrdori Rekognition p\u00ebr t\u00eb identifikuar pengjet e kapur nga militant\u00ebt gjat\u00eb sulmit t\u00eb udh\u00ebhequr nga Hamasi n\u00eb jug t\u00eb Izraelit, m\u00eb 7 tetor 2023. Ushtria p\u00ebrdori gjithashtu teknologjin\u00eb e njohjes s\u00eb fytyr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb identifikuar personat q\u00eb dyshonte se ishin militant\u00eb.<\/p>\n<p>Gazeta The New York Times kishte raportuar m\u00eb her\u00ebt se ushtria izraelite kishte eksperimentuar n\u00eb Gaza me teknologji t\u00eb disponueshme n\u00eb treg, p\u00ebr t\u00eb identifikuar fytyrat e njer\u00ebzve n\u00eb turma dhe n\u00eb pamjet e regjistruara nga dron\u00ebt. N\u00eb disa raste, kjo teknologji i kishte identifikuar gabimisht civil\u00ebt si militant\u00eb.<\/p>\n<p>Dokumentet e reja zbulojn\u00eb p\u00ebrdorimin e teknologjis\u00eb s\u00eb Amazon nga ushtria izraelite, si p\u00ebr eksperimentet me njohjen e fytyr\u00ebs, ashtu edhe p\u00ebr nj\u00eb projekt shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, q\u00eb synonte transferimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb saj n\u00eb server\u00ebt e kompanis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve kompjuterike, pjes\u00eb e konglomeratit t\u00eb themeluar nga miliarderi Jeff Bezos.<\/p>\n<p>Dokumentet hedhin gjithashtu drit\u00eb mbi llojin e t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb ushtria izraelite po transferon n\u00eb cloud dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si p\u00ebrdor infrastruktur\u00ebn e Amazon Web Services (AWS) p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur mbledhjen dhe p\u00ebrpunimin e t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb palestinez\u00ebve, t\u00eb cilat zakonisht grumbullohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakontrolluar, p\u00ebrmes metodave nd\u00ebrhyr\u00ebse dhe pa p\u00eblqimin e tyre.<\/p>\n<p>Dosjet sugjerojn\u00eb se lidhjet mes AWS dhe ushtris\u00eb izraelite u thelluan gjat\u00eb nj\u00eb periudhe kur Izraeli \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr kryerjen e krimeve t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb Gaza, p\u00ebrfshir\u00eb gjenocidin. Nj\u00eb akuz\u00eb q\u00eb Izraeli e mohon, por q\u00eb mb\u00ebshtetet nga nj\u00eb komision hetimor i OKB-s\u00eb, organizata izraelite p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut dhe ekspert\u00eb t\u00eb gjenocidit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i AWS deklaroi se kompania nuk ka \u201casnj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb par\u00eb\u201d p\u00ebrmbajtjen e t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb klient\u00ebt ruajn\u00eb n\u00eb platform\u00ebn e saj cloud.<\/p>\n<p>Ai shtoi: \u201cNe respektojm\u00eb privat\u00ebsin\u00eb e klient\u00ebve tan\u00eb dhe nuk diskutojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona me ta pa p\u00eblqimin e tyre.\u201d<\/p>\n<p>Afrimi me gjigant\u00ebt e teknologjis\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2024, nj\u00eb grup i vog\u00ebl ushtar\u00ebsh izraelit\u00eb punonte nga zyrat e AWS n\u00eb Tel Aviv, t\u00eb vendosura n\u00eb katin e 28-t\u00eb t\u00eb nj\u00eb prej rrokaqiejve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Izraelit.<\/p>\n<p>Ushtar\u00ebt po shqyrtonin m\u00ebnyrat se si mund t\u00eb shfryt\u00ebzonin infrastruktur\u00ebn cloud t\u00eb kompanis\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar funksionimin e nj\u00eb programi t\u00eb njohjes s\u00eb fytyr\u00ebs q\u00eb po zbatohej n\u00eb Gaza, than\u00eb disa burime ushtarake.