{"id":9571,"date":"2026-05-04T08:34:53","date_gmt":"2026-05-04T08:34:53","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=9571"},"modified":"2026-05-04T08:34:53","modified_gmt":"2026-05-04T08:34:53","slug":"dualiteti-juridik-dhe-kriza-strukturore-e-barazise-ne-maqedonine-e-veriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=9571","title":{"rendered":"Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazis\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut"},"content":{"rendered":"<p>Fenomeni i dualitetit juridik nuk p\u00ebrb\u00ebn thjesht nj\u00eb kategori konceptuale, por nj\u00eb realitet operacional q\u00eb sfidon vet\u00eb themelet e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs nd\u00ebretnike. N\u00ebse ky hendek nd\u00ebrmjet norm\u00ebs dhe praktik\u00ebs vazhdon t\u00eb thellohet, pasojat nuk do t\u00eb kufizohen vet\u00ebm n\u00eb erozionin e besimit institucional, por do t\u00eb shtrihen n\u00eb fragmentimin e kohezionit shoq\u00ebror dhe n\u00eb dob\u00ebsimin e orientimit strategjik t\u00eb vendit drejt standardeve euroatlantike.<br \/>\nNga Prof.dr Skender Asani<br \/>\nN\u00eb konfigurimin bashk\u00ebkohor t\u00eb rendit kushtetues dhe t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebretnike n\u00eb Maqedonia e Veriut, problematika e barazis\u00eb substanciale po shfaqet gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb tejkalon dimensionin formal t\u00eb garantimit juridik dhe hyn n\u00eb sfer\u00ebn e funksionimit real institucional. N\u00eb k\u00ebt\u00eb priz\u00ebm, koncepti i \u201cdualitetit juridik\u201d sh\u00ebrben si nj\u00eb korniz\u00eb analitike qendrore p\u00ebr t\u00eb kuptuar hendekun nd\u00ebrmjet norm\u00ebs s\u00eb shpallur dhe praktik\u00ebs s\u00eb zbatuar. Zhvillimet e fundit, t\u00eb reflektuara p\u00ebrmes protestave t\u00eb student\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb provimin e jurisprudenc\u00ebs, nuk paraqiten si episode t\u00eb izoluara, por si manifestime t\u00eb nj\u00eb krize m\u00eb t\u00eb thell\u00eb strukturore t\u00eb barazis\u00eb. Ato artikulojn\u00eb nj\u00eb tension t\u00eb vazhduesh\u00ebm nd\u00ebrmjet legjitimitetit formal t\u00eb sistemit dhe legjitimitetit t\u00eb tij funksional, duke e vendosur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit publik pyetjen themelore mbi koherenc\u00ebn e shtetit me parimet q\u00eb ai vet\u00eb i proklamon. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, tema e dualitetit juridik nuk duhet trajtuar si nj\u00eb devijim sporadik, por si nj\u00eb simptom\u00eb e nj\u00eb transformimi m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb rendit institucional, i cili k\u00ebrkon analiz\u00eb t\u00eb thelluar dhe reflektim kritik.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb lexim t\u00eb integruar analitik, b\u00ebhet e qart\u00eb se problematika n\u00eb fjal\u00eb nuk kufizohet n\u00eb dimensionin e t\u00eb drejtave gjuh\u00ebsore, por shfaqet si nj\u00eb diskrepanc\u00eb sistemike nd\u00ebrmjet norm\u00ebs juridike dhe realitetit funksional t\u00eb institucioneve, duke prodhuar nj\u00eb form\u00eb t\u00eb konsoliduar t\u00eb \u201cdualitetit juridik\u201d. Ky dualitet n\u00ebnkupton bashk\u00ebjetes\u00ebn e dy realiteteve paralele: nj\u00eb realitet formal, ku t\u00eb drejtat garantohen n\u00eb dokumente dhe n\u00eb arkitektur\u00ebn kushtetuese, dhe nj\u00eb realitet funksional, ku ato kufizohen p\u00ebrmes praktikave administrative, interpretimit selektiv dhe munges\u00ebs s\u00eb mekanizmave efektiv\u00eb t\u00eb zbatimit. Nj\u00eb konfigurim i till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb anomali e p\u00ebrkohshme, por rrezikon t\u00eb institucionalizohet si paradigm\u00eb funksionimi, duke e zhvendosur shtetin nga nj\u00eb model konsensual dhe inkluziv drejt nj\u00eb strukture selektive dhe hierarkike t\u00eb menaxhimit t\u00eb diversitetit.