{"id":6809,"date":"2026-04-26T16:00:04","date_gmt":"2026-04-26T16:00:04","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=6809"},"modified":"2026-04-26T16:00:04","modified_gmt":"2026-04-26T16:00:04","slug":"kurti-si-pergjigjet-abdixhikut-per-emrin-e-osmanit-per-presidente-ne-lvv-perserisin-kerkesen-per-tre-emra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=6809","title":{"rendered":"Kurti s\u2019i p\u00ebrgjigjet Abdixhikut p\u00ebr emrin e Osmanit p\u00ebr Presidente, n\u00eb LVV p\u00ebrs\u00ebrisin k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr \u201ctre emra\u201d"},"content":{"rendered":"<p>LVV-ja k\u00ebrkoi nga PDK-ja dhe LDK-ja tre emra p\u00ebr President, si propozim \u201ckonkret dhe p\u00ebrbashkues\u201d p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje q\u00eb po rrezikon ta \u00e7oj\u00eb vendin s\u00ebrish n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Kryetari i LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku ia paraqiti Albin Kurtit emrin e Vjosa Osmanit. I k\u00ebrkoi kryeministrit garanci se 66 deputet\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs do ta votonin at\u00eb. Ende nuk ka ardhur asnj\u00eb reagim nga kryetari i LVV-s\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb deputet\u00eb t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet i p\u00ebrmendin zgjedhjet e reja dhe p\u00ebrs\u00ebrisin k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr \u201ctre emra\u201d.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb jet\u00eb dukur se, pas zgjedhjeve parlamentare t\u00eb fundvitit t\u00eb kaluar Kosova po ecte drejt nj\u00eb rrug\u00ebdaljeje nga ng\u00ebr\u00e7i politik i cili e p\u00ebrcolli vendin gjat\u00eb gjith\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>Por tani vendi duket se po shkon drejt zgjedhjeve t\u00eb reja, edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb brenda rreth nj\u00eb viti e gjysm\u00eb.<\/p>\n<p>Pas konstituimit t\u00eb Kuvendit dhe formimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb re, ngecja tani erdhi te zgjedhja e Presidentit t\u00eb ri. Partia e kryeministrit Albin Kurti nuk i dha mb\u00ebshtetjen presidentes Vjosa Osmani p\u00ebr edhe nj\u00eb mandat n\u00eb karrigen e shefes s\u00eb shtetit, nd\u00ebrsa k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi u mundua ta shp\u00ebrndante edhe te partit\u00eb opozitare, t\u00eb cilat u akuzuan se gjithashtu s\u2019e donin rizgjedhjen e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb Osmanit, p\u00ebr pozit\u00ebn e shefit t\u00eb shtetit, Kurti n\u00eb mars vendosi ta kandidoj\u00eb Glauk Konjufc\u00ebn, z\u00ebved\u00ebsin e tij n\u00eb parti dhe n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p>Pasi diskutimet p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit nuk shkuan si\u00e7 deshi ai, Kurti iu drejtua qytetar\u00ebve me nj\u00eb video t\u00eb publikuar n\u00eb Facebook t\u00eb premten.<\/p>\n<p>N\u00eb diskutimet p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit, Kurti t\u00eb premten n\u00eb mbr\u00ebmje i akuzoi partit\u00eb opozitare p\u00ebr bllokim. Tha se nuk po respektohej vullneti i shprehur n\u00eb zgjedhje, nd\u00ebrsa paralajm\u00ebroi bllokad\u00eb tjet\u00ebr edhe pas zgjedhjeve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>\u201cMeq\u00ebn\u00ebse problemi kryesor mbetet nevoja p\u00ebr 80 deputet\u00eb p\u00ebr kuorum te \u00e7\u00ebshtja e Presidentit, zgjedhjet nuk do t\u00eb sjellin zgjidhje. Rezultati i zgjedhjeve duhet t\u00eb pranohet dhe t\u00eb respektohet, sepse ai p\u00ebrfaq\u00ebson vullnetin e qytetar\u00ebve dhe baz\u00ebn e demokracis\u00eb. L\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE! (LVV) ka siguruar shumic\u00ebn e votave dhe t\u00eb deputet\u00ebve, prandaj k\u00ebrkon q\u00eb ky rezultat t\u00eb merret parasysh n\u00eb proceset politike dhe n\u00eb vendimmarrje. N\u00ebse shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje n\u00eb qershor, dhe LVV me partner\u00ebt (GUXO, Alternativa e pakicat) nuk i mb\u00ebrrin 80 deputet\u00eb, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb shkojm\u00eb s\u00ebrish n\u00eb zgjedhje n\u00eb vjesht\u00eb a dim\u00ebr. Kujt i konvenon kjo?!