{"id":8018,"date":"2026-04-28T17:59:07","date_gmt":"2026-04-28T17:59:07","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=8018"},"modified":"2026-04-28T17:59:07","modified_gmt":"2026-04-28T17:59:07","slug":"ballkani-ne-lojen-e-madhe-te-energjise-korridor-shpetimi-per-evropen-apo-fushebeteje-e-fuqive-boterore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=8018","title":{"rendered":"Ballkani n\u00eb loj\u00ebn e madhe t\u00eb energjis\u00eb: korridor shp\u00ebtimi p\u00ebr Evrop\u00ebn apo fush\u00ebbetej\u00eb e fuqive bot\u00ebrore?"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Shkruan: Nefail Emini<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Ballkani ka qen\u00eb historikisht nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebse mes Lindjes dhe Per\u00ebndimit, duke sh\u00ebrbyer si korridor i nd\u00ebrveprimeve ushtarake, ekonomike dhe kulturore. Q\u00eb nga ekspeditat e Aleksandrit t\u00eb Madh drejt Indis\u00eb, deri te marrshimi i Perandoris\u00eb Osmane n\u00eb drejtim t\u00eb Evrop\u00ebs, ky rajon ka qen\u00eb vazhdimisht nj\u00eb territor tranziti dhe p\u00ebrplasjeje interesash. N\u00eb kontekstin bashk\u00ebkohor, kjo logjik\u00eb historike po rikonfigurohet p\u00ebrmes dimensionit energjetik, ku Ballkani po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb nyje ky\u00e7e t\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb transportit t\u00eb gazit dhe naft\u00ebs drejt tregjeve evropiane.<\/p>\n<p>Zhvillimet gjeopolitike n\u00eb Lindjen e Mesme, t\u00eb shoq\u00ebruara me pasiguri n\u00eb rrug\u00ebt detare t\u00eb furnizimit energjetik pas mbylljes s\u00eb Ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzit, kan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e korridoreve tok\u00ebsore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Ballkani po fiton nj\u00eb rol t\u00eb ri strategjik si hap\u00ebsir\u00eb tranziti p\u00ebr burimet energjetike q\u00eb vijn\u00eb nga Rusia dhe Azia Qendrore. Ky transformim nuk \u00ebsht\u00eb thjesht ekonomik, por thell\u00ebsisht gjeopolitik, pasi e vendos rajonin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb rivaliteteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr kontrollin dhe diversifikimin e burimeve energjetike.<\/p>\n<p><strong>Tubacionet t\u00eb cil\u00ebt kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr Ballkan<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebr projektet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ilustrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb dinamik\u00eb \u00ebsht\u00eb gazsjell\u00ebsi TurkStream, i cili transporton gaz natyror nga Rusia drejt Turqis\u00eb dhe m\u00eb tej n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore dhe Qendrore me kapacitet prej 31,5 miliard met\u00ebr kub gaz natyror. Ky projekt p\u00ebrfaq\u00ebson vazhdim\u00ebsin\u00eb e strategjis\u00eb ruse p\u00ebr t\u00eb ruajtur ndikimin n\u00eb tregjet evropiane t\u00eb energjis\u00eb, duke anashkaluar korridoret tradicionale t\u00eb tranzitit dhe duke krijuar var\u00ebsi t\u00eb reja infrastrukturore.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, projekte si Gazsjell\u00ebsi Trans Adriatik (TAP) p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrpjekjet e Bashkimit Evropian p\u00ebr t\u00eb diversifikuar burimet e furnizimit dhe p\u00ebr t\u00eb reduktuar var\u00ebsin\u00eb nga gazi rus, me kapacitet fillestar prej 10 miliard met\u00ebr kub dhe synim p\u00ebr 20 miliard met\u00ebr kub n\u00eb vit. Duke sjell\u00eb gaz nga Azerbajxhani drejt Evrop\u00ebs p\u00ebrmes Turqis\u00eb, Greqis\u00eb, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Italis\u00eb. TAP \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komponent thelb\u00ebsor i Korridorit Jugor t\u00eb Gazit dhe nj\u00eb instrument strategjik n\u00eb politik\u00ebn energjetike t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Projekte t\u00eb