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, protestat studentore marrin nj\u00eb dimension simbolik dhe strukturor nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Ato p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb akt rezistence ndaj nj\u00eb logjike t\u00eb centralizimit juridik dhe kulturor, e cila bie ndesh me parimet e pluralizmit gjuh\u00ebsor dhe t\u00eb barazis\u00eb substanciale. P\u00ebrtej k\u00ebsaj, ato artikulojn\u00eb nj\u00eb kontradikt\u00eb t\u00eb thell\u00eb midis obligimeve q\u00eb burojn\u00eb nga kornizat nd\u00ebretnike dhe zbatimit t\u00eb tyre real, duke e ekspozuar hendekun midis legjitimitetit formal dhe legjitimitetit funksional t\u00eb institucioneve. N\u00eb planin diskursiv, k\u00ebto protesta inaugurojn\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb re t\u00eb artikulimit politik, e cila tejkalon retorik\u00ebn tradicionale t\u00eb elitave dhe prodhon nj\u00eb diskurs m\u00eb autentik, m\u00eb koherent dhe m\u00eb t\u00eb pranuesh\u00ebm n\u00eb nivel shoq\u00ebror dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<br \/>\nN\u00eb planin e analiz\u00ebs politike, zhvillimet aktuale sugjerojn\u00eb nj\u00eb riformatim t\u00eb heshtur t\u00eb balancave nd\u00ebretnike. Ky proces, i artikuluar p\u00ebrmes politikave dhe praktikave institucionale, mund t\u00eb interpretohet si nj\u00eb tendenc\u00eb p\u00ebr ripozicionimin e shqiptar\u00ebve nga nj\u00eb element konstituiv i rendit shtet\u00ebror n\u00eb nj\u00eb kategori m\u00eb t\u00eb menaxhueshme politikisht. Nj\u00eb qasje e till\u00eb, edhe kur shoq\u00ebrohet me nj\u00eb diskurs formal legjitimues, prodhon efekte t\u00eb dukshme n\u00eb struktur\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsimit dhe n\u00eb shp\u00ebrndarjen reale t\u00eb pushtetit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, devijimi nga parimet e barazis\u00eb substanciale nuk ndodh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb deklarative, por p\u00ebrmes nj\u00eb procesi gradual dhe t\u00eb kamufluar institucional.<br \/>\nKy proces p\u00ebrforcohet nga nj\u00eb kriz\u00eb e thell\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik shqiptar. Subjektet politike shqiptare, t\u00eb vendosura shpesh n\u00eb funksion t\u00eb ruajtjes s\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb pushtet, kan\u00eb zhvilluar nj\u00eb kultur\u00eb kompromisi q\u00eb tejkalon pragun e racionalitetit politik dhe prodhon at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrkufizohet si \u201cinstitucionalizim i konformizmit politik\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb konfigurim, p\u00ebrfaq\u00ebsimi reduktohet n\u00eb nj\u00eb funksion formal, nd\u00ebrsa substanca e tij mbrojtja dhe avancimi i t\u00eb drejtave kolektive mbetet e dob\u00ebsuar. Kjo ka krijuar nj\u00eb vakuum p\u00ebrfaq\u00ebsimi, i cili \u00ebsht\u00eb mbushur gradualisht nga aktor\u00eb t\u00eb rinj shoq\u00ebror\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb student\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb rolin e artikulimit t\u00eb padrejt\u00ebsive dhe t\u00eb mobilizimit kolektiv.<br \/>\nSi pasoj\u00eb e k\u00ebtyre dinamikave, procesi i zbatimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit rrezikon t\u00eb reduktohet n\u00eb nj\u00eb instrument formal legjitimimi, duke humbur funksionin e tij transformues. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb mekaniz\u00ebm i gjall\u00eb i barazis\u00eb substanciale, ajo po p\u00ebrballet me rrezikun e shnd\u00ebrrimit n\u00eb nj\u00eb referenc\u00eb simbolike, e cila p\u00ebrdoret m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr konsum nd\u00ebrkomb\u00ebtar sesa p\u00ebr ndryshim real t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebretnike. Ky fenomen mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet si nj\u00eb \u201cdegradim funksional i marr\u00ebveshjeve politike\u201d, ku p\u00ebrmbajtja normative mbetet e pandryshuar, por kapaciteti i saj transformues dob\u00ebsohet ndjesh\u00ebm.<br \/>\nNj\u00eb nga fushat ku ky regres manifestohet m\u00eb qart\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e kultur\u00ebs dhe trash\u00ebgimis\u00eb kulturore. N\u00eb nj\u00eb shtet multietnik, diversiteti kulturor duhet t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb nj\u00eb burim stabiliteti dhe zhvillimi, por mungesa e investimeve strukturore dhe e institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr komunitetin shqiptar krijon nj\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb theksuar institucional. