Instruktori i një autoshkolle në Mitrovicë mori para nga kandidati për kalimin e testit, arrestohen të dy

49

Janë arrestuar dy persona në Mitrovicë, pasi instruktori i një autoshkolle private ka pranuar para nga kandidati për kalimin e testit me shkrim në kategorinë B të vozitjes.

Policia njofton se janë sekuestruar 600 euro dhe dy telefonë.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“DHËNIE /MARRJE E RYSHFETIT- Mitrovicë / 15.01.2025. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak të dyshimit se njëri prej tyre në cilësi të instruktorit të vozitjes në një autoshkollë private ka pranuar nga i dyshuari tjetër para me qëllim të lehtësimit të procedurës për kalimin e testit me shkrim për kategorinë B të vozitjes. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 600€ (6X100) para të gatshme dhe dy telefona celularë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.”

Comments