\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kurti u kishte b\u00ebr\u00eb oferta partive opozitare, duke ua ofruar pozit\u00ebn e kryetarit t\u00eb Kuvendit dhe q\u00eb posti i Presidentit t\u2019i takonte partis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>U ankua se Partia Demokratike e Kosov\u00ebs dhe Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs n\u00eb takimet me t\u00eb nuk ofruan asnj\u00eb em\u00ebr p\u00ebr kandidat p\u00ebr President.<\/p>\n<p>At\u00eb mbr\u00ebmje t\u00eb s\u00eb premtes, LVV-ja mbajti nj\u00eb mbledhje t\u00eb Kryesis\u00eb, dhe dje n\u00eb m\u00ebngjes dol\u00ebn me nj\u00eb ide tjet\u00ebr: k\u00ebrkuan nga PDK-ja dhe LDK-0ja q\u00eb \u201cs\u00eb bashku t\u00eb propozojn\u00eb tre emra, nga t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb mund t\u00eb zgjidhet Presidenti i ri nga legjislatura e 10-t\u00eb\u201d. Ky propozim u konsiderua \u201ckonkret dhe p\u00ebrbashkues\u201d.<\/p>\n<p>Kryetari i LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku, i k\u00ebrkoi Kurtit dje pasdite q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohej se a do marr\u00ebveshje me k\u00ebt\u00eb parti, apo \u201ci doni 90 vota edhe me PDK-n\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, ai tha se mund ta propozojn\u00eb Vjosa Osmanin, n\u00ebse LVV-ja i garanton 66 votat e mazhoranc\u00ebs p\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cI nderuar Kryeminist\u00ebr Kurti, Meq\u00eb po komunikojm\u00eb n\u00eb distanc\u00eb, Ju lutem p\u00ebrcaktohuni a doni marr\u00ebveshje politike me LDK-n\u00eb, apo i doni 90 vota edhe me PDK-n\u00eb. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb kjo e dyta dhe nuk mundeni pa ta, at\u00ebher\u00eb nuk mund t\u2019ju ndihmojm\u00eb. Kur t\u00eb merreni vesh, e trajtojm\u00eb. Por, n\u00ebse doni marr\u00ebveshje politike me LDK-n\u00eb, at\u00ebher\u00eb flisni me ne. Presidentin e propozojm\u00eb ne me plot pergjegj\u00ebsi. Mund ta propozojm\u00eb edhe Vjosa Osmanin, n\u00ebse na i garantoni 66 vota p\u00ebr t\u00eb. Ju faleminderit!\u201d, shkroi ai n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Deputeti i LVV-s\u00eb, Mefail Bajqinovci, reagoi i pari me nj\u00eb video ku i k\u00ebrkonte s\u00ebrish LDK-s\u00eb dhe PDK-s\u00eb \u201ctre emra p\u00ebr president mbipartiak\u201d.<\/p>\n<p>\u201cTash \u00ebsht\u00eb momenti. D\u00ebrgoni tre emra. Tre emra k\u00ebrkohet n\u00ebse i keni. Ne i t\u00ebrheqim emrat tan\u00eb\u201d, tha ai n\u00eb videon e publikuar mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb Facebook. Tha se \u201ctopi \u00ebsht\u00eb te ju\u201d, duke iu referuar dy partive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha opozitare.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpartiakja e tij, deputetja tjet\u00ebr e LVV-s\u00eb, Arb\u00ebresh\u00eb Kryeziu, menj\u00ebher\u00eb pas Bajqinovcit i tha Abdixhikut se \u201cnuk po e di se a do t\u2019p\u00ebrgjigjet Kryeministri jon\u00eb Kurti dhe kur\u201d.<\/p>\n<p>E p\u00ebrs\u00ebriti vendimin e LVV-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar \u201ctre emra\u201d p\u00ebr President, nd\u00ebrsa p\u00ebrmendi propozimin e tyre: Glauk Konjufc\u00ebn. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kur opozita do t\u00eb propozonte tre emra dhe LVV-ja do ta mbante Konjufc\u00ebn si kandidat, z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe n\u00ebnkryetari i partis\u00eb n\u00eb pushtet do t\u2019i merrte 61 votat e nevojshme n\u00eb rundin e tret\u00eb t\u00eb votimit dhe do t\u00eb zgjidhej President.