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e politikave kulturore, por nj\u00eb indikator i nj\u00eb problemi m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit dhe i nj\u00eb tendence drejt kontrollit t\u00eb narrativave historike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb form\u00eb t\u00eb \u201chegjemoni epistemologjike\u201d, ku prodhimi i dijes dhe interpretimi i historis\u00eb i n\u00ebnshtrohen filtrave selektiv\u00eb q\u00eb kufizojn\u00eb pluralizmin shkencor dhe kulturor.<br \/>\nNd\u00ebrhyrjet n\u00eb institucionet k\u00ebrkimore dhe kulturore, t\u00eb shoq\u00ebruara me politizimin dhe instrumentalizimin e tyre, p\u00ebrforcojn\u00eb k\u00ebt\u00eb prirje. Kontrolli mbi prodhimin e dijes dhe kapitalin simbolik nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje administrative, por nj\u00eb strategji afatgjat\u00eb q\u00eb synon riformatimin e hap\u00ebsir\u00ebs intelektuale. Pasojat e k\u00ebtij procesi jan\u00eb t\u00eb shumanshme: varf\u00ebrimi i diskursit akademik, dob\u00ebsimi i kapaciteteve intelektuale dhe tkurrja e pluralizmit interpretativ.<br \/>\nN\u00eb nd\u00ebrthurjen e dimensionit ekonomik me at\u00eb institucional, po artikulohet me nj\u00eb intensitet gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb theksuar nj\u00eb realitet q\u00eb i afrohet konceptit t\u00eb \u201cdualitetit juridik\u201d, ku barazia formale para ligjit vihet p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb praktike t\u00eb perceptuar si selektive dhe e dirigjuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sfond, rasti i iniciativ\u00ebs p\u00ebr hapjen e nj\u00eb banke me kapital shqiptaro-amerikan merr nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb simbolike dhe analitike: ajo q\u00eb n\u00eb thelb p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb projekt t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr diversifikimin ekonomik dhe p\u00ebrforcimin e besimit n\u00eb investimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pas zgjedhjeve parlamentare t\u00eb vitit 2024 u shnd\u00ebrrua n\u00eb objekt t\u00eb nj\u00eb fushate intensive diskursive dhe mediatike, e cila, p\u00ebrmes instrumentalizimit t\u00eb mekanizmave t\u00eb komunikimit publik, artikuloi narrativa mbi pretendime p\u00ebr parregullsi n\u00eb lidhje me hap\u00ebsir\u00ebn ku parashihej t\u00eb ngrihej.<br \/>\nN\u00eb kontrast t\u00eb duksh\u00ebm, iniciativave t\u00eb tjera p\u00ebr hapjen e institucioneve bankare me kapital t\u00eb huaj t\u00eb perceptuara nga segmente t\u00eb opinionit si t\u00eb lidhura me provenienca nga hap\u00ebsira serbe iu krijuan kushte t\u00eb favorshme p\u00ebr institucionalizim dhe operim, duke forcuar bindjen se nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb treg t\u00eb hapur dhe konkurrenc\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, por me nj\u00eb mekaniz\u00ebm filtrimi selektiv t\u00eb kapitalit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, p\u00ebrtej rasteve konkrete, konsolidohet nj\u00eb perceptim i thell\u00eb se sistemi ekonomik dhe institucional nuk funksionon mbi nj\u00eb standard unik rregullash, por mbi nj\u00eb logjik\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb aplikimi, ku ligji shfaqet si fleksib\u00ebl n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb subjektit q\u00eb e sfidon apo e k\u00ebrkon at\u00eb. K\u00ebshtu, \u201cdualiteti juridik\u201d nuk mbetet vet\u00ebm nj\u00eb kategori analitike, por shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb realitet retorikisht t\u00eb preksh\u00ebm, q\u00eb sfidon koherenc\u00ebn e rendit institucional dhe v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje vet\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb e shtetit n\u00eb raport me parimet e barazis\u00eb dhe transparenc\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb analize