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse puna e tyre u vu n\u00eb zbatim operacional apo n\u00ebse kishte lidhje me 3.5 milion\u00eb fotografit\u00eb e ngarkuara n\u00eb Rekognition. Megjithat\u00eb, prania e k\u00ebtij grupi n\u00eb zyrat e AWS d\u00ebshmon marr\u00ebdh\u00ebnien e ngusht\u00eb mes ushtris\u00eb izraelite dhe ofruesit t\u00eb sh\u00ebrbimeve cloud.<\/p>\n<p>Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i AWS tha se klient\u00ebt e kompanis\u00eb \u201ci vizitojn\u00eb rregullisht zyrat tona p\u00ebr informime dhe takime\u201d.<\/p>\n<p>Ai shtoi: \u201c\u00c7do pretendim se k\u00ebto vizita nuk jan\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se takime rutin\u00eb me klient\u00ebt \u00ebsht\u00eb i gabuar dhe i pamb\u00ebshtetur n\u00eb fakte.\u201d<\/p>\n<p>Themeli i marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb Izraelit me Amazon \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb e gjer\u00eb e vitit 2021, e njohur si \u201cProject Nimbus\u201d. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje shum\u00eb miliard\u00ebshe, AWS dhe Google ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime cloud p\u00ebr nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb institucionesh qeveritare dhe klient\u00ebsh ushtarak\u00eb.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, The Guardian zbuloi se kontrata Nimbus p\u00ebrmban kushte t\u00eb pazakonta, t\u00eb cilat i ndalojn\u00eb kompanit\u00eb amerikane t\u00eb kufizojn\u00eb ose pezullojn\u00eb p\u00ebrdorimin e sh\u00ebrbimeve t\u00eb tyre cloud nga qeveria dhe ushtria izraelite, edhe n\u00eb rast se Izraeli shkel kushtet e p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb pengonte marrjen e nj\u00eb mase t\u00eb nj\u00ebanshme si ajo e nd\u00ebrmarr\u00eb vitin e kaluar nga Microsoft, e cila \u00e7aktivizoi aksesin e ushtris\u00eb izraelite n\u00eb teknologjin\u00eb q\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr funksionimin e nj\u00eb sistemi t\u00eb mbik\u00ebqyrjes masive, t\u00eb zbuluar m\u00eb her\u00ebt nga The Guardian dhe revista +972.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb marr\u00ebveshjes Nimbus, AWS hapi qendra t\u00eb reja t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb Izrael n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2023, duke u mund\u00ebsuar institucioneve qeveritare dhe klient\u00ebve ushtarak\u00eb izraelit\u00eb t\u00eb transferonin t\u00eb dh\u00ebnat nga server\u00ebt e tyre n\u00eb infrastruktur\u00ebn e kompanis\u00eb, sipas dokumenteve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e t\u00eb dh\u00ebnave u transferua gjithashtu nga qendrat e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb AWS n\u00eb Irland\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb element ky\u00e7 i kontrat\u00ebs Nimbus, sipas dokumenteve, ishte detyrimi i AWS p\u00ebr t\u2019i siguruar ushtris\u00eb izraelite akses n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb ve\u00e7uar brenda qendrave t\u00eb saj t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb Tel Aviv, e pajisur me masa t\u00eb shtuara sigurie fizike dhe dixhitale.<\/p>\n<p>Kjo zon\u00eb e izoluar brenda infrastruktur\u00ebs cloud t\u00eb AWS, e p\u00ebrdorur p\u00ebr ruajtjen e materialeve t\u00eb ndjeshme q\u00eb lidhen me operacionet ushtarake dhe mbledhjen e informacioneve t\u00eb inteligjenc\u00ebs, p\u00ebrshkruhej nga kompania dhe klienti i saj si nj\u00eb \u201ckopsht i rrethuar me mure\u201d (walled garden).