Ironizon Milazim Krasniqi: Zhvillim i madh ekonomik në Gjilan e Ferizaj, deri 14 orë pa rrymë

72

Profesori dhe publicisti kosovar, Milazim Krasniqi, ka ironizuar me deklaratën e lëshuar dje nga kryeshefi i KOSTT-it se sistemi elektro-energjetik po ngarkohet si pasojë e zhvillimit ekonomik të viteve të fundit.

Krasniqi ka shkruar se zhvillimi ekonomik s’ka të ndalur në Kosovë, sidomos në qytetet Gjilan e Ferizaj, meqë në këto dy vende s’ka rrymë deri në 14 orë.

“Zhvillimi i hovshëm ekonomik nuk ka të ndalë në Kosovë, sidomos kah Gjilani e Ferizaj, ku sipas disa dëshmitarëve, nuk ka rrymë deri në 14 orë”, ka shkruar Krasniqi

Comments