t\u00eb thelluar mbi konceptin e \u201cdualitetit juridik\u201d, dimensioni administrativ shfaqet si nj\u00eb aren\u00eb ky\u00e7e ku ky fenomen jo vet\u00ebm artikulohet, por edhe institucionalizohet p\u00ebrmes praktikave t\u00eb p\u00ebrditshme burokratike. Raportimet e p\u00ebrs\u00ebritura p\u00ebr degradimin e punonj\u00ebsve shqiptar\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrthurura me indikacione p\u00ebr nj\u00eb segregacion funksional dhe administrativ, nuk mund t\u00eb trajtohen si devijime sporadike, por si simptoma t\u00eb nj\u00eb logjike m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb sistemike q\u00eb synon rikonfigurimin e balancave etnike n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb hierarkie t\u00eb re institucionale. Kjo qasje, e cila operon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb heshtur dhe shpesh t\u00eb kamufluar n\u00ebn justifikime teknike apo procedurale, prodhon nj\u00eb realitet dual ku ekziston nj\u00eb ndarje e qart\u00eb midis norm\u00ebs juridike t\u00eb shpallur dhe praktik\u00ebs faktike t\u00eb zbatuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, dualiteti juridik nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb konstrukt teorik, por nj\u00eb mekaniz\u00ebm funksional q\u00eb gjeneron dhe riprodhon pabarazi strukturore, duke e zhvendosur diskriminimin nga sfera e hapur politike n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb sofistikuar administrativ.<br \/>\nM\u00eb tej, n\u00ebse k\u00ebto dinamika arrijn\u00eb t\u00eb konsolidohen dhe t\u00eb marrin form\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme institucionale, ato rrezikojn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb model t\u00eb ri t\u00eb marginalizimit, ku p\u00ebrjashtimi nuk artikulohet m\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite, por operon p\u00ebrmes filtrave t\u00eb paduksh\u00ebm t\u00eb avancimit profesional, shp\u00ebrndarjes s\u00eb kompetencave dhe qasjes n\u00eb burime. Nj\u00eb zhvillim i till\u00eb bie n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me standardet evropiane t\u00eb barazis\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimit, t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb jo vet\u00ebm neutralitet formal, por edhe barazi substanciale n\u00eb trajtim dhe mund\u00ebsi. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ky hendek nd\u00ebrmjet korniz\u00ebs ligjore deklarative dhe zbatimit real minon besueshm\u00ebrin\u00eb institucionale dhe prodhon efekte zinxhirore n\u00eb kohezionin shoq\u00ebror, duke rritur ndjeshm\u00ebrin\u00eb ndaj percepsioneve t\u00eb padrejt\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebrjashtimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb priz\u00ebm, dualiteti juridik duhet kuptuar si nj\u00eb sfid\u00eb jo vet\u00ebm ligjore, por edhe politike dhe normative, q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb reflektim t\u00eb thell\u00eb dhe nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb strukturuar p\u00ebr t\u00eb rikthyer koherenc\u00ebn nd\u00ebrmjet parimeve t\u00eb shpallura dhe praktikave t\u00eb zbatuara.<br \/>\nMegjithat\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj tabloje problematike, protestat studentore kan\u00eb prodhuar nj\u00eb efekt korrigjues t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Ato kan\u00eb arritur t\u00eb artikulojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb padrejt\u00ebsish dhe t\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen e faktor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, duke e vendosur \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb nj\u00eb korniz\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb standardeve demokratike dhe evropiane. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ato funksionojn\u00eb si nj\u00eb mekaniz\u00ebm presioni q\u00eb kufizon hap\u00ebsirat p\u00ebr devijime t\u00eb m\u00ebtejshme dhe detyron institucionet t\u00eb reflektojn\u00eb mbi praktikat e tyre.