<\/p>\n<p>Var\u00ebsia e ushtris\u00eb izraelite nga AWS pasqyron afrimin e saj, vitet e fundit, me kompanit\u00eb kryesore amerikane t\u00eb teknologjis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur k\u00ebrkesat teknologjike t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebrmes kapaciteteve t\u00eb zgjerueshme t\u00eb ruajtjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, fuqis\u00eb kompjuterike dhe sh\u00ebrbimeve t\u00eb bazuara n\u00eb inteligjenc\u00ebn artificiale.<\/p>\n<p>Roli i inteligjenc\u00ebs artificiale n\u00eb ofensiv\u00ebn e Izraelit n\u00eb Gaza \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb s\u00ebrish n\u00ebn v\u00ebzhgim t\u00eb rrept\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht pas publikimit t\u00eb dokumentarit \u201cNAZA\u201d, prodhuar nga The Guardian, i cili trajton mbik\u00ebqyrjen n\u00eb distanc\u00eb dhe vrasjen e civil\u00ebve palestinez\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPlani ishte t\u00eb transferonim gjith\u00e7ka\u201d<\/p>\n<p>Departamenti Rolling Stone \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr klient\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ushtarak\u00eb izraelit\u00eb t\u00eb AWS, sugjerojn\u00eb dokumentet.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i Rekognition n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2024 p\u00ebr t\u00eb analizuar 3.5 milion\u00eb fotografi erdhi pasi departamenti kishte zgjeruar p\u00ebrdorimin e produkteve dhe sh\u00ebrbimeve t\u00eb AWS p\u00ebr ruajtjen dhe analizimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Dokumentet tregojn\u00eb se gjat\u00eb vitit 2023, departamenti transferoi sasi t\u00eb konsiderueshme t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb zot\u00ebronte n\u00eb t\u00eb ashtuquajturin \u201ckopsht i rrethuar me mure\u201d brenda infrastruktur\u00ebs cloud t\u00eb AWS.<\/p>\n<p>Nj\u00eb burim ushtarak i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces tha se departamenti kishte planifikuar t\u00eb transferonte t\u00eb gjitha bazat e t\u00eb dh\u00ebnave nga server\u00ebt ushtarak\u00eb n\u00eb platform\u00ebn cloud t\u00eb AWS.<\/p>\n<p>Burimi, i cili foli n\u00eb kushte anonimiteti, deklaroi: \u201cPlani n\u00eb Rolling Stone ishte t\u00eb transferonim fotografit\u00eb, videot, t\u00eb gjith\u00eb informacionin konfidencial t\u00eb inteligjenc\u00ebs, gjith\u00e7ka.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Forcave t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Izraelit (IDF) deklaroi se ushtria \u201cnuk synon t\u00eb komentoj\u00eb angazhimet apo sh\u00ebrbimet q\u00eb lidhen me nevojat operacionale\u201d.<\/p>\n<p>Departamenti Rolling Stone mbik\u00ebqyr disa baza t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb dh\u00ebnash, ku grumbullohen informacione p\u00ebr palestinez\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb edhe sistemin nga i cili ka marr\u00eb emrin vet\u00eb nj\u00ebsia.<\/p>\n<p>I p\u00ebrdorur nga ushtria prej dekadash, sistemi Rolling Stone p\u00ebrdit\u00ebsohet vazhdimisht dhe p\u00ebrmban t\u00eb dh\u00ebna si informacionet baz\u00eb personale dhe familjare, pron\u00ebsit\u00eb e pasurive, si dhe t\u00eb dh\u00ebna mbi kalimet n\u00ebp\u00ebr postblloqe, lejet e pun\u00ebs dhe aktivitetin kriminal.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ushtar q\u00eb d\u00ebshmoi p\u00ebr organizat\u00ebn izraelite joqeveritare \u201cBreaking the Silence\u201d n\u00eb vitin 2016, e p\u00ebrshkroi sistemin Rolling Stone si \u201cnj\u00eb sistem t\u00eb kompjuterizuar, ku p\u00ebrqendrohet i gjith\u00eb informacioni q\u00eb lidhet me kontrollin e popullsis\u00eb civile palestineze\u201d.