tjera, si Korridori Vertikal i Gazit, Naft\u00ebsjell\u00ebsi Adria, EastMed dhe Gazsjell\u00ebsi Jon-Adriatik (IAP), d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrpjekje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb rrjet alternativ dhe t\u00eb nd\u00ebrthurur furnizimi, i cili synon t\u00eb rris\u00eb fleksibilitetin dhe sigurin\u00eb energjetike n\u00eb Evrop\u00eb. K\u00ebto zhvillime tregojn\u00eb se infrastruktura energjetike nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje ekonomike, por nj\u00eb element thelb\u00ebsor i siguris\u00eb komb\u00ebtare dhe rajonale.<\/p>\n<p><strong>Energjia q\u00eb ndan rajonin: projekti EastMed dhe tensionet n\u00eb rritje<\/strong><\/p>\n<p>Synimi p\u00ebr t\u2019u shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb nyje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb shp\u00ebrndarjen e burimeve energjetike \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb faktor t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb p\u00ebrplasjeve gjeopolitike mes shteteve t\u00eb rajonit. Nj\u00eb shembull ilustrues i k\u00ebsaj dinamike \u00ebsht\u00eb projekti i gazsjell\u00ebsit EastMed, i cili synon t\u00eb transportoj\u00eb gaz natyror nga fushat Levantine t\u00eb Izraelit drejt Greqis\u00eb dhe Italis\u00eb, e m\u00eb pas n\u00eb tregjet evropiane.<\/p>\n<p>Ky projekt ka g\u00ebzuar mb\u00ebshtetje t\u00eb konsiderueshme nga Bashkimi Evropian dhe fillimisht edhe nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, t\u00eb cilat m\u00eb von\u00eb u t\u00ebrhoq\u00ebn nga p\u00ebrkrahja e tij. Realizimi i k\u00ebtij projekti do ta shnd\u00ebrronte Greqin\u00eb n\u00eb nj\u00eb nyje ky\u00e7e t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb energjis\u00eb, duke i siguruar asaj p\u00ebrfitime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme gjeopolitike dhe ekonomike.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, projekti kund\u00ebrshtohet fuqish\u00ebm nga Turqia, pasi ai anashkalon territorin e saj dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht cenon pozit\u00ebn e saj si nj\u00eb shtet tranzit i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr furnizimin energjetik drejt Bashkimit Evropian. Si pasoj\u00eb, kjo situat\u00eb ka kontribuar n\u00eb rritjen e tensioneve mes dy vendeve, duke reflektuar m\u00eb gjer\u00eb n\u00eb rritjen e pasiguris\u00eb dhe shqet\u00ebsimeve n\u00eb rajonin e Ballkanit.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtimet mes vendeve t\u00eb Ballkanit nuk lidhen vet\u00ebm me tubacionin EastMed, por edhe projektet e reja po kund\u00ebrshtohen nga Serbia, e cila ka qen\u00eb vazhdimisht n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb strategjive t\u00eb Rusis\u00eb p\u00ebr ta sh\u00ebndrruar Beogradin n\u00eb \u201cShtet Nyje\u201d n\u00eb shp\u00ebrndarjen e burimeve t\u00eb saj energjetike. Projektet e reja e shmangin at\u00eb ose ajo ka nj\u00eb rol tejet periferik, e cila po shkakton shqet\u00ebsim t\u00eb madh gjeopolitik n\u00eb Beograd, pasi si Moska ajo i ka p\u00ebrdorur burimet energjetike si mjet presioni dhe ndikimi n\u00eb Ballakn.<\/p>\n<p><strong>Nga mund\u00ebsi n\u00eb rrezik: Ballkani n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb rivalitetit energjetik global<\/strong><\/p>\n<p>Rritja e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb strategjike t\u00eb Ballkanit shoq\u00ebrohet nj\u00ebkoh\u00ebsisht me rreziqe t\u00eb konsiderueshme. Rajoni vazhdon t\u00eb karakterizohet nga brisht\u00ebsi politike, ndarje etnike dhe institucione shpesh t\u00eb dob\u00ebta, \u00e7ka e b\u00ebn at\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj ndikimeve t\u00eb jashtme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, p\u00ebrfshirja e fuqive t\u00eb m\u00ebdha si Rusia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs krijon nj\u00eb mjedis kompleks rivaliteti, ku energjia shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb instrument t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ndikimi politik dhe ekonomik.