<\/p>\n<p>\u201c3 emra q\u00eb jan\u00eb figura unifikuese, me integritet t\u00eb lart\u00eb qytetar e komb\u00ebtar, me kontribut t\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb jet\u00ebn profesionale dhe shoq\u00ebrore, dhe jasht\u00eb sken\u00ebs aktuale politike \u2013 Kjo ishte oferta e re e LVV\u2019s\u00eb. Ne jemi t\u00eb bindur q\u00eb pas zgjidhjes ideale, pra Murat Jashari, kandidati m\u00eb i mir\u00eb dhe m\u00eb i zoti dhe me mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb popullore p\u00ebr President Republike \u00ebsht\u00eb Glauk Konjufca, t\u00eb cilin e votuan 318 mij\u00eb qytetar\u00eb \u2013 krahasojeni k\u00ebt\u00eb me komplet vot\u00ebn e LDK\u2019s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn votuan 126 mij\u00eb qytetar\u00eb, pra 2.5 her\u00eb m\u00eb pak! Mir\u00ebpo meq\u00eb kjo po refuzohet sepse Glauku na qenka LVV (po \u00e7ka tjet\u00ebr?!), ne e nd\u00ebrmor\u00ebm edhe nj\u00eb hap. Me 3 kandidat\u00eb n\u00eb gar\u00eb q\u00eb ju do t\u2019i propozonit bashk\u00eb me PDK\u2019n\u00eb si opozit\u00eb, do t\u00eb ishim duksh\u00ebm mbi 80 deputet\u00eb si prag p\u00ebr kuorum. Kjo ishte ofert\u00eb q\u00eb opozita ta merr bajrakun p\u00ebr gjetjen e 3 kandidat\u00ebve konsensual, me merita e vlera komb\u00ebtare, kurse L\u00ebvizja duke ju mb\u00ebshtetur q\u00eb ta realizoni k\u00ebt\u00eb akt. Pra, ju bashk\u00eb propozimin e kandidat\u00ebve, ne mb\u00ebshtetjen. Kjo \u00ebsht\u00eb oferta p\u00ebr zgjidhje, kurse \u00e7fardo refuzimi apo q\u00ebndrimi ndryshe tregon se nuk doni zgjidhje, por zgjedhje\u201d, shkroi deputetja.<\/p>\n<p>Shefja e grupit parlamentar t\u00eb LDK-s\u00eb, Jehona Lushaku, tha se LVV-ja, q\u00eb i deshi emrat, e ka tashm\u00eb nj\u00eb em\u00ebr \u2013 duke iu referuar Vjosa Osmanit \u2013 dhe e shtroi pyetjen se a do ta votojn\u00eb at\u00eb deputet\u00ebt e mazhoranc\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cA desht\u00ebt emra? Emrin e keni. Kallxoni a i keni 66 vota!\u201d, shkroi ajo mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Elvis Hoxha, an\u00ebtar i LVV-s\u00eb, tha n\u00eb nj\u00eb video t\u00eb publikuar sot n\u00eb Facebook se LDK-ja \u201cnuk i ka dh\u00ebn\u00eb\u201d votat p\u00ebr Vjosa Osmanin presidente.<\/p>\n<p>Duke folur nga nj\u00eb kafene diku, ai i p\u00ebrmendi zgjedhjet e reja parlamentare si pun\u00eb t\u00eb kryer, nd\u00ebrsa e quajti opozit\u00ebn \u201cdepozita e bllokimit\u201d.<\/p>\n<p>I akuzoi edhe mediat, t\u00eb cilat, sipas tij, \u201cnuk duan kurrsesi q\u00eb t\u00eb ket\u00eb zhbllokim t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb ket\u00eb qeverisje\u201d.<\/p>\n<p>N\u00ebse deri t\u00eb mart\u00ebn nuk zgjidhet Presidenti i ri, Kosova do t\u00eb mbaj\u00eb zgjedhje t\u00eb reja brenda 45 dit\u00ebsh.v<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>LVV-ja k\u00ebrkoi nga PDK-ja dhe LDK-ja tre emra p\u00ebr President, si propozim \u201ckonkret dhe p\u00ebrbashkues\u201d&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6812,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-6809","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6809","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6809"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6809\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6813,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6809\/revisions\/6813"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6812"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6809"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6809"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6809"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}