Ish zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha i bashkohet LD-së së Izet Mexhitit!
Ish zëdhënësi i parë shqiptar i Qeverisë dhe përbërjes së kaluar, BDI-LSDM, Muhamed Hoxha i është bashkuar Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhetit.
Informacionin e ka shpërndarë në rrjetet sociale Muhamed Elmazi nga LD-ja. Hoxha nuk është i vetmi që nga BDI-ja sonte i bashkohet Mexhitit, bashkë me të në rradhët e LD-së kanë kaluar edhe Jonuz Metushi, Zeko Abazi, Bujamin Shabani, Drita Feta po edhe Hatif Shabani, të gjithë këto persona me pozita në BDI.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar miq,
Sot shënojmë një hap të rëndësishëm në rrugëtimin tonë politik. Ribashkimi i shokëve tanë nga radhët e BDI-së në familjen tonë të re Lëvizja Demokratike, dëshmon forcën e vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët. Ky bashkim na bën më të fortë dhe na jep mundësinë të punojmë me përkushtim për të çuar përpara aspiratat tona.
Emrat që i bashkangjiten Levizjes Demokratike :
Zeko Abazi – themelues i Kuvendit BDI Saraj ,antarë i Këshillit mbykqyrës
Muhamet Hoxha – antarë Dege i BDI -Saraj – ish zëdhënes i Qeverisë së R.Maqedonisë Veriut
Jonuz Metushi – Kryetari i Forumit Rinor BDI-Saraj
Hatif Shabani – Kryetar i Keshillit Vendor BDI – Çajlanë
Bujamin Shabani – antarë i nëndegës Svillare
Drita Feta -koordinatore e Forumit Gruas BDI – Saraj
Ftojmë gjithë ish shokët tonë bashkëpartiakë që besojnë në një shoqëri të barabartë dhe zhvillim të qëndrueshëm, të na bashkohen për të bërë ndryshimin e nevojshëm
Gjithmonë më të fuqishëm kur jemi bashkë! /tvklan.mk/