Ish-futbollisti i Rusisë vritet në luftën në Ukrainë
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës po vazhdon, ndërsa viktimat s’kanë të ndalur.
Prej tyre, ishin të panumërt edhe sportistët që janë vrarë nga të dy palët.
I fundit që u vra në këtë luftë është ish-futbollisti i Rusisë, Aleksei Bugayev.
Lajmin e ka bërë të ditur babai i të ndjerit, Ivan Bugayev, përcjell “Gazeta Express”.
“Për fat të keq, lajmi për vdekjen e birit tim është i vertetë”, tha ai.
Për vdekjen e 43 vjeçarit kanë shkruar mbrëmë edhe mediat në Rusi, ndërsa Bugayev ishte njëri nga viktimat e shumta ruse në luftën që po e zhvillon Rusia për pushtimin e Ukrainës.
Mediat ruse raportojnë se Bugayev, i cili i kishte zhvilluar shtatë ndeshje për Kombëtaren e Rusisë, përfshirë këtu edhe atë ndaj Cristiano Ronaldos e Rui Costas me shokë, ishte rekrutuar në forcat ruse derisa ishte në burg.
Kishte luajtur në Euro 2004 me Rusinë, ndërsa ish-mbrojtësi kishte luajtur me ekipet Lokomotiv Moska e Krasnodar.
Ai ishte arrestuar vitin e kaluar në tentim për trafikim të drogës, ndërsa në shtatorin e këtij viti e kishte marrë dënimin prej nëntë vjetësh e gjysmë. /Gazeta Express/