“Inshallah n’Xhennet nana jem”, reagon djali i gruas që u vra në Vushtrri

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.
Një grua u vra me armë zjarri nga ish-shefi i saj e më pas dorasi bëri vetëvrasje.

Mësohet se viktima ishte Nexhmije Haradini, ndërsa dorasi që më pas vrau veten ishte furrtari Arsim Morina.
E me një postim prekës ka reaguar edhe djali i të ndjerës, Alaudin Haradini, duke shkruar: “InshaAllah n’Xhennet Nana jem”.