<\/p>\n<p>Historikisht, Rusia i ka p\u00ebrdorur burimet energjetike si mjet presioni dhe ndikimi ndaj vendeve t\u00eb varura nga furnizimi me gaz, si dhe ndaj atyre n\u00ebp\u00ebr territorin e t\u00eb cilave kalojn\u00eb tubacionet e saj. Megjithat\u00eb, zhvillimet e fundit n\u00eb rajon tregojn\u00eb nj\u00eb prirje t\u00eb qart\u00eb drejt diversifikimit t\u00eb burimeve energjetike. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb projektit TurkStream, shumica e tubacioneve ekzistuese dhe atyre t\u00eb planifikuara synojn\u00eb t\u00eb transportojn\u00eb gaz jo rus, duke reduktuar k\u00ebshtu var\u00ebsin\u00eb tradicionale nga Moska.<\/p>\n<p>Kjo tendenc\u00eb ka rritur ndjesh\u00ebm shqet\u00ebsimin n\u00eb Kremlin p\u00ebr humbjet e mundshme ekonomike dhe gjeopolitike, si n\u00eb nivel rajonal ashtu edhe kontinental. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kan\u00eb intensifikuar mb\u00ebshtetjen p\u00ebr projekte alternative, me synimin p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb sistem m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb diversifikuar furnizimi me energji. Nga perspektiva ruse, k\u00ebto p\u00ebrpjekje p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb strategjike, duke e shtyr\u00eb at\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb pengoj\u00eb zhvillimin e tyre.<\/p>\n<p>Kompleksiteti i situat\u00ebs thellohet m\u00eb tej n\u00eb drit\u00ebn e politikave t\u00eb Bashkimit Evropian, i cili ka vendosur si objektiv reduktimin drastik, deri n\u00eb eliminim, t\u00eb importeve energjetike nga Rusia deri n\u00eb vitin 2027, si reagim ndaj zhvillimeve gjeopolitike n\u00eb Ukrain\u00eb. K\u00ebto p\u00ebrpjekje mb\u00ebshteten fuqish\u00ebm edhe nga Shtetet e Bashkuara, t\u00eb cilat synojn\u00eb t\u00eb dob\u00ebsojn\u00eb var\u00ebsin\u00eb energjetike t\u00eb Evrop\u00ebs nga Rusia nj\u00eb var\u00ebsi q\u00eb ka marr\u00eb dimensione jo vet\u00ebm ekonomike, por edhe politike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Rusia p\u00ebrpiqet t\u00eb pengoj\u00eb procesin e diversifikimit dhe t\u00eb ruaj\u00eb pozicionin e saj n\u00eb tregun energjetik evropian. Si pasoj\u00eb, rivaliteti mes k\u00ebtyre fuqive pritet t\u00eb intensifikohet dhe t\u00eb zhvendoset gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Ballkan, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga korridoret m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe m\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr furnizimin e Evrop\u00ebs me burime alternative energjetike. N\u00ebse BE dhe SHBA, do t\u00eb trimfuojn\u00eb me k\u00ebto projekte, at\u00ebher\u00eb kjo do t\u00eb ishte ndoshta nj\u00eb nga goditjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha gjeopolitike q\u00eb ka p\u00ebrjetuar Moska n\u00eb dekadat e fundit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Nefail Emini Ballkani ka qen\u00eb historikisht nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebse mes Lindjes dhe Per\u00ebndimit, duke&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8021,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-8018","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-op-ed"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8018","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8018"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8018\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8022,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8018\/revisions\/8022"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8021"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8018"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8018"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8018"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}