Interi i vendos çmim shokut të Asllanit, i gatshëm për shitje

56

Skuadra e Interit mund të gjenerojë të ardhuna gjatë afatit kalimtar të janarit, derisa trajneri Inzaghit e ka thënë disa herë që s’do ketë perforcime.

Siç raporton gazetari italian, Di Marzio, skuadra e Interit i ka vendosur çmim mesfushorit, Davide Frattesi, shkruan Indeksonline

Kush e do lojtarin, duhet paguar plotë 45 milionë euro.

Frattesi dëshiron të largohet nga klubi italian për shkak të minutazhit, pasi është zëvendësues dhe jo startues.

Ai është shoku më i ngushtë i futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani – i cili poashtu mund të largohet nga “nerazzurri”.

Frattesi ka luajtur 14 ndeshje në Serie A gjatë këtij sezoni (si zëvendësues), ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asist./Indeksonline/

Comments