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, k\u00ebto zhvillime sinjalizojn\u00eb lindjen e nj\u00eb vet\u00ebdijeje t\u00eb re politike dhe shoq\u00ebrore, e cila mbart potencialin p\u00ebr rikonfigurimin e klas\u00ebs politike shqiptare. Kjo vet\u00ebdije, e nd\u00ebrtuar mbi p\u00ebrvoj\u00ebn e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb padrejt\u00ebsive dhe mbi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr barazi substanciale, mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb faktor transformues t\u00eb sistemit politik, duke prodhuar aktor\u00eb t\u00eb rinj m\u00eb autonom\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb orientuar drejt p\u00ebrfaq\u00ebsimit autentik.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb kthese kritike, Maqedonia e Veriut p\u00ebrballet me nj\u00eb zgjedhje strategjike me implikime afatgjata: rikthimin e barazis\u00eb substanciale si themel t\u00eb rendit politik dhe institucional, ose konsolidimin e nj\u00eb modeli selektiv q\u00eb rrezikon t\u00eb thelloj\u00eb ndarjet nd\u00ebretnike dhe t\u00eb dob\u00ebsoj\u00eb kohezionin shtet\u00ebror. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, vazhdimi i trendit t\u00eb degradimit institucional dhe i dualitetit juridik nuk mund t\u00eb trajtohet m\u00eb si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e brendshme, por duhet t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb rrezik sistemik me implikime p\u00ebr stabilitetin rajonal dhe p\u00ebr perspektiv\u00ebn euroatlantike t\u00eb vendit.<br \/>\nFenomeni i dualitetit juridik nuk p\u00ebrb\u00ebn thjesht nj\u00eb kategori konceptuale, por nj\u00eb realitet operacional q\u00eb sfidon vet\u00eb themelet e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs nd\u00ebretnike. N\u00ebse ky hendek nd\u00ebrmjet norm\u00ebs dhe praktik\u00ebs vazhdon t\u00eb thellohet, pasojat nuk do t\u00eb kufizohen vet\u00ebm n\u00eb erozionin e besimit institucional, por do t\u00eb shtrihen n\u00eb fragmentimin e kohezionit shoq\u00ebror dhe n\u00eb dob\u00ebsimin e orientimit strategjik t\u00eb vendit drejt standardeve euroatlantike. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, imperativi p\u00ebr rikthimin e barazis\u00eb substanciale nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje retorike, por nj\u00eb domosdoshm\u00ebri politike dhe historike. Mesazhi q\u00eb del nga kjo trajektore \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: ose institucionet do t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb rikthejn\u00eb koherenc\u00ebn nd\u00ebrmjet parimeve t\u00eb shpallura dhe praktikave t\u00eb zbatuara, duke garantuar nj\u00eb rend realisht inkluziv dhe t\u00eb drejt\u00eb, ose do t\u00eb p\u00ebrballen me rritjen e presionit shoq\u00ebror dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb k\u00ebrkon rikonfigurim t\u00eb thell\u00eb t\u00eb sistemit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebkryq, p\u00ebrgjegj\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm institucionale, por edhe kolektive p\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb barazia t\u00eb mbetet nj\u00eb premtim formal, por t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb preksh\u00ebm dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fenomeni i dualitetit juridik nuk p\u00ebrb\u00ebn thjesht nj\u00eb kategori konceptuale, por nj\u00eb realitet operacional q\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9574,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-9571","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-maqedoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9571","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9571"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9571\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9575,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9571\/revisions\/9575"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9574"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9571"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9571"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9571"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}