<\/p>\n<p>Si rezultat i kontrollit t\u00eb Izraelit mbi regjistrat e popullsis\u00eb n\u00eb Gaza dhe Bregun Per\u00ebndimor, departamenti Rolling Stone ka grumbulluar miliona fotografi t\u00eb palestinez\u00ebve, t\u00eb realizuara p\u00ebr kartat e identitetit q\u00eb i l\u00ebshohen \u00e7do banori kur mbush 16 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Burime t\u00eb njohura me pun\u00ebn e departamentit than\u00eb se k\u00ebto fotografi p\u00ebrdoreshin rregullisht n\u00eb programet e njohjes s\u00eb fytyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Mes tyre \u00ebsht\u00eb edhe aplikacioni Blue Wolf, nj\u00eb aplikacion p\u00ebr telefonat inteligjent\u00eb q\u00eb p\u00ebrdoret nga ushtar\u00ebt izraelit\u00eb n\u00eb Bregun Per\u00ebndimor p\u00ebr t\u00eb skanuar fytyrat e palestinez\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacione rreth tyre, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00ebse jan\u00eb identifikuar si persona t\u00eb dyshuar p\u00ebr arrestim.<\/p>\n<p>N\u00eb Gaza, n\u00eb postblloqet e p\u00ebrkohshme t\u00eb ngritura nga ushtria izraelite pas nisjes s\u00eb ofensiv\u00ebs tok\u00ebsore, kamerat drejtoheshin nga palestinez\u00ebt p\u00ebr t\u00eb regjistruar imazhet e tyre teksa afroheshin n\u00eb k\u00ebto pika.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, teknologjia e njohjes s\u00eb fytyr\u00ebs p\u00ebrdorej p\u00ebr t\u2019i krahasuar k\u00ebta persona me fotografit\u00eb e ruajtura n\u00eb sistemet e Rolling Stone, than\u00eb burimet.<\/p>\n<p>Postblloqet u b\u00ebn\u00eb fam\u00ebkeqe n\u00eb Gaza si vende ku palestinez\u00ebt ndaloheshin dhe ve\u00e7oheshin nga pjesa tjet\u00ebr e njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej tyre u d\u00ebrguan n\u00eb paraburgim nga autoritetet izraelite dhe u mbajt\u00ebn pa asnj\u00eb komunikim me bot\u00ebn e jashtme, n\u00eb raste q\u00eb, sipas disa organeve t\u00eb OKB-s\u00eb dhe organizatave p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, p\u00ebrb\u00ebnin zhdukje me forc\u00eb.<\/p>\n<p>Dokumentet sugjerojn\u00eb se teknologjia cloud e AWS u p\u00ebrdor n\u00eb disa raste gjat\u00eb vitit 2024 p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur funksionimin e k\u00ebtyre postblloqeve.<\/p>\n<p>Personat e brendsh\u00ebm t\u00eb ushtris\u00eb than\u00eb se ushtar\u00ebt izraelit\u00eb u referoheshin k\u00ebtyre postblloqeve me emrin Nakaz, nj\u00eb fjal\u00eb hebraike q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201ckullues\u201d ose \u201ckanal kullimi\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ngarkimi i fotografive n\u00eb platform\u00ebn cloud t\u00eb Amazon erdhi n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ushtria izraelite&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":66523,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":["post-66520","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/66520","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=66520"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/66520\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":66524,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/66520\/revisions\/66524"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/66523"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=66520"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=66520"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=66520"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}